VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TË PAKTËN ILIR META ISHTE I PARI QË VIZITON LUGINËN E PRESHEVËSNga Elida Buçpapaj

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 02:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

TË PAKTËN ILIR META ISHTE I PARI QË VIZITON LUGINËN E PRESHEVËS

Nga Elida Buçpapaj


E Hënë, 03.15.2010, 02:06pm (GMT+1)



Vizita i Ilir Metës në Serbi dhe Luginën e Preshevës, ndonëse është ndjekur me shumë vemendje, si në Kosovë edhe Shqipëri, është mbuluar me pak komente nga politika, ku shënohet reagimi i Majkos dhe kundërpërgjigja nga krahu partiak i LSI-së.

Ilir Meta e ka vizituar Serbinë edhe në kohën kur kryeministër ishte Gjingjiçi, kohë kur  besohej se Serbia po shkonte me hapa të sigurt drejt demilosheviçizimit, porse vrasja e tij riktheu stanjacionin dhe regresin duke vonuar procesin e pavarësisë së Kosovës dhe integrimin e rajonit, në përgjithësi.

Largimi i Koshtunicës dhe ardhja në pushtet e Tadiçit, që konsiderohet pasues i Xhinxhiçit, ka sjellë ndryshime në Serbi, kryesisht që lidhen me interesat e saj në raport me BE, por jo me NATO-n, pasi Serbia ka deklaruar se nuk dëshiron të jetë anëtare e NATO-s. Nga ana e tij  Tadiçi tregohet tepër prudent dhe kategorik kur është fjala për tema që në Serbi vazhdojnë të mbeten tabu, siç janë shqiptarët, Kosova, Lugina e Preshevës etj. etj.

Fakti që Kosovën sot e njohin vetëm 65 vende si të pavarur i dedikohet luftës të egër diplomatike të Serbisë. Por për Serbinë tash është e qartë se nuk mund ta shmangë me një të rënë të lapsit faktorin shqiptar. Reciprokisht edhe shqiptarët. Por shqiptarët kanë epërsi në këtë drejtim, pakica serbe në Kosovë trajtohet nga shumica në mënyrë shumë më evropiane se vetë europianët i trajtojnë pakicat e tyre, shqiptarët nuk janë mëkot bashkëkombasit e Nënë Terezës. Ndërsa shqiptarët në Luginën e Preshevës trajtohen si qytetarë të dorës të fundit nga Serbia. Serbia beson se duke i trajtuar në këtë mënyrë shqiptarët ata do të largohen nga vatrat e tyre ashtu siç kanë bërë tash e mot, por Europa kësaj here tregoi dhëmbët me dyndjen e re të refugjatëve, kryesisht shqiptarë nga Lugina e Preshevës dhe Maqedonia, të cilët përfituan nga liberalizimi i vizave.

Kontekstet e reja integruese i bëjnë të domosdoshme marrëdhëniet midis fqinjëve, por në një evropianizim të rajonit, këto marrëdhënie duhet të jenë bilaterale apo multilaterale me interes reciprok, duke pasur në themel mbrojtjen e të drejtave të njeriut, lirive elementare, gjuhës, fesë etj.etj.

Në përgjigje të kritikave të Majkos, për vizitën e Metës në Serbi, u krijua një paralele midis marrëdhieve të Francës dhe Gjermanisë, të cilat kanë filluar të rigjenerohen  prej De Golit dhe Adenaurit, dhe është dashur gati një gjysmë shekulli deri kur marrëdhëniet Francë-Gjermani mund të metaforizohen me përqafimet midis Sarkozisë dhe Merkelit.

Bashkëpunimi Franko-Gjerman është bazuar në Traktatin e Elizesë, i nënshkruar më 1963 nga De Gol dhe Konrad Adenauer, në fusha si politika e jashtme, ekonomia, ushtria dhe edukimi.

Po të shohësh librat e historisë, Franca nuk harron kurrë të shkruajë se në Mesjetë, në kohën e Karlit të Madh, gjithçka ishte Francë dhe Gjermania nuk ekzistonte fare, dhe se pas Traktatit të Verdunit pjesa lindore e Francës u bë Gjermani. Gjatë Revolucioni francez Dantoni doli me doktrinën e kufijve natyralë, ku më 13 Janar 1793 ai do të deklaronte se : « Kufijtë e Francës janë të shënuar nga vetë natyra, në të katër anët e horizontit, nga njëra anë Lumi Rin, Oqeani dhe Alpet. »

Midis Francës dhe Gjermanisë ka pasur një rivalitet të egër, që ka kushtuar shumë gjak. Le të kujtojmë luftën Franco-Gjermane për Alsas-Lorenën, apo Luftën e Parë dhe Dytë Botorëre. Rivaliteti ishte për territore, për tregje dhe koloni.

Por mos të shkojmë aq larg, më kujtohet se më 1995, kur u pranua Shqipëria në Këshillin e Europës, kemi takuar strasburgas që shpërndanin volantë ku thuhej se Strasburgu i takon Gjermanisë.

Koha bën mrekulli, dhe shkon deri aty sa i shëron plagët, ose bën sikur i shëron për hir të mos hapjes të plagëve të reja.

A do të vijë një kohë kur të shkëmbehen përqafime të tilla midis serbëve dhe liderëve shqiptarë të Kosovës apo Shqipërisë. Shtrëngime duarsh kemi parë. Nuk jam magjistare, por brezat që do të vijnë në Serbi do të jenë me intregritet dhe nuk do të kenë frikë nga e shkuara sado e hidhur të ketë qenë ajo, dhe do të veprojnë ashtu siç bëjnë sot gjermanët me Hitlerin.

Por deri atëhere kemi një rrugë përpara. Ajo çka shohim dhe dimë është se politikanët serbë i mbrojnë mirë interesat e tyre. Atë duhet të bëjmë edhe ne. Midis atyre dhe nesh për momentin si vijë demarkacioni është Kosova. Por midis nesh dhe atyre si emërues i përbashkët është të qënit fqinj, Bashkimi Evropian, NATO, pakicat, Lugina e Preshevës etj. etj. Kosova është shembull në Europë për trajtimin e pakicës serbe, ashtu siç ka vepruar gjithnjë, jo vetëm sot, por të njëjtën gjë ne duhet ta kërkojmë edhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Le të vijë Tadiç në Kosovë, për Krishtlindje e Pashkë, por ashtu le të bëjnë edhe politikanët shqiptarë. Sali Berisha ka të drejtë të interesohet edhe për Kosovën, edhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës, edhe Hashim Thaçi, e Sejdiu me radhë.

Prandaj vizitën e Ilir Metës në Serbi duhet ta shohim si pjesë të realpolitikës. Aq më tepër kur ai është politikani i parë shqiptar që shkon në Luginën e Preshevës, ku pritet me madhështi nga shqiptarët atje, të cilët ndihen qytetarë të dorës të fundit nga Serbia, por mjerisht me indiferencë ende trajtohen ata nga klasa politike në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Vetëm ky fakt, e bën Ilir Metën që të jetë i vlerësuar.

Do të vijë një kohë, që ne do të shkojmë dhe ata do të vijnë, por marrëdhëniet tona me Serbinë, nuk do të kenë model ato si dikur me Popoviçin dhe Mugoshën. Marrëdhëniet shqiptaro-serbe do të jenë në kontekstin e integrimeve demokratike, siç janë përshembull Franca dhe Gjermania sot, ku asnjëra palë nuk guxon të cënojë interesat e palës tjetër dhe se interesat e tyre të përbashkëta mbështeten në parimet universale të lirisë dhe demokracisë.

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EKSODI I SHQIPTARËVE NGA PRESHEVA DHE MAQEDONIA, SI RRJEDHOJË E POLITIKËS DISKRIMINUESE DHE E MJERIMIT SOCIALNga FEHMI RAMADANI (03.14.2010)
HILARY CLINTON: PËRPARIMI I GRUAS ËSHTË PËRPARIM I NJERËZIMITNga NIK KRASTEV (03.13.2010)
NJË PJESË E MEDIAVE TË KOSOVËS ËSHTË E NDËRLIDHUR ME KRIMIN E ORGANIZUAR (03.13.2010)
ISMAIL KADARE: RACIZMI I TËRTHORTË ËSHTË PO AQ I KEQ SA AI I MIRËFILLTË (03.12.2010)
SHQIPTARË KUDO QË JENI MBËSHTETENI DIOGUARDIN TË ZGJIDHET SENATOR I SHBA !Nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.11.2010)
FESTAT KOMBËTARE I BASHKUAN NXËNËSIT E SHKOLLËS SHQIPE TË KANTONIT VAUD (Fotoreportazh)Nga ISNI IDRIZIFotot LUL IMERI (03.10.2010)
POETI MES TË VRARËVE TË TIJ (Poezi mbi lëkurën e jetës)Nga VISAR ZHITI (03.09.2010)
ARABIA: INSHALLAH, OBAMANga MAUREEN DOWD, New York Times (03.07.2010)
EPOPEJA E JASHARAJVE (Dossier) (03.06.2010)
"CHRISTIAN SCIENCE MONITOR": GJYKIMI I KARAXHIQIT: A DO TË VENDOSET DREJTËSIA? (03.05.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]