VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PRESIDENTI OBAMA DHE SIRIANga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 06:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
PRESIDENTI OBAMA DHE SIRIA
Nga FRANK SHKRELI

E Premte, 08.30.2013, 04:33am (GMT+1)


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama tha të mërkurën, në një intervistë me rrjetin publik televiziv amerikan, PBS se ai nuk ka vendosur ende nëse të urdhëroj ose jo një sulm ushtarak kundër regjimit të presidentit Bashar Asad të Sirisë. Megjithëse, shtoi ai, qeveria e Shteteve të Bashkuara ka ardhur në përfundimin se javën e kaluar, regjimi i diktatorit sirian Asad ka përdorur armët kimike kundër popullësisë civile të pafajshme përfshirë edhe fëmijë në gjumë -- ku sipas të dhënave kanë vdekur mbi 300-veta në një sulm të vetëm, përfshirë edhe gra e fëmijë, duke shkelur kështu vijën e kuqe të deklaruar nga Presidenti Obama, para një viti.
Gjatë intervistës, presidenti Obama tha se nuk është aspak i interesuar për një konflikt të zgjatur në Siri, ndonëse, shtoi ai, Pentagoni i ka, "paraqitur atij opcionet e mundëshme për një ndërhyrhje ushtarake dhe tha se ai është duke zhvilluar bisedime intensive me këshilltarët e tij të sigurimit kombëtar", në lidhje me këtë çështje. Ai shtoi në intervistën me televizionin PBS se megjithëse nuk ka vendosur ende për ndonjë sulm se ku dhe kur ndaj regjimit sirian të Asadit, ai nënvijoi se duhet që të ketë pasoja ndëshkuese për përdorimin e armëve kimike kundër njerëzve të pafajshëm, "me qëllim që armë të tilla të mos përdoren më". Përdorimi i armëve kimike konsiderohet krim lufte dhe është i ndaluar me marrëveshje ndërkombëtare.
Gjatë intervistës, presidenti Obama dukej i bindur se ai është i sigurt se regjimi i Asadit është përgjegjës për sulmin me armë kimike të 21 gushtit, në periferi të kryeqytetit sirian. "Ne kemi ardhur në përfundimin se regjimi sirian, në fakt ka përdorur armët kimike... dhe për këtë duhet të ketë pasoja ndërkombëtare", ndaj atij regjimi, shtoi ai. Edhe përfqasuesi i Kombeve të Bashkuara në Siri, Z. Lakhdar Brahimi njoftoi të mërkurën se provat dhe dëshmitë tregojnë se ajo që ai cilësoi si një "substancë kimike", është përdorur kundër civilëve të pafajshëm në Siri. Ai u tha tekstualisht kështu gazetarëve në Gjenevë: "Në lidhje me atë që ka ndodhur me 21 gusht të javës së kaluar, duket se është përdorur njëfarë substance që vrau shumë njerëz, qindra, definitivisht më shumë se 100, disa thonë 300, disa të tjerë thonë 600, ndoshta 1000, ndoshta më shumë se 1000", u tha gazetarve në Gjenevë, përfaqsuesi i OKB-s për Sirinë, Z. Brahimi.
Dy tre ditë më parë, Sekretari Amerikan i Shtetit, (DASH) Xhon Kerri than ë Uashington se ajo që ka ndodhur në Siri, duhet të "shokojë ndërgjegjen e botës." Z. Kerri vazhdoi duke thënë se "Masakra pa dallim e civilëve dhe vrasja e grave dhe fëmijve të pafajshëm me armë kimike është një turp ndaj parimeve të moralit njerëzor". "E gjithë bota", shtoi Z. Kerri, "duhet të jetë e shqetësuar në lidhje me çdo kërcënim ose përdorim të armëve kimike dhe këjo është arsyeja se pse bota është e përqëndruar tani mbi gjëndjen në Siri", tha krye-diplomati amerikan. Zyrtarët më të lartë të Amerikës, përfshirë Presidentin Obama dhe zëvendës presidentin Bajdën, vazhdojnë të jenë në kontakt me aleatët e Shteteve të Bashkuara në Evropë dhe gjetiu, në lidhje këtë çështje.
Ndërkaq, përpjekjet amerikane dhe të aleatëve të saj për miratimin e një rezolute në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të dënuar Sirinë për përdorimin e armëve kimike kundër popullësisë civile të pafajshme, kanë ngecur për arsye të asaj që zëdhënsja e DASH e cilësoi, "kokëfortësisë'' ruse. Zëdhënsja Marie Harf u tha gazetarve në Uashington të mërkurën se, "ne nuk shohim asnjë mundësi për të shkuar përpara, kur të merret parasyshë kundërshtimi rus për marrjen e ndonjë mase më rëndësi mbi Sirinë, nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara." Rusia dhe Kina, përkrahse të regjimit të Asadit, pritet të përdorin veton mbi çdo rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të dënonte regjimin sirian për përdorimin e armëve kimike kundër popullësisë së pafajshme civile.
Atëherë ç'duhet bërë. Administrata e Presidentit Obama gjëndet përballë vendimesh të vështira në lidhje me këtë çështje, por është e detyruar të bëj diçka pasi vet presidenti Obama një vit më parë ka deklaruar se shkelja e vijës së kuqe, dmth, përdorimi i armëve kimike nga regjimi sirian i Asadit do të shkaktonte ndëryhrjen amerikane. Duke marrë parasyshë mungesën e bashkpunimit diplomatik në OKB, Gazeta amerikane Nju Jork Tajms sugjeron në një editorial të saj dy ditë më parë se, "Zoti Obama mund të anashkalojë Kombet e Bashkuara, ashtu siç ndodhi me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në vitin 1999, duke bashkuar një koalicion ndërkombëtar që do të mbështeste ndërhyrjen ushtarake....në përkrahje të civilëve sirianë." Nju Jork Tajms thotë edhe se, nëqoftse presidenti Obama zgjedhë këtë rrugë veprimi, ai atëherë, "do të ketë nevojë për një mbështetje të fortë nga Liga e vendeve Arabe dhe nga Bashkimi Evropian." Dhe nëqoftse ai është i vendosur të ndërhyjë ushtarakisht, objektivi i sulmeve, sipas gazetës Nju Jork Tajms duhet të jetë, "ndëshkimi i presidentit Asad për masakrimin e popullit të vet me armë kimike dhe jo përzierja amerikane në luftën civile të atij vendi."
Kriza në Siri ka shkatuar shqetësime të mëdha anë e mbanaë botës, përfshirë Evropën dhe Lindjen e Mesme. Një numër gazetash në Evropë, në editorialet e tyre, kanë shprehur përkrahje për ndëshkimin e presidentit Asad për përdorimin e armëve kimike kundër popullësisë civile, një qëndrim ky që pasqyrohet në editorialin e gazetës irlandeze, "Ajrish Indipendent", ku thuhet se "Nëqoftse komuniteti ndërkombëtar nuk ndëshkon përdorimin e tillë të armëve kimike kundër popullësisë civile, atëherë mund të thuhet se nuk ekziston asnjë autoritet moral në botë. Mos veprimi në këtë rast do u japë guxim shteteve të tjera despotike, duke rrezikuar dhe kërcënuar sigurimin në rajon". Gazeta irlandeze thotë se, megjithse Presidenti Obama është pragmatist, ai nuk dëshiron që të lejë pas një trashëgimi mungese të autoritetit moral duke mos ndaluar krimet kundër njerëzimit, gjatë mandatit të tij.....Megjitëse një ndërhyrje e tillë është plot rreziqe dhe me përfundime të panjohura dhe të paparashikuara, parseprap është një ndërhyrje e nevojshme", për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla, përfundon komentin e saj gazeta irlandeze.
Ndërsa, Hans Hoyng dhe Kristof Reuter, në komentin e tyre për revistën gjermane Der Spiegel, shkruajnë në lidhje me përdorimin e armëve kimike nga regjimi sirian se, "Kredibiliteti i Shteteve të Bashkuara dhe i aleatëve të tyre perëndimorë është në dyshim. Kushdo që deklaron që të mos kalohet vija e kuqe dhe pastaj kur kalohet vija e kque, nuk bën asgjë, është më mirë që të mos bëjë kërcnime të tilla në të ardhmen. Sulmi i fundit në Siri me armë kimike duhet të zhdukë rezervimet për një ndërhyrje ushtarake. Gazi helmues është i ndalur ndërkombtarisht ndalim i cili duhet të rspektohet."
Dhe komentuesi, Ari Shavit i gazetës izraelite Haaretz, shkruan se, "Pranvera madhështore Arabe që u përkrah me entuziazëm nga Perëndimi, është këthyer tani një një ngjarje akopaliptike. Asnjë person i denjë nuk mund të injorojë këto që po ndodhin. Ajo që duhet të jetë një botë e qytetëruar nuk mund të heshtë më. Nuk janë vetëm viktimat e pafajshme të Damaskut, por kemi të bëjmë me ekzistencën e konceptit të një nacionalizmi të moderuar dhe qytetëruar arab si dhe me shpresën se Perëndimi ka ende njëfarë ndërgjegje....Nëqoftse civilët mund të masakrohen me gaz helmues në vitin 2013, pas asnjë ndëshkim, atëherë në gjëndemi përballë mbarimit të botës", përfundon komentuesi izraelit.
Shtëpia e Bardhë thotë se administrata e Presidentit Obama, tani për tani, nuk ka marrë ndonjë vendim për një sulm ushtarak, megjithse tanimë presidenti ka në tavolinën e tij rekomandimet dhe opcionet për një sulm të tillë, nëqoftse ai vendosë të ndërmarrë një gjë të tillë. Ndërkaq, analistët thonë se administrata Obama ngurron të përzihet në një luftë civile ndërkohë që me të drejtë i konsideron shumicën e grupeve kryengritëse si të pabesueshme. Por duket se po arrihet një konsensus, si mbrenda ashtu dhe jashtë administratës përfshirë edhe në radhët e aleatëve -- se përdorimi i armëve kimike nga regjimi diktatorial i Asadit në Siri kërkon një përgjigje të shpejtë dhe të fuqishme.



FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KATRAHURA URBANE NUK ËSHTË FATKEQËSI NATYRORENga MENTOR KIKIA (08.29.2013)
ËNDRRA E PAREALIZUAR E BABAIT TIMPesëdhjetë vjet më vonë, ende punë për të bërëNga MARTIN LUTHER KING III, aktivist i të drejtave të njeriut, Washington Post (08.28.2013)
FJALËT E NËNË TEREZËS TINGËLLOJNË GJITHNJË AKTUALE(Në kujtim të 103-vjetorit të lindjes)Nga FRANK SHKRELI (08.27.2013)
NJË GRUSHT SHTETI I NISUR NJË VIT MË PARËNga SHABAN MURATI (08.26.2013)
RRËNIMI EGJIPTIANNga ROGER COHEN, New York Times (08.26.2013)
KARRIERAT E RASTËSISHME OSE AKSIDENTET POLITIKENga AFRIM KRASNIQI (08.25.2013)
RibotimPD DHE PS MËTOJNË SE 23 QERSHORI 2013 KA TË NJËJTËN RËNDËSI ME 22 MARSIN 1992Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.24.2013)
KRYEQYTETI I SHQIPTARËVE QË NUK FLET... SHQIPVëzhgim nga NAMIK SELMANI (08.24.2013)
QETËSOHUNI TË GJITHË - 2013 NUK ËSHTË 1992Nga FRANK SHKRELI (08.23.2013)
QYTETARËT I KEMI, TANI NA DUHET SHTETINga MENTOR KIKIA (08.22.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]