VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Donjeta Canolli, vogëllushja që mban në zemër firmën e Presidentit të SHBAIntervistoi Fatmir Terziu

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 03:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

Donjeta Canolli, vogëllushja që mban në zemër firmën e Presidentit të SHBA

Intervistoi Fatmir Terziu


E Shtunë, 01.23.2010, 05:39pm (GMT+1)

 

Kush është Donjeta, vogëlushja që mban ende në zemër emocionet nën firmën e Presidentit të SHBA-së në Diplomën e saj...

Donjeta është një vajzë shqiptare.
Një vajzë nga dy prindër të dashur, babai Sejdiu dhe nëna e saj Makfirja. Që të dy të lindur në Prishtinë. Donjeta ka lindur në 6 Korrik 1992, në qytetin Landau të Gjermanisë. Është një ditëlindje që përkon çuditërisht me datën e lindjes së vetë Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush. E ndërsa ajo shkruan për këtë koincidencë në prani të dy prindërve të saj të mrekullueshëm qesh, dhe vetëm qesh. Qesh me ciltërsinë ende të moshës së saj në rritje e sipër. Dhe ndërsa qesh shton: "në atë kohë prindërit e mi ishin me punë të përkohshme në Gjermani. Shteti gjerman nuk na dha dokumenta qëndrimi mua dhe motrës sime dhe ja jeta, shteti ku lindëm nuk na njohu, dhe na strehoi Amerika e largët, pasi në vendlendjen e prindërve të mi në Kosovë atëherë ishte kohë lufte." Pra Amerika u dha atyre, dhe me këtë rast edhe Donjetës nënshtetësinë amerikane.     

 

1. Në cilën shkollë dhe në ç'drejtim studioni?

Jam nxënëse në klasën e njëmbëdhjetë të shkollës së mesme, apo siç e quajnë në Amerikë High School. Nuk mund të them se kam ndonjë drejtim të veçantë, për arsye se në sistemin amerikan nuk ka drejtime të caktuara, ngase drejtimi për më tej fitohet në vazhdimësinë e studimeve në Kolegj. Por dëshiroj të shtoj dhe ndoshta do të jem një arkitekte apo pediatre, po akoma nuk kam marë ndonjë vendim se ka shumë profesione të cilat për momentin më pëlqejnë.

2. Si e përjetuat rastin që Presidenti i SHBA-së firmosi diplomën tuaj?

Në atë moment që më është thirrur emri, ngase nuk e kemi ditur asnjë nga nxënësit se kush do të jetë ai apo ajo fatlume, më është dukur sikur më është ndalur zemra për disa sekonda në atë moment dhe e kam pyetur veten: "a është e vbërtetë se u thirr emri im?" E kam pyetur edhe një shoqe e cila ishte më afër meje dhe i thashë, "a më duket se ishte emri im?" Ajo mu përgjigj - "Yeah! It's you! Go up there girl!" U djeva shume e lumur dhe syte i kisha te mbushur me lote dhe njekohesisht ndihesha krenare se ne mesin e te gjithe amerikaneve ishte nje shqiptare! Meqe un isha nje femi qe kisha lindur ne Gjermani dhe isha me origjine shqiptare dhe ne kl. e 2-te fillova mesimin ne Amerike, se kl. e pare sapo kisha filluar ne Prishtine e kisha lene ne gjysem per arsye te luftes dhe ngaterresa e gjuheve ishte per moshen time pak si shume, e kisha nje frige ne vetvete se nuk do te mundem te perballem me mesimet ne shkolle dhe kisha frige se ndoshta nuk po e kuptoj anglishten aq sa duhet. Kur arrita ne kl. e 5-te te dekorohem me diplomen e nenshkruar nga Presidenti, ishte nje prove e madhe per mua si dhe nje deshmi e asaj se, un di dhe mundem te arrij dhe te luftoj deri tek ajo c'ka un deshiroj. Kisha deshire te mos jeme diferent me te tjeret po ndoshta edhe ti kaloj ata, pasi qe vetem un dhe motra ime Dalina jemi femijet shqiptare ne shkolle. Isha e lumtur dhe per nje moment e mendova motren time me te vogel dhe thash me vete edhe ajo do te jete ne hapat e mi.

 

 


 
3. A ndjeheni më e emocionuar për rezultate të mëtejshme në jetë e në shkollë?

Gjithsesi, ndiej shume energji dhe emocione per ne te ardhmen. nese kam mundur ta arrij kete suksese ne kl. e 5-te kur isha me e vogel dhe kisha me shume frik per shkake te gjuhes, sot eshte e kunderta sidomos kur e morra dipolmen e 2-te ne perfundimin e klases se 8-te, besoj se i kam kaluar provat e veshtiresive! Andaj besoj se edhe me vazhdimin e kolegjit suksesi nuk do te me mungoj dhe te them te drejten librin e dua shume eshte shoku i pandare i imi, lexoj libra shume sa qe shpesh here me ze gjumi me liber ne dore.

4.  Ku qëndron forca dhe talenti juaj?

Ne rende te pare kam deshire qe prinderve te mi te cilet periqen qe ne dy vajzat e tyre te jemi te lumtura dhe na ofrojne shume dashuri, kam deshire qe te pakten me pune dhe vepra te mira t'ua shpreblejme mundin e tyre. Mandej,deshira qe te keme nje jete te lumtur dhe te mire dhe deshira qe te keme mundesi te ju ndihmoj edhe atyre te cilet nuk kane me jepe force dhe kurajo. Ndersa talenti im jame e bindur ne rende te pare nje dhunti nga vete zoti po ndoshta edhe ne gjene. Eshte shume per tu habitur se instrumentoj me violine ndersa me bie shume rralle te marre pjese ne ushtrime, se ne te njejten kohe qe kemi oren e mesimit per orkester kam edhe ndonje lende tjeter. Po perseri, mesuesi shpesh here me thot, me c'mende fare se si eshte e mundur sa pak ushtron ndersa instrumenton me bukur se te tjeret! Un qeshem dhe i them, po un jam Albanian!
 
5. Prindërit a janë ata që Ju frymëzojnë dhe si?

Gjithsesi, perkrahja e prinderve besoj qe te gjithe femijet i qon drejt suksesit. Mua me duket se sa qenka veshtire te jeshe femi i shqiptareve, krenarija qenka edhe me e madhe. Frymezimin e kame nga prinderit, frymezim Atdhetar, dhe gjithmone me porosine duaje Ameriken, meso dhe puno po mos harro te k'thesh koken andej nga ke rrenjet. Andaj deshira e tyre dhe e imja eshte qe gjithqka qe beje, te beje ne te miren e Kombit tim!

6.  Një mesazh për bashkëmoshatarët tuaj

I kisha pershendetur te gjithe moshataret e mi kudo qe ndodhen me porosine se kurr mos ta ndiejne veten se nuk munden te arrijne ate c'ka deshirojne po gjithmone ta kene ne mendjen e tyre se mundem ta beje,duhet ta beje dhe do ta beje! Suksesin mund ta arrish nese ke deshire per ta arritur ate cka Ti deshiron, po natyrisht duhet seriozitete dhe perkushtim. Andaj, sa ma shume deshira aq me shume suksese. Duani librat dhe lexoni sa me shume se jane pasuria e trunit per ne te gjithe dhe sa me shume qe kemi dituri jemi me te forte e me te pasur!
Intervistoi Fatmir Terziu


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Turqia dhe Shqipëria - hark apo urë?Nga Prof. Xhejms Petifer (01.23.2010)
Një njeri si shtyllë i kulturësNga Ardian Klosi (01.22.2010)
Sejdiu: Rugova - ikonë e pavarësisë së Kosovës (01.21.2010)
Janar 2006 STINA E LULEVE TË FTOHTANga Skënder Buçpapaj (01.21.2010)
OBAMA NJË VIT PASNga Brian Whitmore (01.20.2010)
Obama ia ka ndryshuar imazhin AmerikësNga Elida Buçpapaj (01.19.2010)
 SKËNDERBEU - SHOK ME TË MËDHENJTË E TË MËDHENJVE"Matchable to the gratest of the great" - Edmund Spenser (Poet i periudhës Elizabetiane)Nga JOSEPH J. DIOGUARDI; President i LQSHA (01.18.2010)
11 vjet nga Masakra e Reçakut (01.15.2010)
Obama ka vendosur: SHBA do t'i rikthehen Hënës me sytë drejt Planetit të Kuq (01.12.2010)
CIA është krenare që është në vijën e parë të luftës kundër Al KaidësNga Leon Panetta, Drejtor i CIA-s (01.09.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]