VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Obama ka vendosur: SHBA do t'i rikthehen Hënës me sytë drejt Planetit të Kuq

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 10:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Obama ka vendosur: SHBA do t'i rikthehen Hënës me sytë drejt Planetit të Kuq

E Martë, 01.12.2010, 10:51am (GMT+1)

Boldon kur ishte Astronaut

Voal-online - Një financim i jashtëzakonshëm prej 1 miliardë $ për Nasa-n që do të realizojë ndërtimin e një baze të re të lëshimeve satelitore dhe rikthimin mbi satelitin tonë brënda 2018

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur që t'i rikthehen Hënës brënda 2018. Sikurse zbulon revista shkencore amerikane Science Insider presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama është takuar në mesin e dhjetorit 2009 me administratorin e NASA-s Charles Bolden duke akorduar 1 miliardë $ shtesë bilancit të 2011 me qëllim realizimin e një sistemi të ri të lëshimit të raketave që do të bëjë kthimin e Amerikanëve tek sateliti ynë.

Administratori i NASA-a Charles Frank "Charlie" Bolden, Jr. , 63 vjeçar është një gjeneral major i Trupave Marine të SHBA  në pension dhe ish astronaut i NASA-a, me një karierë brilante si ushtarak dhe astronaut.

Ai është zgjedhur si administrator i NASA-a më 23 Maj 2009 nga Presidenti Obama. Emërimi i tij u konfirmua nga Senati më 15 Korrik 2009. Ai është i pari Afrikano-Amerikan në krye të NASA-s.


Obama sipas revistës Science Insider  rezulton të ketë zgjedhur midis hipotezave të shumta opsionin hënor. Sateliti ynë pastaj mund të shërbejë si platformë e lëshimit të raketave drejt Marsit.

Plani aktual për eksplorimet hapësinore të NASA-s ka hasur disa vështirësi. Veçanërisht, përsa i përket vektorit Ares I, i cili në fazën e projektimit është ndeshur me probleme teknike dhe që lidheshin edhe me buxhetin i cili është braktisur. Prej këtej ka marrë jetë vendimi për një projekt të ri të sistemit të lëshimit raketor. Nga 3 miliardë të mjaftueshëm për ta sendërtuar projektin e ri sipas llogaritjeve të NASA-a, Obama ka akoprduar vetëm 1 miliardë, por që gjithësesi është buxhet i mjaftueshëm për t'i dhënë jetë planit të ri.

Sipas synimeve të Shtëpisë të Bardhë, programi fillestar i bërë nga NASA mund të ishte rishikuar dhe kostot mund të ishin reduktuar vetëm për ndërtimin e moduleve hënore apo të shpenzimeve që do të duheshin për bazën në Hënë, për të cilën sipas hipotezave mund të përfundojë në vitin 2020.


Presidenti Obama dhe Charles Boldon

Ish Presidenti i SHBA George W. Bush ka propozuar për rikthimin e astronautëve në Hënë që prej vitit 2004. Prej asaj kohe interesi është rritur për destinacione të tjera. Ndërsa partnerët e SHBA janë të fokusur në eksplorimet hënore, Shtëpia e Bardhë është më tepër e intriguar për misione tek asteroidët dhe tek Planeti i Kuq. Për të parapërgatitur misionet humane, NASA mund të dërgojë misione me robotë.

Po sipas Science Insider që i referohet burimeve të Shtëpisë të Bardhë, gjithësesi Obama është i gatshëm që të lajmërojë publikisht vendimin e tij nga fundi i janarit me rastin kur ai i adresohet Kombit. Një tjetër mundësi do të jetë që ky vendim mund të bëhet pjesë e kërkesës nga presidenti Kongresit për buxhetin dhe që dorëzohet më 1 shkurt 2010. Interesimet e administratës të Obamës për kujdesin shëndetësor, ndryshimet klimatike, zyrtarët e NASA-s i shohin si një shenjtë të qartë duke e mirëpritur politikën e re të Obamës dhe interesimit të tij edhe ndaj fluturimeve në hapësirë.

Elida Buçpapaj

(Për përgatitjen e këtij raporti  janë përdorur burimet nga Science Insider; Corriere della Sera, The Washington Post etj.)

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
CIA është krenare që është në vijën e parë të luftës kundër Al KaidësNga Leon Panetta, Drejtor i CIA-s (01.09.2010)
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (01.07.2010)
Tek XhorxhiNga Maira Kalman, The New York Times (01.01.2010)
Po Virxhinia, Plaku i Vitit të Ri është ! Nga Francis P.Church, botuar së pari më 1897 në The New York Sun (12.31.2009)
REALIZMI I KRISHTERË I OBAMËSNga DAVID BROOKS, New York Times (12.29.2009)
Mënyra e ObamësNga ROSS DOUTHAT (12.26.2009)
IBRAHIM RUGOVA NJË EPOKË E PANDËRPRERËNga Skënder Buçpapaj (12.23.2009)
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj (12.22.2009)
Ben Bernanki, arkitekti i parandalimit të një Depresioni të Madh tjetër (12.18.2009)
Rrugëdalja nga ekstremizmiNga Angelo Panebianco (12.17.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]