E Djelë, 09.15.2019, 06:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

Veta e parë

LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)


E Djelë, 06.03.2012, 06:46am (GMT+1)

Nuk kam kujt tjetër t’i drejtohem përveç teje, Zot i Madh, për kolegun tim, zërin burrëror shqiptar të Kosovës, Bardhyl Ajetin. Bardhyl Ajeti, gazetari më i shquar aktual në Kosovë, është përballur me togën e pushkatimit natën e së premtes, 3 qershor 2005. Me të njëjtën togë pushkatimi me të cilën janë përballur edhe burra të tjerë, lisa të mëdhenj kreshnikë të Kosovës. Zot i Madh, shpresojmë që të mos kesh lejuar që gjakësorët t’ia ndërpresin fillin e jetës kolegut tim Bardhyl Ajeti.

Kosova, nënë e bijve më të dhimbshëm në botë, është në ankth për birin e saj që i ka dalë zot me penë në këto vite të turbullta të Kosovës që pasuan vitet e luftës dhe shekullin e tragjedisë të Kosovës. Kosova është pranë birit të saj me sytë drejtuar tek ti, o Zot i Madh, me shpresë se biri i saj do t’i shmanget tragjedisë që ia përgatitën këlyshët e pushtuesit, të cilët ai i ka treguar me gisht sa e sa herë. Kosova, me një lot që vetëm sytë e saj mund ta kenë, të përgjërohet, të falet ty, o Zot i Madh, për birin e saj.

Togat e pushkatimit kundër burrave të mëdhenj të Kosovës janë mbeturinat më gjakatare që la pushtuesi në Kosovë. Misioni i tyre është që të mos e lejojë Kosovën t’i gëzohet lirisë, përzënies së pushtuesit njëherë e përgjithmonë nga trojet e saj, së ardhmes që i ka rrënjët në oqeane gjaku që ka derdhur Kosova martire për lirinë dhe pavarësinë e saj. Mbeturinat gjakatare të pushtuesit kanë mision që ta tëharrin (herrin) Kosovën nga bimët e saj më të shëndosha dhe më të fuqishme, ta lënë Kosovën pa njerëzit e saj të shquar, ta lënë pa malet e burrërisë dhe të trimërisë së saj.

Bardhyl Ajeti për vite të tëra në gazetën kombëtare „Bota Sot" e thotë me zë të fuqishëm të vërtetën dhe të drejtën e Kosovës. Nuk ka dhe nuk mund të ketë në botë tempull më të shenjtë se e vërteta dhe e drejta e Kosovës. Bardhyl Ajeti lartëson për vite të tëra tempull me fjalën e tij të shkruar për të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës. Tempulli i së vërtetës, të cilin e lartëson për vite të tëra Bardhyl Ajeti, i tmerron armiqtë e Kosovës, të cilët janë armiqtë e çdo tempulli perëndie, janë profanët, përdhosësit e çdo gjithçkaje të shenjtë, janë përçuesit, amanetqarët e pushtuesit dhe mizorive të tij.

Ata që nuk përballen dot me të vërtetën dhe të drejtën e Kosovës, kundër fakteve nuk kanë dhe nuk kanë për të pasur kurrë argumente, kundër fakteve kanë vetëm plumba. Dhe nxjerrin toga pushkatimi nëpër rrugët e Kosovës për t’ia mbyllur gojën së vërtetës. Askush nuk ua ka ndalur dorën togave të pushkatimit në këto vite në Kosovë. Përveç teje, o Zot i Madh, askush nuk mund t’ua ndalë dorën vrastarëve të pabesë, atyre që ta kanë ty me të pabesë, atyre që ia kanë Kosovës me të pabesë.

Ta drejtoj ty, Zot i Madh, këtë letër, sepse nuk kam kujt tjetër ta drejtoj për këtë hall të madh që e ka kapluar Kosovën në ditët e saj kur është më pranë se kurrë realizimit të pavarësisë dhe sovranitetit të saj, të nënshkruar drejtpërdrejt prej teje, o Zot i Madh. Ti e ke në dorë, o Zot i Madh që kolegu im Bardhyl Ajeti të jetë ndër ata miliona shqiptarë që ta përjetojë ditën e madhe që po afrohet për Kosovën, ditën e madhe që të vijë sa më shpejt, sa më pa vonesë. O Zot, shpejtoje atë ditë për hatër të Kosovës martire, për hatër të popullit flijimtar të Kosovës, për hatër të kombit shqiptar, të përkushtuarit tënd.

Nuk kam ndërmend të merrem me ata të cilët Bardhyl Ajeti ua ka përmendur emrat sa e sa herë në gazetën kombëtare „Bota Sot" duke ua rreshtuar bëmat e zeza që ata kanë bërë e bëjnë papushim kundër Kosovës. Kam besim të plotë që ata nuk do t’i shpëtojnë mallkimit tënd, o Zot i Madh. Duke mos lejuar që Bardhyl Ajeti të shkojë në rrugën për ku deshën ta nisin togat e pushkatimit, ti o Zot i Madh do të dëshmosh edhe një herë si gjithherë se Kosovën martire nuk e lëshon kurrë prej dore, se armiqtë e Kosovës janë edhe armiqtë e tu, o Zot i Madh. Kosova është duke pritur që ti të japësh shenjën kuptimplotë, shenjën domethënëse, Kosova është duke pritur që të marrë frymë e lirë nga mbeturinat e kokës së kuçedrës që kanë mbetur ende në Kosovë. Bardhyl Ajeti ka luftuar kundër kokave të mbetura të kuçedrës pushtuese në Kosovë, që Kosova të marrë frymë lirisht në lirinë e saj të merituar. O Zot i Madh, ti që na jep shpresën, durimin, vizionet, ti që na bën të paepur përballë çdo lukunie të së ligës dhe të keqes, dëgjona edhe sot në këtë ankth që ndodhemi ne kolegët e Bardhyl Ajetit, dëgjoje Kosovën loke në këtë ankth që ndodhet për birin e saj Bardhyl Ajetin.

 

©

SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË

Nga SKËNDER BUҪPAPAJ

MIRËNJOHJE AMERIKËS!

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


NJË VIT HARRAKAT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS

Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET MIRËSEARDHËN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA

MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT

Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BISEDIME JO, DIALOG PO

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI

Romani "Imazh" i Zef Mulajt

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË SKEMË PA SENS KRIJUES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THAÇIZMI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

RADHA E RËNIES SË RAISËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ROJA TË SOVRANITETIT

Zotër shtëpie

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KOLLITJET E STALINIT...

...nesër në "tri komunat heroike"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

©

 

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RROFTË TOLERANCA POLITIKE AMERIKANEPRESIDENTI OBAMA URON KUNDËRSHTARIN E TIJ REPUBLIKAN MIT ROMNI PËR FITORENNga FRANK SHKRELI (06.01.2012)
ROLI I DAJË SAMITNga DAVID BROOKS, New York Times (05.30.2012)
NEVOJA PËR NJË POLITIKË TË QYTETËRUARNga FRANK SHKRELI (05.29.2012)
NGA MOSKA ME DASHURI, NIKOLIÇINga SHABAN MURATI (05.29.2012)
Në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisëMEDITIM PARA MOZAIKUTNga RESHAT KRIPA (05.26.2012)
SHTETI TË MBROJË JETËN, JO TË MENAXHOJË VDEKJEN!Nga PËRPARIM KABO (05.25.2012)
AMNESTY INTERNATIONAL: GJENDJA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË BOTËNga FRANK SHKRELI (05.25.2012)
RAMUSH HARADINAJ: DREJTËSIA E VONUAR ËSHTË DREJTËSI E MOHUARNga SHIRLEY CLOYES DIOGUARDI (05.24.2012)
SHPIF, SHPIF, SE DIÇKA DO TË MBETETNga ESHREF YMERI (05.24.2012)
A ËSHTË AMERIKA NË RËNIE?Nga FRANK SHKRELI (05.23.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]