VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !Nga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 10:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Hënë, 07.05.2010, 05:25pm (GMT+1)


Titulli i këtij shkrimi është huazuar nga reklama e kthyer me kokë poshtë e aktorit të njohur amerikan George Clooney:  "No Martini, no Party" -  "S'ka Martini, s'ka Festë", ndryshe nga sa them unë se kur "S'ka opozitë, qeveria ka festë."

PD e Kosovës e kryesuar nga Hashim Thaçi duket se ishte mikluar nga fati. Edhe ngaqë është qeveria e parë e Kosovës me pavarësi të zyrtarizuar.

Fati i ka paraprirë që në zgjedhjet e 2007 kur do të hynte në garë për pushtet, PDK-së do t'i duhej të ndeshej me mullinjtë e erës, ose me kundërshtarë imagjinarë, pasi kundërshtarët e vërtetë syresh nuk i kishte. Rugova kishte vdekur dy vjet më parë, Haradinaj ndodhej ende në Hagë, LDK-ja postRugova, më 2007 ishte ndarë e përçarë duke vuajtur krizën më të thellë të identitetit, e gatëshme për të bërë harakiri gjysmën e elektoratit për interesat e një grushti njerëzish, ndërsa Behxhet Pacolli me pragmatizmin e tij apo Nexhat Daci egocentrist nuk përbënin problem për askënd.

Sot më 2010, skema e 2007 ka ndryshuar pak apo aspak. Haradinaj ka dalë i pafajshëm nga Haga, ka fituar legjitimitetin si lider, por nuk është as deputet i Parlamentit të Kosovës; Pacolli për t'iu larguar lemontisë të Parlamentit, i është përkushtuar me të drejtë diplomacisë individuale për njohje të pavarësisë së Kosovës, ndërsa Daci i ka pozitat shumë më të dobëta se në vitin 2007. Opozita aktualisht është pa lider dhe në krizë të përfaqësimit.

Teoricienë në partitë e opozitës, që kanë nostalgji për kohën kur ishin editorialistë, japin leksione në letër se si duhet të funksionojë demokracia e shtetit të ri të Kosovës, kur së pari duhet t'i japin leksione vetes, për të mësuar se si funksionon opozita në një demokraci.

Dhe kur s'ka opozitë, qeveria e Hashim Thaçit do të vazhdojë të bëjë festë, e mikluar me hosanatë e rrethit të vet vicioz, të cilat e mbrojnë qeverinë me dalldisje, fanatizëm dhe kërcëllima nga çdo pickim mize.

Ndërkohë, aleatët jetikë të Kosovës e të kombit shqiptar kanë vënë alarmin, duke bërë thirrje se është koha që të luftohet korrupsioni, i cili po e ha Kosovën. Kështu u shpreh më së fundmi Ambasadori Amerikan në Kosovë Christopher Dell. Hosanistët e qeverisë me këtë rast nuk mund të thonë se Z.Dell apo qeveria Amerikane e ka gabim, pasi në këtë rast janë hosanistët ata që gabojnë.

Opozita ndërkohë i përdor deklarimet e ndërkombëtarëve për qëllime politike, por jo se e ka seriozisht për të luftuar korrupsionin, sepse korrupsioni luftohet konkretisht, jo duke fërkuar barkun kur ndonjë zyrtar i qeverisë është nën hetim nga EULEX-i, por duke e monitoruar qeverisjen.

Le të kujtojmë me këtë rast kohën kur Thaçi ishte në opozitë, dhe PD kishte ngritur një qeveri hije, e cila nuk linte rast pa akuzuar qeverisjen e asaj kohe, duke përgatitur dosje e më the të thashë, ndryshe nga çfarë bën opozita sot, e cila dhjamet në rahatinë e të mos bërit opozitë. Dhe me këtë rast do ta përdorja edhe një herë atë sentencën me kokë të përmbysur të George Clooney-it: "S'ka Martini, s'ka Festë", me kur "S'ka opozitë,  qeveria ka festë".

Dhe miklimi i qeverisë Thaçi nga fati vazhdon, problemi është se si qeveria Thaçi deri në zgjedhjet e ardhme ta kthejë këtë fat edhe në fatmirësi për Kosovën.

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GËZUAR DITËLINDJEN, AMERIKËNga FRANK SHKRELI (07.02.2010)
ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMANNga ELIDA BUÇPAPAJ (07.01.2010)
FJALIMI I PRESIDENTIT JOHN F. KENNEDY - BERLIN, 26 QERSHOR, 1963Nga FRANK SHKRELI (06.30.2010)
PROJEKTUES I GJUHËS NDËRKOMBËTARE ME SHENJA - "JET ERA GLYFS" NGA TOMOR ZAVALANIEssé nga NAUM PRIFTI (06.29.2010)
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIMENga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.28.2010)
KOHA KALON, POR HISTORIA NUK HARRONNë Përkujtim të Masakrës ndaj Shqiptarëve  te pafajshem te ÇameriseNga FRANK SHKRELI (06.27.2010)
PSE ËSHTË KOMBËTARE "BOTA SOT"?Nga XHEVDET MAZREKAJ (06.26.2010)
BARDHYL AJETITNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.26.2010)
ABSURDITETI I VIZITES SE KETIJ MUAJIZoti Basesku, njih pavaresine e Kosoves !Nga FRANK SHKRELI (06.24.2010)
DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ (06.24.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]