VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Pjetër Arbnori, dorëshkrimet që zbulojnë jetën e burgutNga Fatmira Nikolli

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 11:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

Pjetër Arbnori, dorëshkrimet që zbulojnë jetën e burgut

Nga Fatmira Nikolli


E Djelë, 01.24.2010, 07:07pm (GMT+1)

 


Shumë e dashuna nanë" dhe "Pse do të rrëzohet komunizmi", janë dy librat e Pjetër Arbnorit, promovuar dje në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Promovimi i tyre u bë në kuadër të aktiviteteve për 75-vjetorin e lindjes së Pjetër Arbnorit. Të pranishëm në këtë promovim ishin edhe dy fëmijët e Pjetrit, motra Antoneta dhe bashkëshortja, Zana Arbnori. "Shumë e dashuna nanë!", është një libër ku përmblidhen letrat që i janë dërguar, ose që vetë Arbnori ka dërguar gjatë 29 viteve burg të kryera gjatë kohës së komunizmit. I përgatitur nga studiuesi Novruz Xh. Shehu, ky libër na sjell para syve Pjetrin e vërtetë, atë njeriun që vuajti për shkak të ideve dhe idealeve, për shkak të mendimit të lirë. Na sjell Pjetrin në marrëdhëniet me familjen, atë familje që kurrë nuk e braktisi e që e deshi aq shumë. "Ti, nanë e dashtun, ke punën e shtëpinë me mbajt, prandaj mos shikjo rradhën me ardhë me më pa, po lenia motrave rrugat". Kjo është vetëm një fjali nga një letër që Pjetër Arbnori ia dërgonte nënës, dhe Netës e Margaritës, dy motrave të tij.

 

Në të shihet qartë dashuria dhe kujdesi, ndërkohë që në fund të letrës që mban datën 1 mars 1964, shkruhet, "Jueji Pjetri", frazë që e gjejmë në të gjitha letrat. Libri "Shumë e dashuna nanë" është një mënyrë për të hyrë më thellë në botën e tij, një botë e madhe prej intelektuali e eruditi. Por, veç të tjerash, edhe një botë dhimbjeje e malli që na vjen e dokumentuar në letrat e 29 viteve burg. Mandej, veç të tjerash, ky libër na tregon njëra pas tjetrës ditët e përjetimet e tij, kërkesat dhe nevojat, dëshirat dhe urimet e një njeriu që pjesën më të bukur të jetës së tij e kaloi i mbyllur. Ndërkohë që libri tjetër: "Pse do të rrëzohet komunizmi", sipas studiuesit Novruz Xh. Shehu, që e ka përgatitur atë, është një traktat politik që është shkruar në burg në vitin 1964. Ai është mbështetur në programin e Partisë Social Demokrate, të shkruar në vitin 1961, arsye për të cilën u dënua me pushkatim e më vonë me 25 vite burg. Tezat janë shkruar me majë lapsi në letër cigareje, në të dyja anët, me inteligjencë, kujdes, vullnet të mahnitshëm, fakt që e bën këtë program, të rrallë e ndoshta unikal për përmbajtjen, për formën, për mënyrën në të cilën e ka shkruar. Ky traktat është padyshim shprehje e disidencës së plotë të Pjetër Arbnorit, duke u bërë simbol i inteligjencës antikomuniste shqiptare dhe një nga simbolet e inteligjencës europiane.


Promovimi


"Pjetër Arbnori ishte një nga intelektualët, dhe njëkohësisht një nga kontribuuesit kryesorë në ardhjen e demokracisë në vend. Ai ishte njeriu që edhe gjatë vuajtjes së dënimeve në burgjet e tmerrshme komuniste të Enver Hoxhës, në çdo kohë dhe moment, me fjalë dhe traktate politike, ishte "ferr" për diktaturën, pasi deklaroi hapur se ishte disident kundër një regjimi që shoi dhe varrosi shpirtin liridashës të shqiptarëve ndër shekuj histori". Ishte ky mesazhi që përcolli dokumentari prej 35 minuta kushtuar jetës dhe veprës së intelektualit, disidentit politik, mbrojtësit të të drejtave të njeriut, shkrimtarit dhe përkthyesit, Pjetër Arbnori. I realizuar nga Ilir Buçpapaj, dokumentari u shfaq dje në mesditë, në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. I shfaqur në kuadër të 75-vjetorit të lindje së Arbnorit, veç promovimit të dy librave të tij, miq dhe të njohur, të afërm dhe dashamirës folën dhe rrëfyen kujtimet me të, shpirtin gazmor dhe humorin e thellë që karakterizonte Arbnorin.

Drejtori i Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, Mujë Buçpapaj, vlerësoi se "Pjetër Arbnori përbën intelektualin më të shquar të gjysmës së dytë të shek 20, duke u shndërruar në simbol të lirisë dhe rezistencës komuniste". Ai solli në vëmendjen e të pranishmëve faktin se atëherë kur Shqipërinë e frikësonte edhe trokitja në derë nga sigurimi i shtetit, kur sheshet kumbonin nga thirrjet për PPSH dhe Enver Hoxhën, Arbnori bëri një traktat filozofik brenda burgjeve të diktaturës që parashikonte rënien e komunizmit në Shqipëri, dhe kjo ka qenë shkëndija e parë e dridhjes së perandorisë së kuqe". Drejtori i qendrës "Arbnori" foli dhe për librat, "E dashuna nanë" dhe "Pse duhet të bjerë komunizmi", botuar nga shtëpia botuese "Nacional", e përgatitur nga studiuesi Novruz Shehu. "Në librin e "˜E dashuna nanë' përfshihen letrat që Arbnori i ka çuar nënës së tij gjatë viteve të burgut. Ato dallojnë nga stili, metaforat dhe simbolet që përdor Arbnori, dhe përshkruajnë jetën e një të burgosuri politik dhe të familjes së tij në Shkodër, episodet më të tmerrshme ne burgjet e diktaturës", - tha Mujë Buçpapaj. Zv/ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Nikoll Lesi tha se, "e gjithë jeta e Arbnorit ishte jeta e njeriu që luftoi dhe kontribuoi për lirinë dhe demokracinë në vend". Pasi vlerësoi figurën e Pjetër Arbnorit, ai ftoi të jenë pjesë e politikës shqiptare dy fëmijët e Arbnorit, duke thënë se "ata kanë një mbiemër ta madh e rrugën e kanë të shtruar". Në këtë aktivitet folën edhe Sherif Merdani, Genc Pollo, Simon Murakaj, Demir Pojani. Pjetër Arbnori, i njohur dhe si "˜Mandela shqiptare', u lind në qytetin e Durrësit, në 18 janar të 1935. Në vitin 1960, pas përfundimit të studimeve, filloi punë si mësues letërsie në një shkollë të Kavajës. Në atë kohë, së bashku me intelektualë të tjerë, morën iniciativën për të formuar Partinë Social Demokrate, partia e parë opozitare, duke sjellë kështu tentativat e para të pluralizmit në Shqipëri. Por, kjo lëvizje e tyre u vu re nga Sigurimi i Shtetit dhe shtatë prej aktivistëve u burgosën. Pas një periudhe dyvjeçare mes torturave dhe hetimeve të gjata, Pjetër Arbnori mori dënim me vdekje. Më tej ky dënim u ndryshua, duke u kthyer në 25 vjet dënim në burgun e Burrelit. Menjëherë pas lirimit, në janar të 1990, mori pjesë në demonstrata kundër regjimit komunist të zhvilluara në Shkodër. Po në të njëjtin vit ai u rreshtua mes themeluesve të Partisë Demokratike. Prej vitit 1991 deri më 2001, Pjetër Arbnori ishte pjesë e pandashme e parlamentit shqiptar, ku në fillim ishte deputet e më tej kryeparlamentar, në vitet 1992-1997. Pjetër Arbnori është ndarë nga jeta katër vite më parë, në vitin 2006.

(http://www.balkanweb.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Donjeta Canolli, vogëllushja që mban në zemër firmën e Presidentit të SHBAIntervistoi Fatmir Terziu (01.23.2010)
Turqia dhe Shqipëria - hark apo urë?Nga Prof. Xhejms Petifer (01.23.2010)
Një njeri si shtyllë i kulturësNga Ardian Klosi (01.22.2010)
Sejdiu: Rugova - ikonë e pavarësisë së Kosovës (01.21.2010)
Janar 2006 STINA E LULEVE TË FTOHTANga Skënder Buçpapaj (01.21.2010)
OBAMA NJË VIT PASNga Brian Whitmore (01.20.2010)
Obama ia ka ndryshuar imazhin AmerikësNga Elida Buçpapaj (01.19.2010)
 SKËNDERBEU - SHOK ME TË MËDHENJTË E TË MËDHENJVE"Matchable to the gratest of the great" - Edmund Spenser (Poet i periudhës Elizabetiane)Nga JOSEPH J. DIOGUARDI; President i LQSHA (01.18.2010)
11 vjet nga Masakra e Reçakut (01.15.2010)
Obama ka vendosur: SHBA do t'i rikthehen Hënës me sytë drejt Planetit të Kuq (01.12.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]