E Djelë, 10.20.2019, 09:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
6 SHKURT 1967, KUR SHQIPËRIA U SHPALL KUNDËR ZOTIT
Nga FRANK SHKRELI

E Enjte, 02.07.2013, 09:12am (GMT+1)



Ishte 6 Shkurti i vitit 1967, kur Enver Hoxha mbajti fjalimin me titull ''Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit'', fjalim ky me të cilin ai filloi luftën kundër ''ideologjisë fetare'' dhe ''zakoneve prapanike'', duke e shpallur me ligj Shqipërinë kundër Zotit, si vendin e parë dhe të vetëm ateist në historinë botërore. Ky veprim i regjimit komunist të Enver Hoxhës do të ishte qesharak -- siç përqeshej ky vendim në median botërore të kohës dhe më vonë -- po të mos ishte për pasojat e rënda që ky vendim i regjimit komunist shqiptar pati mbi shoqërinë shqiptare atëherë -- pasojat e të cilit ndihen ende. Megjithëse shtypjet kundër fesë kishin filluar ç'prej vitit 1945, sidomos kalvari i Kishës Katolike dhe udhëheqsve të saj kishte qenë tepër i egër gjatë dy dekadave pas ardhjes së komunistëve në fuqi. Megjithëse rrethanat dhe numëri i të përndjekurve nga regjimi komunist, shumë prej klerikë katolikë shqiptarë por edhe të dy feve të tjera, mysimanë dhe ortodoksë, u vranë ose vdiqën nën tortura të pa-imagjinueshme nepër burgjet dhe kampet komuniste të regjimit hoxhist, nga viti 1945-1960. Numri i klerikëve të vrarë ose të vdekur nepër burgje e kampe përqëndrimi-- katolikë, myslimanë dhe ortodoksë -- nën torturat më ç'njerëzore gjatë asaj periudhe, ndoshta nuk do të dihet kurrë. Deri më 1950- komunitetet fetare në Shqipëri ishin dobësuar aq shumë nga përndjekjet dhe vrasjet sa që nuk mund të flitej më për ndonjë veprimtari normale të këtyre komuniteteve. Lidhjet me Vatikanin për udhëheqsit e Kishës katolike ishin shpallur kundër ligjit. E gjithë këjo ndërsa në të njëjtën kohë, kushtetuta e Shqipërisë garantonte lirinë e fesë dhe të ndërgjegjes.
Kështuqë në vitin 1967, kur diktatori Hoxha mbajti fjalimin kundër “influencave fetare dhe zakoneve parapanike”, influenca e feve në shoqërinë shqiptare ishte minimale për të mos thënë se nuk ekzistonte fare. Pas fjalimit të Enverit në Shkurt, Majin të vitit 1967, të gjitha kishat dhe xhamitë që ishin ende të hapura, u mbyllën ose u shëmbën, dhe në Nëntor të të njëjtit vit, revista letrare ''Nëntori'', njoftoi se gjithsejt në Shqipëri u mbyllën 2,169 objekte fetare dhe bëri njoftimin absurd se Shqipëria tani ishte bërë zyrtarisht ''shteti i parë ateist në botë.'' Shumica e këtyre objekteve, siç dihet, u shëndërruan në qendra sportive dhe kulturore për edukimin ideologjik të rinisë. Revista Nëntori mburrej në atë kohë duke shkruar për këtë fushatë anti-fetare se partia dhe shoku Enver ia kanë caktuar rinisë revolucionare detyrën e zbatimit të këtij misioni të madh e historik dhe se nën udhëheqjen e ndritur të partisë dhe shokut Enver, Shqipëria është shteti i parë ateist në botë, shkruante revista Nëntori.

Fjalimi i diktatorit Hoxha me 6 Shkurt 1967 ishte si të themi vaj në zjarrin e fushatës së dhunëshme anti-fetare që regjimi enverist po zhvillonte në atë kohë në Shqipëri. Media e atëhershme e kontrolluar nga regjimi komunist, në krye me ''Zërin e Popullit'', e cilësuan dhe e përshëndetën fjalimin e diktatort komunist shqiptar si, ''një dokument historik pragmatik'' dhe si rezultat i drejtë për drejtë i ''revolucionit të tanishëm kulturoro-ideologjik.''

Megjithëse fatkqesisht, Kombet e Bashkuara dhe bota e qytetëruar në atë kohë kishin heshtur dhe pothuaj mbanin qendrime indiferente mbi gjenocidin fetar dhe ndaj shkeljeve flagrante të ligjeve dhe marrveshjeve ndërkombëtare që garantonin liritë bazë të njeriut, përfshirë lirinë fetare, nga ana e regjimit stalinist në Shqipëri -- kishte persona dhe organizata që ndjenin obligime morale dhe fetare dhe të cilat ngritën zërin në mbrojtje të të drejtave fetare dhe lirive bazë të popullit shqiptar.

Diaspora shqiptare në Amerikë ishte një ndër ato që nuk harroi kurrë vuajtjet e bashkombasve të tyre gjatë regjimit komunist dhe përpiqej që në mënyra private dhe publike të njoftonte botën mbi persekutimin e besimtarëve dhe për shkeljen e të drejtave bazë të njeriut në Shqipëri. Më 1985, për të përkujtuar 40-vjetorin e fillimit të persekutimeve fetare në Shqipëri, Qendra Katolike Shqiptare për Informim në Santa Clara të Kalifornisë, nën drejtimin e Z. Gjon Sinishtaj, organizoi një ceremoni përkujtimore me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar për këtë periudhë tragjike të kombit shqiptar. Në atë përkujtim morën pjesë përfaqsues fetarë të diasporës shqiptare, miqë të shqiptarëve nga Amerika dhe kombe të tjera, dhe njëkohësisht autoritete të larta politike amerikane dëguan telegrame solidarizimi me popullin e vuajtur shqiptar.

Në një mesaxh solidarizimi organizuesve, me rastin e përkujtimit të 40-vjetorit të persekutimeve fetare në Shqipëri, Presidenti i atëhershëm amerikan Ronald Reagan shkruante se, ''Për 40-vjetë tani, atdheu i juaj është nën një regjim që kontrollon lirinë dhe besimin. Një masë kritike e lirisë që gëzon një vend, është aftësia e popullit të tij për të praktikuar fenë që ai dëshiron. Por liria e fesë ruhet në zemërat e popullit shiqptar, madje edhe nëqoftse ai nuk është i lirë të praktikojnë këtë të drejtë. Shpirti njerëzor nuk mund të thyhet as nga regjimet më të egëra.'' Si një profetë, ish-presidenti Reagan e përfundon letrën e tij, drejtuar shqiptarëve duke thënë se, ''Ndërsa ju luteni për të afërmit dhe miqët tuaj, të jeni të sigurt se eventualisht të gjitha tiranitë do të rrëzohen dhe se edhe në Shqipëri do të rivendosen liritë e shtrënjta.''

Ndërsa ish-governatori i shtetit të Kalifornisë Xhorxh Deukmejian, në mesaxhin e tij me rastin e 40-vjetorit të përsekutimeve fetare në Shiqpëri u shpreh se, ''Jemi shumë të shqetësuar për ao që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë 40-vjetëve të fundit...Sakrifica personale e klerikëve për fe, liri dhe drejtësi duhet të vlerësohet dhe të mbahet mend. Unë bashkohem me të gjithë popullin e Kalifornisë për të nderuar këta shqiptarë dhe fenë e tyre.''

Solidarizimi me këtë përvjetor nga Departamenti amerikan i Shtetit erdhi në formë të një telegrami nga Ndihmës Sekretari i Shtetit Elliott Abrams , i cili iu drejtua organizuesve të ceremonisë në Santa Klara të kalifornisë me rastin e 40-vjetorit të fillimit të persekutimeve fetare në Shqipëri duke thënë se, “Shqetësimi juaj rreth persekutimeve fetare në Shqipëri është me rëndësi dhe ne e kuptojmë shumë mirë. Çështja e lirisë fetare është njëra prej shqetsimeve më themelore e të drejtave të njeriut. Gjëndja në Shqipëri, vendi i vetëm në botë ku ushtrimi i fesë është praktikisht i ndaluar me ligj – është një njollë e keqe për të gjitha normat e qytetërimit.’’

Me rastin e kujtimit të martirëve të fesë dhe Atdheut më 1985 në Kaliforni, i Përndershmi Baba Rexhebi i Teqesë Bekatshiane në Detroit deklaroi se, “Me këtë rast dëshiroj të përshëndes klerin katolik shqiptar, për të cilin kam respektin dhe admirimin më të madh. Ata pësuan vuajtjet më të mëdha nën përsekutimin komunist për arsye të rezistencës së tyre të fortë. Shumë ipeshkvinjë, priftërinjë murgesha dhe laikë katolikë u ekzekutuan ose vdiqën në burgje dhe kampet e përqëndrimit. Ndër ta kishte patriotë , shkrimtarë e poetë të dalluar të cilët kanë dhënë kontributin e tyre të vlefshëm në rilindjen dhe zhvillimin e kulturës shqiptare‘’. Baba Rexhebi tha gjithashtu me atë rast se, “Edhe kleri ortodoks dhe mysliman shqiptar u persekutua, sidomos pjesëtarë të sektit myslima Bektashi. Së bashku me katolikët, klerikët e sektit Bektashian u prseektuuan ashpër”, shtoi Baba Rexhebi i Teqesë Bektashiane në Detroit të Shteteve të Bashkuara.

Edhe Kancelari i Kishës Ortodokse Shën Gjergji në Boston, i Përndershmi At Arthur Liolin përshëndeti gjithashtu pjesëmarrësit në ceremonitë përkujtimore me rastin e 40-vjetorit të fillimit të përsekutimeve fetare në Shqipëri, mbajtë në Santa Klara të Kalifornisë më 1985, duke thënë se, “Liria e fesë dhe lutja e përbashkët është një prej të drejtave bazë të njeritu, e garantuar nga të gjitha shoqëritë e qytetëruara dhe entet ndërkombëtare në mbarë botën. …..Bashkohemi me besimtarët myslimanë, katolikë dhe ortodoksë shqiptarë, madje edhe me ata që nuk besojnë për të venë në dukje tolerancën unike dhe respektin për njëri tjetrin që populli ynë ka gëzuar me shekuj.”

Megjithë përpjekjet e mëdha dhe masat shtypëse ndaj eliminimit të fesë deri me zhdukjen fizike të klerikëve më të njohur të Shqipërisë, regjimi i Enver Hoxhës, ndonëse edhe me ligj e shpalli Shqipërinë shtetin e parë dhe të vetëm ateist në botë, nuk ia doli të çrrjënjoste ndjenjat e thella të shqiptarëvempër lirinë e fesë dhe liritë e tjera të nejriut, me masa siç ishin mbyllja dhe shëmbja e objekteve fetare, ashtu siç mendonte dhe shpresonte Enver Hoxha më 6 Shkurt 1967.

Nuk besoj se ndonjë popull tjetër të ketë pësuar vuajtje, procese gjyqësore dhe vështirsi më të mëdha se sa populli shqiptar gjatë shekullit të kaluar. Siç ka thënë edhe Papa Gjon Pali i Dytë: “Historia nuk ka parë ndonjëherë ato që kanë ndodhur në Shqipëri”. Nëqoftse nuk mund të bëjmë gjë tjetër, atëherë të pakën t’i kujtojmë këto viktima të pafajshme, të kësaj periudhe tragjike të historisë së Shqipërisë, me shpresë që të mos përsëritën më në ato forma ose ndryshe.


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
XHON KERRI NË KRYE TË DIPLOMACISË AMERIKANENga FRANK SHKRELI (02.06.2013)
ORA PËR MAQEDONINË PO BIE ME SHPEJTËSINga SHKËLZEN LUSHAJ (02.05.2013)
FACEBOOKPOLITIKA“E ardhmja e njerëzimit nuk është evoluimi i teknologjisë, por mënyra e përdorimit të saj.” (Dominique Wolton)Nga ELVIN LUKU (02.05.2013)
NJË PROJEKT I STËRMADH LUNDRIMI GJEOPOLITIK NË BALLKANNga SHABAN MURATI (02.04.2013)
REFLEKSIONE NGA ZHVILLIMI I VEPRIMTARISË ATDHETARE PËR SKËNDERBEUNNga ARTUR VREKAJ, WORCESTER, MA (SHBA) (02.04.2013)
THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUTNga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.03.2013)
ROLI I PRESIDENTIT WOODROW WILSON NË MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË SHQIPËRISËKUJTESA E SHQIPTARËVE TË AMERIKËS - ME RASTIN E PËRVJETORIT TË VDEKJESNga Prof. SAMI REPISHTI (02.03.2013)
QUO VADIS SHQIPËRI?Nga RESHAT KRIPA (02.02.2013)
ANGELA MERKEL - 'NE PO PËRBALLOHEMI ME HISTORINË'Nga FRANK SHKRELI (02.01.2013)
REPUBLIKA ISLAMIKE E IRANIT ARRESTON KORRESPONDENTËT E VOA-s DHE TË BBC-sëNga FRANK SHKRELI (01.30.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]