E Djelë, 12.08.2019, 07:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
JOHN KERRY: NDIHMAT AMERIKANE NUK JANË LËMOSHË
Nga FRANK SHKRELI

E Premte, 02.22.2013, 07:19am (GMT+1)



Sekretari i ri amerikan i Shtetit, John Kerry mbajti të mërkurën fjalimin e tij të parë me rëndësi si kryediplomati amerikan , në Universitetin Virxhinia -- një universitet publik i themeluar nga Thomas Jefferson, njëri prej baballarëve të kombit amerikan dhe Sekretari i parë amerikan i Shtetit, i cili, tha Kerry, e themeloi këtë universitet, sipas Jeffersonit, të bazuar në "lirinë e pakufizuar të mendjes së njeriut''. Departmenti i Shtetit njoftoi se ky fjalim ishte i pari i një seri fjalimesh që Sekretari Kerry pritet të mbajë me qëllim që nga koha në kohë t'i raportojë popullit amerikan mbi diskutimet që ai do të ketë jashtë vendit me udhëheqës të vendeve të ndryshëme si edhe mbi efektin që ato diskutime mund të kenë në ekonominë dhe mbi gjëndjen e përgjithshme mbrenda vendit.
Zoti Kerry zgjodhi këtë universitet për të komunikuar drejtë për drejtë me popullin amerikan mbi ato që ai tha se janë vlerat e investimeve të Presidentit Obama në një politikë të jashtme të fortë. Thelbi i mesazhit të Sekretarit amerikan të Shtetit ishte se një investim i vogël në fushën e politikës së jashtme dhe të diplomacisë amerikane sjellë përfitime të mëdha në ekonominë dhe sigurinë e këtij vendi dhe se bizneset dhe qytetarët amerikanë duhet të jenë pjesëmarrës në debatin e vazhdueshëm në lidhje me prioritetet buxhetore të vendit.

Zoti Kerry tha se kishte shkuar aty për të nënvijuar faktin se në botën e sotëme globale, ''nuk ka asgjë të jashtme në lidhje me politikën e jashtme'', dhe shtoi se ''vendimet që ne marrim në këtë vend, afektojnë jo vetëm situatat ndërkombëtare, por ato në të njëjtën kohë, shkaktojnë edhe rrjedha të ndryshme brenda vendit tonë.'' Sikurë tha se çdo gjë kishte të bënte me ekonominë, ai shtoi se politika e jashtme është një factor i rëndësishëm pasi afekton edhe jetën tonë të përditshme. Këjo politikë, sipas John Kerry, "është e rëndësishme jo vetëm në kuptimin e kërcënimeve me të cilat përballemi, por edhe për produket që blejmë, për mallërat që shesim, si dhe për mundësitë që ne ofrojmë për një rritje dhe gjallëri ekonomike." Thomas Xhefersoni, tha Sekretari Kerry, ia dinte rëndësinë rolit që ekonomia luan në marrëdhënjet ndërkombëtre, pasi ai si Sekretar i parë i Shtetit të ri amerikan, vendosi të shtonte numërin e konsullatave të Amerikës anë e mabë botës, pikërisht për promovimin e tregëtisë.

Në fjalimin e tij ai tha se ekonomia dhe tregëtia janë me shumë rëndësi, por nuk janë të vetmit faktorë në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke thënë se, ''Ne vlerësojmë të drejtat e njeriut dhe duhet që të nënvijojmë punën e mirë që Amerika ka bërë në këtë fushë, të vetdijshëm se promovimi më i efektshëm i të drejtave universal bazë për të gjithë njerëzit, nuk bëhet nga ndonjë podium ose nga Washingtoni, por në frontin e punës të vendeve ku mohohen liritë bazë dhe dinjiteti njerëzor.'' Ai foli për programe ndihmash amerikane për vende të ndryshme, përfshirë programet për përmirësimin e shëndetit në botë, të ushqimeve, për promovimin e arsimit nepërmjet shkëmbimeve të programit Fulbright dhe programet që nxisin barazinë gjinore, duke thënë se, "vendet që jetojnë në paqë paqë dhe janë më të begata, janë ekzaktërisht ato vende ku gratë dhe vajzat gëzojnë të drejtat e barabarta.''

Në fjalimin e tij në universitetin Virxhinia, Sekretari Kerry—duke mbrojtur këto ndihma kundër kritkave të mbrendshme -- tha se ndihmat amerikane për vendet e huaja, "nuk janë lëmoshë". ''Ato janë'', shtoi ai, '' një investim në një Amerikë më të fortë dhe në një botë më të lirë”.

Për t'ia bërë punën më të lehtë si kryediplomatit amerikan, Zoti Kerry i bëri thirrje Kongresit amerikan që të zgjidhë sa më shpejtë krizën buxhetore dhe fiskale të këtij, duke thënë se, "ne nuk mund të jemi të fortë në botë, nëqoftse nuk jemi të fortë në punët e mbrendshme tonat.'' Ai u ankua në lidhje me mosmarrveshjet buxhetore midis palëve në Kongres duke thënë se, ''se është vështirë t'i themi udhëheqsve të cilit do vend qoftë, se ata duhet të zgjidhin problemet e tyre ekonomike, nëqoftse ne nuk i zgjidhim problemet tona buxhetore e financiare.''

Ai tha se Amerika nuk është një vend i veçantë vetëm e vetëm se ne themi se është i tillë. Jo, shtoi ai, "Amerika është e veçantë për veprat e veçanta që ka bërë gjatë historisë", duke përmendur Planin Marshall që nxorri Evropën Perëndimore nga greminat e Luftës së dytë Botërore, duke shtuar se ish-Sekretari i Shtetit George Marshall, ''e dinte mirë se nuk mund të kishte stabilitet politik pa një ripërtritje ekonomike”, në Evropën e shkatërruar nga lufta. Ai e dinte se Amerika e kishte detyrim të ndihmonte Evropën e pa luftës, për ta rindërtuar dhe për ta modernizuar atë, duke i dhënë një shtytje për të cilën kishte nevojë që të bëhej ortakja tregtare e fuqishme dhe paqësore, që është sot", shtoi kryediplomati amerikan.

Duke folur për ''veçantinë'' e Amerikës, Zoti Kerry u tha të pranishëmve në universitetin Virginia se, ''kur tragjedia ose terrori goditë ndonjërin nga fqinjtë tonë kudo në botë, qoftë nga dora e njeriut qoftë nga dora e Zotit, shumë vende ndihmojnë, por është Amerika ajo nga e cila të gjithë presin që të ndihmojë".

Ai përfundoi duke thënë se Shtetet e Bashkuara, ''do të vazhdojnë të udhëheqin si një vend i pazevëndsueshëm, jo se pse ne e kërkojmë këtë rol, por për arsye se bota ka nevojë që ne të luajmë këtë rol. Jo si një alternativë, por si një detyrim. Jo se ne e konsiderojmë këtë si një barrë, por se pse e dimë se është një privilegj.'' Këjo shtoi ai është veçantia e Amerikës, një cilësi, tha ai, që do ta marr me vete, në emër të popullit amerikan, kudo që do të udhëtoj nepër botë...një sens përgjegjësie që duhet të zbatohet në parandalimin e tragjedive, në forcimin e aleancave, në krijimin e tregjeve, në promovimin e të drejtave të njeriut dhe në mbrojtjen e vlerave tona”, anë e mbanë botës.

Sekretari Kerry i bëri këto komente para se të niset të Djelën për udhëtimin e tij të pare jashtë vendit si kryediplomati i Shteteve të Bashkuara, duke filluar me vizitën në Britaninë e Madhe, pastaj në Gjermani, Francë, Itali, Turqi, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkaura Arabe dhe më në fund në Katar. Sipas njoftimit të Departmentit të Shtetit, Zoti Kerry do të bisedojë me zyrtarët më të lartë të këtyre vendeve për çështje të interesit të përbashkët, dhe për probleme globale. Bisedimet do të përfshijnë edhe krizat botërore, si gjëndjën në Siri dhe gjetjen e mënyrave për t'i dhënë fund kësaj krize të përmasave njerëzore në atë vend, si dhe përpjekjet ndërkombëtare për të ndihmuar shtetin afrikan Mali në luftën kundër terroristëve islamikë dhe koordinimin e politikave për një numër çështjesh rajonale dhe ndërkombëtare.

Megithëse është heret, ekspertët thonë se pritet që Sekretari Kerry, gjatë mandatit të tij si kryediplomati i Shteteve të Bashkuara, të përqëndrohet mbi çështje që kanë të bëjnë me Evropën (përfshirë Ballkanin) dhe Azinë, por edhe me mbrojtjen e ambijentit, zhvillimin ekonomik të kontinentit afrikan dhe me luftën kundër rrezikut që i kanoset njerëzimit nga terrorizmi ndërkombëtar – çështje këto të cilave ai u kushtonte një vëmendje të posaçme gjatë shërbimit të tij të gjatë në Senatin amerikan. Ekspertët thonë gjithashtu se duke qenë se Sekretari i Shtetit zbaton politikën e jashtme të Presidentit, nuk pritet që substanca e politikës së jashtme të Washingtonit të ndryshojë nën mandatin e Sekretari Kerry në krahasim me paraadhësen e tij Hillary Clinton – ndoshta nga stili por ja nga përmbajtja.


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry duke folur në Universitetin Virginia

Statuja e Thomas Jeffersonit në Universitetin Virginia

Pamje nga Universiteti Virginia


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË PËRNDJEKURIT POLITIKË DHE QËNDRIMI I TYRE NDAJ ZGJEDHJEVENga RESHAT KRIPA (02.20.2013)
VDEKJA E AMBASADORIT TË NDËRGJEGJES - MBËSHTETËS I FORTË I NDËRHYRJES SË NATO-S NË KOSOVËNga FRANK SHKRELI (02.20.2013)
NUK KA FESTË NË MINESOTA!...-Duke medituar në 5-vjetorin e Ditëpavarësisë së Kosovës-Nga SHEFQET MEKO (02.19.2013)
5 VJETORI I KOSOVËS PA FLAMUJ KUQ E ZI E PA EUFORINga ELIDA BUÇPAPAJ (02.18.2013)
ÇFARË ËSHTË THYER NË RAPORTET SHQIPËRI-SHBA?Nga SHABAN MURATI (02.18.2013)
JEHONA AMERIKANE ME RASTIN E 5-VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËSNga FRANK SHKRELI (02.17.2013)
E DREJTA E VOTËS - E DREJTË E DHËNË NGA PERËNDIANga BARACK OBAMA (02.15.2013)
Me rastin e 5 Vjetorit të PavarësisëASAMBLISTI MARK GJONAJ - REZOLUTË PËR KOSOVËNNga FRANK SHKRELI (02.15.2013)
POLITIKA DHE DIPLOMACIA SHQIPTARE BARAZ ME NEPOTIZËM E BARONIZËM - RASTI CEKA DHE JO VETËM AQNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.13.2013)
SHBA DUHET TË PËRQAFOJË NJË AXHENDË RRITJEJENga LAWRENCE SUMMERS, Reuters (02.13.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]