VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Nga ditari i gazetares në FacebookKJO NUK ËSHTË SHQIPËRIA E ËNDËRRAVE TONANga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 12:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Nga ditari i gazetares në Facebook
KJO NUK ËSHTË SHQIPËRIA E ËNDËRRAVE TONA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Hënë, 12.24.2012, 08:58am (GMT+1)



11 Dhjetor 2012
Sot nga televizionet e dhe gazetat e Tiranës dëgjojmë zërin e Vito Kapos që po na prrallis! Dhe pastaj thonë se kemi 22 vjet që kemi përmbysur diktaturën! Media trushplarëse dhe gazetarë klientë të tutorëve oligarkë dhe partiakë.

12 Dhjetor 2012
Regjimi i diktatorit Enver Hoxha ishte një regjim totalitaristo-stalinist, që ashtu si Stalini dhe regjimet motra përmes terrorit të kuq, genocidit dhe klasicidit kanë ekzekutuar miliona viktima, ndërsa miliona të tjera i kanë burgosur, dërguar nëpër kampet e "riedukimit" ku përmes torturave çnjerëzore i kanë depersonalizuar. Stalinizmi quhet edhe fashizëm i kuq. Hitleri e adhuronte Stalinin, Enver Hoxha e adhuronte Stalinin dhe ishte stalinisti më i egër.Shqipëria ishte vendi i fundit në Europë që e hoqi shtatoren e Stalinit nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit! Regjimi diktatorial në në Shqipëri, nuk përfaqësohej vetëm nga një njeri, vetëm nga Enver Hoxha, por nga të gjithë bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, klasa udhëheqëse, që përbënte superstrukturën. Të mbash qëndrim ndaj diktaturës të Enver Hoxhës nuk do të thotë të dënosh punonjësit e thjeshtë apo njerëzit e ndershëm, por të mos lejosh që eksponentë të saj, të riciklohen në shtetin e së drejtës!

13 Dhjetor 2012
Një shtet që nuk i mbron shtresat vulnerabile, që i le në mëshirë të fatit gratë dhe fëmijët, e moshës të tretë, asaj më të përvuajturës i jep vetëm 100 Euro pension në muaj, duke u krenuar rrejshëm dhe me festa histerike se mesataren e të ardhurave e ka ngritur në 9000 Euro, më thoni çfarë shteti është ky!

14 Dhjetor 2012
"Për festat e fundvitit, qeveria shqiptare do të shpërblejë administratën publike me 10 mijë lekë të reja, ndërsa nuk do të shpërblejë pensionistët." Ky është lajmi i hidhur. Deri sot, kur ky lajm nuk ishte përhapur e botuar në gazetat e Tiranës, më tepër se gjysmë milioni pensionistë sa ka Shqipëria në qytet e fshat ishin me shpresë se qeveria, e cila rrogën e muajit e ka 20 herë më të lartë se pensioni i tyre mjeran, ta vinte gishtin në kokë dhe dorën në zemër e të tregonte minimumin e mirënjohjes për këtë shtresë në nevojë, aq më tepër kur mendon se edhe kryeministri i Shqipërisë tashmë ka hyrë në moshën e tretë, çka të bën të mendosh se do duhet të bëhet edhe më i ndjeshëm ndaj bashkëmoshatarëve të tij që me të ardhurat e tyre minimale nuk kanë mundësi as të blejnë gjelin e detit apo të gëzojnë në mënyrë minimale por me dinjitet diçka që e meritojnë shumë më tepër se administrata e lartë, sepse kanë punuar me ndershmëri gjithë jetën e tyre. Gjithësesi uroj që le të jetë një "lapsus" i gazetave dhe lajmi të jetë i rremë, ose nëse jo, që qeveria e Tiranës t'i thërrasë mendjes dhe ta vejë në punë atë pragmatizmin e vet makiavelian e le ta dijë se këta 500 mijë njerëz më 23 qershor nuk do të votojnë për të! (Më datën 19 Dhjetor me vendim qeverie u jepet rreth 570 mijë pensionistëve 20 mijë lekë të vjetra për festat e fundvitit.Paçka se ishte një ndihmë qesharake, pashë me dhimbje se ajo u mirëprit nga pensionistët. Merreni me mend se ku jemi ! Sepse t'u japësh 100 Euro pension mujor, kur Greqia u jep minoritarëve në Shqipëri 390 Euro në muaj plus sigurimin shëndetësor plus edhe 100 Euro pensioni që minoritarët marrin në Shqipëri, do të thotë që t'i trajtosh 570 mijë shqiptarë si skllevër.)

18 Dhjetor 2012

21 dhjetori 2012 do të jetë "just an other day" - "një ditë tjetër si te tjerat" - kështu thotë NASA!


19 Dhjetor 2012
Të nderuar miq, përpara disa netësh, në një kronikë të Top Top-Channel shumë prej nesh pamë një skenë apokaliptike, ku në një fshat të Pukës, një trumbë fëmijësh ushqeheshin me bukë e kripë. Ata ishin me këmbë të zbathura dhe duar të mardhura mbi një sobë si karakatinë me dru të pakët. Këta fëmijë kishin fytyra ëngjëllore dhe kush i pa dhe pati zemër u kaplua prej një pikëllimi të thellë. Kush i pa ato fytyra të bukura në ato kushte aq dramatike, nuk do të duhej ta kishte zënë gjumi dhe të nesërmen me mëngjes do të duhej të ishte nisur në atë fshat të Pukës për të dhënë diçka nga rehatia e tij. Dr. Perparim Kabo, nga elita e teknicienëve akademikë, i ftoi në profilin e tij në Facebook, të gjithë ata shqiptarë, të cilët u përlotën prej asaj skene që u panë sytë, të takoheshin dje mbrëma tek Universiteti Luarasi në orën 18:30 për të sjellë me vete diçka që ua thoshte zemra. Unë mendova se tek Luarasi do të ishin mbledhur të paktën disa qindra vetë, në mos mijra, ashtu si mblidhen nëpër mitingje idiote, kur shtetin e së drejtës e ka marrë rrokullima, sepse shteti i së drejtës nuk lejon kurrësesi që fëmijëve shqiptarë t'u mungojnë mjetet minimale të jetesës për një jetë me dinjitet. Por mjerisht, tek Luarasi shkuan vetëm dy njerëz, Elida Prenika me të shoqin e saj dhe askush tjetër, sikur në botën tonë shqiptare vetëm këta dy njerëz paskan shpirt njerëzor, ndërsa ne të tjerët jemi zero me xhufkë! Ishte turp për ne të gjithë që nuk shkuam tek Luarasi, por që virtualisht japim leksione dhe bëjmë moral. Këta jemi ne! Ashtu si nuk duhet të jemi, sepse ata fëmijë që dridheshin nën natën e acartë të dimrit nuk duhet të na lenë të vemë gjumë në sy, dhe sa herë t'i shohim në sy fëmijët tanë, ne duhet të kujtojmë sytë e atyre vocrrakëve që në mënyrën më të pafajshme të botës habiten me indiferencën tonë! Po çfarë presim tjetër ?! Lëvizni njerëz, lëvizni shqiptarë tregoni se në dejet tuaja rrjedh gjaku i Nënë Terezës dhe bëni diçka që t'ua zbukuroni jetën atyre voglushëve! Po të shkoni tek ta do të bëni sevap, po të shkoni nëpër mitingje, të cilët pas 22 viteve demokraci lejojnë drama të tilla migjeniane, bëni mëkat!

20 Dhjetor 2012
Global Financial Integrity (GFI) ka publikuar dje raportin mbi transferimin e paligjshëm të parave,sipas të cilit nga Shqipëria janë larguar 1.3 miliardë dollarë në vetëm 5 vitet e fundit. Sipas GFI. Në këtë hark kohor, largimi i parave është kryer përmes korrupsionit, evazionit fiskal apo aktiviteteve të tjera ilegale. Sipas GFI, "Kjo është një sasi e madhe parash për një shtet si Shqipëria, sepse nëse këto para do të kishin qëndruar brenda vendit, mund të ishin përdorur në infrastrukturë, arsimim, apo në lehtësimin e varfërisë tek pjesa e varfër e popullsisë". Ky raport vjen disa ditë pas atij të Transparency International ku Shqipëria renditet e para në rajon për nivelin e korrupsionit. Quo vadis kështu Shqipëria dhe ku shkojnë kështu politikanët e Shqipërisë, kur deri më sot drejtësia shqiptare nuk ka dënuar asnjë peshk të majmë, duke e kthyer korrupsionin në çështje tabu. Kultura e pandëshkueshmërisë është kthyer në sistem duke rrezikuar të ardhmen e demokracisë dhe fatet e vendit ! A duhet të lejojmë që maskarenjtë, dallkaukët, të cilëve gabimisht u kemi dhënë votën tonë të vazhdojnë e të pasurohen, ndërsa mbi 570 mijë pensionistë të jetojnë me minimumin ekzistencial, ndërsa varfëria të jetë kthyer në gangrenë ? Të gjithë ne shqiptarët, kur rrëzuam sistemin, 22 vjet më parë, ëndërruam për një Shqipëri si gjithë Europa, por kjo që po ndodh në Shqipëri është një përçudnim i ëndërrave tona!

21 Dhjetor 2012
Ata gazetarë që punojnë pranë mediave qeveritare ose të oligarkëve dhe sa çelim sytë, nga vilat e tyre lluksoze, na këndellin me kotësira, ndërsa mbyllin sytë përpara realitetit këlthitës - më thoni çfarë janë?

22 Dhjetor 2012
Dje Ridvan Bode, raportit të GFI se në 5 vitet e fundit nga Shqipëria kishin dalë në mënyrë të paligjëshme 1.3 miliardë $, pare e zezë, në vend që të ulte kokën dhe të rrinte sus, sepse ky raport denonconte shkallën e lartë të korrupsionit të zyrtarëve të lartë të administratës publike, pjesë e të cilës është si maxhorancë partia e tij, gjeti të udhës të mbrohej duke sulmuar PS, ku sipas Bodes gjatë qeverisjes të PS nga Shqipëria dilte për çdo vit 1.3 miliardë $ pare e flliqtë! Mos Ridvan Bode kërkon kësisoj që GFI ta lavdërojë dhe votuesit shqiptarë t'i shtrëngojnë duart këtyre hajdutëve të sodit që vjedhkan 1 miliardë Euro në çdo pesë vjet, sepse qënkan më të mirë se ata hajdutët e paskan vjedhur 1 miliardë Euro në çdo vit?!

22 Dhjetor 2012
Sot miqtë dhe shokët lajmëruan ikjen nga kjo botë të njërit prej grevistëve të urisë, 73 vjeçarit Shpëtim Karamuça,26 vjet i burgosur politik, i cili iku nga kjo botë duke u ndjerë i përndjekur edhe në tranzicion. Në intervistën e tij të fundit ai thotë: "Kur isha 4 vjeç më vranë nënën pa gjyq ndërsa babanë ma pushkatuan. Unë bëra 26 vite burg dhe gjithë jetën jam i përndjekur - jam me kancer në laringit, nuk kam mundësi të mjekohem dhe nga greva nuk largohem pa marrë dëmshpërblimin." Në fakt, Shpëtim Karamuça u largua edhe nga greva e urisë edhe nga jeta dhe shtetarët shqiptarë ndofta ndihen të çliruar prej vdekjes së tij tani, por demokracia Shqiptare është e rrezikuar me jetë! Ikja nga kjo botë e Shpëtim Karamuçës, e Lirak Bejkos edhe qindra e qindra të burgosurve të ndërgjegjes pa u dëmshpërbyer as moralisht dhe as materialisht, është aktakuzë në ndërgjegjen e klasës politike, shtetit, qeverisë, elitës të Shqipërisë dhe masmediave!

23 Dhjetor 2012
Të mërkurën ndoqëm tek Top Channel të dy me Skënderin pjesën e parë të dokumentarit të Sokol Ballës "Faik Konica, portreti i një shqiptari". Gazetari i mirënjohur Sokol Balla kishte zgjedhur si shok të udhës për të zbuluar hap pas hapi portretin e Shqiptarit më të famshëm të shekullit XX, Ilir Ikonomin, gazetar i Zëri të Amerikës, i cili është autori i librit "Faik Konica në Washington". Faik Konica shkriu pasurinë për të bërë Shqipërinë, në antitezë të plotë me politikanët sot, të cilët e rrjepin, e zhvatin dhe e shqyejnë Shqipërinë për t'u pasuruar. Dokumentari kishte disa pika kulmore. Njëra prej tyre kur At Liolini dhe një historian amerikan hedhin dritë në figurën e Nolit, "mikun dhe armikun" e Konicës, por kulmi i këtij dokumentari arrin kur teleshikuesi përmes ekranit shkon në Konicë, vendlindjen e Faik Konicës dhe ndalet pikërisht në shtëpinë e tij të lindjes, e cila i ngjan një kështjelle të rrënuar por të mbijetuar, sepse për çudi porta e shtëpisë qendron e bukur dhe stoike sikur posa të jetë ndërtuar. Shtëpia e familjes të Konicës është ndërtuar në prag të pavarësisë të SHBA, pra rreth 1770, ndërsa Faik Konica ka lindur në vitin 1875, pra një shekull nga pavarësia e SHBA. Atë botë Konica ishte shqiptare, e famshme sepse aty kanë lindur Ali Pashë Tepelena e Faik Konica. Në fakt ka lidhje gjaku midis të dyve, por problemi sot nuk është këtu, problemi është tek Kështjella e Faik Konicës, e cila i reziston dhe sfidon fatin, në një mbijetesë tragjike deri sot, në pritje të një shqiptari të ndershëm, i cili në vend që të investojë apo të blejë vila nëpër botë, t'i thërrasë ndërgjegjes e le ta blejë e restaurojë shtëpinë e Faik Konicës, si monument kulture dhe pjesë e trashëgimisë. Ky ishte apeli që bëri Sokol Balla, të cilit duhet t'i bashkohemi të gjithë, sepse Faik Konica është njëri nga Etërit e pavarësisë të Shqipërisë dhe Arkitekti i Shqipërisë Moderne. (Nëse doni ta dëgjoni me veshët tuaj dhe ta shihni me sytë tuaj portën e paprekur të shtëpisë në këto vite rrënim dhe harrim, shiheni dokumentarin e Ballës, i cili transmetohet sot në orën 14:00).


©


BE ME REFUZIMIN E TRETË, NXJERR JASHTË LOJE SI SHKAKTARE KLASËN POLITIKE TË SHQIPËRISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 12.07.2012, 01:41pm

NGA BERISHA DHE RAMA VJEN SHOW POLITIK DHE INFANTILIZËM SHTETFORMUES
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 12.05.2012, 02:44pm

DIKTATURA KA KRYER PATRICID NDAJ BABALLARËVE TË KOMBIT - I KA VRARË, SYRGJYNOSUR, LËNË NË HARRIM E MALLKIM PËR 70 VJET
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Hënë, 11.26.2012, 11:03am
OPINIONI PUBLIK ËSHTË I PAMANIPULUESHËM, MARRË SHKAS NGA INTERVISTA E REXHEP QOSJES TEK TOP CHANNEL
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 11.21.2012, 12:03pm

GORDON JEHONË APELIT TË ZONJËS KLINTON PËR BERISHËN E RAMËN Washingtoni mesazhe politikës. Në interes të kombit shqiptar votimi në Kuvend i ligjeve të kërkuara. Pa asnjë kusht
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 11.14.2012, 02:48pm
Kuvendi i Shqipërisë nuk e mbajti as një minutë heshtje për Lirak Bejkon
DEPUTETËT E KUVENDIT TË SHQIPËRISË JANË LILIPUTË PËRPARA LIRAK BEJKOS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 11.09.2012, 10:31am

E PATOLERUESHME ARROGANCA E SHUMICËS NDAJ KËRKESAVE TË SHBA E BE PËR DIALOG!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Enjte, 10.18.2012, 11:08am
ME PËRKUSHTIM, DY MIQVE TANË, AKADEMIK MARK KRASNIQIT DHE HUMANISTES RITA SALIU
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Djelë, 10.14.2012, 09:33am

200 VJET BURG 22 VJET TRANZICION, TË PASHPËRBLYER, TË PAREHABILITUAR DHE TË MARGJINALIZUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 10.10.2012, 09:18am
PRESIDENTJA JAHJAGA TA LARGOJË RAMUSH TAHIRIN NGA STAFI I SAJ PAS DEKLARATËS SKANDALOZE TË KËTIJ TË FUNDIT SE STRUKTURAT PARALELE JANË LEGJITIME!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Shtunë, 10.06.2012, 12:45pm

HESHTJA KRIMINALE E SHTYPIT DHE MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ GREVISTËVE MOS HARRONI SE INDIFERNCA VRET!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 10.03.2012, 09:25am
 BERATI, QYTETI I ONUFRIT E KODIKËVE PO RILIND ME UNIVERSITETIN E RINga ELIDA BUÇPAPAJ

ZVICRA FITOI ME SHQIPTARË, POR SHQIPTARËT ISHIN FITIMTARË NË ZVICËR!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


AMBASADORI REEKER E LË NË FUND EDI RAMËN DUKE I DHËNË MESAZHE TË QARTA POLITIKËS - OSE KRYENI REFORMAT, OSE IKNI!
Reeker takohet me kryetarin e bashkisë së Kasharit përpara se me liderin e opozitës Rama
Nga ELIDA BUÇPAPAJ<

E Djelë, 09.09.2012, 02:10pm

REPLIKË ME TË GJITHË ATA QË I KONSIDEROJNË LIDERËT SHQIPTARË TË PAGABUESHËM!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 08.17.2012, 09:41am

VIKTIMAT E KOMUNIZMIT, MBETUR PA VARR E DREJTËSI, AKUZOJNË KLASËN POLITIKE SHQIPTARE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 08.15.2012, 09:26am

SHKARKIMI I SHEFIT TË SHISH VEPRIM AUTODESTRUKTIV I SHEFIT TË EKZEKUTIVIT TË SHQIPËRISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 08.10.2012, 10:16am

KA ARDHUR KOHA TË NDËSHKOHET KJO KLASË POLITIKE MIZERABËL!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Martë, 08.07.2012, 11:20am

PO NUK VOTUAN MË 6 GUSHT, ED RAMA « OUTSIDER »- PS DEL NË PENSION
Nga ELIDA BUÇPAPAJ   

E Shtunë, 08.04.2012, 10:08am

MISTER, HESHTJE E PLOT PIKËPYETJE PËR VDEKJEN TRAGJIKE TË ALI PODRIMJES - SALI BERISHA DO TË DUHEJ TË ISHTE NË KONTAKT PREJ TË MARTËS ME PRESIDENTIN HOLLANDE Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Djelë, 07.22.2012, 10:56am

Çdo ditë një temë NËSE PS NUK VOTON MË 6 GUSHT, EDI RAMA BËHET « HARAKIRI Â» Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 07.17.2012, 12:31pm

Çdo ditë një temë
DORËZONI IMUNITETIN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Hënë, 07.16.2012, 09:57am

Çdo ditë një temë
MIMOZA KUSARJA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Çdo ditë një temë JASHTË RRUGAÇËT NGA PARLAMENTI I SHQIPËRISË
-Si mund të tolerojmë që fyhet një nënë shqiptare si « rrugaçe »
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

In Memoriam BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 06.05.2012, 07:34am

SHQIPËRISË I DUHET PRESIDENTI NË MËNYRË EKSPLICITE SIPAS PROFILIT TË JOACHIM GAUCK Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 05.17.2012, 02:07pm

DY FJALË PËR TAKIMIN E MBRËMSHËM TEK OPINION RAMA-FEVZIU ME DESTINACION ILIR METËN

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ESSE PËR KOHËN E PAMJAFTUESHME TË HELENA KADARESË Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 04.10.2012, 11:14am

REPORTAZH NGA STRASBURGU - HYRJA NË NATO MË E RËNDËSISHME SE 1912?!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 04.05.2012, 07:27am

MË 22 MARS, 20 VJET MË PARË KUR RAPORTOJA PËR ZËRIN E AMERIKËS

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Shtunë, 03.24.2012, 08:03am

RASTI DEMJANJUK DHE RASTI UNIK I SHQIPËRISË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 03.20.2012, 10:09am

Larg interesave kombëtare dhe larg interesave të shqiptarëve

SHQIPËRIA ÇFARË PARANOJE, NJË VIT E CA PARA KOHE KA HYRË NË FUSHATË ZGJEDHORE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

PYETJE PËRGJIGJE ME MINISTRIN E JASHTËM SERB VUK JEREMIÇIN

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 03.08.2012, 04:27pm

20 VJET KONFLIKTUALITET PËR PUSHTET - INTERESAT KOMBËTARE TË RREZIKUARA NGA KLASA POLITIKE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 03.05.2012, 01:34pm

Analizë për Marrëveshjen e 24 shkurtit - KOSOVA, E FRUSTRUAR NGA BEOGRADI, THAÇI DHE NGA BE E CILA E TRAJTON SI QYTETARE TË DORËS SË DYTË, DUHET T'IU BESOJË SHBA-ve!

KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME - 21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT

- Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 02.20.2012, 09:41am

NEPOTIZMI OSE KLEPTOKRACIA NË MPJ, PJETËR ARBNORI DHE OPOZITA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 02.09.2012, 06:04pm

Reagim ndaj opinionit të Ardian Vehbiut botuar tek Shekulli dhe ribotuar tek MAPO

NDAL ÇDOLLOJ DIASPOROFOBIE QË KUTËRBON ANTISHQIPTARIZËM! Nga ELIDA BUÇPAPAJ

14 JANAR 2012-ALBIN KURTI OSE RILINDJA E NJË LIDERI DHE VETËVENDOSJES!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KURRË MOS THONI KURRË ZOTËRI TADIÇ!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

(Botuar sot, më 9.01.2012 tek Koha Jone)

KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL OPERA - INSTITUCIONET NË SHQIPËRI NË VEND TË VLERAVE ME TË CILAT IDENTIFIKOHET KOMBI LANCOJNË ANTIVLERAT DHE ANONIMATIN!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Esse

HAVELI, IKONA E LIDERIT ME INTEGRITETI I LE ZHVESHUR POLITIKANËT PA INTEGRITET SHQIPTARË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

LËVIZJA E DHJETORIT ME MANIPULATORË DHE PLOT KONTRAVERSITET

Pluralizmi qe solli Dhjetori 1990, data më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ED RAMA, ALEATI MË LUAJAL I SALI BERISHËS

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Duke shënuar sot përvjetorin e lindjes së themeluesit të shtetit të Kosovës

PA IBRAHIM RUGOVËN

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Ambasadori Naim Malaj keqpërdori funksionin e tij të lartë shtetëror

NJË ÇMIM I DIASPORËS PA DIASPORËN DHE I PËRVETËSUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ

GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU

TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS

Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-

EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA

E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare

EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht

OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

MË NË FUND!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT

Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ

JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ

NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ

HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ

PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

©

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPËRIA, JASHTË NJË PRAKTIKE TË RE DIPLOMATIKE BALLKANIKENga SHABAN MURATI (12.24.2012)
AVENTURAT ANTISHTETËRORE TË POLITIKËS FOLKLORIKE MAQEDONASENga SHKËLZEN LUSHAJ (12.22.2012)
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALENga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.21.2012)
BASHKËQEVE​RISJA NUK ËSHTË ZGJIDHJE E PROBLEMEVE TË SHQIPTARËV​E NË MAL TË ZINga XHELADIN ZENELI (12.21.2012)
NJË VIT VDEKJEPRURËS PËR GAZETARËTNga FRANK SHKRELI (12.21.2012)
ORGANIZATA E KOMBEVE TË BASHKUARA NDERON NËNË TEREZENNga FRANK SHKRELI (12.19.2012)
KOSOVA NË KOHËN KUR NUK ËSHTË VËNË ASNJË GUR THEMELI, PO ZIHET NË ANARKINË E LIBERALIZMIT PLURI-PAR-TITISTNga ISUF B. BAJRAMI (12.18.2012)
SERBIA PO SJELL BLLOKUN USHTARAK RUS NË BALLKANNga SHABAN MURATI (12.17.2012)
Show me puç dhe puçista tek 'Darka e gabuar'ABCNEWS, BERISHA , FRANGAJ, TOPALLI, ZOGAJ ETJ.Nga ELIDA BUÇPAPAJ (12.17.2012)
SENATORI XHON KERRI, NJË MIK I SHQIPTARËVE, KANDIDATI NUMËR NJË PËR TË ZËVËNDËSUAR HILLARI KLINTONINNga FRANK SHKRELI (12.16.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]