E Premte, 11.15.2019, 06:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 02.27.2013, 02:54pm (GMT+1)



I pyetur më 2001 nga një media e Tiranës se a mendoj që në Shqipëri atëherë mund të bëheshin zgjedhje të lira, të ndershme, demokratike, unë jam përgjigjur se mafia nuk mund të bëjë as zgjedhje të lira, as zgjedhje të ndershme, as zgjedhje demokratike, mafia nuk mund të bëjë fare zgjedhje, mafia mund të bëjë vetëm farsë zgjedhore, mafia mund të bëjë vetëm mashtrim zgjedhor.
Medet për të, klasa politike e Shqipërisë, pa folur për periudhën para 2001, nuk e ka përgënjeshtruar ndonjëherë as gjatë këtyre 12 viteve të mëvonshme përcaktimin e mësipërm, përkundrazi vetëm sa e ka përforcuar bindjen time dhe bindjen e gjithkujt tjetër që i shikon me sytë e realitetit zgjedhjet në Shqipëri dhe të gjitha dukuritë që burojnë nga ato zgjedhje.

Nga njohësit e saj, mafia përshkruhet si një sistem i mbivendosjes së më të fortëve ndaj më të dobtëve. Bosi më i fortë kryeson kupolën e klanit, klani më i fortë kryeson kupolën e mafias përkatëse rajonale, mafia më e fortë rajonale kryeson mafiat më të gjera në shkallë vendi apo në shkallë ndërkombëtare. Ligjin e bën më i forti dhe pasojat i vuan më i dobëti. Meritat i merr më i forti dhe fajet i merr më i dobëti. Kurorat i merr më i forti dhe gjembat i merr më i dobëti. Të gjitha përplasjet, të gjitha marrëveshjet, të gjitha grindjet, të gjitha pajtimet bëhen për hapësira në terren dhe për hapësira në fusha të veprimtarisë - si politikë, ekonomi, trafiqe, kontrabanda, korrupsion. Për mbarëvajtjen e punëve të saj, mafia ka ritualet, kodet, rregullat, instancat. Në dukje xhungla të karakterizuara nga kaosi, nga anarshia, në të vërtetë, nga brenda mafiat karakterizohen dhe shquhen nga organizimi i përkryer, nga disiplina e hekurt, nga profesionizmi i lartë. Prej këndej mafia edhe ka marrë emërtimin tjetër: krim i organizuar. Armiku kryesor i mafias është shteti ligjor, është ligji, prandaj ajo synon që ta bëjë të pamundur funksionimin e ligjit, ta shdërrojë shtetin në një realitet iluzor, ta shndërrojë ligjin në një realitet iluzor, t'i bëjë njerëzit që, në skenat me iluzionistë, të mos iu besojnë syve të tyre, por t'iu besojnë asaj që iu servirin iluzionistët me ekipet e tyre dhe me rekuizitat e tyre.

Në vend që ta forcojë, konsolidojë dhe përkryejë institucionin e zgjedhjeve, si institucionin e vetëm ku populli ushtron sovranitetin e tij drejtpërdrejt nëpërmjet votës së tij të lirë, klasa politike e Shqipërisë ka bërë gjithçka për ta dobësuar këtë institucion, për ta komprometuar, për ta manipuluar, për ta shpërfytyuar dhe çoroditur, nga një palë zgjedhje tek të tjerat. Kështu institucioni i zgjedhjeve në Shqipëri është shndërruar në arenën më të madhe e më të sofistikuar ku klasa politike ka ushtruar profesionin e saj të iluzionistes mafioze, i vetmi profesionizëm të cilin ajo e ka përfituar në këto vite të të ashtuquajturit pluralizëm politik.

Pikërisht më 2001, zgjedhjet në Shqipëri prodhonin një rezultat thellësisht të shtrembëruar, prodhonin edhe një dukuri monstër, siç ishte dukuria "Dushku", ku nga një fshat i vetëm prodhoheshin 13 deputetë. Kjo realizohej falë ligjit zgjedhor mazhoritar me korrigjim proporcional, i cili favorizonte partinë kryesore, duke grabitur në mënyrë të përbindshme votat e partive të tjera. Ky ligj zgjedhor do t'i shndërrohej të njëjtës parti në bumerang katër vjet më vonë, më 2005, nëpërmjet dukurisë "SuperDushku". Një tjetër truk iluzionist më 2009 do të prodhonte përsëri zgjedhje të diskutueshme.

Nga zgjedhjet qendrore tek ato lokale, deri edhe sot e kësaj dite, ka vazhduar dukuria e regjistrave të banorëve, dukuria e listave zgjedhore, dukuria e mbushjes masive të kutive, dukuria e hedhjes së fletëve të votimit nëpër kuti edhe nga ata që njëkohësisht ndodheshin në Alaskë, edhe nga ata që njëkohësisht ndodheshin në Australi apo në Zelandën e Re, dukuria e hedhjes së fletëve të votimit në kuti edhe nga ata që kishin ndërruar jetë prej dhjetëra vitesh tashmë, dukuria e votimit disa herë brenda të njëjtës ditë nëpër qendra të ndryshme votimi. Për të përmbysur realitetin e votës, klasa politike ka përdorur shërbimet shtetërore të informimit dhe të rendit, ka përdorur administratat shtetërore qendrore dhe lokale, ka përdorur hordhitë e militantëve, ka përdorur deri grupet kriminale më famëkeqe, ka përdorur autoritetin dhe ndikimin deri tek bosëve më të famshëm të krimit.

Shiblerja e drejtpërdrejtë apo e tërthortë e votave, nëpërmjet parave të thata në dorë, nëpërmjet punësimeve të familjarëve, nëpër dhënies së vizave për jashtë shtetit, nëpërmjet dhënies së favoreve apo premtimeve të favoreve, ka qenë dhe mbetet një nga dukuritë e shtrembërimit të realitetit të votës gjatë gjithë këtyre viteve. Tregu i shitblerjes bëhet më fitimprurësi duke përfshirë në vertikalen dhe horizontalen e tij komisionet dhe komisionerët nga instancat më të larta deri tek ato më të ulëtat.

Klima që i ka karakterizuar zgjedhjet deri sot ka qenë gjithnjë mbytëse për elektoratin, ka qenë frikësuese, e mbushur me shantazhe, me sulme, kundërsulme, sharje, me shtim galopant të krimit, sidomos të krimit makabër, ka qenë mediatizimi ekstrem i kësaj klime, kanë qenë tonet e larta, thirrjet mbi thirrje, britmat mbi britma, skenat ngjethëse në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, çjerrjet në konferencat e shtypit, shkëmbimet e sarkazmave mes zëdhënëseve të haremeve partiake dhe qeveritare, shpërndarja nëpërmjet ekranave të vegjë e duhmave të alkoolit, duhmave të parfumeve, shfryrjet e gogësimave nga gojët e hapura të politikanëve drejt e në fytyrën e publikut të tulatur e të nemitur.

Elektoratit në Shqipëria asnjëherë nuk i është mundësuar të dijë se për kë po voton, të dijë se kë ka sjellë në pushtet nëpërmjet daljes së tij tek kutia e votimit, nuk e di se çfarë lidhjesh kanë pasur me Sigurimin e Shtetit, me strukturat e spiunazhit brenda Partisë së Punës së Shqipërisë, çfarë lidhjesh kanë pasur me shërbimet e huaja antishqiptare, çfarë lidhjesh kanë pasur e kanë me botën e krimit të periudhës së tranzicionit drejtuesit e zgjedhur apo të emëruar gjatë këtij tranzicioni. Kundërshtimi i elektoratit shqiptar ndaj kësaj dikurie është bërë gjithnjë e më pasiv, duke parapëlqyer të rrijë në shtëpi, duke pranuar që të qeveriset jo nga më të mirët e më të mirëve, pora nga më të këqijtë e më të këqijve.

Në qoftë se në Shqipëri do të arrihet që votuesi të hedhë fletën e tij të votimit në mënyrë krejtësisht të pandërmjetësuar nga frika apo nga trysnia e kujtdo, në qoftë se kjo votë e tij do të numërohet, në qoftë se ajo do të shkojë në adresën e koalicionit apo partisë për të cilën ai ka votuar, në qoftë se të gjithë votuesit do t'iu binden vetëm urdhërave të ndërgjegjes së tyre, në qoftë se kjo bindje e çdo votuesi do të zbatohet pikë për pikë në rezultatin zgjedhor atëherë do të kemi realizuar zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike, atëherë do t'ia kemi siguruar Shqipërisë institucionin e zgjedhjeve, atëherë do të kemi siguruar institucione të dala nga vota e popullit, atëherë do të kemi institucione që mund të flasin në emër të sovranit, pra në emër të popullit.

Në qoftë se votuesi do të marrë zemër që të dalë masivisht në votime, të hedhë fletën e tij të votimit për të përzënë nga ekranet e vegjël të përditshëm e të përnatshëm të buhaviturit nga viagrat, të nxirët nga injeksionet apo tymosjet, të çakërqejfurit a të çakërdisurit nga pushteti i gjithanshëm, të krekosurit nga plotfuqia, të pëlciturit nga vetëkënaqësia, pra, në qoftë se votuesi do të gjejë guximin të çlirohet nga tranzicioni, atëherë do të kemi një rezultat të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike, një shtet, një shoqëri të shanseve të reja, një shtet dhe shoqëri të shpranguar në vullnetin e tyre për t'i kundërshtuar mafiat.

Duke folur në emër të sovranit, shumicat e derisotme, në të vërtetë vetëm sa kanë keqpërdorur, nëpërkëmbur, shkelur dhe poshtëruar emrin e sovranit, nderin e sovranit, fytyrën e sovranit, dinjitetin e sovranit, vetëm sa kanë uzurpuar institucionin e sovranit, kanë bërë vetë sovranin, ndërsa sovranin e kanë dëndur me iluzionin e lirisë, demokracisë, fanarit evropian dhe perëndimor, sa për t'ia pasur zili gjithë bota. Në të vërtetë, mafias iluzioniste të Shqipërisë, sidomos për lehtësinë e pashembullt me të cilën ka realizuar qëllimet e saj, është për t'ia pasur zili edhe vetë i famshmi Copperfield, iluzionisti deri sot me suksesin më të madh komercial, me një rekord të paarritshëm Gines, me çmime të panumërta ndërkombëtare nga industria argëtuese.


©


SI E HUMBI KRYETARI I PD SHANSIN PËR TË PASUR FLAMURIN E INTEGRIMIT EVROPIAN FLAMUR TË FUSHATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 02.03.2013, 10:09am
Përmendore IBRAHIM RUGOVA, VËLLAI YNË, BABAI I KOMBIT TONË
Shkruar më 22 janar 2006
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.21.2013, 08:43am

POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 01.12.2013, 09:57am


HOSSANA, BARJABA!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.07.2013, 10:00am

SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 12.21.2012, 11:35am
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am


Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUҪPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 08.24.2012, 07:48am

NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ

Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS

Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!

 Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)

SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË

Nga SKËNDER BUҪPAPAJ

MIRËNJOHJE AMERIKËS!

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


NJË VIT HARRAKAT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS

Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET MIRËSEARDHËN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA

MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT

Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BISEDIME JO, DIALOG PO

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI

Romani "Imazh" i Zef Mulajt

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË SKEMË PA SENS KRIJUES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THAÇIZMI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

RADHA E RËNIES SË RAISËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ROJA TË SOVRANITETIT

Zotër shtëpie

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KOLLITJET E STALINIT...

...nesër në "tri komunat heroike"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

©

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
OKB-EJA DHE TË DREJTAT E NJERIUT -- VEPRA E JO FJALË!Nga FRANK SHKRELI (02.26.2013)
ZGJEDHJET NË ITALI DHE KRAHASIMI ME 23 QERSHORIN – NË SHQIPËRI MUNGON NJË GRILLONga ELIDA BUÇPAPAJ (02.26.2013)
A DUHET NDJEKUR SHEMBULLI I RUSISËNga SHABAN MURATI (02.25.2013)
PARAPOLITIKANËT MAQEDONAS NUK E MERITOJNË TIMONINNga SHKËLZEN LUSHAJ, Zv/kryeredaktor i gazettes “Zhurnal Plus”, SHKUP (02.24.2013)
HUMBËSIT E ZGJEDHJEVE NË ITALI TASHMË DIHENNga ANATOL KALETSKY, Reuters (02.23.2013)
JOHN KERRY: NDIHMAT AMERIKANE NUK JANË LËMOSHËNga FRANK SHKRELI (02.22.2013)
TË PËRNDJEKURIT POLITIKË DHE QËNDRIMI I TYRE NDAJ ZGJEDHJEVENga RESHAT KRIPA (02.20.2013)
VDEKJA E AMBASADORIT TË NDËRGJEGJES - MBËSHTETËS I FORTË I NDËRHYRJES SË NATO-S NË KOSOVËNga FRANK SHKRELI (02.20.2013)
NUK KA FESTË NË MINESOTA!...-Duke medituar në 5-vjetorin e Ditëpavarësisë së Kosovës-Nga SHEFQET MEKO (02.19.2013)
5 VJETORI I KOSOVËS PA FLAMUJ KUQ E ZI E PA EUFORINga ELIDA BUÇPAPAJ (02.18.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]