VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Faktori ekonomik përcaktues i politikave shtetërore…ME NDËRRIMIN E PUSHTETEVE FITOJNË MAFIOZËT DHE HUMBET PËRHERË POPULLINga LEBIT MURTISHI

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 07:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Faktori ekonomik përcaktues i politikave shtetërore…
ME NDËRRIMIN E PUSHTETEVE FITOJNË MAFIOZËT DHE HUMBET PËRHERË POPULLI
Nga LEBIT MURTISHI

E Shtunë, 07.20.2013, 06:59am (GMT+1)



Pas rrëzimit të sistemit socialist, në të gjithë bllokun e ashtuquajtur lindor, krijohen elitat e pathyeshme ekonomike, që kryesisht vijnë nga radhët e ish elitave politike të ,,përmbysura", të cilat i patën të gjitha mundësitë të,,transformohen" brenda natës në kundërshtarë (madje shumë ekstremë) të sistemit të përmbysur, dhe të krijojnë nga brumi i vjetër, elitat e reja ekonomike dhe rrjedhimisht edhe ato politike...Pa kapërcyer kufijtë kombëtar dhe pa përmendur emra të perveçëm, elita e tashme politike, pavarësisht deklaratave nacionaliste dhe patriotike të kohëpaskohëshme, ka të njëjtën origjinë, ka të njëjtën fytyrë, dhe ka të njëjtin synim: mbajtjen e pushtetit me çdo kusht, por natyrisht ne kushte te tjera...

Dhe perderisa dje, ne sistemin e shembur socialist, e financonte drejtpërdrejt shteti totalitar, sot financohet nga bosë të rinj, që kryesisht vijnë nga bota e krimit... Analizat janë të tepërta, gjithashtu, kur kemi parasysh ngritjen dhe kontrollin enorm të të gjitha kompanive të fuqishme ekonomike, (nafta, energjetika, minierat, kompanitë telefonike, transportet etj,etj...) nga njerëz të lidhur ngushtë me njerëzit e pushtetshëm, që do të thotë me krimin e organizuar shtetëror...Jemi popull i vogël për të fshehur gjurmët e krimit, për të fshehur pasuritë marramendëse, të krijuara brenda një nate të vetme...Ky shqetësim bëhet dhe më i tmerrshëm, kur ,,detyrohemi" nga miqtë e mëdhenj të pranojmë për përfaqësues këtë garniturë kriminale të quajtur,, elitë politike" !..

Tash, pas një pasqyrimi kaq modest të politikave përfaqësuese të hapësirave gjithëkombëtare, kush beson edhe më tej se kalimi i pushtetit nga një parti ,,e djathtë" tek një ,,e majtë" dhe anasjelltas do të sjellë ndonjë ndryshim qenësor në jetën e qytetarit shqiptar, shumë shpejt do të zhgënjehet... Populli ynë ka nevojë për një vetëdijësim të gjithanshëm, për një ,, katarsis" rrënjësor të brendshëm, që të mund të ,,konkurojë" në botën e madhe të ,,lojërave" politike...Me këto lëvizje pushtetesh fitojnë të njëjtit dhe humbin të njëjtit, fitojnë mafiozët dhe humb përherë populli...

LEBIT MURTISHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
OKB DHE TË DREJTAT E NJERIUT NË SHQIPËRINga FRANK SHKRELI (07.18.2013)
HISTORIA PELLAZGO-ILIRE DUHET PARË ME SY PROMOVIMI, JO PËRFITIMINga ARTUR VREKAJ (07.18.2013)
MARRËVESHJA E BRUKSELIT - KUSH ÇKA FITOI E ÇKA HUMBI?Nga ALBINOT MALOTI (07.18.2013)
PËRTEJ DEBATIT MINISTËR vs DEPUTETNga AFRIM KRASNIQI (07.18.2013)
'TRAUMAT E TRANZICIONIT' TË ELIDA BUÇPAPAJT -  NJË DËNIM I TRANZICIONIT 20-VJEÇARNga FRANK SHKRELI (07.16.2013)
SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK: NUK KAM QËNË KURRË ANËTAR I PPSHNga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.15.2013)
TIRANA - KRYEQYTETI I ANTILIGJIT OSE KRYEQENDRA E KORRUPSIONIT SHQIPTARNga ARTUR VREKAJ (07.15.2013)
IKE LARG HASHIM VËLLAI...Nga LEBIT MURTISHI (07.14.2013)
VAJZA QË SFIDOI TALEBANËT, IKONË GUXIMI DHE SHPRESE E FRYMËZUAR NGA NËNË TEREZANga FRANK SHKRELI (07.14.2013)
SA PËR KUJTESË AMBASADORIT RUS LEONID ABRAMOV - RUSIA DUHET T'I KËRKOJË NDJESË KOMBIT SHQIPTARNga ESHREF YMERI (07.13.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]