E Shtunë, 12.07.2019, 05:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
TË PËRNDJEKURIT POLITIKË DHE QËNDRIMI I TYRE NDAJ ZGJEDHJEVE
Nga RESHAT KRIPA

E Mërkurë, 02.20.2013, 11:30am (GMT+1)



Lexova opinionin e zotit Agron Tufa në gazetën “Panorama” të titulluar: “Kriza e kauzës zgjedhore dhe ish-të përndjekurit” dhe dua, në vijim të këtij shkrimi, të paraqes edhe unë opinionin tim në lidhje me çështjet që autori, me të drejtë, ngre në këtë shkrim.

Jam Kryetari i Degës së Tiranës të Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë, shoqatë që, nga numri i anëtarve dhe periudha njëzetedyvjeçare e aktivitetit të saj, mban vendin e parë në Shqipëri, në krahasim me shoqatat e tjera. Lidhur me sa më sipër dua të theksoj se vetëm dega e Tiranës që unë përfaqësoj, ka në gjirin e saj 9572 anëtarë. Kush mund të thotë se kjo është fantazi, le të urdhërojë në zyrat tona dhe do t’i gjejë të gjithë anëtarët e degës sonë të regjistruara në kompjuter. Shoqata jonë është, gjithashtu, anëtare, e vetme, e Shoqatës Ndërkombëtare të të Burgosurve Politikë dhe Viktimave të Komunizmit me qendër në Berlin, ku bëjnë pjesë përfaqësuesit e të përndjekurve politikë të vendeve ish-komuniste të Europës Lindore. Bëra këtë hyrje pak të gjatë për të treguar se opinioni im është ai i të gjithë anëtarve të shoqatës tonë dhe, për këtë, duhet të kihet parasysh nga partitë politike tani në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit.

Një gjë është e qartë, vota e ish-të përndjekurve politikë do të jetë vendimtare për fituesin e zgjedhjeve të ardhme. Dua të theksoj që në fillim se anëtarë të shoqatës tonë janë ata të përndjekur politikë që, duke filluar nga periudha e Luftës së Dytë Botërore dhe deri në fund të vitit 90-të janë pozicionuar në krahun nacionalist të politikës shqiptare dhe këtë pozicion e ruajnë edhe sot. Ndaj edhe shoqata është emërtuar antikomuniste. Në nenin “1” të programit të saj thuhet: Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë është një shoqatë e pavarur. Ajo bashkon në gjrin e saj të gjithë të përndjekurit politikë nga regjimi komunist pa dallim idesh politike, përkatësie kombëtare, gjëndje shoqërore, feje, race, seksi dhe arsimi që janë kundër komunizmit. Ajo është kombëtare, pluraliste, humanitare, politiko-shoqërore.

Sikurse shihet nga ky nen kushti kryesor për të qenë anëtar është antikomunizmi. Ndërsa në nenin “4” thuhet: Shoqata ka për mision të saj fisnik mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të përndjekurve politikë, si dhe të drejtat dhe interesat e ligjshme të vetë shoqatës. Atë nuk mund ta përfaqësojë asnjë subjekt, kushdo qoftë, përveç organeve të saj të zgjedhura nga Kuvendi Kombëtar i Shoqatës. Pikërisht në këto dy nene do të mbështetem edhe unë në shprehjen e opinionit tim. Parimisht për ne, mbështetur në programin e shoqatës, nuk ka pasur preferenca se cilën parti apo koalicion partish do të mbështeste shoqata. Kjo për arsyen e thjeshtë se për shoqatën do të ishte më e preferuara ajo parti apo grupim që do të plotësonte më mirë detyrimet ndaj kësaj shtrese. I shtojmë kësaj edhe qëndrimin ndaj mentalitetit komunist që, siç e theksuam më lart, është një nga synimet kryesore të shoqatës.

Le të analizojmë tani me rradhë se si kanë vepruar ndaj nesh partitë apo grupimet e ndryshme të dala në skakierën politike të vendit tonë.
Po e fillojmë me grupimin e partive të majta me në krye Partinë Socialiste. A ka qenë ndonjëherë antikomuniste kjo parti dhe ky grupim? Asnjëherë. Të gjithë të përndjekurit politikë e kanë parasysh qëndrimin që ka mbajtur ky grupim ndaj tyre në periudhën kur ishin në qeveri (1997-2005). Çfarë e karakterizoi atë periudhë? Pushime masive nga puna, heqje e të drejtave të fituara gjatë viteve të para të ndryshimeve demokratike për arsimimin, punësimin, strehimin e tyre, anullimin e ligjit të lustracionit të miratuar në vitin 1995 dhe si pasojë lirimin nga burgu të ish krerëve të regjimit komunist të dënuar nga gjykatat shqiptare dhe dëmshpërblimin e tyre me shuma maramendëse, miratimin e një ligji qesharak për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë të barabartë me një kafe 50 lekëshe në ditë, ligj që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese, hymnizimin e ngjarjeve apo individëve të regjimit komunist që ishin të njohur për krimet e tyre dhe shumë të tjera. Po pas vitit 2005 kur në krye të Partisë Socialiste erdhi zoti Edi Rama? Ndonse erdhi me shumë bujë duke ia hedhur fajin për gjithçka ish-drejtuesit Fatos Nano, Rama ruajti të njëjtën strukturë të së kaluarës me bllokmenë apo bij bllokmenësh të regjimit të përmbysur. Filloi një fushatë të shfrenuar kundër ish-drejtuesit Fatos Nano, duke ia hedhur të gjithë fajin atij për qeverisjen e keqe dhe duke premtuar një përmbysje të mënyrës së qeverisjes. Cilat ishin pasojat e këtyre premtimeve për të përndjekurit politikë? Me urdhër të kryetarit të tyre deputetët socialistë bojkotuan të gjitha seancat ku miratoheshin ligje në mbrojtje të kësaj shtrese. Le të përmendim këtu Rezolutën në mbështetje të asaj të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës “Për Ndëshkimin e Krimeve të Kryera nga Regjimet Komuniste”, ligji për dëmshpërblimin e tyre dhe amendamenti për përfshirjen në këtë ligj të të pushkatuarve pa gjyq, ligji për lustracionin në Republikën e Shqipërisë dhe ligje të tjera. Vitin që kaloi zoti Rama ndërroi taktikë duke menduar se do të gënjente ish të përndjekurit politikë. Mblodhi rreth vetes një grusht gjoja ish-të përndjekur por që në të vërtetë i përkisnin grupit të falsifikatorëve dhe vjedhësve që regjimi komunist, për t’i dënuar më tepër u kishte shtuar edhe nenin politik të agjitacionit dhe propagandës, apo ata të pamoralshmit që pasi kishin përdhunuar familjarët e tyre për t’i shpëtuar ndëshkimit kishin tentuar për t’u arratisur jashtë shtetit dhe kështu u quajtën të përndjekur politikë si dhe ish-bashkëpuntorët e sigurimit që po i shlyenin borxhin diktaturës. Me këta tipa, që e kishin treguar veten edhe gjatë trazirave të viti 1997 duke u bashkuar me rebelët komunistë, zoti Rama doli me tezën e rishikimit të politikës ndaj të përndjekurve politikë. Me të drejtë zoti Tufa pyet: - Kush ka ndryshuar, ish-të përndjekurit politikë apo Partia Socialiste? Përgjigjen kësaj pyetje ia jap unë. Të përndjekurit e vërtetë politikë nuk ndryshojnë. Ata i qëndrojnë besnik parimeve të tyre. Edhe Partia Socialiste nuk ka ndryshuar. Ajo është po ajo që ka qënë, trashëgimtare e denjë e Partisë së Punës të Shqipërisë, një armike e betuar e të përndjekurve politikë. Është demagogjia e saj që, duke përdorur veglat e mësipërme, kërkon t’u mbush mendjen të përndjekurve se paska ndryshuar. Në rast se një gjë e tillë qenka e vërtetë atëherë përse zoti Rama nuk u kërkon falje më parë të përndjekurve për krimet e kryera nga paraardhësja e partisë që ai drejton, Partia e Punës e Shqipërisë? Ai mund të thotë se nuk më takon mua të kërkoj falje pasi nuk i kam kryer unë apo partia ime ato krime. Po zonja Merkel, kancelare e Gjermanisë mos vallë i kishte kryer vetë krimet e nazistëve kur i kërkoi falje të gjithë hebrenjve dhe viktimave të tjera të nazizmit? Po Papa Gjon Pali i Dytë që kërkoi falje për krimet e kryera nga kisha në kohën e mesjetës? Po zoti Majko, përse nuk kërkon falje që i quajti “plehra” luftëtarët e divizionit 4000 të NATO-s që ranë në luftë për përmbysjen e rendit komunist në Shqipëri? Përse sot e quan aleancën me NATO-n një domosdoshmëri për vendin tonë kur luftëtarët e saj të rënë në kohën e diktaturës i quan “plehra”? Jepni përgjigjen për këto pyetje dhe pastaj keni të drejtë të pretendoni se e keni ndryshuar kursin e partisë suaj. Përsa i përket partisë së zotit Bamir Topi, Fryma e Re Demokratike, opinionin tim për të e kam dhënë qysh gati një muaj më parë më 14 dhe 15 dhjetor 2012 në gazetat “Metropol” Nr. 2856 dhe “55” Nr. 355 ku, midis të tjerave citoja: Dua t’ju pyes, i nderuar zotni, si nuk ju drodh dora kur nënshkruat dekorimin e kriminelëve që kishin çuar në ekzekutimin e martirëve të Spaçit, Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho apo Qafës së Barit, Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli, njëlloj si paraardhësi juaj me dekorimin e vrasësit të poetit Havzi Nela? Si nuk pyetët, të paktën, ndonjerën nga shoqatat e të përndjekurve politik më parë? Ju thoni se i përkisni shtresës së të përndjekurve politikë. Atëherë si i kryet këto veprime? Edhe për këto, po patët kurajo duhet të përgjigjeni. Ndaj edhe zotit Topi dua t’i bëjë të njejtën pyetje: - Përse sot nuk i kërkoni falje familjarëve të martirëve të mësipërm për veprimin tuaj të papërgjegjshëm? Në rast se keni ndryshuar, të paktën këtë gjë duhet ta bëni. Përndryshe do të mbeteni “parti e re me xhaketa të vjetra” dhe ata që e quajnë veten të përndjekur politikë, nuk do të gjejnë strehë në partinë tuaj. Sa për Aleancën Kuq e Zi mendoj se nuk ia vlen fare të shkruaj pasi, me përbërjen që ka, nuk është gjë tjetër veçse një konglomerat ekstremistësh dhe anarshistësh të hedhur poshtë nga të gjitha krahët e politikës shqiptare. Lidhur me demagogjinë e tyre mbi Shqipërinë e Madhe ose Etnike, do të doja t’iu thoja se janë kujtuar shumë vonë. Ideatorët e vërtetë të asaj lëvizje kanë qenë nacionalistët e vërtetë shqiptar që edhe jetën e dhanë në shërbim të kësaj çështje dhe ata që ende kanë mbetur gjallë i kanë gjetur forcat politike ku do të mbështeten Tani le të kthehemi tek forca më e madhe politike e së djathtës shqiptare, Partia Demokratike dhe koalicioni i saj. A i ka kryer kjo forcë detyrimet ndaj shtresës së të përndjekurve politikë? Po të përndjekurit politikë a janë të gjithë me këtë forcë? Le t’i shtjellojmë këto dy pyetje: Me ndryshimet demokratike, pas vitit 1991, të përndjekurit politikë u hodhën në masën mbi 90% me Partinë Demokratike dhe kjo ishte e kuptueshme. Ajo ishte forca e parë politike që doli me flamurin e demokracisë. Për të thënë të vërtetën, në periudhën e parë të qeverisjes së saj, u bënë shumë përpjekje dhe u miratuan shumë ligje në përkrahje të kësaj shtrese. Mjafton të përmenim arsimimin, punësimin, strehimin e të tjera. Në ato vite nuk merrej asnjë vendim pa miratimin e Shoqatës së të Përndjekurve Politikë. Por të gjitha këto u përmbysën me marrjen e pushtetit nga socialistët në vitin e zi 1997.

Le të kthehemi tani pas marrjes së pushtetit, në vitin 2005, nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj. Nëqoftëse do ta krahasojmë me periudhën e qeverisë socialiste, diferenca është e madhe. Ky koalicion mbetet gjithmonë shumë më afër të përndjekurve se sa koalicioni i majtë. Por po ta krahasojmë me qeverisjen demokrate të viteve 1992-1997, do të shohim se ka diferenca dhe këto bien në sy në të gjitha sferat e jetës. Një gjë e tillë ka bërë që një pjesë e të përndjekurve politikë, që dikur ishin plotësisht me të, ta shohin me dyshim qeverisjen e demokratëve. Një gjë e tillë duhet t’i alarmojë drejtuesit e Partisë Demokratike dhe në mënyrë të veçantë drejtuesin e saj, zotin Sali Berisha. Detyrimisht diçka duhet ndryshuar në trajtimin e çështjeve të të përndjekurve politikë në rast se duan të kenë mbështetjen e tyre të plotë. E theksoj edhe një herë se kjo mbështetje do të jetë vendimtare në fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit.

Le të analizojmë me rradhë se cilat janë pikat kryesore ku duhet të mbështet Partia Demokratike në parg të zgjedhjeve: 1. Likujdimi deri në qershor i dy kësteve të dëmshpërblimit dhe fillimi i këstit të tretë. 2. Likujdimi në total i atyre që jetojnë ende. Sipas llogarive tona duke marrë parasysh se sipas të dhënave të Ministrisë së Financave numri i atyre që jetojnë është 2400 vetë dhe duke zbritur dy këste që janë likujduar, atëherë për të likujduar gjashtë këstet e tjera nuk duhen më shumë se 75 milion euro, shumë që na duket plotësisht e përballueshme nga buxheti i shtetit. 3. Fillimi i dëmshpërblimit për të internuarit e periudhës 1945-1954 4. Miratimi në seancë plenare i amendamentit të KM, miratuar edhe nga komisionet parlamentare që parashikon zgjatjen e afatit të dorëzimit të dokumentave, heqjen e nenit që
ndalon dhënien e dëmshpërblimit personave të dënuar gjoja për “terrorizëm” e të tjera. 5. Fillimi i zbatimit të gjithë pikave të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë të vitit 2006 “Mbi Ndëshkimin e Krimeve të Kryera nga Regjimi Komunist në Shqipëri” ku përfshihen: a. Heqjen e të gjitha dekoratave, titujve dhe urdhërave akorduar diktatorit Enver Hoxha. b. Rishikimin e datave simbol të sistemit komunist c. Bërjen publike të dokumentave që dëshmojnë krimet e regjimit komunist d. Bërjen e ligjit të ri të lustracionit e. Përmbushja e detyrimeve ligjore për integrimin, arsimimin, punësimin, strehimin dhe dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë. f. Ngritja e memorialit në nderim të shqiptarëve të rënë në luftën kundër regjimit totalitar, vendosur edhe nga Kuvendi i Shqipërisë qysh në janar të vitit 2009. g. Hapja e muzeumeve dhe kthimi në muze i burgjeve dhe kampeve politike. h. Organizimi i një konference kombëtare me pjesmarrjen e përfaqësuesve të parlamentit, qeverisë, partive politike, shoqatave të të persekutuarve, akademikëve, historianëve si dhe ekspertëve të OJQ-ve, për krimet e kryera nga regjimi totalitar komunist. Përveç pikave të rezolutës së mësipërme nga Partia Demokratike duhet të ketë parasysh që shoqatave të të përndjekurve politikë t’u jepet e drejta e një numri të caktuar deputetësh të propozuar prej tyre, emërimit në organet qëndrore të shtetit shqiptar të një numri ish-të burgosurish politikë që jetojnë ende. Kjo gjë pasi, praktikisht sot, përveç presidencës që ka një këshilltar të burgosur politik, as Kuvendi, as Kryeminstria, as shumica e Ministrive, as Prokuroria e Përgjithëshme, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë e të tjera nuk e kanë në organet drejtuese një të tillë, gjë që nuk i nderon.

Është e vërtetë që në Kuvendin e Shqipërisë ka disa deputetë me prejardhje nga kjo shtresë por, për fat të keq, zëri i tyre është ndier fare pak në mbrojtje të saj, madje as që i kemi parë ndonjëherë në dyert e shoqatës tonë që, njëkohësisht, është edhe e tyre. Këto janë pikat ku duhet të mbështetet Partia Demokratike në programin e saj elektoral. Mbështes propozimin e bërë nga zoti Tufa për një marrëveshje midis Qeverisë dhe shoqatave të të përndjekurve politikë, të ngjashme me atë të lidhur para zgjedhjeve të 22 marsit 1992 midis ish-Presidentit Berisha dhe ish-Kryetarit të Shoqatës së të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, zotit Osman Kazazi. Një marrëveshje e tillë do të ishte një stimul i lartë për tërheqjen e kësaj shtrese të përvuajtur pas vetes. A do ta kryejë Partia Demokratike dhe aleatët e saj një gjë të tillë. Kjo varet nga vullneti i saj. Ne shpresojmë. Njëkohësisht iu themi se të përndjekurit e vërtetë politikë nuk shkojnë kurrë majtas. E keqja më e madhe që mund të ndodhë është se ata mund të mos dalin fare në votim. Një gjë e tillë nuk është në favorin e Partisë Demokratike dhe aleatëve tësaj Ne jemi në pritje.


RESHAT KRIPA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VDEKJA E AMBASADORIT TË NDËRGJEGJES - MBËSHTETËS I FORTË I NDËRHYRJES SË NATO-S NË KOSOVËNga FRANK SHKRELI (02.20.2013)
NUK KA FESTË NË MINESOTA!...-Duke medituar në 5-vjetorin e Ditëpavarësisë së Kosovës-Nga SHEFQET MEKO (02.19.2013)
5 VJETORI I KOSOVËS PA FLAMUJ KUQ E ZI E PA EUFORINga ELIDA BUÇPAPAJ (02.18.2013)
ÇFARË ËSHTË THYER NË RAPORTET SHQIPËRI-SHBA?Nga SHABAN MURATI (02.18.2013)
JEHONA AMERIKANE ME RASTIN E 5-VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËSNga FRANK SHKRELI (02.17.2013)
E DREJTA E VOTËS - E DREJTË E DHËNË NGA PERËNDIANga BARACK OBAMA (02.15.2013)
Me rastin e 5 Vjetorit të PavarësisëASAMBLISTI MARK GJONAJ - REZOLUTË PËR KOSOVËNNga FRANK SHKRELI (02.15.2013)
POLITIKA DHE DIPLOMACIA SHQIPTARE BARAZ ME NEPOTIZËM E BARONIZËM - RASTI CEKA DHE JO VETËM AQNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.13.2013)
SHBA DUHET TË PËRQAFOJË NJË AXHENDË RRITJEJENga LAWRENCE SUMMERS, Reuters (02.13.2013)
BOTA REAGON NDAJ DORËHEQJES SË PAPA BENEDIKTIT XVINga FRANK SHKRELI (02.13.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]