VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TURQIA NË TYMNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 03:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
TURQIA NË TYM
Nga FRANK SHKRELI

E Martë, 06.04.2013, 07:44am (GMT+1)



Për disa ditë rrjesht tani, protestuesit në Sheshin Taksim të Stambollit kanë zhvilluar protesta antiqeveritare, të cilat filluan si një demonstratë kundër një plani urban ndërtimi në tokën e një parku, por të cilat, eventualisht, morën përmasa kundër qeverisë dhe politikave të Kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan Erdogan. Demonstratat nga protestuesit, të cilët Kryeministri turk Erdogan i cilësoi si ''elementë ekstremistë", janë ndër më të mëdhatë që kanë ndodhur në Turqi për një periudhë të gjatë. Policia, ndërkaqë, ka ndërmarrë masa të forta kundër protestuesve disa prej të cilëve kanë marrë guximin, të përballen me forcat e mëdha policore, duke marshuar drejtë zyrave të Kryeminstrisë. Policia ka përdorur gaz lotësjellës, dhe Ministria e Mbrendshme e Turqisë ka thënë se mbi 1700 veta janë arrestuar, ndërkohë, që sipas saj, shumë prej tyre janë liruar tanimë. Deri tani, mediat ndërkombëtare njoftojnë se ka pasur shumë të plagosur nga dhuna policore ndaj protestuesve.

Por mënyra se si u soll qeveria Erdogan me protetsuesit paqësorë, duket se zemëroi shumë qytetarë turq, të cilët iu bashkuan protestave, pasi u shprehën për median se ata besojnë në një shoqëri shekullore, jo në dogma fetare, ndërsa akuzojnë qeverinë me baza islamiste të Kryeministrit Erdogan, se pas dhjetë vjetësh në pushtet, ai dhe qeveria e tij po bëhen gjithnjë më autoritarë.

Reagimet nga organizata ndërkombëtare të drejtave të njeriut mbi përdorimin e tepruar të forcës me dhunë nga autoritetet turke, ishin të shpejta dhe denoncuese, ndërsa aleatët perëndimorë të Turqisë, përfshirë edhe Uashingtonin, i bën thirrje qeverisë turke që të tregohet e matur dhe të mbrojë të drejtën dhe lirinë e të shprehurit. Duke iu përgjigjur pyetjejes së një gazetari fundjavën që kaloi, në lidhje me autoritarizmin në rritje e sipër të Kryeministrit Erdogan dhe nëse protestat antiqeveritare në Turqi, mund të jenë shenjë e një përkeqësimi të gjendjes në rajon -- zëdhënësja e Departmentit Amerikan të Shtetit (DASH), Xhen Psaki, u përgjigj duke thënë se, "Ne jemi të shqetësuar në lidhje me numrin e njerëzve që u plagosën kur policia shpërndau protestuesit në Parkin Gezi të Stambollit". "Ne besojmë", tha zëdhënësja e DASH, "se stabiliteti, sigurimi dhe begatia afatgjatë e Turqisë garantohen më së miri duke mbrojtur liritë bazë të fjalës së lirë, të të drejtës për t'u mbledhur dhe për të protestuar, që siç duket, ishin këto të drejta që po ushtronin protestuesit. Mbrojtja dhe zbatimi i këtyre lirive është jetësor për çdo demokraci të shëndoshë", komentoi ajo duke dhënë reagimin zyrtar amerikan. Ndërkaq, Sekretari Amerikan i Shtetit Xhon Kerri tha të hënën se Shtetet e Bashkuara janë duke e ndjekur për së afërmi situatën në Turqi dhe se janë të shqetësuara nga lajmet që thonë se është përdorur forcë e tepruar nga policia kundër protestuesve. Ai shtoi duke thënë gjithashtu se Uashingtoni është tepër i shqetësuar nga numri i madh i personave të plagosur gjatë protestave. Kryediplomati amerikan iu tha gazetarve sot në Departmentin Amerikan të Shtetit se, "Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht lirinë e plotë të të shprehurit, përfshirë të drejtën e njerëve për të bërë protesta paqësore, sepse këjo është themelore e demokracisë. Zoti Kerry nenvijoi se komentet e tija nuk kanë për qëllim ndërhyrjen në punët e mbrendshme të Turqisë, por janë një shprehje e sinqertë e rëndësisë që Shtetet e Bashkuara iu kushtojnë vlerave të demokracisë në të gjitha vendet." Ai gjithashtu iu bëri thirrje, "të gjitha palëve që të mënjanojnë provokimet dhe dhunën."

Zëdhënsja e DASH u tha gazetarëve se natyrisht ne kemi parë raportet e organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amnesty International, mbi ato që po ndodhin në Turqi. Organizata Amnesty International në një deklaratë në portalin e saj mbi protestat në Turqi, citon Drejtorin e Amnesty International për Europën, Xhon Dalhuisen, i cili e cilësoi ndërhyrjen e policisë atje si një, "përdorim të shëmtuar i forcës së tepëruar policore në Stambollë", dhe nënvijon se, "përdorimi i forcës së tepëruar me dhunë në Turqi është rutinë, diçka e zakonshme, normale -- por përgjigja e egër ndaj protestave krejtësisht paqësore në sheshin Taksim, është me të vërtetë një përgjigje e turpëshme." Ndërhyrja e egër e policies turke, thotë organizata Amnesty International, "ka ndezë dhe pezmatuar gjendjen nepër rrugët e Stambollit, ku kanë mbetur të plagosur me dyzina njerëz.''

Amnesty International shton se, "Autoritetet turke duhet të marrin masa urgjente për të parandaluar vdekje dhe plagosje të tjera, dhe njëkohësisht u bën thirrje atyre të lejojnë protestuesit që të ushtrojnë të drejtat e tyre themelore për të protestuar, dhe të garantojnë sigurinë e të gjithë publikut", ndërkohë që janë plagosur lart nga 1000 protestues dhe ka pasur të pakën dy të vdekur, sipas organizatës së të drejtave të njeriut, Amnesty International.

Drejtori i Amnesty Interational për Europën, Xhon Dalhuisen shtoi se, "Është e qartë se përdorimi i forcës nga ana e policisë turke ndaj dhunës që në vetvete ishte tepër e vogël nga ana e protestuesve -- nuk u nxit nga dhuna e demonstruesve, por nga dëshira (e autoriteteve) për të ndaluar dhe për të diskurajuar çdo lloj proteste."

Amnesty International thotë gjithashtu se me gjithë keqësimin e krizës, autoritetet turke nuk po tregojnë asnjë shenjë se ata do të ndryshojnë drejtimin politik ose nëse do të marrin masat e nevojshme për të siguruar sigurinë e demonstruesve dhe të publikut në përgjithësi. Si rrjedhim, Amnesty International u bën thirrje urgjente aktivistëve të saj anë e mbanë botës që të marrin masa në lidhje me gjëndjen e krijuar në Turqi dhe njëkohsisht i bën thirrje Kryeministrit turk, Erdogan, "që menjëherë t'i japë fund dhunës policore, arrestimeve të dhunëshme dhe arrestimeve pa afat" të protestuesve, dhe u bëhet thirrje autoriteteve që të ndërmarrin një "hetim të pavarur dhe efektiv në lidhje me dhunën", dhe të mbajë përgjegjës ata që kanë kryer dhunë dhe abuzime ndaj protestuesve paqësorë.
Mediat ndërkombëtare njoftojnë nga Stambolla dhe Ankaraja se protestat anti-qeveritare kanë filluar të përhapen anë e mbanë vendit, si një shënjë e moskënaqësisë së protestuesve ndaj asaj që ata konsiderojnë si një politikë autoritare e qeverisë së Kryeminstrit Erdogan, politikë këjo që, sipas tyre, kërcënon liritë individuale të qytetarëve, ndërsa përpiqet t'i imponojë shoqërisë turke një agjendë politike konservatore me bazë në dogma fetare. Sipas lajmeve dhe imazheve në televizion, pjesëmarrësit në këto protesta janë kryesisht në moshë të re dhe thuhet se vijnë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë turke, por Kryeminsitri turk i cilëson ata si një pakicë "plaçkitësish'' dhe "ekstremistësh", të cilët po përpiqen t'i imponojnë shumicës vullnetin e tyre dhe njëherazi ngarkon me faj partitë kryesore të opozitës se janë ato që po manipulojnë protestat për qëllime të veta partiake, si dhe akuzoi grupe të pa emër, "të mbrendshme dhe të jashtme", të cilat sipas tij, duan të dëmtojnë Turqinë.

Por siç duket, Presidenti i Turqisë Abdulah Gul, nuk i shikon këto protesta me të njëjtin këndveshtrim politik si kryeministri Erdogan. Ai u tregua më i kuptueshëm ndaj kërkesave të protestuesve duke thënë se zhvillimi i protestave paqësore është një e drejtë demokratike dhe shtoi se "demokracia nuk do të thotë vetëm mbajtja e zgjedhjeve", por sipas presidentit Gul demokracia, "duhet të lejojë edhe shprehjen e lirë dhe të natyrshme të pikëpamjeve të ndryshme, në situata të ndryshme dhe me kundërshtime dhe mendime opozitare të lloj llojshme".

Reagimi i ashpër ndaj protestave paqësore në Turqi nga qeveria e Kreministrit Erdogan ka shkaktuar shqetësime jo vetëm në radhët zyrtare amerikane, siç vihet në dukje nga komenti i zëdhënses se DASH, por edhe në median amerikane, e cila ka raportuar gjerë e gjatë mbi protestat dhe dhunën e policisë ndaj protestuesve turq në Stamboll. Gazeta Nju Jork Tajms në një editorial të saj thotë se "Z. Erdogan shpesh ka folur në lidhje me angazhimin e tij për të zhvilluar Turqinë si një vend model demokratik dhe si një fuqi politike dhe ekonomike rajonale......por mostoleranca e tij në rritje e sipër karshi atyre që kundërshtojnë politikat e tija, përpjekjet e tij për të frikësuar median si dhe planet e tija për të ndryshuar kushtetutën, me qëllim për t'i dhënë kompetenca më të mëdha presidencës, detyrë për të cilën ka në plan të kandidojë më 2014, me objektivin për të zgjatur periudhën e pushtetit të tij -- janë tepër shqetësuese", komenton Nju Jork Tajms dhe përfundon duke thënë se "Megjithëse Z. Erdogan ka fituar në tri zgjedhje.... revolucionet e pranverës arabe kanë treguar se sa shpejt mund të ndryshojnë fatet politike.....Në këtë moment të rrezikshëm, Z. Erdogan dhe partia e tij duhet të tregojnë angazhimin e tyre serioz në mbrojtje të lirisë së fjalës dhe të drejtës për t'u mbledhur dhe për të protestuar, si dhe të deklarojnë zotimin e tyre për të plotësuar nevojat e popullit turk", përfundon editoriali i gazetës amerikane Nju Jork Tajms, në lidhje me protestat dhe dhunën e përdorur kundër demonstruesve nga policia turke.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.04.2013)
MBI NJË DËSHTIM DIPLOMATIK HISTORIK NË SHKUPNga SHABAN MURATI (06.03.2013)
NJË VIT PËR TË KUJTUAR PRESIDENTIN JOHN KENNEDYNga FRANK SHKRELI (06.01.2013)
PO Ç'KA ELVIS ROSHI ME MONUMENTIN E DY GISHTAVE TË FITORES NË KAVAJËNga ELIDA BUÇPAPAJ (05.31.2013)
A KRIJON SISTEMI ZGJEDHOR QËNDRUESHMËRI POLITIKE DHE NJË PËRFAQËSIM TËRËSOR TË PUBLIKUT?Nga ROMEO GURAKUQI (05.31.2013)
SOLIDARËSIA SERBO-MAQEDONASE KUNDËR SHQIPTARËVENga FRANK SHKRELI* (05.30.2013)
GJENDJA E MITROVICËS DHE E KOSOVËS LINDORE NË TË KALUARËN DHE SOT...(Kumtesë me rastin e përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, organizuar nga Bashkësia e Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër)Nga LEBIT MURTISHI (05.29.2013)
RRITJA E URREJTJES NË EVROPËNga NICHOLAS BURNS, 'The Boston Globe' dhe 'International Herlad Tribune' (05.28.2013)
ZGJEDHJE MES PARTISH TË MAJTA NË NJË DEMOKRACI E LIRI TË ASFIKSUARNga ROMEO GURAKUQI, Instituti i Historisë Bashkëkohore Universiteti Europian i Tiranës (05.27.2013)
MARRËVESHJA E PARTNERITETIT STRATEGJIK SERBI-RUSINga SHABAN MURATI (05.27.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]