E Enjte, 11.21.2019, 04:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 02.03.2013, 10:09am (GMT+1)



Ta duam atdheun aq sa ai është, ta duam as më të madh se është, as më të vogël se është. Më parë se të jenë fjalët e mia, këto janë fjalët e François-Marie Arouet (Voltair), nga vepra e tij "Fjalori filozofik". Filozofi i madh optimist francez i shekullit XVIII është shembull i intelektualit krijues të papajtuar me politikën, i cili mbahet mend si kryqëzues i tiranisë e dogmatizmit dhe për aftësitë e tij të mprehta satirizuese dhe kritike ndaj shoqërisë së kohës.

Pra, thjesht atdhedashuri. Për ne shqiptarët kjo do të thotë ta duam atdheun tonë në të gjithë shtrirjen e tij hapësinore, ta duam atdheun tonë në pesë gjashtë shtetet ku ai ndodhet në vijimësi të pandërprerë gjeografike, në vijimësi të pandërprerë historike prej disa mijëvjeçarësh. Ta duam Republikën e Shqipërisë dhe të mos e duam Republikën e Kosovës, kjo nuk është atdhedashuri. Dhe anasjelltas: Ta duam Republikën e Kosovës dhe të mos e duam Republikën e Shqipërisë, kjo nuk është atdhedashuri. Ta duam Myzeqenë dhe të mos e duam Luginën e Preshevës (Kosovën Lindore), kjo nuk është atdhedashuri. Dhe anasjelltas: ta duam Luginën e Preshevës dhe të mos e duam Myzeqenë, kjo nuk është atdhedashuri. Ta duam Tropojën dhe të mos e duam Bujanocin, kjo nuk është atdhedashuri. Dhe anasjelltas: ta duam Bujanocin dhe të mos e duam Tropojën, kjo nuk është atdhedashuri. Me pak fjalë: Ta duam atdheun tonë në të gjithë hapësirën e tij, në të gjitha nënhapësirat e tij, në të gjitha qytetet dhe fshatrat e tij, pavarësisht se në cilën njësi shtetërore ndodhen sot. Ta duam njëri-tjetrin pavarësisht nëse është shqiptar i Shqipërisë, shqiptar i Kosovës, i Maqedonisë shqiptare (hapësirës shqiptare të Maqedonisë), i Malit të Zi shqiptar (hapësirës shqiptare të Malit të Zi), pavarësisht nëse ai është myzeqar, lab, malësor, dibran, tetovar, kumanovas, ulqinak, preshevar, çam pavarësisht ku ka lindur, pavarësisht ku jeton apo ku ndodhet. Kjo është atdhedashuri. Është atdhedashuri e kulluar, e dlirë, e kthjellët. Është në të mirën tonë dhe në dëmin e askujt.

Atdhedashuri është një term i brumit të mirëfilltë shqip. Duket se është i vetmi term që i shkon fjalorit tonë. I kam dëgjuar në media dhe i kam lexuar shumë nga teorizimet që këto kohët e fundit i bëjnë, kryesisht në Tiranë, të ashtuquajturat mendje të kombit. Këto teorizime janë absolutisht pakaluese, janë frut i mungesës së ndjeshme të dijes në fushën përkatëse. Në vend që ta ndriçojnë një objekt të shenjtë, siç është atdhedashuria, siç është çështja aq e përbërë shqiptare, këta, qoftë nëpër studio, qoftë nëpër tribuna, vetëm sa e errësojnë, e komprometojnë dhe e ndotin këtë objekt. Kjo e bën të domosdoshme që të heqim dorë nga përdorimet fjalëve të huaja (termave ndërkombëtarë), por edhe nga përdorimet e fjalëve tona me parashtesa apo me prapashtesa të huaja. I njëjti term ndërkombëtar, nëse përdoret nga një i huaj çfarëdo, tingëllon shumë më butë dhe shumë më pranueshëm se kur ai është i shqiptuar nga një shqiptar, qoftë në një jubile, qoftë në një përvjetor të thjeshtë, në një festë zyrtare apo private, në një bisedë në një studio, në një kollonë anash faqes së një gazete.

Ta duam atdheun do të thotë të ndërtojmë një raport të drejtë me atdheun. Të jemi bij të tij dhe jo sundues të tij. Të jemi përkushtues ndaj tij, të jemi shërbyes ndaj tij dhe jo ta vëmë atdheun tek këmbët tona. Të mos e shikojmë atdheun si çifligun tonë, që mund t'ia zhveshim malet nga pyjet, mund t'ia gërryejmë shtretërit e lumenjve, që mund t'ia nxjerrim në shitje për gati kurrgjë pasuritë dhe thesaret e tij të dhuruara nga Zoti apo të krijuara nga njeriu në mijëvjeçarë. Ta mendojmë atdheun jo vetëm si atdhe të brezave bashkëkohës, por edhe si atdhe të brezave pasardhës, ta mendojmë atdheun jo vetëm si atdhe të atyre që e banojnë përkohësisht, por edhe si atdhe të atyre që janë detyruar të largohen prej tij dhe ndodhen nëpër botë, duke e mbajtur me bukë shumicën e popullit shqiptar që ndodhet ende në atdhe. Ta duam atdheun do të thotë të rritim mirëqenien e të gjithëve dhe jo vetëm të një grushti të vogël njerëzish.

Të jemi bij të atdheut. Të mos jemi vampirë të atdheut. Hypja në karrike, jetesa me lugë floriri, nuk të jep të drejtë që ta katandisësh atdheun në zhele. Nuk do të thotë ta ndjesh veten gjel dhe atdheun ta ndjesh plehun mbi të cili ti vikat. Të jesh vampir i atdheut do të thotë t'i grumbullosh për vete miliardat dhe të tjerëve, anekënd, t'ua lësh vetëm morrat. Pse sot, pas njëzet vitesh të hapjes ndërmjet shqiptarëve, të hapjes së tyre ndaj botës, nuk ka pasanik që të guxojë ta bëjë transparente pasurinë e tij të vënë në këto njëzet vite? Sepse këta janë vampirë të atdheut dhe nuk janë bij të atdheut.

Paradoksi tjetër është se pikërisht këta, pikërisht vampirët e atdheut, janë ata që bëjnë retorika të mbrapshta se shkrihen krejt për atdheun, për kombin, për shqiptarët. Dhe nuk bëjnë gjë tjetër veçse e komprometojnë çështjen më të shenjtë në botë, çështjen shqiptare.

Duke qenë te kjo pikë e temës sonë, le të kthehemi tek Voltairi (Volteri). Tek fjala Atdheu, ai shkruan: "Një atdhe është i përbërë nga më shumë se një familje; e si rëndom përkrahet familja jote thjesht për dashuri, kur nuk ke një interes të kundërt, kështu thjesht për dashuri përkrahet qyteti yt ose fshati yt që quhet atdhe. Sa më shumë që ky atdhe rritet aq më pak duhet, sepse dashuria e pjesëtuar dobësohet. Është e pamundur që të duhet një familje tepër numerike që sapo e ke njohur.

Kush ka ambicjen të jetë prijës, tribun, udhëheqës, diktator bërtet se e do atdheun, ndërkohë që e do vetëm veten e vet. Secili ka dëshirë të mund të flejë në shtëpinë e tij pa pasur dikush tjetër pushtetin që ta marrë dhe ta çojë të flejë diku tjetër, secili dëshiron të jetë i sigurt për pasurinë e tij dhe për jetën e tij. E kështu, meqë të gjithë kanë të njëjtat interesa, dhe nga interesat e veçanta përbëhet interesi i përgjithshëm: i përkushtohemi republikës, kur në fakt jemi duke iu përkushtuar thjesht vetes sonë."

Në epokën e integrimeve perëndimore, në epokën e integrimeve globale, në epokën që kërkon më shumë se kurrë integrim, dashuri midis njerëzve, për ne shqiptarët është e pamundur ta gjejmë veten në rajon, në kontinent, në botë, pa e gjetur më parë tek njëri-tjetri. Është e pamundur që interesat tona të jenë të përputhshme me të tjerët, pa qenë të përputhshme mes njëri-tjetrit. Është e pamundur të jemi bindës për të tjerët, kur nuk kemi mirëkuptim dhe mirëpajtim, kur nuk kemi dashuri të mjaftueshme për njëri-tjetrin. Është e pamundur që retorikat tona të mos tingëllojnë të zbrazëta, të pabazuara, prandaj të dëmshme për veten tonë dhe të tjerët. Ata që janë kundër çështjes shqiptare, vërtet bëjnë edhe ata retorikë, por retorika e tyre është pjesë gati e papërfillshme e veprimit të tyre. Kështu çëshjen shqiptare e dobësojnë kundërshtarët e çështjes sonë dhe, njëkohësisht, e dobësojmë ne vetë. Prandaj miqtë dhe aleatët na këshillojnë ne të heqim dorë nga retorikat, të shohim punën tonë, ta përparojmë punën tonë, ta realizojmë çështjen tonë në të gjithë përbërësit e saj dhe në tërësinë e saj. Kështu do ta ndihmonim veten tonë, kështu do të na ndihmonin miqtë dhe aleatët, kështu do të na ndihmonte vetë Zoti. Atdhedashuria jonë, atdhetaria shqiptare, në shenjtërinë e saj, është absolutisht e paparagjykueshme, është absolutisht qytetare, është absolutisht e pandalshme drejt triumfit të saj. Siç do të thoshte vetë Voltaire - ajo është qytetare e botës.


©


Përmendore IBRAHIM RUGOVA, VËLLAI YNË, BABAI I KOMBIT TONË
Shkruar më 22 janar 2006
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.21.2013, 08:43am

POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 01.12.2013, 09:57am


HOSSANA, BARJABA!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.07.2013, 10:00am

SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 12.21.2012, 11:35am
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am


Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUҪPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 08.24.2012, 07:48am

NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ

Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS

Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!

 Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)

SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË

Nga SKËNDER BUҪPAPAJ

MIRËNJOHJE AMERIKËS!

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


NJË VIT HARRAKAT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS

Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET MIRËSEARDHËN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA

MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT

Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BISEDIME JO, DIALOG PO

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI

Romani "Imazh" i Zef Mulajt

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË SKEMË PA SENS KRIJUES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THAÇIZMI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

RADHA E RËNIES SË RAISËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ROJA TË SOVRANITETIT

Zotër shtëpie

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KOLLITJET E STALINIT...

...nesër në "tri komunat heroike"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

©


SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ROLI I PRESIDENTIT WOODROW WILSON NË MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË SHQIPËRISËKUJTESA E SHQIPTARËVE TË AMERIKËS - ME RASTIN E PËRVJETORIT TË VDEKJESNga Prof. SAMI REPISHTI (02.03.2013)
QUO VADIS SHQIPËRI?Nga RESHAT KRIPA (02.02.2013)
ANGELA MERKEL - 'NE PO PËRBALLOHEMI ME HISTORINË'Nga FRANK SHKRELI (02.01.2013)
REPUBLIKA ISLAMIKE E IRANIT ARRESTON KORRESPONDENTËT E VOA-s DHE TË BBC-sëNga FRANK SHKRELI (01.30.2013)
PD DHE PS NUK JANË DY PARTI POR DY USHTRI - DHE JANË TË FRIKSHMENga ELIDA BUÇPAPAJ (01.29.2013)
FRYMA E DAVOS-itNga FRANK SHKRELI (01.29.2013)
SINDROMI I ÇALLMXHINJVE TE DERZHAVNI IMAMËT!Nga ISUF BAJRAMI (01.29.2013)
RIDALJA GJEOPOLITIKE E RUSISË NË MESDHENga SHABAN MURATI (01.28.2013)
LUFTA E E PRITSHME BRENDA PARTISË DEMOKRATIKE: JOZEFINA TOPALLI VS LULZIM BASHANga REDAN BUSHATI (01.28.2013)
DOKTRINA HILLARY?Nga DAVID ROHDE, Reuters (01.27.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]