VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Janar 2006 STINA E LULEVE TË FTOHTANga Skënder Buçpapaj

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 04:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

Janar 2006 STINA E LULEVE TË FTOHTA

Nga Skënder Buçpapaj


E Enjte, 01.21.2010, 08:16am (GMT+1)

 

 

 

Mbi arkmortin e Presidentit Ibrahim Rugova, përgjatë shetitoreve kryesore të kryeqytetit të Prishtinës, nga bëri udhëtimin e fundit trupi i pajetë i Presidentit, lulet e shumta të hedhura nga duart e qytetarëve të Kosovës na e kanë kujtuar të njëjtën ngjyrë dhe të njëjtën përkryerje që kanë filigranet e borës së këtij janari 2006 në Kosovën tonë dhe në mbarë planetin tonë, gjithkah nga ra zia dhe trishtimi për humbjen tragjike të Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

 

Ishin lulet e lagjeve të Prishtinës nëpër të cilat i ka thurur ëndërrat e tij nxënësi, studenti, shkrimtari, intelektuali, filozofi, politikani, lideri, Presidenti Ibrahim Rugova, njeriu që  na mori ne përdore nga Shekulli XX për në Shekullin XXI, kur të tjerët kishin kurdisur makinerinë tonë të shfarosjes, kishin parashikuar që ne të mos e kalonim kurrë pragun e shekullit të kaluar për në shekullin e ri, kishin parashikuar që ne kurrë të mos e kalonim pragun e mijëvjeçarit të kaluar për në mijëvjeçarin e ri.

 

Lulet e janarit nuk mund të kenë pika vese në petalet e tyre, prandaj ato kishin në ato petale një milion pika loti të një milion bashkëqytetarëve që ia dhanë lamtmumirën e fundit të enjten e 26 janarit Qytetarit të Parë të Shtetit të Kosovës, ishin pika loti në emër të dhjetë milionë shqiptarëve anembanë atdheut, të njëzet milionë shqiptarëve sa është kombi ynë në krejt planetin tonë.

 

Këto lagje të luleve të kryeqytetit të Prishtinës u bënë pjesë e frymës së Ibrahim Rugovës, ia dhanë gjerësinë dhe thellësinë e shpirtit, ia mësuan hapat e ecjes, e cila do të merrte vrull këtu dhe do të arrinte në të gjitha kancelaritë perëndimore dhe ato botërore, deri në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Janë rrugët ku është dashuruar Ibrahim Rugova, janë rrugët ku i janë përftuar muzat Ibrahim Rugovës, janë rrugët ku i janë dërguar Ibrahim Rugovës drejtpërdrejt nga Zoti i Madh e i Gjithfuqishëm vizionet e Kosovës së pavarur dhe sovrane, të cilën ta gëzojë ai popull që e ka merituar dhe do të meritojë në jetë të jetëve, ai popull që e ka larë, e ka ujitur me oqeanet e gjakut të vet, ai popull që i ka ndërtuar shkëmbinjtë e Kosovës prej ashtit të vet, që e ka krijuar tokën e Kosovës prej trupit të vet, që e ka krijuar qiellin e Kosovës prej shpirtit të vet.

 

Me kristale bore në flatra kanë ardhur nga Alpet Shqiptare, nga Rugova malësore, 61 pishat që e rrethojnë Qendrën Kombëtare të Varrezave të kryeqytetit të Kosovës, 61 pisha të cilat i simbolizojnë 61 vitet e jetës së babait të pavdekshëm të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, heroit të heronjve të Kosovës dhe të kombit. Ato pisha e kanë lënë borën e Alpeve Shqiptare duke nxirë nga hidhërimi dhe pikëllimi për të na e kujtuar se blerimi i përjetëshëm i atyre pishave i ka rrënjët pikërisht në bardhësinë e përjetëshme të Alpeve Shqiptare, bardhësinë e përjetëshme që i ka bërë freski zjarmisë që kombi ynë ka pasur në shekuj të shekujve, në mijëvjeçarë të mijëvjeçarëve. Alpet Shqiptare e kanë thirrur borën mbi gjithë planetin për ta freskuar zjarminë e planetit nga dhimbja për burrin e madh planetar të Kosovës dhe të kombit shqiptar, Presidentin Ibrahim Rugova.

 

Pishat në epikën shqiptare simbolizojnë qëndresën, simbolizojnë pathyeshmërinë, drejtqëndrimin, lidhjen e pashkëputshme nga trolli, ku ato i hedhin rrënjët përmes shkëmbinjve, në kaosin më shembullor, drejt zemrës së rruzullit, ku ato i hedhin kurorat e degëve, me simetrinë më të hatashme, drejt qiellit. Me rrënjë i kërkojnë lumenjtë nëntokësorë, me degë i ftojnë shqiponjat dhe fajkonjtë. Në lirikën shqiptare pishat simbolizojnë mallin dhe përmallimin që nga ka forcë në botë që ta shuajë. Mjafton një fllad sado i lehtë dhe ato lëshojnë një ofshamë që duket sikur del jo nga blerimi i tyre, por drejtpërdrejt nga shpirti i njeriut që mishërohet në trupin e tyre.

 

Nëpërmjet luleve që hodhën mbi arkmortin e Kryetarit të Shtetit të Kosovës, lagjet e Prishtinës, të cilat e madhëruan në përmasa botërore Presidentin Ibrahim Rugova, u vëllazëruan me Alpet Shqiptare, nga pishat epiko-lirike të të cilave doli djepi i malësorit më vigan të kohërave që Zoti ia fali Kosovës për të mirën e saj, të kombit dhe të njerëzimit.

 

27 janar 2006

Skënder Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
OBAMA NJË VIT PASNga Brian Whitmore (01.20.2010)
Obama ia ka ndryshuar imazhin AmerikësNga Elida Buçpapaj (01.19.2010)
 SKËNDERBEU - SHOK ME TË MËDHENJTË E TË MËDHENJVE"Matchable to the gratest of the great" - Edmund Spenser (Poet i periudhës Elizabetiane)Nga JOSEPH J. DIOGUARDI; President i LQSHA (01.18.2010)
11 vjet nga Masakra e Reçakut (01.15.2010)
Obama ka vendosur: SHBA do t'i rikthehen Hënës me sytë drejt Planetit të Kuq (01.12.2010)
CIA është krenare që është në vijën e parë të luftës kundër Al KaidësNga Leon Panetta, Drejtor i CIA-s (01.09.2010)
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (01.07.2010)
Tek XhorxhiNga Maira Kalman, The New York Times (01.01.2010)
Po Virxhinia, Plaku i Vitit të Ri është ! Nga Francis P.Church, botuar së pari më 1897 në The New York Sun (12.31.2009)
REALIZMI I KRISHTERË I OBAMËSNga DAVID BROOKS, New York Times (12.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]