E Djelë, 05.05.2024, 08:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
LETЁR E HAPUR FEDERATЁS PAN-SHQIPTARE VATRA
Nga ILIR HYSA

E Djelë, 09.30.2012, 02:37pm (GMT+1)



Dr. Gjon Bucaj, Kryetar
2437 Southern Boulevard
Bronx, NY 10458

Zoti Kryetar i Vatrёs!

Nderi dhe dinjiteti kanё qenё dhe mbeten virtyte shumё tё vlerёsuara ndёr shqiptarё. Po ashtu, servilizmi dhe sahanlёpirja kanё qenё dhe mbeten shumё tё dёnueshme, sё paku mes atyre qё ende vlerёsojnё virtytin. Ironia ёshtё se ka shumё kohё qё punёt tona i drejtojnё njerёz qё besojnё se janё mё tё zgjuar dhe patriotё se sa gjithё tё tjerёt dhe nё fakt ata nuk janё asgjё tjetёr vetёm se, sikurse i quante Konica i madh, disa "levantinё" qё spёrdridhen dhe shesin dёngla nga mёngjesi deri nё darkё.

Po marr shkas pёr tё shkruajtur kёtё letёr tё hapur pёr Ju nga greva e urisё sё tё pёrndjekurve politikё nё Tiranё tё cilёt qeveria gjoja demokratike e Sali Berishёs i ka lёnё nё mjerim dhe skamje nga mё ekstremet qё ёshtё parё ndonjёherё nё Shqipёri. Mёkati i Berishёs nuk mbaron me katandisjen ekonomike tё kёtyre njerёzve fisnikё. Ai i ka mashtruar ata pёr mёse dy dekada vetёm pёr t'ua marrё votat dhe pёr t'i pёrdorur si mburojё. Ju e dini mirё se besёprerja dёnohet edhe me kanun.

Zoti Kryetar i Vatrёs!

Ka ardhur ora e sё vёrtetёs. Ka ardhur ora e sё vёrtetёs pёr Berishёn, Vatrёn por edhe mbarё Shqipёrinё dhe shqiptarёt kudo qё janё. Me qёndrimin qё ka mbajtur ndaj Ish-tё Pёrndjekurve Politikё, Partia Demokratike e Shqipёrisё dhe drejtuesi i saj, Sali Berisha kanёtreguar pёrfundimisht fytyrёn staliniste dhe se ato qё thonё janё vetёm fjalёboshe dhe se ish-tё pёrndjekurit dhe mbarё shqiptarёt ia kanё pirё lёngun. Ju ndoshta po shprehni habinё pse po ju drejtohem ju dhe Vatrёs.

Sikurse e dini, para disa vitesh unё iu afrova Vatrёs me idealizmin e njeriut qё vlerёson njё traditёtё shёndoshё me qёllim pёr t'u orientuar nga e ardhmja. Unё vlerёsoj punёn qёkanё bёrё patriotёt nacionalistё qё e themeluan dhe e mbajtёn gjallё Vatrёn dhe Shqipёrinё dhe mendova se atё idealizёm dhe atdhedashuri do ta gjeja edhe tek Vatra e ditёve tona. Pёr fat tё keq, atdhedashuria nuk ёshtё filli qё pёrshkon Vatrёn e sotme. Ai fill ёshtё zёvёndёsuar nga salidashuria apo berishizmi. Nёse doni tё provoni qё unё jam gabim dhe ju keni tё drejtё, ky ёshtё momenti pёr ta bёrё njё gjё tё tillё.

Nёse ju nuk jeni berishistё,ka ardhur koha qё ju ti bёni thirrje Tiranёs zyrtare qё ajo ti japё fund turpit nё mes tё kryeqytetit dhe tё plotёsojё kёrkesat e grevistёve tё rraskapitur nga Enveri, Ramizi dhe Saliu.

Zoti Kryetar i Vatrёs!

BÑ‘ni edhe ju diçka qÑ‘ tÑ‘ mbahet mend nÑ‘ histori! Mjaft me darkat e shtrenjta me politikanÑ‘ bajatÑ‘ tÑ‘ dalÑ‘nga eksperimentet mÑ‘ Ò«njerÑ‘zore, pas Holokaustit, pÑ‘rkatÑ‘sisht diktaturÑ‘komuniste dhe tranzicion shqiptar. Druhem se njÑ‘ ditÑ‘ edhe ju do t'ju vrasÑ‘sedra dhe do tÑ‘ pendoheni. Problemi Ñ‘shtÑ‘ se atÑ‘herÑ‘ do tÑ‘ jetÑ‘ vonÑ‘. PÑ‘r mÑ‘tepÑ‘r, koka e falur nuk pritet. Si student i vÑ‘mendshÑ‘m i historisÑ‘ sÑ‘ vjetÑ‘r dhe tÑ‘ re, unÑ‘ ju garantoj se doni apo nuk doni ju, lavdia e VatrÑ‘s nuk mund tÑ‘ shkÑ‘lqejÑ‘ nga fillimi i shekullit tÑ‘ kaluar. Vatra nuk mund tÑ‘ shkÑ‘lqejÑ‘ vetÑ‘m me pritje delegacionesh nga vendlindja. Pas kremtimit tÑ‘ 100 vjetorit tÑ‘ VatrÑ‘s nÑ‘ Prill 2012 pata shkruajtur njÑ‘ shkrim nÑ‘ gazetÑ‘n Dielli, organ i VatrÑ‘s, tÑ‘ titulluar "QÑ‘ Zjarri i Ndezur Para NjÑ‘ Shekulli tÑ‘ Mos Shuhet" dhe në tÑ‘ shkruajta pÑ‘r Ò«Ñ‘shtje filozofike dhe organizative. Pas pesÑ‘ muajsh kam kuptuar se ka qenÑ‘ humbje kohe. Askush nuk ka dÑ‘shirÑ‘ tÑ‘ dÑ‘gjojÑ‘ sepse tÑ‘ gjithÑ‘ mendojnÑ‘ se janÑ‘ tÑ‘ zgjuar dhe patriotÑ‘. KÑ‘tÑ‘ realitet unÑ‘ nuk e ndryshoj dot.

Por gjithёsesi, mёlejoni tё kthehem sёrisht atje ku e nisa. U bёnё 8 ditё nga greva e urisё, tёcilёn qeveria nuk e lejoi as edhe tё kishte ҫati mbi kokё por e la nё qiell tёhapur dhe Berisha sёrisht hesht. A jeni vёrtet tё trembur nga Berisha? A e dini ju se kur kёta grevistё katandiseshin burgjeve, Berisha ishte Sekretar i Partisё sё Punёs nё Fakultetin e Mjeksisё nё Tiranё. Dhe pёr ironi, ata janё sёrisht viktimat. Vatra nuk mund tё heshtё. Vatra po merr mbi vete njollёn e turpit tёBerishёs. Divorcohuni sot nga Berisha dhe shpёtoni Vatrёn dhe dёrgojuani njё fjalё tё mirё atyre qё kanё mbetur me sy nga qielli! Bёjeni sa nuk ёshtё vonё!

Sinqerisht,

Ilir Hysa


ILIR HYSA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PROFESOR ARTAN FUGA KËRKON SHUMËNga REXHEP SHAHU (09.29.2012)
TË NDEZIM QIRINJ PËR SHUARJEN E DIPLOMACISË SË KOSOVËS NË GJERMANINga Mr. sc. NUE OROSHI (09.26.2012)
ZYRTARIZIMI I ANTIAMERIKANIZMIT NË KREMLINNga SHABAN MURATI (09.24.2012)
VIJAT E ASHPRA, VIJAT E KUQE DHE VIJAT E VERDHANga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (09.23.2012)
VOA TERHEQ GJITHNJË NOBELISTËTNga FRANK SHKRELI (09.23.2012)
225 VJETORI I KUSHTETUTËS SË SHTETEVE TË BASHKUARA - NOVUS ORDO SECULORUMNga FRANK SHKRELI (09.20.2012)
SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.18.2012)
PSE PARCIALIZOHET ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAL TË ZI?(Një shkrim i vjetër, por me aktualitet të tanishëm)Nga XHELADIN ZENELI (09.18.2012)
PËRPLASJE GJEOPOLITIKASH, JO QYTETËRIMESHNga SHABAN MURATI (09.17.2012)
PRONAT DHE LOTËT E KROKODILITNga RESHAT KRIPA (09.16.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]