E Mërkurë, 05.01.2024, 03:20pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

VAJTJA NË EKSTREM

Nga PAUL KRUGMAN, New York Times


E Premte, 03.26.2010, 07:35pm (GMT+1)

 

E pranoj: u zbavita duke i parë të djathtët tek tërboheshin teksa reforma shëndetësore më në fund shndërrohej në ligj. Por pak ditë më vonë, kjo nuk dukej aq dëfryese dhe jo për shkak të valës së vandalizmit dhe të kërcënimeve ndaj ligjvënësve demokratë. Sepse nëse je i shqetësuar për të ardhmen e Amerikës, atëherë nuk mund të jesh i lumtur teksa ekstremistët marrin kontrollin e njërës prej dy partive tona të mëdha politike.

 

Sigurisht, ishte e gëzueshme të shikoje kongresmenin Devin Nunes, një republikan i Kalifornisë, tek paralajmëronte se duke miratuar reformën shëndetësore, demokratët "më në fund do të vendosin një gur themeli të utopisë së tyre socialiste mbi kurrizin e popullit amerikan". Medet, kjo tingëllon jo këndshëm. Dhe ishte për të qeshur të shikoje Mitt Romney-n të përpëlitej tek përpiqej ta distanconte veten nga një plan që, si" e di ai krejt mirë, është pothuaj identik me reformën të cilën ai e nxiti si governator i Masaçusetsit. Predha e tij më e fortë ishte të deklaronte se reforma në fjalë ishte "një keqpërdorim i pandërgjegjshëm i pushtetit", "një uzurpim historik i procesit ligjvënës", - me sa duket ngaqë procesi ligjvënës nuk është parakuptuar që të përfshijë gjëra si "votat" ku shumica triufmon.

 

Një vëzhgim anësor: një nga pikat qendrore të diskutimit të republikanëve ka qenë se demokratët nuk kanë të drejtë të miratojnë një gligj duke u përballur me mosmiratimin mbizotërues të publikut. Sa për këtë, Kushtetuta nuk thotë asgjë lidhur me të drejtën e anketimeve të opinionit dhe të drejtës e detyrës së zyrtarëve të zgjedhur për të marrë vendime të bazuara për çka ata e mendojnë se e meriton. Por në çdo rast, mesazhi nga anketimet është shumë më tepër i dykuptimshëm se thonë kundërshtarët e reformës: Ndërkohë që shumë amerikanë e mosmiratojnë Obamareformën, një numër domethënës e bëjnë këtë ngaqë ndjejnë se nuk është aq e thellë. Dhe një anketë e Gallupit lidhur me zbatimin e reformës shëndetësore tregonte se publiku, me një rezervë të vogël por domethënëse, dukej i kënaqur që u miratua.

 

Por kthehemi tek tema qendrore. Ajo që tingëllonte vërtetë prekëse ishte retorika eliminacioniste e republikanëve, të vinte jo nga ndonjë dosido radikal, por nga liderët e partisë. John Boehner, lider i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, deklaroi se Komiteti Kombëtar Republikan lëshoi një thirrje për mbledhje fondesh, ndërsa kryetari i Komitetit deklaroi se ishte koha për ta vënë Zonjën Pelozi në "vijën e zjarrit". Dhe Sarah Palin shpalosi një hartë duke i vënë ligjvënësit demokratë në shenjestër të zjarrit.

 

Të gjitha këto si rëndom dalin përtej politikës. Demokratët kishin gjëra të forta për të thënë ndaj ish Presidentit George W. Bush por më kot ju do të kërkoni diçka krahasimisht kërcënuese, diçka që tentonte drejt thirrjes për dhunë, nga anëtarët e Kongresit, pa lëri pastaj zyrtarët e lartë të partisë.

 

Jo, për të gjetur diçka si kjo që po shohi, duhet të kthemi tek hera e fundit kur ishte një president demokrat. Si Presidenti Obama, Bill Clinton u përball me një Parti Republikane që e mohoi ligjshmërinë e tij - Dick Armey, numri dy i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve (dhe tani lider i lëvizjes Tea Party) e përmendte atë si "presidenti juaj". Kërcënimet ishin të zakonshme: Presidenti Clinton, deklaroi se Senatori Jesse Helms i Karolinës së Veriut pati thënë,  "më mirë të ketë mendjen nëse vjen këtu. Më mirë të ketë një truprojë." (Helms më vonë shprehu keqardhjen për këto thënie por vetëm pas një stuhie të mediave.) Dhe sapo ata e morën nën kontroll Kongresin, republikanët provuan të qeverisin sikur e kishin ata edhe Shtëpinë e Bardhë, duke mbyllur qeverinë federale në përpjekje për ta detyruar Zotërinë

Clinton të përulet.

 

Duket se Z. Obama ka besuar çiltërisht se ai do të përballej me një pritje tjetër. Dhe ai bëri një përpjekje të vërtetë për dypartishmëri, gati duke humbur shansin e tij për reformën shëndetësore duke humbur më kot muaj të tërë për të pasur pak republikanë me vete. Në këtë pikë, sidoqoftë, është e qartë se çdo president demokrat do të përballet me një opozitë totale nga Parti Republikane që është plotësisht e dominuar nga ekstremistët e krahut të djathtë.

 

Sepse sot Partia Republikane, përfundimisht dhe plotësisht, është partia e Ronald Reagan-it, jo e Reagani-it politikan pragmatik, i cili mund te dhe bënte marrëveshje me demokratët, por  Reagan-it fanatik antiqeveri, që paralajmëroi se kujdesi shëndetësor do ta shkatërrojë lirinë amerikane. Është një parti që i shikon përpjekjet modeste për ta përmirësuar sigurinë ekonomike dhe shëndetësore të amerikanëve jo të paktën si të pamend, por si monstruoze. Është një parti në të cilën fantazitë paranoide për njerëzit e palës tjetër - Obama është një socialist, demokratët kanë ambicie totalitare janë në qendër të tyre. Dhe, si rezultat, është një parti që në thelb nuk pranon të drejtën askujt tjetër përveç se djathtës për të qeverisur.

 

Në një periudhë të shkurtër, ekstremizmi republikan mund të jetë i mirë për demokratët, derisa të sjellë një përfitim votash. Por në periudhë afatgjatë, është një gjë shumë e keqe për Amerikën. Ne na duhet të kemi dy parti arsyetuese, racionale në këtë vend. Dhe tani për tani nuk i kemi./Elida Buçpapaj

--

 

March 26, 2010

 

Op-Ed Columnist

Going to Extreme

 

By PAUL KRUGMAN

 

I admit it: I had fun watching right-wingers go wild as health reform finally became law. But a few days later, it doesn't seem quite as entertaining "” and not just because of the wave of vandalism and threats aimed at Democratic lawmakers. For if you care about America's future, you can't be happy as extremists take full control of one of our two great political parties.

 

To be sure, it was enjoyable watching Representative Devin Nunes, a Republican of California, warn that by passing health reform, Democrats "will finally lay the cornerstone of their socialist utopia on the backs of the American people." Gosh, that sounds uncomfortable. And it's been a hoot watching Mitt Romney squirm as he tries to distance himself from a plan that, as he knows full well, is nearly identical to the reform he himself pushed through as governor of Massachusetts. His best shot was declaring that enacting reform was an "unconscionable abuse of power," a "historic usurpation of the legislative process" "” presumably because the legislative process isn't supposed to include things like "votes" in which the majority prevails.

 

A side observation: one Republican talking point has been that Democrats had no right to pass a bill facing overwhelming public disapproval. As it happens, the Constitution says nothing about opinion polls trumping the right and duty of elected officials to make decisions based on what they perceive as the merits. But in any case, the message from the polls is much more ambiguous than opponents of reform claim: While many Americans disapprove of Obamacare, a significant number do so because they feel that it doesn't go far enough. And a Gallup poll taken after health reform's enactment showed the public, by a modest but significant margin, seeming pleased that it passed.

 

But back to the main theme. What has been really striking has been the eliminationist rhetoric of the G.O.P., coming not from some radical fringe but from the party's leaders. John Boehner, the House minority leader, declared that the passage of health reform was "Armageddon." The Republican National Committee put out a fund-raising appeal that included a picture of Nancy Pelosi, the speaker of the House, surrounded by flames, while the committee's chairman declared that it was time to put Ms. Pelosi on "the firing line." And Sarah Palin put out a map literally putting Democratic lawmakers in the cross hairs of a rifle sight.

 

All of this goes far beyond politics as usual. Democrats had a lot of harsh things to say about former President George W. Bush "” but you'll search in vain for anything comparably menacing, anything that even hinted at an appeal to violence, from members of Congress, let alone senior party officials.

 

No, to find anything like what we're seeing now you have to go back to the last time a Democrat was president. Like President Obama, Bill Clinton faced a G.O.P. that denied his legitimacy "” Dick Armey, the second-ranking House Republican (and now a Tea Party leader) referred to him as "your president." Threats were common: President Clinton, declared Senator Jesse Helms of North Carolina, "better watch out if he comes down here. He'd better have a bodyguard." (Helms later expressed regrets over the remark "” but only after a media firestorm.) And once they controlled Congress, Republicans tried to govern as if they held the White House, too, eventually shutting down the federal government in an attempt to bully Mr. Clinton into submission.

 

Mr. Obama seems to have sincerely believed that he would face a different reception. And he made a real try at bipartisanship, nearly losing his chance at health reform by frittering away months in a vain attempt to get a few Republicans on board. At this point, however, it's clear that any Democratic president will face total opposition from a Republican Party that is completely dominated by right-wing extremists.

 

For today's G.O.P. is, fully and finally, the party of Ronald Reagan "” not Reagan the pragmatic politician, who could and did strike deals with Democrats, but Reagan the antigovernment fanatic, who warned that Medicare would destroy American freedom. It's a party that sees modest efforts to improve Americans' economic and health security not merely as unwise, but as monstrous. It's a party in which paranoid fantasies about the other side "” Obama is a socialist, Democrats have totalitarian ambitions "” are mainstream. And, as a result, it's a party that fundamentally doesn't accept anyone else's right to govern.

 

In the short run, Republican extremism may be good for Democrats, to the extent that it prompts a voter backlash. But in the long run, it's a very bad thing for America. We need to have two reasonable, rational parties in this country. And right now we don't.
Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
22 MARSI NË SHQIPËRI FESTOHET NË MËNYRË SURREALENga Elida BUÇPAPAJ (03.25.2010)
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek (03.23.2010)
EKIPI I VËRTETË I ËNDËRRËS SË AMERIKËSNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (03.21.2010)
KOMBET E BASHKUARA I KËRKOJNË SHQIPËRISË TA DËNOJË KOMUNIZMIN, PO SHQIPTARËT?Nga AJET NURO, Montreal, Kanada (03.20.2010)
SHQIPTARË KUDO QË JENI MBËSHTETNI DIOGUARDIN TË BËHET SENATOR I SHBA ! (03.20.2010)
VIRUSI POLITIK ËSHTË KANCER PËR UNIVERSITETIN E TETOVËSNga PROF. FADIL SULEJMANI, anëtar i Këshillit të pavarur për ndryshime jopilitike në UT (03.19.2010)
LETTER FROM JOE DIOGUARDI (LETËR NGA XHO DIOGUARDI) Anglisht dhe Shqip (03.18.2010)
AMERIKA NUMËRON THJESHT: CENSUS 2010!Nga SHEFQET MEKO, Minneapolis, SHBA (03.17.2010)
GËNJESHTËR APO MITOMANI?Nga BARDHYL MAHMUTI, Kryetar i Bashkimit Demokratik Kombëtar (03.16.2010)
"Wall Street Journal": INTERNETI DHE LIRITË POLITIKE (03.15.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]