E Mërkurë, 05.01.2024, 10:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
TAKIMI AMERIKANO-KINEZ JOZYRTAR NË KALIFORNI
Nga FRANK SHKRELI

E Hënë, 06.10.2013, 08:23pm (GMT+1)




Çdo takim, qoftë edhe jo-zyrtar, midis udhëheqësish të fuqive të mëdha siç janë Shtetet e Bashkuara dhe Kina, është një ngjarje me rëndësi jo vetëm për të dy vendet, por edhe për mbarë botën, pasi takime të tilla midis këtyre dy vendeve kanë ndikim jo vetëm për marrëdhëniet dy palëshe, por edhe për marrëdhëniet ndërkombëtare në përgjithësi dhe për stabilitetin botëror në veçanti. Fund javën që kaloi Presidenti Obama u takua në Kaliforni me Presidentin e ri të Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping, që ishte takimi i parë i udhëheqsit amerikan me udhëheqsin e ri kinez.

Para takimit, zyrtarët amerikanë e cilësuan këtë takim jo zyrtar, si një rast të mirë për presidentët Obama dhe Xi për të biseduar haptas dhe sinqerisht mbi problemet në marrëdhënjet midis dy vendeve. Shtëpia e Bardhë tha, para sesjoneve jo-zyrtare, se qëllimi i takimit ishte gjithashtu që Presidenti Obama të njihej për së afërmi me Presidentin e ri kinez, në një atmosferë jo formale, ose siç u cilësua nga disa për nga informaliteti, si në një takim me ''Këmish me mëngë të shkurtëra''.

Sipas njoftimeve të Shtëpisë së Bardhë, dy udhëheqsit e lartë biseduan mbi një seri çështjesh bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare, dhe shqyrtuan përparimet dhe sfidat në marrëdhënjet amerikano-kineze gjatë katër vjetëve të fundit, dhe biseduan mbi mënyrat e avancimit të bashkpunimit, por edhe të menaxhimit të ndryshimeve në qendrimet politike dhe ekonomike midis Uashingtonit dhe Pekinit, gjatë viteve të ardhëshme. Gjatë bisedimeve jo formale prej dy ditësh, Presidenti Obama e siguroi udhëheqsin kinez Xi se Shtetet e Bashkuara mirëpresin rritjen paqësore të Kinës si fuqi botërore, duke thënë se, "Është në interesin e Shteteve të Bashkuara që Kina të vazhdojë rrugën e suksesit, sepse ne besojmë se një Kinë në paqë, stabile dhe e begatë nuk është vetëm diçka e mirë për Kinën, por është gjithashtu edhe në interesin e botës dhe të Shteteve të Bashkuara", tha Presidenti Obama.

Nga pikëpamja amerikane, midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara ka shumë problem përfshirë të drejtat e njeriut dhe vlerat universale por ndër kryesoret që sipas lajmeve u biseduan gjatë takimeve fundin e javës së kaluar në Kaliforni --janë proteksionizmi tregtar, vjedhja kibernetike dhe resepktimi i pronësisë intelektuale. Këto shqetsime të Amerikës, Presidenti Obama i shfaqi duke thënë se, "Shtetet e Bashkuara përpiqen të sigurojnë një ekonomi ndërkombëtare dhe një rend ekonomik ndërkombëtar, në të cilin kombet e ndryshme zbatojnë të njëjta rregulla, dmth, një rend ekonomik që është i lirë dhe i drejtë, dhe një rend në bazë të të cilit Shtetet e Bashkuara dhe Kina punojnë së bashku për zgjidhjen e problemeve, siç është siguria hibernetike dhe mbrojtja e pasurisë intelektuale. Kina, sipas njoftimeve zyrtare dhe jo zyrtare, ka vazhduar të vjedhë sekretet mbrojtëse dhe tregëtare të Amerikës, nepërmjet sulmeve hibernetike, gjë që ka keqësuar tensionet amerikano-kineze dhe ka shkaktuar reagime të ashpëra edhe në Kongresin Amerikan .

Përsa i përket Pekinit, një ndër shqetësimet kryesore të Kinës është politika e re amerikane ndaj Azisë, politikë të cilën udhëheqja kineze e konsideron si një përpjekje të Shteteve të Bashkuara për të penguar Kinën që të bëhet një superfuqi botërore. Megjithëkëtë, udhëheqsi i ri kinez tha gjatë bisedimeve me Presidentin Obama në Kaliforni se ai beson se marrëdhënjet midis dy vendeve kanë arritur një pikë historike dhe se ato mund të jenë një model për marrëdhënjet midis fuqive të mëdha.

Një ndër çështjet kryesore të bisedimeve, dhe për të cilën të dy palët shfaqën të njëjtin qëndrim, ishte Koreja e Veriut dhe programi i saj bërthamor. Si Pekini ashtu edhe Uashingtoni u angazhuan se nuk do të pranojnë që regjimi komunist i Koresë së Veriut të sigurojë armë bërthamore.

Por duke gjykuar nga deklaratat e zyrtarëve amerikanë, pas përfundimit të takimit amerikano-kinez, siç duket, mbi çështjet kryesore dhe shqetsuese për Amerikën, nuk u arrijtë ndonjë mirëkuptim midis palëve, dmth., përsa i përket dy çështjeve me rëndësi, ndalimit të sulmeve hibernetike kineze dhe vjedhjes së pronës intelektuale amerikane nga ana e Kinës. Këshilltari në largim i Presidentit Obama për Çështje të Sigurimit Kombëtar, Tom Donilon megjithëse i cilësoi bisedimet si konstruktive dhe pozitive, u tha për gazetarëve se nëqoftse Kina nuk ndërmerr përpjekje serioze për të zgjidhë çështjet e sigurisë hibernetike dhe nëqoftse, Pekini vazhdon sipas tij, "vjedhjen e drejtë për drejtë të pasurisë intelektuale të Shteteteve të Bashkuara", atëherë, shtoi ai, "këjosituatë do të krijonte një problem shumë të vështirë në marrëdhënjet e tanishme ekonomike", midis dy vendeve.

Siç duket, Presidenti Obama, duke marrë iniciativën për të ftuar presidentin e ri kinez në një vizitë dhe takim jo-zyrtar në fillim të mandatit të dytë të tij si president dhe menjëherë pas ardhjes në fuqi të Presidentit të ri kinez Xi Jinping, shpresonte që të shënonte fillimin e një epoke të re në marrëdhënjet amerikano-kineze, me shpresë për të zgjidhur problemet e vjetëra dhe për të zhvilluar mundësi të reja për avancimin e marrëdhënjeve midis dy vendeve. Këshilltarit në largim i Presidentit Obama për Çështje të Sigurimit Kombëtar, Tom Donilon, ka thënë pak kohë më parë, në një fjalim tek Fondacioni i Azisë se qëllimi "i politikës amerikane karshi Kinës ka qenë dhe është përmirësimi i cilësisë së marrëdhënjeve në përgjithësi midis dy vendeve, duke promovuar një konkurencë të shëndosh ekonomike, duke menaxhuar dhe kontrolluar mosmarrveshjet dhe njëkohësisht duke siguruar që gjatë këtij procesi të mbrohen interesat e Shteteve të Bashkuara dhe të respektohen të drejtat e njeriut dhe vlerat universale."

Ky ishte qëllimi i Uashingtonit zyrtar për takimin amerikano-kinez fund javën e kaluar, por njëri nga disidentët kryesorë kinez në mërgim, Wei Jingsheng u citua nga Zëri i Amerikës të ketë thënë se, për derisa Kina mbetet nën udhëheqjen e një partie, asaj komuniste, Shtetet e Bashkuara, sipas tij, nuk duhet të presin marrëdhënje serioze bashkpunimi me Pekinin. Ai shtoi duke thënë se, "Sistemi politik dhe shoqëror amerikan është shumë tërheqës për njerëzit e thjeshtë në Kinë dhe si rrjedhim, regjimi komunist i Kinës e shikon këtë fakt si një kërcënim themelor ndaj mbijetesës së regjimit komunist në Pekin."

Është pothuaj e pamundur që dy fuqi të mëdha me interesa ekonomike dhe gjeopolitike të ndryshme, siç janë Shtetet e Bashkuara dhe Kina, të jenë dakort mbi të gjitha çështjet bilaterale dhe ndërkombëtare. Por takimi jo zyrtar fund javën që kaloi në Kaliforni midis presidentëve të Amerikës dhe Kinës tregon se -- cilat do qofshin problemet midis dy vendeve, e ato janë të shumëta, sidomos në fushën e të drejtave të njeriut dhe të vlerave universale -- Uashingtoni dhe Pekini, të pakën janë duke u përpjekur që të mbajnë hapur linjet e komunikimit dhe të menaxhojnë deri diku këto marrëdhënje ashtuqë të mos dalin jashtë kontrollit. Dhe njëkohësisht të provojnë se megjith ndryshimet e mëdha politike, ideologjike dhe parimore midis tyre, ekzistojnë mundësi për një bashkpunim praktik për çështje të interesit të përbashkët.

Mbajta hapur e linjeve të komunikimit, në nivelin më të lartë midis dy vendeve është tepër e rëndësishme, pasi kemi të bëjmë me një Kinë e cila po tregon gjithnjë e më shumë tendenca ekspansioniste ushtarake në rajonin e Paqësorit dhe kemi të bëjmë me një regjim i cili e sheh të nevojshme që të shtypë segmente të ndryshme të shoqërisë që nuk pajtohen me politikat e tij, ndërkohë që autoritetet komuniste kineze tregojnë frikën që kanë nga populli i vet, duke bllokuar diskutimet në internet në lidhje me përvjetorin e masakrave të 4 Qershorit, 1989, në sheshin Tiananmen të Pekinit.


Presidenti Obama dhe Presidenti kinez Xi Jingping gjat takimit në Kaliforni më 8 Qershor. Foto e Shtëpisë së Bardhë nga Pete Souza

Takimi midis dy delegacioneve


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VIRUSI RUS I BULLGARISËVirusi rus ndodhet në kompjuterët e të gjitha shteteve ish-komuniste, përfshirë edhe ShqipërinëNga SHABAN MURATI (06.10.2013)
GAZETA DIELLI, SI ZËDHËNËSE E FUQISHME E FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS ”VATRA”Nga DALIP GRECA/* (06.09.2013)
OPINIONISTËT E TIRANËS, BINJAKËZUAR ME POLITIKËN DHE OLIGARKËT, IA KANË SHITUR SHPIRTIN DJALLITNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.08.2013)
LIRIA ËSHTË NË ZMBRAPSJENga FRANK SHKRELI (06.06.2013)
PRESIDENTI NISHANI DHE TRE GJENERALËT E LIRUARNga MARK MARKU (06.06.2013)
TURQIA NË TYMNga FRANK SHKRELI (06.04.2013)
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.04.2013)
MBI NJË DËSHTIM DIPLOMATIK HISTORIK NË SHKUPNga SHABAN MURATI (06.03.2013)
NJË VIT PËR TË KUJTUAR PRESIDENTIN JOHN KENNEDYNga FRANK SHKRELI (06.01.2013)
PO Ç'KA ELVIS ROSHI ME MONUMENTIN E DY GISHTAVE TË FITORES NË KAVAJËNga ELIDA BUÇPAPAJ (05.31.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]