VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Evropa e Lirë: Një proces i orkestruar gjyqësor?

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 09:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Evropa e Lirë: Një proces i orkestruar gjyqësor?
E Mërkurë, 09.23.2009, 09:45am (GMT+1)

 

Vendimi i Gjykatës për krime lufte në Beograd për lirimin e ish-pjesëtarëve të policisë serbe në Kosovë, Sreten Popoviq e Millosh Stojanoviq, cilësohet si i padrejtë nga përfaqësues të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe nga zyrtarë të Kosovës.


Përfaqësues të organizatave për të drejtat e njeriut në Kosovë dhe në Serbi, por edhe zyrtarë të institucioneve të Kosovës e kanë cilësuar si të padrejtë lirimin e ish-pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanoviq, të cilët akuzoheshin për ndihmë në vrasjen e vëllezërve Bytyçi, në vitin 1999.

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, e cila deri në muajin prill kishte përfaqësuar viktimat dhe familjen Bytyçi në seancat dëgjimore të këtij rasti, tha se i tërë procesi gjyqësor i zhvilluar në gjykatën për krime të luftës në Beograd ishte nisur në mënyrë të gabuar.

Ky proces, sipas saj, është zhvilluar sipas një skenari të caktuar paraprakisht, që, siç pohoi Kandiq, ia ka pamundësuar prokurorisë të ndryshojë akuzat ndaj ish-policëve serbë.

 

"Që nga fillimi, padia ka qenë problemi kryesor dhe gjykata punon gjithmonë duke u bazuar në padi. Pra, gjykata nuk e ka fuqinë ta ndryshojë padinë".

"Problemi qëndron në atë se të gjithë dëshmitarët, të cilët i kanë takuar njësisë speciale "˜Beretat e Kuqe', kanë qenë të udhëzuar të thonë se nuk dinë asgjë, se nuk dinë se çfarë ka ndodhur në Petrovo Sellë dhe se informatat e para mbi çdo gjë i kanë marrë nga mediat. Problemi është se kjo çështje është heshtur".

"Askush nuk donte të thoshte asnjë fjalë",
i tha Kandiq Radios Evropa e Lirë, duke theksuar se mungesa e evidencës në këtë rast nuk ka qenë e rastësishme.

Kandiq shprehu bindjen se të liruarit nga akuzat kanë qenë të përfshirë në vrasjen e vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, të vrarë në Petrovo Sellë, më 9 korrik të vitit 1999.

Ajo madje theksoi se personat që me të vërtetë qëndrojnë prapa krimeve të kryera në këtë fshat janë toleruar nga institucionet përgjegjëse.

"Dy pjesëtarë të policisë ishin të akuzuar, për ata nuk pati dëshmi se ata kanë marrë pjesë në vrasjet. Ajo që është e qartë, është se ata kanë qenë të përfshirë në të gjithë rastin. Ata dinin për varrin masiv, ata kishin njohuri për shumë njerëz të vrarë, të cilët ishin sjellë nga Kosova për në varrin masiv në Petrovo Sellë".

"Prokurorët nuk akuzuan gjeneralët, të cilët kanë qenë përgjegjës, si për shembull drejtori i kampit policor, Goran Radosavloviq Guri. Ky ishte komandat i grupit operativ në Kosovë dhe nuk ishte akuzuar, por ishte ftuar si dëshmitar",
tha Kandiq, për të shtuar se presioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përshpejtimin e procesit gjyqësor në këtë rast nuk ka ndikuar në vënien e drejtësisë.

 

Vendimi për lirimin nga akuzat të dy ish-pjesëtarëve të policisë serbe, sipas ministres së Drejtësisë në Kosovë, Nekibe Kelmendi, dëshmon për, siç thuhet, joefikasitetin e kësaj gjykate.

"Unë mendoj se ajo gjykatë e luftës, e themeluar në Serbi, si dhe prokuroria për krime të luftës që vepron atje, është asgjë tjetër pos tentativë për shfajësimin e të gjithë fajtorëve që kanë kryer krime lufte në Kosovë dhe gjetiu", tha Kelmendi.

Këtë e pohoi dhe drejtori ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Prishtinë, Behxhet Shala, duke thënë se mungon vullneti politik për të zbardhur rastet e krimeve të luftës.

Duket që prapa këtyre vendimeve mund të ketë një marrëveshje të heshtur...


"Duket që prapa këtyre vendimeve mund të ketë një marrëveshje të heshtur apo ndonjë vullnet politik që duke liruar përgjegjësit për krime lufte, të krijohet një ambient për, siç po thonë këta, një pajtim ndër-etnik ndërmjet atyre që kanë kryer krime lufte dhe viktimave", theksoi Shala.

Gjykimi kundër ish-policëve Popoviq dhe Stojanoviq, të cilët pjesën më të madhe të këtij procesi e kanë kaluar duke u mbrojtur në liri, kishte filluar më 13 nëntor të vitit 2006.

(http://www.evropaelire.org)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Urgjenca e kthimit të emërtimeve shqip në Shqipëri, bazuar në studimet e deritanishme historikeNga Agim Gadri (09.22.2009)
E kur Azem Hajdari do të kthehet në një simbol të përbashkët të pluralizmit politik shqiptar ?Nga Elida Buçpapaj (09.14.2009)
RTK: Para Asamblesë së Përgjithshme të OKBsë vërehet një ngecje në njohjet e reja për Kosovën (09.14.2009)
AZEM HAJDARI, HEROI I DEMOKRACISËNga Ramiz Lushaj (09.13.2009)
Dy data që përgjakën lirinë!Nga Bislim Ahmetaj (09.13.2009)
Amerikën nuk do ta mbante toka po të mos përgjigjej denjësisht kur u sulmuan qiejt e sajNga Ramiz Lushaj (09.12.2009)
T'iu përmbahemi vlerave të Kombit tonë të lashtëNga Alfred Papuçiu (09.11.2009)
Evropa e Lirë: A po lobohet për Kosovën? (09.09.2009)
GNK: EULEXi dhe Prishtina përgjegjëse për situatën e krijuar rreth protokollit (09.09.2009)
Rexhepi: Serbia po lufton për pushtet në Mitrovicë (09.08.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]