VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Editorial: Votë për infrastrukturën

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 05:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Editorial: Votë për infrastrukturën

E Hënë, 07.20.2009, 07:43am (GMT+1)





Voal-online -Premtimet e Aleancës për Ndryshim në fushatën zgjedhore përqëndroheshin thuajse absolutisht në përmirësimin e infrastrukturës, konkretisht në bërjen e Shqipërisë me infrastrukturë. Në thelb ky vend vazhdon të përdorë infrastrukturën kombëtare të trashëguar nga koha e Zogut dhe nga periudha e Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa në sferën energjitike dhe të ujërave vazhdon të përdorë infrastrukturën kombëtare të trashëguar nga koha e monizmit. Prandaj thuhet me shumë të drejtë se rruga Durrës-Kukës-Morinë, posaçërisht segmenti Rubik-Kalimash, në mënyrë të veçantë tuneli i Thirrës, shënojnë revolucion në infrastrukturën shqiptare. Infrastruktura e brendshme dihet sa është vendimtare për integrimin e vendit në infrastrukturën e kontinentit dhe në atë globale, pra në vetvete infrastruktura është integrim perëndimor dhe global i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Qeveria gjatë  katër viteve të mandatit të saj tregoi bindshëm përkushtimin, vullnetin e përkushtimit ndaj infrastrukturës. Prandaj ajo ishte bindëse në fushatën zgjedhore në atë masë sa të fitonte besimin për një mandat të ri qeverisës. Shqipëria është i vetmi vend pa infrastrukturë të mjaftueshme në rajonin e gadishullit. Nëse do të ishte pjesë e një rajoni tjetër, do të ishte investuar me përqëndrim nga të gjitha vendet fqinje që edhe Shqipëria të jetë kompatibile në rrafshin infrastrukturor. Por Evropës Juglindore, rajonit ku ndodhen shqiptarët në atdheun e tyre, mjerisht quhet Ballkan dhe ende vazhdon të konsiderohet Ballkan. Prandaj shqiptarët vetë duhet ta nxitin me çdo mjet e me çdo mundësi ndërtimin e një infrastrukture sa më moderne për ta çuar përpara vendin dhe rajonin e për t'ia dhënë Shqipërisë e vetes, pra shqiptarëve atë rol që iu takon, por që nuk e marrin, ngaqë ende nuk e kanë vetëdijën e duhur. Puna e qeverisë se re mbetet e qartë, në kushtet dhe rrethanat lejuese ajo pritet të përmbushë premtimin zgjedhor për të cilin mori votën e 28 qershorit 2009.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Tre Kongresiste Amerikane ne fushate diplomatike per KosovenNga Ruben Avxhiu (07.10.2009)
Editorial: Votë për vijimin e projekteve (07.05.2009)
Editorial: Pjesëmarrja e lartë në votime rritje e besimit tek demokracia (06.30.2009)
E vërteta është interpretimNga Skënder BUÇPAPAJ (06.18.2009)
Kosova hyn në vitin e njëmbëdhjetë të lirisë (06.11.2009)
Dy Vjet pas vizitës të Presidentit Bush në Tiranë - Ky editorial është botuar më 10 Qershor 2007DHJETË MILIONË SHQIPTARË JANË ME XHORXH W. BUSHNga Elida Buçpapaj (06.10.2009)
Editorial: Zgjedhjet ta afrojnë klasën politike me zgjedhësit (06.06.2009)
Hashim Thaçi nuk ka nevojë për "leksionet" e Mero BazesNga Elida Buçpapaj (06.04.2009)
REAGIM "DISKRET" PAS MIRATIMIT TË REZOLUTËS NGA 57 VENDE TË OKI-TNga Elida Buçpapaj (05.29.2009)
Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim, bashkë me poemën e Carl Sandburg  - KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS -    Nga Elida Buçpapaj (05.21.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]