VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Obama ia ka ndryshuar imazhin AmerikësNga Elida Buçpapaj

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 05:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Obama ia ka ndryshuar imazhin Amerikës

Nga Elida Buçpapaj

E Martë, 01.19.2010, 08:03pm (GMT+1)


 

Gjatë karrierës sime si gazetare parakalojnë deri më tani katër Presidentë të SHBA. George Bush Senior, Bill Clinton, George W.Bush dhe Barack Obama. Periudha e mandateve të tyre presidenciale është e lidhur me tranzicionin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, prej rrëzimit të diktaturës deri tek pavarësia e Kosovës dhe hyrja e Shqipërisë në NATO, ashtu si edhe me fillimin e transformimit të kombit shqiptar pas një periudhe obskurantiste të defaktorizimit në atë të mileniumit të tretë që përkon me startin e faktorizimit të tij.

 

Paçka se bindjet e mia i takojnë qendrës së djathtë, kur është fjala për Presidentët e SHBA, këtu bindjet e mia nuk hyjnë në punë, pasi qofshin presidentët Demokratë apo Republikanë, kanë luajtuar një rol vital për shqiptarët, dhe të cilitdo krah qofshin ata janë tejet të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm për kombin shqiptar.

 

Në këtë aspekt, kam qenë partizane e Bush Seniorit, e Clintonit, e Xhorxh W.Bush-it dhe tash e Barack Obamës. Dhe do të isha padyshim edhe partizane e Al Gore-it, John Carry-t, Bob Doll-it apo McCain-it nëse do të kishin fituar mandatin e Presidentit të SHBA-ve.

 

Natyrisht nuk jam një partizane e verbër e trushpëlarë që idhujt e komunizmit i kam shkëmbyer me ikonat e demokracisë Amerikane. Sot jam e lirë të zgjedh pa pasur tabu. Të paktën të shkruaj për çka nuk e shqetësoj dhe e le të qetë autocensurën. Në karrierën time si gazetare më ka ndodhur shpesh të merrem me tema që nuk i kam pasur për zemër, por që m'i ka diktuar koha dhe momenti. Por më së shumti kam shkruar atëhere kur ajo që kam shkruar ka buruar spontanisht, larg çdo fryme partiake dhe afër gjithçkaje që lidhet me frymën shqiptare. 

 

Amerika është pjesë e koshiencës dhe subkoshiencës sime, si shqiptare dhe qytetare e botës. Me këtë sy e kam ndjekur edhe vitin e parë të Barack Obamës, i cili e filloi mandatin presidencial kur Amerika dhe Perëndimi kishin hyrë në krizën ekonomike dhe atë të besimit.

 

Kur hyri Obama në Shtëpinë e Bardhë, bota kishte mbetur pa ikona, edhe ikonat e rokut dhe popit ishin totalisht të zbehura. Barack Obama shënoi erën e re, atë të një Afrikano-Amerikani që kishte shkelur një rregull të artë, duke përfaqësuar njëkohësisht rregullin dhe mospërfilljen e rregullit, ligjin dhe mospërfilljen e tij. Obama simbolizonte kundërrymën dhe njëkohësisht ndryshimin.

 

Obama dhe familja e tij sollën një frymë të re në Shtëpinë e Bardhë, Një çift brilant me një karrierë brilante akademike me dy vajza të vogla, gjithçka si një telenovelë dhe realitet njëkohësisht.

 

Çifti Obama, në zbarkimin e parë në Europë i sfiduan zonjat e para dhe kryetarët e shteteve, shik, xhentëlmen, superklas, duke pasur në fokus familjen dhe të ardhmen e botës e të njerëzimit. Në fund të fundit kjo i duhej për momentin Amerikës.  Që Obama të pritej si mesi, duke qenë njeri normal, i cili në Kairo bënte thirrje për një Fillim të Ri me botën myslimane ndërsa në Ganën afrikane do të shpallte: "Unë e kam gjakun e Afrikës me vete" Martin Luther King-u vetëm një mësues i Obamës, ku nxënësi  President i SHBA dhe ithtar i Abraham Linkolnit e ka tejkaluar mësuesin e tij.

 

I kam ndjekur me nervozizëm të gjithë nervozizmin dhe reaksionin në SHBA kur Obamës i dhanë Nobelin e Paqes. Yjet e New York Times duke filluar prej kolumnave të Thomas Friedmanit të mbushura me pathos dhe ironi. Duke i kërkuar deri në mos pranimin e çmimit dhe marrëzira të tilla. Sikur ta kishin harruar se si priteshin Presidentët e mëparshëm të SHBA në Europë, kur digjeshin dhe shkrumboheshin flamurët me yjet dhe vija, se si anatemohej dhe akuzohej Amerika, si shkaktarja e të gjitha luftërave dhe e të gjitha krizave. Tani pseudopacifistët e të gjitha rrymave merren më tepër me Berluscon-in, me të birin e Sarkozy-së, ndërsa  Barack Obama pritet me kërshërinë e yjeve të Holliwoodi-t, duke i supertejkaluar ata. Me fjalë të tjera Barack Obama ia ka ndryshuar imazhin Amerikës. Për një vit.

 

 

Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
 SKËNDERBEU - SHOK ME TË MËDHENJTË E TË MËDHENJVE"Matchable to the gratest of the great" - Edmund Spenser (Poet i periudhës Elizabetiane)Nga JOSEPH J. DIOGUARDI; President i LQSHA (01.18.2010)
11 vjet nga Masakra e Reçakut (01.15.2010)
Obama ka vendosur: SHBA do t'i rikthehen Hënës me sytë drejt Planetit të Kuq (01.12.2010)
CIA është krenare që është në vijën e parë të luftës kundër Al KaidësNga Leon Panetta, Drejtor i CIA-s (01.09.2010)
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (01.07.2010)
Tek XhorxhiNga Maira Kalman, The New York Times (01.01.2010)
Po Virxhinia, Plaku i Vitit të Ri është ! Nga Francis P.Church, botuar së pari më 1897 në The New York Sun (12.31.2009)
REALIZMI I KRISHTERË I OBAMËSNga DAVID BROOKS, New York Times (12.29.2009)
Mënyra e ObamësNga ROSS DOUTHAT (12.26.2009)
IBRAHIM RUGOVA NJË EPOKË E PANDËRPRERËNga Skënder Buçpapaj (12.23.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]