VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 22 MARSI NË SHQIPËRI FESTOHET NË MËNYRË SURREALENga Elida BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 09:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

22 MARSI NË SHQIPËRI FESTOHET NË MËNYRË SURREALE

Nga Elida BUÇPAPAJ


E Enjte, 03.25.2010, 08:17am (GMT+1)

 

22 marsi sivjet u festua në Shqipëri në mënyrën më surreale të mundshme. Në kalendarin shqiptar kjo datë përkoi me festën e Sulltan Novruzit. Dhe kaq. Që shumë shumë mund të të frymëzonte të flisje për hashure me rrush të thatë dhe arra, për kurbane dhe byrek me jeshillëqe, në ngjyrë të togës të kryebektashiut Haxhi Reshat Bardhi; që mund të të frymëzonte të kujtoje vëllezërit e Rilindjes Frashëri. Por jo, kjo do të ishte e tepërt.

Ne fakt, kush kujtonte Naimin, Samiun dhe Abdylin shkonte shumë larg. Në modernitetin e surrealit shqiptar, më 22 mars 2010 askush nuk recitoi ndonjë poezi të Naimit apo deklamoi ndonjë varg nga Begati e Bujqësi, poema më e njohur ndër shqiptarë e rilindasit bektashi; në Tiranë nuk u mbajt asnjë takim përkujtues për Samiun dhe veprën e tij "Shqipëria ç'ka qenë, ç"˜eshtë dhe ç'do të bëhet"; askush nuk e kujtoi as Abdyl Frashërin, edhe ai bektashi dhe ideolog i Lidhjes së Prizrenit.

U fol në përgjithësi, në mënyrë abstrakte për ngadhnjim të vlerave, duke blasfemuar në heshtje çdo lloj vlere, që e kthente edhe aktin sublim të Sulltan Novruzit në një ritual ultra konformist. Gjithë ky abstraksion synonte që të shmangej dhe harrohej çdo vlerë, apo ditë me vlerë, midis tyre, edhe 22 marsi 1992.

Më 22 marsin e 1992, populli shqiptar me fuqinë e votës shënoi fitoren e pluralizmit demokratik dhe rrëzimin e diktaturës gjakatare të Ramiz Alisë dhe Gramoz Ruçit. Atë ditë ishte Ditë Bajrami. Që do të thotë se edhe Zoti kishte marrë pjesë në kurorëzimin e asaj ngjarjeje. Seicili prej nesh i ka parasysh veturat që qarkullonin nëpër Tiranë, nëpër dritaret e të cilave valonin flamujtë e kuq me shkabën e zezë dykrenore, duke mos i ndalur asnjë çast buritë. Askush prej nesh nuk e harron oqeanin e njerëzve të mbledhur më 23 Marsin e 1992, sepse ishim shumë që besonim se në këtë ditë kishte filluar një erë e re për shqiptarët, dhe se nomenklatura e diktaturës i takonte vetëm së djeshmes.

Ndërsa sot 18 vjet më pas, Gramoz Ruçi - parzmorja e Ed Ramës, si një aluçinacion makabër, e tregon përsëri grushtin e hekurt, si në prillin e 1991. Në këtë kontekst demokracia shqiptare ka mbetur një demokraci surreale, ku ultra të majtët me në krye Ruçin dhe pasardhësit e nomenklaturës të kuqe sot vazhdojnë t'i kërcënojnë shqiptarët me anarkizëm dhe luftë civile si 1997-a.

Banda e Gramoz Ruçit dhe Ed Ramës nuk ua ndan shqiptarëve 1997-ën.  Ed Rama dhe Gramoz Ruçi e festojnë dhe kremtojnë si festë 1997-ën, ata nuk i falen Zotit, por 1997-ës, atëhere kur u rrëzua me dhunë kriminale shteti dhe shqiptarët ngritën armët kundër shqiptarëve. Në kalendarët e tyre ata e kanë ngulur 1997-ën me tytat e kallashëve dhe prangat e kaosit, nga ku kanë shkulur me kazma dhe çekanë 22 marsin 1992 dhe çdo datë tjetër që vota e lirë atyre ua heq pushtetin e dhunës.

Edhe pas 18 vitesh, Ed Rama dhe Gramoz Ruçi vazhdojnë të ngrenë flamurët e zinj të luftës civile të 1997-ës. Lufta civile është arma e ultra të majtëve - komunistëve, që presupozohet se 22 Marsi 1992 i rrëzoi. Po kështu lufta civile, përgjakja e popullit, kaosi, anarkia dhe 1997-a nuk mund të jenë as armët e ish-komunistëve të konvertuar dhe të reformuar të Partisë Socialiste siç pretendon kreu i saj Ed Rama, që  ai t'i ketë reformuar dhe konvertuar Ruçin me kompani, nga djaj në ëngjëj.

Një surrealizëm i tillë paranojak, morboz, i cili ka 18 vjet që i tërheq zvarrë në tranzicion shqiptarët mund të suportohet me ankth në një dramë, në një  shfaqje apo tragjedi teatrore të teatrit absurd, që zgjat dy ose tre orë maksimalisht, dhe pastaj gjithçka merr fund e spektatori kthehet në realitetin normal, por ky realitet dramatik dhe morboz është i papranueshëm që t'i imponohet një populli edhe 18 vjet pas asaj që solli 22 Marsi 1992.  Sepse demokracia reale e përjashton kërcënimin. Kërcënimi është vetëm armë e atyre që përbëjnë kërcënim për demokracinë në Shqipëri, e cila edhe pas 18 vitesh vazhdon të mbetet e brishtë.

Dhe kështu do të jetë deri sa 22 Marsi 1992 do të dalë nga gjendja e anonimatit dhe karantinës ku e kanë futur, për t'u kthyer në një datë të shenjtë, që lidhet me triumfin e lirisë dhe përmbysjen e atyre të cilët lirinë e burgosën, e masakruan, e pushkatuan. Dalja e 22 Marsit 1992 nga karantina do të jetë atëhere kur kjo datë të kremtohet nga të gjithë shquiptarët, pavarësisht bindjeve politike, të majtë apo të djathë. Vetëm atëhere demokracia shqiptare nuk do të jetë më surreale.


Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek (03.23.2010)
EKIPI I VËRTETË I ËNDËRRËS SË AMERIKËSNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (03.21.2010)
KOMBET E BASHKUARA I KËRKOJNË SHQIPËRISË TA DËNOJË KOMUNIZMIN, PO SHQIPTARËT?Nga AJET NURO, Montreal, Kanada (03.20.2010)
SHQIPTARË KUDO QË JENI MBËSHTETNI DIOGUARDIN TË BËHET SENATOR I SHBA ! (03.20.2010)
VIRUSI POLITIK ËSHTË KANCER PËR UNIVERSITETIN E TETOVËSNga PROF. FADIL SULEJMANI, anëtar i Këshillit të pavarur për ndryshime jopilitike në UT (03.19.2010)
LETTER FROM JOE DIOGUARDI (LETËR NGA XHO DIOGUARDI) Anglisht dhe Shqip (03.18.2010)
AMERIKA NUMËRON THJESHT: CENSUS 2010!Nga SHEFQET MEKO, Minneapolis, SHBA (03.17.2010)
GËNJESHTËR APO MITOMANI?Nga BARDHYL MAHMUTI, Kryetar i Bashkimit Demokratik Kombëtar (03.16.2010)
"Wall Street Journal": INTERNETI DHE LIRITË POLITIKE (03.15.2010)
TË PAKTËN ILIR META ISHTE I PARI QË VIZITON LUGINËN E PRESHEVËSNga Elida Buçpapaj (03.15.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]