E Enjte, 04.09.2020, 11:41pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

JOSEPH DIOGUARDI - MISIONAR I SHQIPTARISË

Nga ARTUR VREKAJ


E Shtunë, 11.19.2011, 08:16pm (GMT+1)

Kur themi emrin e Dioguardit në Amerikë sikur ngjason me Abdyl Frashërin. Një shqiptar me mision. Një misonar i vërtetë i shqiptarisë në Amerikë. Kështu vërtet se për më shumë se 25 vjet ai jeton midis trevave shqiptare në Ballkan dhe Amerikës. Ku nuk ka shtegtuar DioGuardi në mbrojtje të çështjes kombëtare shqiptare: në Beograd, Stamboll, Australi, Londër, Paris, Luxembourg, Vjenë, Prishtinë, Ulqin, Bajram Curri, Tiranë, Tetovë, Toronto e gjetkë. Çudi kjo ndodh pas më shumë se një shekulli kur Abdyl Frashërit s’i zinte këmba dhé për Shqipërinë duke trokitur dyerve të kancelarive Europiane në ndihmë të Autonomisë së katër vilajeteve të banuara nga shqiptarët në Ballkan.

Do të duhej afër nje shekull nga ardhja e shqiptarit të parë në Amerikë më 1886 që shqiptarët e Amerikës të kishin zërin e tyre në Kongresin Amerikan. Dhe pikërisht në nëntor 1984 shqiptaro-amerikani Joseph DioGuardi, anëtar i Partisë Republikane u zgjodh anëtar i Kongresit Amerikan në një distrikt të shtetit të New Yorkut që përfaqësohej nga demokratët për 50 vjet rresht. Por falë mbështetjes nga Presidenti Regan dhe zëvendëspresidenti Bush ai bëri një fushatë të suksesshme dhe fitoi duke nisur kështu një karrierë politike në shërbim të Amerikes dhe çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan.

- Vetem gati dymbedhjete Kongresmene nga 535 anetare dinin diçka mbi situaten ne Kosove dhe se shumica ne Kosove ishte shqiptare. Nje fakt shqetesues per çka ndodhte ne Ballkan, thote DioGuardi ne nje interviste te vitit 2000 me gazeten "Zeri".

Mandati i dyte si anetar i Kongresit Amerikan i dha DioGuardit dhe çeshtjes Kosova nje shtyse te madhe per te edukuar median amerikane, per me shume mbeshtetje ne Kongres dhe Senat per çka ndodhte ne te vertete me shqiptaret e Ballkanit nen Jugosllavi e ne veçanti me Kosoven martire.

Joseph DioGuardi ka lindur ne Bronx NY me baba shqiptar dhe nene italiane. Babai i tij erdhi ne Amerike nga nje fshat arberesh i Italise, Greci, me shqiptare te shperngulur nga Shqiperia me 1461 si ushtare te Skenderbeut ku dhe vete Skenderbeu qendroi gjate udhetimeve te tij ne ndihme te Mbreterise se Napolit per te luftuar francezet.

Me DioGuardin anetar te Kongresit Amerikan fillon nje etape e re e historise se shqiptareve te Amerikes per te sensibilizuar qeverine dhe legjislativin amerikan per te prezantuar, perfaqesuar e ndihmuar per zgjidhjen e çeshtjes kombetare shqiptare ne Ballkan. Si pikenisje eshte edhe nje feste familjare e celebrimit te 45 vjetorit te lindjes se tij kur komuniteti shqiptar i New Yorkut (kryesisht nga Kosova qe mbeshteten zgjedhjen e tij ne Kongres) i kerkoi te lobonte per Kosoven qe vuante nen regjimin serb te zezat e keqtrajtimit njerezor deri ne shuarje te ndjenjes kombetare shqiptare.

Ne te gjithe Ameriken u be nje pune intensive per te konkluduar se tashme shqiptaro-amerikanet kishin zerin e tyre ne Kongres. Dhe kjo s’ishte pak. Ishte si nje Rilindje e Dyte ne Amerike pas atij Bashkimi rreth Vatres te shqiptareve ne vitin lapidar te shpalljes se pavaresise se Shqiperise me 1912.

DioGuardi me aksionin e tij prej Atdhetari e Shqiptari te madh krijoi nje hapesire miqesie per gjithe shqiptaret si komb me kombin amerikan. Ai kontaktoi me presidentet amerikane, me lidere shtetesh ne Amerike e ne bote, promovoi lideret e shqiptareve te Kosoves, Malit te Zi, te Lugines se Presheves, te Maqedonise ne shtetin Amerikan, ne Kongres dhe ne Senat si dhe veprimtaret e Çeshtjes Çame, realizoi dhjetera rezoluta per ceshtjen shqiptare e ne veçanti per Kosoven ne bashkepunim me anetare te Senatit dhe Kongresit Amerikan qe lobuan krah tij, promovoi UÇK si ushtri çlirimtare, realizoi dhjetera protesta paqesore para selive me ze te botes ne Amerike dhe ne Europe e shume veprimtari ne dobi te shqiptareve, vezhgoi nga afer dhe dokumentoi barbarine dhe pasjoat e regjimit militar serb ne Kosove duke e bere me te lehte vendimin amerikan per ti ardhur ne ndihme shqiptareve te Kosoves.

Ne forme kronologjike po sjell ne vemendjen e shqiptareve dhe te çeshtjes kombetare shqiptare aksionin e panderprere diplomatik, politik dhe humanitar te arkitektit te shqiptarise ne Amerike dhe ne veçanti te Lirise dhe Pavaresise se Kosoves, mikut Joseph DioGuardi.

Ne qershor 1986 DioGuardi prezantoi ne Kongresin Amerikan Rezoluten numer 358 per mbrojtjen e te drejtave njerezore te shqiptareve ne Jugosllavi. Nje dite me vone Senatori Bob Dole, shoku i Tij, prezantoi ne Senatin Amerikan rezoluten numer 150 me po te njejten permbajtje. Ora e shqiptareve te Amerikes filloi te ecte me kohen e vertete kah çeshtjes kombetare por kete rradhe me nje baze me te shendoshe perfaqesimi.

Ndaj Dioguardit reaksioni serb ne partneritet me greket dhe ruset u be edhe me i eger te kundershtohej kjo rezolute. Ne kundervenie, per më se nje vit Dioguardi arriti te gjente mbeshtetjen e mbi njeqind Kongresmeneve pasi rezoluta per mbrojtjen e te drejtave te shqiptareve ne Jugosllavi ben fjale per principet baze te te drejtave te shqiptareve.

Komuniteti shqiptar i New Yorkut dhe ne Amerike duke pare se kishin tashme ne Kongresin amerikan nje Vizionar te paperkulur per te kurorezuar mbrojtjen e te drejtave te shqiptareve ne Ballkan e mbeshteti perseri dhe ai u rizgjodh per te dyten here ne Kongres, ne Nentor 1986.

Ne qershor 1987 se bashku me 57 Kongresmenë ai prezantoi Rezoluten numer 162 nje version me te zgjeruar per drejtesi ne çeshtjen e shqiptareve ne Kosove, Jugosllavi. Te njejten gje beri dhe Senatori Dole kur riprezantoi Rezoluten numer 150 ne Senat.

Ardhja e Millosheviçit ne fuqi me 1987 e rriti dhe me shume luften e mbeshtetesve te serbeve ne Uashington, kryesisht ne Departamentin e shtetit, ne Kongres dhe Senat dhe per rrjedhoje kunder DioGuardit u rreshtuan ish-qeveritare, Senatore dhe Kongremene, te paguarit serbe, greke dhe ruse qe perfaqesonin e mbronin interesat serbe per te penguar zgjidhjen e çeshtjes shqiptare ne Kosove.

Duke pare kete situate agresive kunder çeshtjes shqiptare dhe vete Dioguardit, ai kerkoi dhe ligjeroi ne nje séance degjimore ne Kongres ne Nentor 1987 per te paren here per Kosoven rezoluten per te cilen ai prezantoi muaj me pare duke folur si rralle ndonjehere ne Amerike per barbarine, agresionin dhe abuzimin e regjimit Millosheviçian me shqiptaret e pambrojtur te Kosoves kur vete Milloshevic i quante shqiptaret armiqte e Jugosllavise.

Aktiviteti i DioGuardit arrin kulmin kur ai udheheq demonstrimet paqesore te shqiptare para Kombeve te bashkuara, ne Shtepine e Bardhe dhe US Capitol per te bere me publike ne media dhe ne Amerike çeshtjen Kosova. Dioguradi udhehoqi punen dilpmatike kur bashke me Tom Lantos, kryetar i Komsionit te drejtave te njeriut ne Kongres ( mbeshtetes i te drejtave te shqiptareve) uli ne tavoline Perfaqesues te Departamentit te Shtetit dhe ambasadorin Jugosllav per te permisuar poltiken e shteteve te bashkuara ne Ballkan.

Ne Janar 1989 DioGuardi themelon Lidhjen Qytetare shqiptaro-amerikane me mision lobimin ne Kongres dhe Senat per ceshtjen shqiptare e ne veçanti per Kosoven. Ne qershor 1989 ai udheheq ne Uashington nje proteste paqesore ku kerkoi Liri per Kosoven nga regjimi serb dhe te burgosurin poltik adem Demaci. Kongresi Amerikan voton rezoluten 314 dhe Senati rezoluten 124 ku i behej e qarte Jugosllavise per te drejtat e shkelura te shqiptareve. Fill pas kesaj ne korrik 1989 Milloshevic heq ambasadorin jugosllav nga Shtete e Bashkuara.

Vetem guximi per t'u ndeshur per balle me Millosheviçin, per te takuar median ne Beograd dhe Prishtine per te marre sa me shume deshmi te regjimit militar serb ne Kosove beri qe DioGuardi te kishte fakte te gjalla per ate çka perjetonte Kosova nen thundren serbe. Ky aksion i panderprere vizitash ne Ballkan e ne veçanti ne Beograd, Prishtine dhe Maqedoni i dha me shume vizion dhe mbeshtetje çeshtjes kombetare shqiptare si dhe nje lidhje organike te gjakut me gjakun duke ngritur peshe lidershipin shqiptar se kish ardhur Ora e Madhe e Lirise per Kosoven dhe mbrojtjen e te drejtave te shqiptareve kudo ne Ballkan.

Ne Nentor 1989 Dioguradi takon Millosheviçin ne Beograd ku i kerkon Liri per Kosoven nepermjet nje letre te firmosur nga 13 senatore amerikane. Dhe per here te pare flet para shqiptareve ne Prishtine duke pare me te vertete fytyren dhe imazhin agrsiv te regjimit diktatorial te Millosheviçit. Duke marre rrezikun ne sy per jeten qe mund t'i kanosej ai u dha mediave opinionin amerikan per regjimin e Milloshevicit si dhe theu barrieren e bllokimit te mediave amerikane ne Beograd per te cilen Millosheviçi kishte vendosur rregulla lufte. Keshtu dhenia e intervistes para Grand Hotel ne qender te Prishtines para tankeve serbe si dhe konfrontimi i fotoreportereve me ushtrine serbe ishte nje fakt i gjalle i pakundershtueshem i regjimit militar serb ne Kosove.

Ishte fat qe ai kishte nje shoqeri te paster me Kongresmanin Lantos me origjine hebre qe kur DioGuardi i tregoi fotot dhe audion e se cfare ndodhte ne realitet ne Kosove Lantos iu kujtuan nazistet ne Hungari, kampet e perqendrimit e gjithe tmerret qe vuajti populli hebre.. Ndaj dhe Kongresmani Lantos iu pergjigj thirrjes te shkonin bashke ne Kosove.

Dy muaj me vone ai eshte ne krah te Rugoves ne Slloveni per te folur per ceshtjen Kosova dhe pershendetur zgjedhjet e para demokratike sllovene

Tek Dioguardi ne maratonistin e ceshtjes shqiptare kur nje muaj ne shkurt 1990 me vone ai sjell ne Beograd perfaqesine e Komisionit te te drejtave te Njeriut te Konmgresit Amerikan per te folur per represionin serb karshi shqiptareve te Kosoves si dhe takon ne Prishtine burrat me me ze te ceshtjes kombetare, Cana, Çelaj, Rugova, Qosja, Kelmendi dhe Surroi

Ne prill te 1990 ai mbeshtet delegacionin e pare nga Kosova per te ardhur ne Amerike dhe folur ne nje séance degjimore kunder pushtimit serb te Kosoves ne nje Degjim Historik per Kongresin Amerikan. Pas vizites ne Kosove me kongresmanin Lantos ne maj 1990 per te denuar pushtimin serb DioGuardit i ndalohet hyrja ne Jugosllavi prej korrikut 1990. Nje muaj me vone ai shkonte t'i drejtohet komunitetit shqiptar ne Australi per te mbeshtetur çeshtjen e Kosoves. Bashke me Lantos ai themelon Grupin Interparlamentar per mbrojtjen e Kosoves ne Luksemburg ne Janar 1991 ku frimosin lordi bethel nga Britania dhe Iljaz Ramali kryetari i Asamblese se Kosoves ne mergim.

Ne shkurt 1991 DioGuradi per here te pare ne Amerike ben publike kerkesen per Pavaresine e Kosoves ne Senatin Amerikan duke e quajtur Millosheviçin Hitlerin e Ri dhe Sadam i Serbise... Keshtu ne tetor 1991, pas nje aktiviteti atdhetar maratone Lidhja Qytetare e kryesuar nga DioGuardi arriti te bindte qeverine amerikane per te ndaluar ndihmen per Serbine duek vendosur sanksione ekonomike si denim per pushtimin e Kosoves.

Ne Janar 1992 nepermjet kongresmanit Lantos paraqitet rezoluta numer 264 ku kerkohet Njohja e Pavaresise se Kosoves.DioGuardi ka ndjekur hap pas hapi ne vazhdimesi eren demokratike per shqiptaret ne Shqiperi e Maqedoni duke inkurajuar forcat demokratike. Ne shtator 1993 ne krye te delegacionit te Kongresit Amerikan shkon ne Shqiperi dhe Maqedoni per te treguar mbeshtetjen amerikane per anertaresimine te dy vendeve ne NATO ku ne Maqedoni kerkon siguri dhe mbeshtetje per te drejtat e shqiptareve.

Ne nentor 1993 ai nenvizon ne Tirane ne Konferencen e pare nderkombetare per Investime ne Shqiperi se potenciali me i madh i shqiptareve nuk jane vetem resurset natyrore por milionat e shqiptareve te Diaspores ne te gjithe boten.

Ne shkurt 1994 DioGuardi prezanton Rugoven dhe Bukoshin te Clinton per te folur mbi gjendjen e Kosoves se pushtuar nga regjimi serb.

Ne prill 1994 Dioguardi udheheq nje proteste paqesore perpara Selise se Kombeve te Bashkuara ku ben kerkese per dergimin e trupave amerikane ne Kosove. Nje muaj me vone ne maj 1994 Kongresmani Gilman paraqet rezoluten numer 251 per te pyetur presidentin Clinton per mbrojtjen e drejtave te shqiptareve ne Kosove ku perfshihej mundesia e nje protektorati Nderkombetar ne bashkepunim me Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

Ne shkurt 1995 per here te pare ne Kongresin Amerikan Lidhja Qytetare e Dioguardit realizon nje séance degjimore per shqiptaret ne konfliktin ballkanik te shkaktuar nga regjimi serb me nje perfaqesi shqiptare nga Kosova, Maqedonia , Presheva dhe Mali i Zi.

Ne shkurt 1995 shkon bashke me Shirley Cloyes ( gruaja e tij njekohesisht dhe misionare e Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane per problemin e shqiptareve te Ballkanit) ne Maqedoni per te ndihmuar per hapjen e Universitetitt te Tetoves si dhe udheheq protesten per dhunen qeveritare maqedone deri ne mbyllje ndaj universitetit te Tetoves.

Ne gusht 1995 bashke me Kongresmanin Gilman vjen ne Shqiperi ne nje vizite zyrtare per te diskutuar me kabinetin qeveritar te Berishes per çeshtje te sigurise ne Ballkan per Shtetet e Bashkuara dhe per Shqiperine.

Ne janar 1996 Kongresi Amerikan nepermjet Gilman prezanton rezoluten numer 103 per te garantuar te drejtat e shqiptareve te Maqedonise dhe njohjen zyrtare te Universitetit te Tetoves si dhe me tej DioGuardi dhe Lidhja Qytetare denon dhunen ushtarake ndaj shqiptareve ne Gostivar dhe Tetove.

Ne tetor 1997 Lidhja qytetare shperndan 10 mije kopje te nje broshure qe bente fjale per shpetimin e popullit hebre nga shqiptaret dhe Shqiperia gjate Luftes se Dyte Boterore nga nazistet duke ua dhene gjithashtu edhe anetareve hebre te Kongresit per te promovuar shqiptaret si popull liri e paqedashes ne ndihme te popujve te tjere. Me shume se tridhjete anetare Kongresi ishin me origjine Hebre dhe kishin nje fuqi te konsiderueshme dhe me shume respekt per çka bene shqiptaret per shpetimin e Hebrenjeve gjate dhe pas Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi u rreshtuan krah ceshtjes Kosova dhe Lidhjes qyetetare te DioGuardit.

Ne shkurt 1998 me deklaraten " ne mbrojtje te Çeshtjes Kombëtare Shqiptare mbeshtet Ushtrine Çlirimtare te Kosoves dhe ne mars 1998 i shpjegon Kongresit Amerikan se UÇK nuk eshte organizate terroriste .Ne nje perballje historike ne Kongres Cloyes Dioguardi deklaron se 500 mije shqiptaret ne Amerike jane ushtri çlirimtare (UÇK). Keshtu u ndal dhuna mediatike per UÇK e Kosoves. Ne mars dhe qershor 1998 ne Komisionin e Helsinkit DioGuardi dhe Cloyes kerkojne nderhyrjen ushtarake amerikane ne Kosove duke e perforcuar ne Senatin amerikan ne maj 1998 kerkesen per nderhyrje ushtarake duke e nenvizuar se Millosheviçi eshte kriminel lufte me rezolutat 105 ne Senat dhe 304 ne Kongres dhe me rezoluten 312 i behet thirrje presidentit Clinton te njohin te drejtat legale te shqiptareve ne Kosove per vetevendosje dhe Pavaresi nga Serbia.

Ne gusht 1998 takojne John Paul e Dyte ne Rome per te mbeshtetur çeshtjen Kosova si dhe ne Bajram Curri, Shqiperi per t'u takuar me refugjate shqiptare te shperngulur gjate luftes se Kosoves.

Ne janar 1999 ndersa lufta vazhdonte ne Kosove DioGuardi shkon ne Londer, Paris dhe Tirane ne mbeshtetje te UÇK dhe Kosoves bashke me komunitetin shqiptar dhe ne shkurt 1999 gjendet e flet ne Ramboilet, France ne nje proteste paqesore perpara keshtjelles ku mbahet konferenca historike

Ne mars 1999 Cloyes deshmon para Kongresit ne mbeshtetje te nderhyrjes se trupave amerikane ne Kosove. Keshtu, ne vijim me protesta paqesore ku jane anagazhuar me mijera vete Dioguardi ka qene ne balle te misionit per Liri e Pavaresi ne Kosove.

Ne Gusht 1999 Dioguradi viziton Kosoven e Lire per te raportuar ne Kongresin Amerikan per Gjendjen e Pas Luftes ne Kosove. Ne shkurt 2000 bashke me John McCain protestojne paqesisht per te kerkuar lirimine shqiptareve te burgosurve qe mbahen si te burgosur lufte ne burgjet e Serbise duke iu shkruar dhe Presidenteve Clinton dhe Bush lidhur me kete çeshtje.

Ne prill 2000 organizon nje seance degjimore me komitetin e Maredhenieve Nderkombetar te Kongresit Amerikan dhe perfaqesues te udheheqjes kosovare per paqen dhe rindertimin ne Kosove.

Vezhgon nga afer zgjedhjet e para demokratike ne Kosove dhe i raporton Kongresit Amerikan se ato ishin ne nivelin me te larte te standarteve te botes demokratike perendimore.

Ne mars 2001 ne Maqedoni ne takime zyrtare me presidentin Trajskovski dhe kryeministrin Georgjevski insitoi per me shume te drejta shqiptareve ne prag te konfliktit shqiptaro-maqedonas ne Tanushe, Maqedoni.

DioGuardi u be ze i shqiptareve te Maqedonise per te zgjidhur konfliktin shqiptaro-maqedonas duke promovuar Ali Ahmetin dhe Arber Xhaferrin si dy lidere te shqiptareve te Maqedonise si dhe prezantoi ne Senacen degjimore te Komitetit te Maredhenieve nderkombetare ne Senat gjendjen dhe vizionin per paqe ne Maqedoni ne ndihme te ceshtjes shqiptare dhe poltikes amerikane ne Ballkan.

Ne shkurt 2002 Millosheviçi nga Tribunali i Hages sulmon Lidhjen Qytetare dhe DioGuardin per mbeshtetjen qe i jep " terrorizmit shqiptar dhe separatizmit" ne Kosove si dhe per kontributin e madh per zgjerimin e antiserbizmit si dhe "satanizimin " e serbeve ne opinionin publik amerikan. Ne prill 2002 DioGuardi dhe Cloyes shkuan ne Hage te deshmojne per krimet e Milloshevic ne Trunalin nderkombetar te Hages.

Ne qershor 2003 nepermjet Gilman e Lantos u paraqit rezoluta numer 467 ne Kongresin amerikan ne mbeshtetje te Pavaresise se Kosoves ne ndihme te statusit final. Me ndikimin e padiskutuar te DioGuardit riprezantohet rezoluta numer 28 ne mbeshtetje te Pavaresise se Kosoves ne Kongres ne Janar 2004 dhe po me kete permbajtje nga Lantos ne shkurt te vitit 2007

Duke referuar se "Çeshtja shqiptare ende e pazgjidhur" ne nje conference me Inteligjencen ne Uashington ne korrik 2008 DioGuardi nenvizon se Shtetet e Bashkuara te Amerikes duhet te sigurojne kontrollin e plote te territorit te Kosoves duke parandaluar ndasine ne Veri te Kosoves. Duke vleresuar kontributin e Amerikes ne Kosove ai shkruan "se do të ishte budallallëk që ky investim kaq i madh të lihej duke ia lënë kështu në dorë fatin e të ardhmës së Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve në Ballkan vetëm Bashkimit Evropian, që gjithëherë ka qenë i ndarë sa i përket "çështjes shqiptare".

Vetem me Kosoven shtet te Pavarur do te kete paqe ne Ballkan – kjo ishte motua e punes se Dioguardit dhe jo Kosova si pjese e Serbise per me shume se 20 vjet me radhe. Ky shqiptar atdhetar i fundshekulit te njezete dhe fillim shekullit te njezet e nje eshte lajmetari i pare i Lirise dhe Pavaresise se Kosoves. Ai i qendroi faktit se marreveshja e Tetorit 1998 nuk qendroi se nuk mund te qendronte ne kembe me tanke Jugosllavia. Millosheviçi donte te mbronte Serbine e Madhe dhe jo e kunderta se shqiptaret kerkonin Shqiperine e Madhe. Dhe historia dhe koha deshmoi vertetesine e misionit te DioGuardit.

Dhe Kosova u be e Pavarur. Fale edhe pathyeshmerise, guximit dhe vendosmerise per te bere gjithcka per ceshtjen kombetare shqiptare nga DioGuardi. Po puna e DioGuardit nuk mbaron ketu, Aksioni atdhetar vazhdon. Anetaresimi i Shqiperise dhe Kosoves ne BE, anetaresimi i Kosoves ne NATO , zgjidhja e ceshtjes ÇAMERIA si dhe konsolidmi i te drejtave te shqiptareve ne Maqedoni, Presheve dhe Mal te Zi jane linjat e punes ne vijim dhe ne te ardhmen. Shqiptaret e Amerikes kane fatin e madh te kene ne mes tyre Joseph DioGuardin kete figure kombetare qe me vullnetarizmin e tij e beri ceshtjen kombetare shqiptare me te degjuar ne Amerike dhe ne bote deh Lidhjen Qytetare Shqiptaro Amerikane nje organizate te Pavarur me vlera kombetare per te miren e shqiptarise. Ndaj dhe Dioguardi ka me se te krenohet por me shume krenohemi ne, shqiptaret e Amerikes!

Nentor 2011

ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BAROMETRI DIPLOMATIKZGJIDHJA NË SHTETËSINË E KOSOVËS, JO TË RUSISË!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (11.19.2011)
Ambasadori Naim Malaj keqpërdori funksionin e tij të lartë shtetërorNJË ÇMIM I DIASPORËS PA DIASPORËN DHE I PËRVETËSUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ (11.18.2011)
GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM –  GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (11.17.2011)
PJETËR ARBNORI I ANASHKALUARNga TONIN GJURAJ (11.17.2011)
PËRPJEKJE PATETIKE PËR TË DENIGRUAR AT GJERGJ FISHTËNNga FRANK SHKRELI (11.15.2011)
HESHTJA DHE PËRÇMIMI NDAJ VLERAVE TË KOMBIT E LIRISË JANË DËSHTIM I DEMOKRACISË NË SHQIPËRI!Nga BESIM NDREGJONI, Sekretar i Përgjithshëm i ish të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë (11.15.2011)
NDRYSHIMI I HISTORISË SHPIE NË PËRSËRITJEN E SAJNga XHELAL ZEJNELI (11.14.2011)
HARTA E PABARAZISËNga DAVID BROWN, New York Times (11.12.2011)
NJË REVOLUCION KUNDËRKOMUNIST I MBYTUR NË GJAKRreth ngjarjeve tronditëse në Hungari 23-tetor -11 nëntor 1956 - Me rastin e 55 vjetoritNga SKIFTER KËLLIÇI (11.10.2011)
PAFUQIA TRUPËRUESE E NATOs PARA BARRIKADAVENga AUGUSTIN PALOKAJ, Koha ditore (11.09.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]