VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NJË PËRGJIGJE PËR PUTININNga ZBIGNIEW BRZEZHINSKI, ish Këshilltar për Sigurinë

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 06:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NJË PËRGJIGJE PËR PUTININ
Nga ZBIGNIEW BRZEZHINSKI, ish Këshilltar për Sigurinë

E Premte, 03.07.2014, 08:51am (GMT+1)



Në raport me agresionin rus ndaj Ukrainës, shumëçka do të varet nga ajo se cili do të jetë hapi i radhës i Vladimir Putinit. Por ajo se çfarë Putini bën, varet jo vetëm nga llogaritjet e tij mbi përgjigjen e mundshme të NATO-s(dhe veçanërisht SHBA-ve), por gjithashtu nga vlerësimi i tij mbi forcën e reagimit të popullit ukrainas ndaj një përshkallëzimi të mëtejshëm nga Rusia. Dhe, për të përmbyllur qarkun, përgjigja ukrainase do të përcaktohet nga reagimi i qytetarëve ndaj një përsëritjeje të agresionit të Putinit në Krime, si dhe nga shkalla me të cilën kombi beson se SHBA-të dhe NATO-ja, janë me të vërtetë në mbështetje të tyre. Taktikat banditeske të Putinit në kapjen e Krimesë mundësojnë disa të dhëna për planet e tij. Ai e dinte që më parë, se pushtimi jo shumë i kamufluar i Krimesë do të kishte mbështetjen popullore të shumicës ruse në gadishull.

Ai nuk ishte i sigurt sesi do të reagonin njësitë e lehta ushtarake ukrainase, të stacionuara aty, ndaj edhe shkoi aty i maskuar, si një gangster mafioz. Në kushtet e një rezistence serioze nga ukrainasit, ai mund të mohonte përfshirjen e vet dhe të tërhiqej. Suksesi fillestar i Putinit, mund ta joshë atë që ta përsërisë ndërhyrjen, në mënyrë më të drejtpërdrejtë, në provincat lindore të Ukrainës(pra jo në Krime ku ka shumicë ruse). Nëse  do të ketë sukses, faza e tretë përmbyllëse, mund të jetë direkte, si një kombinim i paqëndrueshmërisë politike me përdorimin, përherë e më të hapur dhe në rritje të forcave ruse, me synim përmbysjen e qeverisë në Kiev.Rezultati do të ishte kështu i ngjashëm me dy fazat e pushtimit të Sudeteve nga Hitleri, pas konferencës së Munihut në vitin 1938 dhe pushtimin e Pragës dhe Çekosllovakisë në fillim të vitit 1939.

Shumëçka do të varet nga fakti sesa i qartë do të jetë Perëndimi për t'i përcjellë diktatorit në Kremlin-një imtim ky pjesërisht komik i Musolinit dhe një kujtimi më kërcënues të Hitlerit- mesazhin se NATO-ja nuk mund të qëndrojë pasive nëse në Europë shpërthen lufta. Nëse Ukraina shtypet ndërkohë që Perëndimi thjesht vëzhgon, liria dhe siguria e fituar në kufijtë e Rumanisë, Polonisë dhe republikave baltike do të jenë gjithashtu të kërcënuara. Kjo nuk do të thotë që Perëndimi, ose SHBA-të, duhet të kërcënojnë me luftë. Por si hap i parë, nisur nga aktet e njëanshme dhe kërcënuese të Rusisë, Perëndimi duhet menjëherë të njohë qeverinë aktuale të Ukrainës si legjitime.

Së dyti, Perëndimi duhet përcjellë mesazhin-në këtë fazë privatisht, që të mos e poshtërojë Rusinë-se ushtria ukrainase mund të llogarisë ndihmën e menjëhershme dhe të drejtpërdrejtë të Perëndimit, në mënyrë që të rrisë aftësitë e veta mbrojtëse. Në mendjen e Putinit nuk duhet të lihet asnjë dyshim për atë se një sulm i mundshëm ndaj Ukrainës do të precipitonte në një angazhim të zgjatur dhe të kushtueshëm; kurse ukrainasit nuk duhet të kenë frikë se do të lihen që të rrëzohen. Ndërkohë, forcat e NATO-s, në përputhje me planin e organizimit në kushte emergjence, duhet të vihen në alarm. Gatishmëria për vendosjen e menjëhershme të një ure ajrore për transportin e njësive amerikane drejt Europës, do ishte një hap kuptimplotë, në planin ushtarak dhe politik. Nëse Perëndimi dëshiron që të shmangë konfliktin, nuk duhet të lejojë ambiguitet në Kremlin mbi rrjedhojat e aventurave të reja të përdorimit të forcës në mes të Europës.

Më tej akoma, përpjekje të këtilla për të shmangur llogaritjet e gabuara, të cilat mund të çojnë drejt luftës, duhet të shoqërohen me riafirmimin e dëshirës së Perëndimit për një bashkëpunim paqësor me Rusinë për të ndihmuar ringritjen ekonomike të Ukrainës dhe stabilizimin e saj politik.Perëndimi duhet të risigurojë Rusinë se nuk po përpiqet që të tërheqë Ukrainën në NATO, apo ta kthejë atë kundër saj. Janë vetë ukrainasit, ata që mund të përkufizojnë afrinë me Europën dhe qëllimin e bashkëpunimit të tyre ekonomik me Rusinë, në të mirë të paqes dhe stabilitetit në Europë. Dhe pas zgjedhjeve të tyre të muajit maj, ata mund të rishikojnë disa nga rregullimet për statusin e veçantë për Krimenë, por jo ta bëjnë këtë nën shtrëngimin, apo sulmin e një fqinji që udhëhiqet nga ambicie imperiale apo personale.

Marrë nga: "Washington Post"
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Në kuadër të 40 vjetorit të rëniesNË VEND TË HOMAZHIT PËR FAMILJEN SEJKONga RESHAT KRIPA (03.06.2014)
KORRUPSIONI DHE TË DREJTAT E NJERIUTNga FRANK SHKRELI (03.06.2014)
PS TË MOS IMITOJË PD-në, PD TË MOS IMITOJË PS-nëNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.05.2014)
FUNDI I NJË EUROPE TË TËRË, TË LIRË DHE NË PAQË?Nga FRANK SHKRELI (03.03.2014)
KUSH FSHIHEJ PAS PALLTOS SË RUGOVËSNga GANI MEHMETAJ (03.02.2014)
Një histori e frikshmeA KA LIRI KRIJIMTARIE NË SHQIPËRI?Një shënim që paraprin monodramën nga RESHAT KRIPA (03.02.2014)
PA(K)PUNË DHE SHUMË FJALIME!Nga AFRIM KRASNIQI (03.01.2014)
AMBASADORI ALEXANDER ARVIZU - NJË AMBASADOR SUI GENERIS -Nga ELIDA BUÇPAPAJ (02.28.2014)
KUJDES BALLKANIN!Nga FRANK SHKRELI (02.28.2014)
ZOT I MADH SHPËTOI SHQIPTARËT NGA VETVETJA! ALI AHMETI I BISHTNON PRESIDENTIT KONSENSUALNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]