E Mërkurë, 10.16.2019, 10:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
SHENJTËRIA E FONDACIONIT PLAVË-GUCI
Nga RAMIZ LUSHAJ

E Mërkurë, 10.02.2013, 06:43pm (GMT+1)


Fondacioni i njohur i Plavë-Gucisë është një dritare shqiptare e hapur në Nju Jork, një dritare e kohës dhe e historisë, një dritare që dritëron me diellin e vet të vyer e të pakursyer, një dritë e artë e fjalës, e mendimit dhe e veprimtarimit për kombin shqiptar, për vendlindjen etnike shqiptare, për komunitetin shqiptaro-amerikan jo vetëm plavë-gucias.

Fytyrën e tij kombëtare ky fondacion në Amerikë, sipas një rituali të lashtë të paraardhësve ilirë: autariatë, dardanë e ardianë, e ka me sypamje andej kah lind Dielli, atje në trojet e veta alpine të Plavë-Gucisë, në toka-qiellin e Bjeshkëve të Bekuara.

Sot Shqiptaria i ka të paktën dy “Plavë-Gucia”: një në Malësi – në vendlindje dhe një tjetër në Amerikë: në mërgim. Të dyja janë pothuajse një e vetme. Fondacioni Plavë-Guci i Nju Jorkut është pjesë e lidhtë e “Harkut të Triumfit” të dashurisë së prushtë të plavë-guciasve kombëtarë në të dy anët e Oqeanit Atlantik, që dekadat e fundit po përjetojnë ndërveti një rilindje euro-atlantike si me Rendin e Ri Botëror, me NATO e BE.

Një simbolikë: ky fondacion është disi edhe si një “planet i vogël diellor”, që hapësinon me rrezet e tij mbi Plavë-Guci, mbi malet, liqenet e lumenjtë e saj, mbi kullat me e pa njerëz dhe mbi varret e vjetra e të reja të kësaj krahine etno-historike e komunare, mbi plagët e luftërave epokale, të (ri)pushtimit të shumëfishtë e të mërgimit të pandalun të kësaj toke etnike të lavdisë shqiptare.

Përndryshe: në vetëdijen e jetën tonë na duhet mirësisht ky fondacion aktiv me emnin e veprimtarinë e tij kombëtare, humanitare e kulturore, ashtu sikurse na duhet përjetësisht krahina etno-historike, turistike e kulturore e Plavë-Gucisë me të gjithë gjeofizikën e saj trojenike shqiptare.

Fatmirësisht Fondacionin Plavë-Guci e kemi një nga simbolet e kësaj treve me legjenda e realitete mbi-njerëzore të përjetshme. Dhe, ne të gjithë, kemi nevojë për simbolet, aqsa shtete të botës së djeshme e të sotme edhe kur nuk i kanë në historinë e vet i vet-krijojnë, i lartngrejnë nga balta e tokës së vet deri në qiellin e vendit të vet, përtej nëpër horizonte të kohërave. Njeriu në ecjen e tij nga lindja deri në botën e përtejme ka nevojë e interesa për simbole, sepse simbolet janë pjesë e dukshme dhe e frytshme e identitetit, e krenarisë dhe e progresit për secilin prej nesh, për të gjitha komunitetet e kohënat. Krahina etno-historike e komunare e Plavë-Gucisë, mrekullisht e mjaltnisht, ka mjaft simbole të historisë, të natyrës, të kulturës, po edhe nga shoqëria civile e kemi një simbol të tillë: Fondacionin Plavë-Guci me mision kombëtar, humanitar e kulturor të njohur edhe ndërkombëtarisht. Ky fondacion edhe po të ishte diçka i varfër në veprimtarinë e tij, medoemos e pamëdyshje, është shumçka si pasuri në memorie e memorial etno-historik edhe për vet simboliken e tij. Qoftë edhe tek emni i tij i madh e i mirë: “Plavë-Guci”, një emën që jeton fisnikërisht brenda nesh, një emën që ua përcjellim edhe brezave.

Si rrallëkush, ky fondacion kombëtar shqiptar, në mbiemnin e vet i ka dy emënvende Plavë e Guci, pasi ka organizma civile e organizime sociale me “Plava” deri në një distrikt në Rusi, në Kroaci, etj. dhe me “Gucia” edhe në Amerikë si fondacioni ma së shumti boshnjak në Nju Jork. Vetëm Fondacioni ynë shqiptar i ka dy emnat në bashkësi, edhe Plava –edhe Gucia. Ky fondacion meritor mundej me vendim shoqëror e gjyqësor me i mbajtë secilin prej emnave: edhe Plava – edhe Gucia, po i mbajti me vetëdije kombëtare e unitare të dyja. Jo se nuk dinte ndryshe. Jo se nuk mundej ndryshe. Po se nuk kishte si të ndodhte ndryshe në një truall e mjedis shqiptar dinjitar të plavë-guciasve kombëtarë. Kjo dyemnësi është si shprehje ideale e motivimit e qëndrimeve të fondacionit.. Duket si dy krena të shqiponjës në ecjen e tij. Ngjan si dy mushkëri të frymëmarrjes së tij. Përban dy kambët e misionit të tij. Kjo lidhnjaë dyemnore është e duhet si realitet unitar i krahinës së vet etno-historike e komunare.

Ky pagëzimi i fondacioni me mbiemnin Plavë-Guci i ban nder vet fondacionit edhe krahinës, po është meritë edhe e historisë me përmasime deri ndërkombëtare të kësaj treve etnike shqiptare. Vet fondacioni e ka mbiemnin e tij me dy emna: Plava e Gucia. Gjithësesi kjo na thërret në istikamin e kohës së sotme simbolikisht e praktikisht për Bashkim dhe vetëm Bashkim edhe rreth këtij Fondacioni me sa e si të mundet dhe kur të mundet gjithësecili që e ka mbiemnin e përbashkët: Plavë-Guci. Përndryshe: gjithkush është plavë-gucias në rrënjë toke e gjaku dhe ndjehet në fjalë e veprime shqiptar kombëtar.

Nuk po e mbivlerësojmë këtë fondacion sikur të ishte “qëndra e Plavë-Gucisë”. Përkundrazi: realisht e botënisht ky fondacion lokal e kombëtar është një nga simbolet e kësaj krahinë etno-historike e komunare dhe e vet Top of Formplavë-guciasve të pushkës, të mendjes e të punës.

Çështja shtrohet hapur e thjesht: asnji plavë-gucias në mërgim apo vendlindje të mos e qesin larg synit apo ta lanë larg shpirtit të tij këtë fondacion kombëtar, humanitar e kulturor të krahinës, këtë vlerë margaritare dikur e njëkohë të munguar dhe tani një tjetër vlerë e shtuar, e çmuar, e merituar dhe e nderuar për krahinën e Plavë-Gucisë, për plavë-guciasit e vendlindjes e të mërgimit, si edhe në një të neserme të shpejtë edhe për shqiptarinë në Ballkan e në diasporat në botë, si në Europë, etj.

Ky, Fondacioni i Plavë-Gucisë, është i hapur dhe i pastër për të gjithë. Gjithkush është nga kjo krahinë si kelmendas, hotjanë, dukagjinas, etj. etj., sipas Statutit të fondacionit, sipas dëshirës së vet, me vullnet të lirë, me mendim e veprim të mirë, mund të antarësohen në rradhët e këtij fondacioni me emën të madh e veprimtari të mirënjohun, kundrejt një kuote të vogël që ka kuptim e vlerësim të madh, që përban investim e kontribut të madh.

Fondacioni Plavë-Guci është edhe një imazh i mirë dhe me vlera të larta për krahinën etno-historike e komunare të Plavë-Gucisë e për plavë-guciasit e saj në vendlindje e në diasporat shqiptare si në Amerikë, në këtë vend të madhe e mik të madh të Kombit Shqiptar. Gjithkush e mban si trashëgim, e krijon si pasuri apo e kërkon si mbi-vlerë imazhin e mirë në jetën e tij private e publike, në të djeshmen, të sotmen e të nesermën. Në një farë mënyre kjo botë ecën me imazh dhe vendet e njerëzit ma të fuqishëm të globit derdhin miliarda dollarë për imazhin e tyre klasik e modern, kryejnë e përballojnë sakrifica e sfida deri biblike e aventureske për imazhin e tyre.

Plavë-guciasit e historisë së vjetër e të re sa mosha e kësaj toke, e kanë Fondacionin Plavë-Guci me një Imazh të mirë, të lartë, me historik, me traditë e risi, me vlera e visare, që duhet ta ruajmë e ngrejmë në vazhdimësi e lartësi si të këtillë në ditët e vitet e shek. XXI.

Të marrim shembullin e përkryer të hebrejve: një popull i shpërngulur forcërisht nga tokat e veta në Izrael, që ngritën fondacione të këtilla si ky i Plavë-Gucisë dhe me duar e zemra të bashkuara i banë vërtetë fonde me dollarë e vlera. Kjo iu mundësoi rikthimin dinjitar e sakrifikues në atdheun e vet. Prapë, këta hebrejtë antik e modern, edhe me fondacione e asosacione të tilla, si ky i Plavë-Gucisë, luftojnë të jenë një nga kombet ma të privilegjuar të botës së sotme. Sot Izraeli është një vend i vogël dhe popullsia e saj hebre është e vogël, po imazhi i krijuar prej tyre nëpermjet bashkimeve të tilla si fondacione, shoqata, etj. është aq i madh në opinionin ndërkombëtar saqë nganjëherë i trajtojnë edhe si legjenda të kohës. Ky imazh është aq i madh saqë hebrejtë i shohin si fisin ma të madh të botës, i cilësojnë si nga ma të pasurit e globit, etj.

Nëse ka ndonjë vend në këta dy shekujt e fundit që lufton për imazhin e vet është Amerika e Kolombit e Uashingtonit, Uillsonit e Bushëve, Klintonëve e Obamës. Kjo superfuqi e shumëfishtë, që për nga organizmi unitar i 50 shteteve të saj është rreth 200 vjet para Europës së Bashkuar dhe për nga ana ushtarake rreth 50 vjet para saj (BE) ia ka mbrri që me imazhin e saj të jetë triumfale në gjithato fusha e në të gjitha kontinentet. Amerika e mban Amerikën edhe për faktin se ka fonacione të atilla që janë sa buxheti i ndonjë shteti eurolindor në Europën Qëndrore. Amerika lufton e sakrifikon edhe për çdo shtetas të saj kudo në botë, si në luftë dhe në paqe, sepse kështu e mbron dhe e lartëson emrin e saj, imazhin e saj.

Thirrja e kohës për çdo shqiptarë plavë-gucias në vendlindje e në mërgim mbetet si kushtrim i brezave, si mision kombëtar, si akt mirësie, si vlerë historike e kulturore, si mundësi e potenciale njerëzore e monetare: Mbrojeni dhe ngrejeni lart imazhin e mirë të Fondacionit Plavë-Guci.

Rrallëkush e mirëdin se sa fonde ka Fondacioni shqiptar i Plavë-Gucisë në Nju Jork, po veçse gjithandej dëgjoj të thonë se “Plavë-Gucia është e fortë, sepse e ka atje në Amerikë një fondacion të fortë”, etj. Rrallëkush e din nëse me dollarët e tyre apo të fondacionit kanë shkuar në Festën e Flamurit më 2012 plavë-guciasit e mërgatës së tyre në Amerikë, por gjithandej flitet (edhe në gazeta shqiptare e ato amerikane) se“aty morën pjesë 500-600 plavë-gucias”, se “plavë-guciasit janë të fortë”, etj. Shumëkund dëgjon të thuhet me e pa zë e me fjalashkronja në klane, qarqe e kancelari të ndryshme, biles edhe në nivele të larta ballkanike e euro-atlantike, se plavë-guciasit në Amerikë, në Shqipëri, etj. janë pasanik të mëdhenj (përmenden shifra tejet të mëdha të kapitalit të tyre hipotekor e bankar), se plavë-guciasit poi u ngjajnë hebrejve, se plavë-guciasit kanë një fondacion të fuqishëm, etj.

Sidoqoftë, me gjithçka shihet sot e pritet nesër, edhe Fondacioni Plavë-Guci është një Simbol real, plotor e meritor dhe ka krijuar një Imazh të lartë, të mirë, në rritje progresive.

Fondacioni Plavë-Guci sivjet është 20 vjeç dhe, përndryshe: për nga mosha është ma i madh se shteti i pavarur e sovran i Malit të Zi i vitit 2006, që e ka nën pushtim krahinën e Plavë-Gucisë, ndaj të cilët ende kryen spastrim etnik “të butë”,diskriminime etnike, kulturore, fetare, arsimore, politike, demografike ndaj plavë-guciasve autoktonë.

Ky fondacion e ka mbiemnin Plavë-Guci që siç e cekëm edhe ma nelt, është njëherash edhe mbiemni i secilit plavë-gucias në vendlindje e në mërgim, ndaj secili plavë-gucias kombëtar e humanitar mund e duhet ta vendosin emnin e vet të nderit me antarësime në këtë fondacion, me kontribute valutore në fondin e tij, me pjesmarrje në veprimtari të tij.

O sot, o kurrë, ma së parit e ma së fortit, shqiptaro-amerikanët plavë-gucias në Amerikë, duhet ta shenjtërojnë Fondacionin Plavë-Guci duke e vlerësuar si të shenjtë çdo kontribut të tyre ndaj këtij fondacioni me emën të madh, me vlera të larta e me veprimtari të pasun. Sigurisht e medoemos, sikurse deri më sot edhe në të nesërmen, duhet e mundet ta ndihmojnë e fuqizojnë këtë simbol e imazh të krahinës së lashtë e të re, etno-historike e komunare, turistike e kulturore të Plavë-Gucisë, që ky fondacion aktiv e meritor ta kryejnë në përditshmëri e me lartësime misionin e tij kombëtar, humanitar e kulturor.

RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË SHKRIM PËR VETE DHE PËR TË TJERËTNga RESHAT KRIPA (10.02.2013)
Barometri diplomatikCILAT JANË ATO 'TROJE FILOOSMANE SHQIPTARE' NË BALLKAN?!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.02.2013)
GABOVE Z.KRYEMINISTËR Nga FRANK SHKRELI (10.01.2013)
HASANI KRYEN PUNË NË MANHATTANNga THOMAS FRIEDMAN, New York Times (10.01.2013)
DIPLOMACIA TELEFONIKE SHBA-IRANNga SHABAN MURATI (09.30.2013)
SHQIPTARËT E AMERIKËS DHE POLITIKANËT SHQIPTARËNga FRANK SHKRELI (09.30.2013)
FUQIZIMI I LOBIT SHQIPTAR NË SHBA - DOMOSDOSHMËRI PËR INTEGRIMIN DHE ARDHMËRINË E KOMBITNga ARTUR VREKAJ, WORCESTER,MA (SHBA) (09.29.2013)
DY FJALË PËR AMBASADORIN ARVIZU DHE POLITIKËN SHQIPTARENga ELIDA BUÇPAPAJ (09.27.2013)
GRUEVSKI, MOS E PREK GAZETËN 'ZHURNAL PLUS'MALI MA I LARTË EDHE I MAQEDONISË SË SOTME NUK ËSHTË GRUEVSKI, POR KORABI I PËRJETSHËMNga RAMIZ LUSHAJ (09.27.2013)
NJË SQARIM PËR MIKUN TIM PËLLUMB KULLANga RESHAT KRIPA (09.27.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]