VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Mbrojtja e internetit - a është pjesë e politikës së jashtme amerikane?Nga Charles Reckangel

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 04:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

Mbrojtja e internetit - a është pjesë e politikës së jashtme amerikane?

Nga Charles Reckangel


E Hënë, 01.25.2010, 06:06pm (GMT+1)

 

 

Administrata e presidentit amerikan, Barak Obama, e ka kritikuar ashpër politikën e Pekinit për censurë në internet dhe për ndjekjen e disidentëve kinezë, të cilët përpiqen ta përdorin internetin si mjet për ndryshime shoqërore. Por, shtrohet pyetja se a është interneti me të vërtetë një mjet aq efektiv për ndërtimin e demokracisë, për të cilin duhet mbrojtja nga ana e Shteteve të Bashkuara?


Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, i radhiti Shtetet e Bashkuara në mbrojtje të internetit. Ajo foli për çështjen e problemeve të internetit në Kinë.

"Interneti tashmë ka qenë burim i progresit të madh në Kinë dhe kjo është e jashtëzakonshme. Tash në Kinë ka shumë njerëz online. Por, vendet, që e kufizojnë qasjen e lirë në informacione ose e shkelin të drejtën themelore të përdoruesve të internetit, rrezikojnë ta largojnë vetveten nga progresi në shekullin e ardhshëm", tha Hillari Klinton.

Arsyeja e drejtpërdrejtë për këto komente është kontesti ndërmjet Kinës e kompanisë amerikane Google, e cila operon njërën nga makinat më të mëdha kërkuese në internet.

Google është kërcënuar se "nuk ka gatishmëri për të vazhduar censurimin" e përdoruesve të rezultateve të kërkimit në Kinë, për temat siç është masakra në Sheshin Tiananmen, të cilën, nga ana tjetër, Pekini e konsideron tabu.

Kritikat e zonjës Klinton drejtuar Kinës paraqesin një gjë të re, pasi, për të parën herë, administrata e presidentit Obama e kritikon ashpër Pekinin lidhur me shtypjen e kritikëve nëpërmjet internetit.

Kjo sugjeron se Uashingtoni e sheh internetin si një mjet efektiv të ndërtimit të demokracisë dhe rrjedhimisht kërkohet mbrojtja e tij si çështje e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Ky qëndrim është forcuar gjithnjë e më tepër për rolin e internetit dhe të shumë faqeve të tij shoqërore, që kanë luajtur rol në protesta kundër qeverive shtypëse në gjithë botën.

Disidentët në vendet siç janë: Bjellorusia, Moldavia dhe Irani, e kanë përdorur faqen Facebook për të krijuar komunitete të njerëzve, që mendojnë ngjashëm dhe i shkëmbejnë informacionet dhe synimet.

Zonja Klinton, jo vetëm që ka mbrojtur lirinë e internetit, por ka shpallur investime të reja amerikane për zgjerimin e tij.

Ajo ka premtuar 15 milionë dollarë për "zgjerimin e pjesëmarrjes civile dhe për shtimin e kapaciteteve të mediave të reja të shoqërisë civile në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore".


Por, jo çdokush është i bindur se interneti është forcë pozitive për demokraci, siç sugjeron premtimi për mbështetje i zonjës Klinton.

Evgeni Morozov është ekspert për politikat shtypëse online në Universitetin Gjorgjtaun në Uashington. Ai tha se nëse entuziazmi për "revolucionet digjitale" është në rritje, po ashtu janë në rritje edhe rreziqet për revolucionarët digjitalë.

"Mendimi kryesor për këtë çështje është se si aktivistët do t'i përdorin teknologjitë e sigurta të internetit dhe rrjetet shoqërore. Ata do të organizojnë grupe dhe në mënyrë kolektive do ta sfidojnë regjimin, i cili vetvetiu perceptohet disi si i prapambetur".

"Pra, perceptimi i gabueshëm i përbashkët për regjimet autoritare është se qeveritë e tyre janë zakonisht shumë të dobëta me teknologji dhe e gjithë ajo që mund të bëjnë, është vetëm censurimi dhe filtrimi",
tha eksperti Morozov.

Por, duke censuruar dhe filtruar nëpërmjet sulmeve në email-at e disidentëve në Kinë, mund të jetë fillim i asaj se sa vetë qeveritë represive e përdorin internetin për t'i goditur disidentët.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Pjetër Arbnori, dorëshkrimet që zbulojnë jetën e burgutNga Fatmira Nikolli (01.24.2010)
Donjeta Canolli, vogëllushja që mban në zemër firmën e Presidentit të SHBAIntervistoi Fatmir Terziu (01.23.2010)
Turqia dhe Shqipëria - hark apo urë?Nga Prof. Xhejms Petifer (01.23.2010)
Një njeri si shtyllë i kulturësNga Ardian Klosi (01.22.2010)
Sejdiu: Rugova - ikonë e pavarësisë së Kosovës (01.21.2010)
Janar 2006 STINA E LULEVE TË FTOHTANga Skënder Buçpapaj (01.21.2010)
OBAMA NJË VIT PASNga Brian Whitmore (01.20.2010)
Obama ia ka ndryshuar imazhin AmerikësNga Elida Buçpapaj (01.19.2010)
 SKËNDERBEU - SHOK ME TË MËDHENJTË E TË MËDHENJVE"Matchable to the gratest of the great" - Edmund Spenser (Poet i periudhës Elizabetiane)Nga JOSEPH J. DIOGUARDI; President i LQSHA (01.18.2010)
11 vjet nga Masakra e Reçakut (01.15.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]