E Hënë, 07.22.2019, 01:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Hënë, 06.28.2010, 10:05am (GMT+1)

 

Në intervistën me vijime për gazetën Bota Sot, kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka paralajmëruar se bisedime midis dy shteteve fqinje do të ketë vetëm atëherë kur Serbia të mos ndërhyjë më në veriun e Kosovës.

Pavarësisht se Kosova, krahasuar me fqinjen veriore, vazhdon të përballet me probleme më të konsiderueshme, është Serbia ajo që po kërkon bisedime me Kosovën dhe për Kosovën, është Serbia ajo që nuk po lë gur pa lëvizur dhe investim pa bërë që ta ulë Kosovën në tryezë dhe, mundësisht, ta ulë atë në tryezë në pozita sa më të pafavorshme, sa më të pabarabarta dhe -kështu - sa më të padrejta.

Edhe deri sa palët të ulen në tryezë, temat e bisedimeve të mundshme midis tyre, trajtimet e tyre dhe, në një masë të caktuar, edhe përfundimet e tyre janë në tryezat e shumë faktorëve në kryeqytete dhe qendra të rëndësishme botërore të interesuara drejtpërdrejt për Kosovën. Kjo fazë, zgjat sa zgjat, është faza paraprirëse e bisedimeve, është fazë kur të dyja palët, sa më maksimalisht të jetë e mundur, gjenden dhe do të gjenden të përfshira në veprimtari diplomatike. Sepse secila kërkon të fitojë sa më shumë përkrahje dhe mbështetje nga një numër sa më i madh dhe sa më i fuqishëm faktorësh.

Veçanësi e fazës paraprirëse është se ende nuk është e përcaktuar se në çfarë cilësie do të jenë përballë njëra tjetrën Kosova dhe Serbia. Kjo është dhe do të jetë pengesa më e madhe e natyrës diplomatike në gjithë këtë fazë. Kosovës i interesojnë bisedimet për të zgjidhur një mori çështjesh teknike me shtetin fqinj, njëkohësisht ish pushtuesin e saj dhe ish pjesëtaren tjetër të Federatës së dikurshme. Serbisë i interesojnë bisedimet kryekëput për ta futur sërish Kosovën në një qerthull tjetër shumë herë më të ndërlikuar se deri tash me dërgimin e çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Bashkësia ndërkombëtare ia lejoi këtë veprim Serbisë në mënyrë që e drejta ndërkombëtare të ketë, siç e shpreh edhe Piter Feith në një qëndrim të tijin rreth kësaj çështjeje, një bazë ligjore të posaçme sa më të qartë edhe për praktika të tjera të tilla në të ardhmen. Nëse ndodh kështu, atëherë as Serbia, siç ka shpresuar, as Kosova nuk mund ta shfrytëzojnë në favor të tyre vendimin e pritshëm të kësaj gjykate.

Mundësia e uljes në tryezë dhe e përcaktimit të çfarëdo rendi dite (agjende) të bisedimeve midis dy palëve do të varet shumë, siç e ceka, se me çfarë cilësie do të ulen përballë njëra tjetrës. Çfarëdo lëshimi ndaj Serbisë në këtë drejtim do të ishte me dëme të pallogaritshme për Kosovën.

A do të përcaktohet kjo cilësi e përballjes nga marrëdhëniet e deriatyshme midis Kosovës dhe Serbisë? Nëse kështu, atëherë dihet se Serbia praktikon marrëdhënie armiqësore ndaj Kosovës në të gjitha rrafshët. Në thelb qëndrimi i saj ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar, kanë ndryshuar vetëm rrethanat, ato nuk lejojnë, për shembull, që Serbia të ndërhyjë në mënyrë të armatosur në Kosovë apo të dërgojë uniforma në Kosovë.

Ndonëse publikisht e zyrtarisht ende jo hapur, Serbia në komunikimet diplomatike me faktorët e përfshirë në çështjen e Kosovës i deklaron qartë pretendimet territoriale (tokësore) ndaj Kosovës. Është më se e sigurtë që ajo do ta shtrojë këtë në tryezën e mundshme. Dhe do ta shtrojë nën kërcënimin se do ta shndërrojë Kosovën në një konflikt të ngrirë - në zemër të Evropës - siç e kanë tash në majë të gjuhës në Beograd.

Serbia, sapo të jetë ulur në tryezë, do ta shfrytëzojë pa asnjëfarë mëshire e pa asnjëfarë rezerve, këtë pikë të rendit të ditës si përparësi absolute dhe çarmatosëse ndaj palës tjetër e ndaj të gjithë përkrahësve të saj. Që ta ketë këtë përparësi sa më të padiskutueshme, Serbia do ta thellojë ndërhyrjen e saj në veriun e Kosovës me të gjitha mjetet dhe format e toleruara dhe të lejuara nga bashkësia ndërkombëtare.

Kështu që kushti paraprak i përmendur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës është absolutisht më minimali i mundshëm, i vënë nga Kosova për të hyrë në bisedimet me Serbinë. Nëse Serbia hyn në bisedime duke e pasur nën vete veriun e Kosovës, atëherë Kosova dhe Serbia do të ishin në tryezë, në të vërtetë, si dy palë ndërluftuese në rrethanat e një armëpushimi të pjesëshëm të përkohshëm. Ky do të ishte i vetmi cilësim real i vënies pëballë njëra tjetrës për bisedime midis Kosovës dhe Serbisë. Një ulje e Kosovës në një tryezë me një cilësim të tillë do të ishte, pak me thënë, vetëvrasës.

Përkundër faktit se Serbia punon me përqëndrim absolut dhe me kapacitete të plota e të pakursyera për ta fituar në paqe (sado relative) atë që e humbi në luftë, Kosova i ka të gjitha mundësitë ta zbrapsë revanshin serb dhe ta vulosë në pasluftë atë që e fitoi në luftë. Për këtë doemos Kosova nuk mund të heqë dorë nga përparësia e krijuar prej fakti se bisedimet është Serbia që i kërkon, doemos Kosova nuk mund ta lerë pa shfrytëzuar në maksimumin deri edhe më të tejskajshëm këtë përparësi.

Nëse Serbia, përkatësisht pjesa e faktorit në mbështetje të saj, nuk e përfill parakushtin (kushtin paraprak) të Kosovës për të ndaluar ndërhyrjet në veri të vendit, atëherë këtij parakushti fillestar i do shtuar një mori parakushtesh të tjera, të panumërta, në të vërtetë, në favor të Kosovës. Mbajtja në duar e këtyre përparësive nga ana e Kosovës do të bënte që praktika armiqësore ndaj shtetit fqinj t'i shndërrohej njëanshëm Serbisë në bumerang, në ngrirje të vetvetes, në djegie të vetvetes.

Përqëndrimi i Serbisë në revanshin kundër Kosovës ndodh mbi parimin në kohën e duhur veprimin e duhur, duke e parë Kosovën si hallkën më të dobët e më të shkëputëshme nga të gjithë fqinjët e saj. Në rrethanat kur Serbia do të ishte pjesëtare e Bashkimit Evropian apo të NATO-s ne do të kishim rastin ta shikonim atë shumë herë më agresive se sot ndaj shteteve të tjera fqinje apo rajonale, deri edhe në papërfytueshmërinë më të pabesueshme. Nga bashkësia ndërkombëtare, prandaj, e sidomos nga ne dhe faktorët përkrahës, nuk bën t'i largohen asnjë ças, si shpata e Damokleut, kujtesa e batërdive të kryera nga Serbia ndaj fqinjëve.

Gjendja e tashme e fazës paraprirëse të bisedimeve të mundshme midis Kosovës dhe Serbisë, gjithsesi, nuk jep asnjë shenjë të pakësimit të agresivitetit dhe të destruktivitetit revanshist të saj kundër Kosovës, prandaj edhe nuk lë të shikosh në horizont ende asnjë rrethanë sadopak optimale për çfarëdo bisedimesh midis dy shteteve fqinje.

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOHA KALON, POR HISTORIA NUK HARRONNë Përkujtim të Masakrës ndaj Shqiptarëve  te pafajshem te ÇameriseNga FRANK SHKRELI (06.27.2010)
PSE ËSHTË KOMBËTARE "BOTA SOT"?Nga XHEVDET MAZREKAJ (06.26.2010)
BARDHYL AJETITNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.26.2010)
ABSURDITETI I VIZITES SE KETIJ MUAJIZoti Basesku, njih pavaresine e Kosoves !Nga FRANK SHKRELI (06.24.2010)
DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ (06.24.2010)
JO, ZOTI RAMA -- ZËRI I AMERIKËS NUK ËSHTË RADIO-TELEVIZION KAFENESH Nga FRANK SHKRELI* (06.23.2010)
KORRUPSIONI SHESHITNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.23.2010)
TË VËRTETAT E PAZBARDHURANga SERGIO ROMANO, Corriere della Sera (06.23.2010)
LETËR NGA STAMBOLLINga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (06.21.2010)
KUSH E VRAU BEKIM FEHMIUN ?Nga HYS SHKRELI (06.20.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]