E Mërkurë, 07.24.2019, 03:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 12.21.2012, 11:35am (GMT+1)



I shkruaj këto radhë në këtë ditë, duke qenë absolutisht i bindur se forumet përkatëse të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, herët a vonë, ndoshta shumë shpejt, do ta shpallin 21 dhjetorin Ditën Ndërkombëtare të Dalldisë, me një fjalë, Ditën e Egos Globale, pra të unit global.

Është kjo dita e parë kur ne ndihemi të kërcënuar globalisht, të rrezikuar globalisht, të dalldisur globalisht, të prekur globalisht nga e njëjta mandatë. Është dita e parë kur ndihemi globalisht të njëjtë, të barabartë përballë së panjohurës. Dhe e pranojmë globalisht se ajo, e panjohura, do të ekzistojë gjithmonë.

Egoja globale, sot më shumë se kurrë, ndihet e individualizuar në shkallë kolektiviteti planetar. Falë internetit, materializmi konsumist i shndërruar në fanatizëm dogmatik përjeton kulmin e tij të parë.

Pikënyja e delirit global është kalendari i fisit meksikan Maya, përfundimi i të cilit është përkthyer si fundi i botës nga logjika arbitrare e trurit tonë kolektiv.

Autorja amerikane Anya Schiffrin ka shkuar dje në provincën e Jukatanit, Meksikë, dikur pjesë e perandorisë Mayane. "Ndonëse rusët dhe kinezët po dridhen nga fundi i botës i nesërm, këtu në Jukatan nuk ia vërshëllen njeri" interpretimit fatalist të kalendarit Maya." As në kryeqytetin meksikan ku njerëzit mendojnë vetëm se çfarë do të bëjë qeveria e re e Partisë Institucionale Revolucionare, e kthyer në pushtet pas 12 vjetësh, çfarë do të bëjë presidenti i ri Nieto, i betuar në detyrë më 1 dhjetor 2012.

Presidenti i ri është i njohur në Meksikë për dy gjëra - se është martuar me një aktore yll të filmave soap opera dhe se nuk mban mend tre tituj librash që t'i ketë lexuar në jetën e tij. I pyetur për Biblën ai gjithashtu nuk mban mend asnjë fjalë, asnjë fjali. Megjithatë, shkruan Schiffrin, ai ka sjellë nga bota e zhvilluar grupe elitash meksikane, të ngarkuar për të kryer reforma shndërruese në gjithë jetën e vendit. Pra, shkruan ajo, qeveria është në ditët e saj më të ëmbëla të muajit të mjaltit, ndërsa përkrahësit e saj e kanë mendjen tek kapitulli i ri në jetën politike dhe aspak tek keqinterpretimet e kalendarit.

Në formë gazmoreje, vendasit tregojnë se investuesit italianë, duke pritur një fund bote si në kohën e Nuhut, kanë ndërtuar vila në majat më të larta të maleve më të larta. Vetë meksikanët i shikojnë veçoritë e vendit të tyre si mundësi zhvillimi, si mundësi të lulëzimit të turizmit, si mundësi të rritjes së investimeve të huaja.

Për të shmangur panikun, sipas gazetës, La Verdad (E vërteta), qeveria po ndërmerr patrullime në pesë zonat Mayane. Duke përfituar nga fama e kësaj zone, e kulmuar nga thashethemi për fundin e botës, kërkesat e turistëve të huaj këto ditë janë marramendëse, saqë vetë qeveria po merret me organizimin e spektakleve me kërcime karakteristike vendëse, me leksione, ceremoni të mbjelljes së pemëve, panaire, ku janë në qenë astrofizikanët, improvizimet e ritualeve Mayane etj..

Aktivistja kontraverse guatemalase, shkrimtare dhe laureate e çmimit Nobel Rigoberta Menchu, shkruan Schiffrin, zbarkoi këtu këto dotë dhe i bëri thirrje botës të kuptojë potencialet e kulturës Maya për të ndihmuar ndërtimin e harmonisë globale.
Në fakt, atmosfera që krijoi keqinterpretimi i kalendarit Maya, së paku shënoi shkallën e lartë të globalizimit të arritur në kohën tonë. Ku çdo thashethem përshkon planetin brenda sekondës. Tregoi edhe për një egoizëm të globalizuar dhe të shfrenuar në trajtën, siç përmenda, të materializmit konsumist të skajshëm. Le të kujtojmë se pothuaj të gjithë të intervistuarit nga mediat këto ditë nëpër rrugë, nëpër shtëpi, nëpër lokale, nëpër vendet e punës, thonë se do ta kalojnë sa më çakërqejf ndërkohën ku përfshihet 21 dhjetori 2012.

Atmosfera që rrethoi 21 dhjetorin 2012 ishte ndërkaq një provë për besimtarët e vërtetë. Librat e shenjtë e thonë qartë dhe shkoqur se Apokalipsi (Kijameti), Fundi i Botës do të vijë pa pritur e pa kujtuar, nuk do të jetë gradual, do të jetë i menjëhershëm, ndërsa kohën se kur ndodh nuk e di askush tjetër përveç Zotit.

Në provë u vu edhe shkalla e dijës njerëzore. Ata që janë të përditësuar me arritjet e shkencës, e dinë se, duke gjetur edhe në rrethana të tilla në shërbim të njerëzimit, do të gjente mënyrën dhe nuk do t'ia fshihte njerëzimit shenjat e zbuluara prej saj, çfarëdo të ishin ato.

U vërtetua, mendoj, se Njerëzimi ende është foshnjë. Një foshnjë që e llaston vetveten, në pritje për ta llastuar dikush tjetër. Një kërkim që e çon drejt kureshtjeve fatale

Për të qenë pjesë e globalitetit, edhe unë kam pranuar, në mënyrën time, që të identifikohem me përjetimet e bashkëplanetësve të mi. Kam kërkuar dhe gjetur strehë tek një koleg. Kam përkthyer kështu poezinë "Një këngë për fundin e botës" të nobelistit polakoamerikan Ceslav Milosh.
-
NJË KËNGË PËR FUNDIN E BOTËS
Nga CZESLAW MILOSZ (1911-2004)

Në ditën kur bota mbaron
Një bletë i vjen rrotull një tërfili,
Një peshkatar hedh një rrjetë të ndritshme.
Delfinë të lumtur hidhen në det,
Me ajrin e shiut harabelët e rinj po luajnë
Dhe gjarpëri ka lëkurë të artë si gjithmonë.

Në ditën kur bota mbaron
Gratë ecin nëpër fushat nën çadrat e tyre,
Një pijanec e merr gjumi buzë një lëndine,
Shitësit e perimeve bërtasin në rrugë
Dhe një varkë të verdhë vjen afër ishullit,
Zëri i një violinë zgjatet në ajër
Dhe na çon në një natë xixëlluese.

Dhe ata që pritën rrufe dhe bubullima
Janë të zhgënjyer.
Dhe ata që pritën shenja dhe trumpeta kryeengjëjsh
Nuk besojnë se po ndodh tani.
Për sa kohë që dielli dhe hëna janë lart,
Për aq kohë sa bletët punëtore vizitojnë një trëndafil,
Për aq kohë sa foshnjat lindin të trëndafilta
Askush nuk beson se kjo po ndodh tani.

Vetëm një plak i moçëm flokëbardhë, i cili duket të jetë një profet
E prapë nuk është një profet, sepse ai është shumë shumë i zënë,
Tek po përsërit ndërsa lidh domatet e tij në kopsht:
Nuk do të ketë tjetër fund të botës,
Nuk do të ketë fund tjetër të botës.




©


A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am


Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUҪPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 08.24.2012, 07:48am

NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ

Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS

Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!

 Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)

SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË

Nga SKËNDER BUҪPAPAJ

MIRËNJOHJE AMERIKËS!

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


NJË VIT HARRAKAT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS

Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET MIRËSEARDHËN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA

MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT

Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BISEDIME JO, DIALOG PO

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI

Romani "Imazh" i Zef Mulajt

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË SKEMË PA SENS KRIJUES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THAÇIZMI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

RADHA E RËNIES SË RAISËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ROJA TË SOVRANITETIT

Zotër shtëpie

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KOLLITJET E STALINIT...

...nesër në "tri komunat heroike"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

©

 


SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BASHKËQEVE​RISJA NUK ËSHTË ZGJIDHJE E PROBLEMEVE TË SHQIPTARËV​E NË MAL TË ZINga XHELADIN ZENELI (12.21.2012)
NJË VIT VDEKJEPRURËS PËR GAZETARËTNga FRANK SHKRELI (12.21.2012)
ORGANIZATA E KOMBEVE TË BASHKUARA NDERON NËNË TEREZENNga FRANK SHKRELI (12.19.2012)
KOSOVA NË KOHËN KUR NUK ËSHTË VËNË ASNJË GUR THEMELI, PO ZIHET NË ANARKINË E LIBERALIZMIT PLURI-PAR-TITISTNga ISUF B. BAJRAMI (12.18.2012)
SERBIA PO SJELL BLLOKUN USHTARAK RUS NË BALLKANNga SHABAN MURATI (12.17.2012)
Show me puç dhe puçista tek 'Darka e gabuar'ABCNEWS, BERISHA , FRANGAJ, TOPALLI, ZOGAJ ETJ.Nga ELIDA BUÇPAPAJ (12.17.2012)
SENATORI XHON KERRI, NJË MIK I SHQIPTARËVE, KANDIDATI NUMËR NJË PËR TË ZËVËNDËSUAR HILLARI KLINTONINNga FRANK SHKRELI (12.16.2012)
A DO TË KALOHET PROVIMI EVROPIAN PËR TRE MUAJ?Nga SHKËLZEN LUSHAJ (12.15.2012)
NË PIKËNISJE TË 100 VJETORIT TË DYTËNga FRANK SHKRELI (12.13.2012)
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.12.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]