E Shtunë, 04.27.2024, 05:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
ME SHKAS...
Nga LEBIT MURTISHI

E Shtunë, 05.18.2013, 06:48am (GMT+1)




Absurdet s`kanë të ndalur. Kur sheh eksponentët e vetëqeverizmit jugosllas tek shfaqen e krekosen përpara kamerave televizive, nuk mund të mbetesh indiferent e të mos shqetësohesh për të ardhmen e popullit shqiptar, që i dha aq gjak e sakrifica shembjes së asaj godine fashiste që quhej Jugosllavi. Nuk i kuptoj bashkëvuajtësit e deridjeshëm se çfarë këshillash marrin prej azem vllasëve dhe prej ish inspektorëve të sigurimit jugosllav, me emrat e të cilëve i kanë mbushur zyrat e,,shtetit" dhe të partive të tyre, që për ironi, i quajnë të dala nga lufta!..Nëse ka dalë nga një luftë Azem Vllasi e Hajredin Kuçi, Blerim Shala e Edita Tahiri, atëherë nuk dihet nga cila luftë dolën Adem Jasharët e Zahir Pajazitët!..Dhe për këtë mjerim politik dikush duhet të japë llogari një ditë.

***

Që ka qenë Jugosllavia një tampon-zonë e shpallur pas LDB-së(Luftës së Dytë Botërore), dhe që ka qenë një poligon i shërbimeve sekrete perëndimore për shembjen e bllokut rival, që quhej komunist, kjo nuk përbën asnjë sekret sot. Por që ka qenë edhe shembja e saj një projekt perëndimor, edhe kjo s`përbën asnjë sekret sot. Për këtë flasin dëshmi të shumta historike: që nga takimi i Titos me djalin e Wilson Churchill-it në ishujt e Kroacisë në vitin 1943 dhe gjer tek Marrëveshja e Dejtonit; Marrëveshje, e cila, po të mos niste lufta çlirimtare e UÇK-së, nuk do kujtohej për shqiptarët...

Dhe nëse dikush mendon se edhe kolaboracionistët shqiptarë të UDB-së kanë dhënë ndonjë kontribut në këto projekte, mashtrohet rëndë...Shqiptarët kanë qënë të stërvitur dhe të paguar të vrasin shqiptarë, t`i mbysin në tortura, t`i lënë pa punë, t`i dëbojnë e t`i shpronësojnë...Shqiptarët e UDB-së kanë qënë entuziast për detyrat që kanë kryer në shërbim të pushtuesit...Për këtë flasin dhe duhet të flasin të gjallët që lanë rininë në kazamatet serbe, miliona të shpërngulur drejt anadollit e rrugëve të evropës, varret e dëshmorëve që sollën vetëm hijet nga burgjet serbe, dhe jo ato qenie që ndenjën në krye të pushteteve dhe komiteteve të instaluara nga serbia në Kosovë; jo ato qenie që ndërsyen policinë serbe mbi rininë shqiptare!..Kohë se jo mahi...

L. Murtishi
17.05.13


LEBIT MURTISHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHEMBULLI I TRAFIKIMIT TË NARD NDOKËS, SHENJË E DEGRADIMIT TË SISTEMIT POLITIKNga ELIDA BUÇPAPAJ (05.17.2013)
NJË JAVË E KEQE PËR ADMINISTRATËN OBAMANga FRANK SHKRELI (05.17.2013)
POLLO DHE FEVZIU - DY DEFORMIME TË NARRACIONIT MEDIATIKNga ILIR YZEIRI (05.16.2013)
EMRI I MAQEDONISË DHE SHQIPTARËT E MAQEDONISËNga SHABAN MURATI (05.14.2013)
REZOLUTA ÇAME U TRADHTUA PЁR TЁ DYTЁN HERЁNga RASIM BEBO, Addison /Çikago (05.14.2013)
ERNEST KOLIQI –110 VJETORI I LINDJESNga FRANK SHKRELI (05.14.2013)
MALI I ZI E DON PLAVË-GUCINË PA SHQIPTARËNga RAMIZ LUSHAJ (05.13.2013)
RRUGA E ARBRIT DUHET TË PËRFUNDOHETLetër e hapur z Bujar Nishanit, President i Republikës së ShqipërisëNga Dr. GËZIM ALPION (05.13.2013)
AMERIKA PËR ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT NË SHQIPËRINga FRANK SHKRELI (05.11.2013)
MONOLOG PAS ZYRTARIZIMIT TË LISTAVE - QAJ FACEBOOK ME LOTË PËRPJETËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (05.10.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]