E Mërkurë, 11.13.2019, 06:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KONICA DHE FATI TRAGJIK I KUJTESËS HISTORIKE
Nga AFRIM KRASNIQI

E Enjte, 09.26.2013, 11:49am (GMT+1)


Këto ditë Presidenti i Republikës vizitoi Bostonin dhe vendosi lule pranë varrit të Fan Nolit dhe varrit ku deri më 1995 ndodheshin eshtrat e Faik Konicës. Lajmi zyrtar nuk bënte diferencën dhe për pasojë, media, me të drejtë e kritikoi aktin ceremonial presidencial. Sepse Konica si kushdo tjetër, e ka një varr dhe ai ndodhet në Tiranë diçka më shumë se 1 km vijë ajrore larg nga selia e Presidentit. Detajet protokollare gjithçka krijojnë debate dhe kthehen në lajme, por ajo që përbën lajmin kryesor për mua nuk është kjo, - është një fakt tjetër më thelbësor, më unik, më shqetësues dhe kritik për moralitetin e politikës dhe institucioneve shqiptare.

Ka të bëjë me sjelljen tonë me dy standard ndaj figurave historike. E duan Konicën, e perifrazojnë në libra e fjalime, e nderojnë sa herë kalojnë nga Bostoni, por këtu në Tiranë asnjë personalitet shtetëror nuk ka gjetur ende 5 minuta kohë për të vendosur një tufë me lule tek varri me eshtrat e tij. Konica, një nga shqiptarët më të famshëm në historinë 100 vjeçare, dergjet në një cep të rrugës pas godinës së Universitetit, i vetmuar, i harruar, i braktisur, siç edhe e pati vdekjen e tij. Dhe ky nuk është rast I vetëm. Gjergj Fishta citohet, nderohet, respektohet, por shtëpia e tij e lindjes është e braktisur në prag të rrënimit, varri i tij është i harruar dhe nuk bën pjesë asnjëherë në ceremonitë zyrtare. Një tjetër figurë e njohur, Luigj Gurakuqi, ndonëse citohet, vlerësohet në fjalime, ka të njëjtin fat. Banesa e tij muze është shkatërruar, sot një studiues i huaj nuk ka një vend muzeal ku të mësojë për të, jetën dhe veprimtarinë e tij. Një rilindas, Naum Veqilharxhi ka një emërtim rruge në Tiranë, një rrugë e ngushtë, e braktisur, pa asnjë simbolikë që e lidh me emrin dhe veprën e tij të madhe, etj, etj. A nuk kanë pësuar të njëjtin fat edhe frashërllinjtë në Përmet? A nuk u vodh disa herë shtatorja e Themistokli Germenjit për skrap në qendër të Korçës? A nuk u shemb shtëpia e republikës në Korçë? A nuk është ndërtuar një pallat shumëkatësh mbi gërmadhat e Konakut të Princ Wied në Durrës? A nuk janë ndërtuar lokale argëtimi përreth ndërtesës së Pavarësisë në Vlorë? A nuk u dëmtua edhe vetë Monumenti i ri i Pavarësisë inauguruar vjet në Tiranë apo ai i Ismail Qemalit përuruar po vitin e 100 vjetorit? A nuk u kthyen të gjitha kalatë e vjetra në sheshe nderimi për lokale luksoze e qendra argëtimi? Shembujt janë të shumtë, gati të përditshëm, ngjashëm me një bilanc të një sulmi bizantin dhe kriminal ndaj memories dhe trashëgimisë tonë historike.

Cili zyrtar i lartë shtetëror, pjesëmarrës në ceremoninë e inaugurimit të tyre, gjeti kohë për një vizitë 5 minutash për të parë dëmtimin ose për të dëshmuar interesin shtetëror për individë e ngjarje thelbësore në historinë shqiptare? Për një vend që kishte ministër kulture një individ që nuk e dinte se eshtrat e themeluesit të shtetit janë kthyer në atdhe në vitet 30, që penalizon një komisariat policie për parregullsi në trafikun rrugor dhe nuk bën asgjë ndaj trafikantëve të historisë, që ngre komision hetimor parlamentar për një tërheqje veshi dhe hesht kur përpara syve shkatërrohet pothuajse gjithçka që na lidh me historinë, me memorien kombëtare, me identitetin, apo që ka pasur e ka politikanë vendimmarrës njerëz pa etikë minimale institucionale e historike, -natyrisht që është e pritshme të ketë dhe të kemi edhe më tej balance të tilla të trishta.

Duhet ndryshim. Po si? Unë besoj gjithnjë tek aktet simbolike që inspirojnë sjellje kolektive të përgjegjshme dhe më shumë vëmendje, kujdes e politika të mira. Një i tillë do të ishte, p.sh, që pas kthimit nga SHBA Presidenti i vendit tim të vizitojë varrin e vërtetë të Konicës, që kryeministri I vendit tim pasi zëvendësoi portretin e kreut të shtetit me I.Qemalin të zbatojë ligjin për të çliruar Shtëpinë e Pavarësisë nga lokalet e natës, që zv/kryeministri i vendit tim përpara se të koordinojë projektet e mëdha kombëtare të rikthejë Shtëpinë e Republikës në Korçë, që sponsorët bujarë të qeverisë së re, përpara se të mendojnë për mjedise luksoze për shtetarët të ndihmojnë për të pasur një Tiranë një muze për Nënë Terezën, që universiteti “Luigj Gurakuqi” përpara se të mendojë për ndonjë konferencë formale ndërkombëtare të respektojë me akte konkrete emrin që mban, që Bashkia Durrës përpara se të japë lejen e radhës për pallate shumëkatëshe në breg të detit, të investojë ca milionë për një banesë muzeale për mbretin gjerman të Shqipërisë apo vend-betejën historike midis Pompeut dhe Cezarit….

Janë pak akte, por që së bashku që do thonin shumë! Minimalisht do ndihmonin të krijonin idenë se në këtë vend ende ka ende shpresë për tu respektuar vlerat historike e kulturore.

AFRIM KRASNIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'GJYQI I KAFEVE' TË NEXHMIJES DHE VC-ja ALLATURKA E BERISHËSNga MENTOR KIKIA (09.26.2013)
DASVIDANIA MARRËDHËNIEVE RUSO-AMERIKANE?Nga FRANK SHKRELI (09.25.2013)
ANTIKORRUPSIONI - NJË PERSPEKTIVË PESIMISTE?Nga AFRIM KRASNIQI (09.24.2013)
COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIANNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.23.2013)
NJË JUGOSLLAVI E RE ME DY SHTETE SHQIPTARENga SHABAN MURATI (09.23.2013)
Barometri diplomatikISH PRESIDENTI I SHQIPËRISË ALFRED MOISIU APELON KOSOVËN DHE SHQIPËRINË PËR BASHKIMNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.23.2013)
KTHIM TEK VLERAT MORALENga AFRIM KRASNIQI (09.22.2013)
ËNDRRAT E PAREALIZUARANga RESHAT KRIPA (09.22.2013)
Barometri diplomatikHEQJA E PORTRETIT TË PRESIDENTIT NISHANI, AKT PRIMITIV POLITIK DHE ANTIKUSHTETUESNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.21.2013)
NEVOJA PËR TË RIPARË KONCESIONET E HECeveNga MENTOR KIKIA (09.20.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]