VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - E PËRSE KAQ VONË ?Nga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 05:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
E PËRSE KAQ VONË ?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 08.25.2010, 05:47pm (GMT+1)



Shqipëria, vendi i shqiponjave, i Sigurimit dhe i diktaturës mizore, i bunkerëve dhe piramidave, ku njerëzit menjëherë pas përmbysjes së komunizmit kërkonin të pasuroheshin menjëherë, mundësisht brënda 24 orëve, si për të kompensuar kohën e varfërisë dhe tollonave, sot ndodhet përballë sfidës të integrimeve dhe luftës kundër korrupsionit.

Në Shqipëri sot kanë ndodhur ndryshime të mëdha, në infrastrukturë, turizëm dhe ekonomi; Shqipëria sot është anëtare e NATO-s, ndërsa klasa politike është pak a shumë ajo e këtyre njëzet viteve të fundit, me ndonjë retushim të vogël. Azem Hajdari u vra nga falangat e kallashëve të 1997-1998, Pjetër Arbnori vdiq çuditërisht jashtë politikës, në Partinë Demokratike hynë e dolën dhe përsëri u kthyen  ish-"delet e zeza", ndërkohë që kjo parti ështe pasuruar me disa emra të rinj, të cilët nderin për hyrjen në politikë ia dinë liderit të saj Sali Berishës.

Sa për të majtën, ish-nomenklatura e kuqe po shuhet dalëngadalë nga sëmundja e pleqërisë, ndërsa trashëgimtarët e tyre janë ricikluar në politikë; Ramiz Alia vazhdon të mbetet referencë e PS-së, gjithnjë duke u supozuar si koka e Sigurimit të Shtetit, që ka në dorë shumë karta të klasës politike dhe po ashtu të mediave. Fatos Nano pas njëzet vitesh doli të jetë më i reformuari prej të majtëve, të cilët janë të organizuar me të njëjtin stil të kohës së diktaturës, në klane, krahina dhe familje, duke mos u distancuar kurrë prej trashëgimisë kriminale, që çoi në litar, pushkatim, internim dhe persekutoi gjysmën e shqiptarëve.

Herë pas here në skenë politike të Tiranës plas nga një fishekzjarr në luftën kundër korrupsionit, kur korrupsioni mbetet të ketë hyrë në qelizat dhe gjakun e administratave, të cilat ndryshojnë ngjyrë, sipas zgjedhjeve por jo zakon.

Opinioni shqiptar këtyre ditëve është duke ndjekur hedhje dhe pritje, sulme dhe kundra sulme, të njërës palë kundër tjetrës. Kësaj here opozita ka futur në fokus Albana Vokshin, ish-këshilltaren ekonomike e Berishës, në mandatin e tij të parë si kryeministër, aktualisht deputete e Partisë Demokratike në Parlamentin e Shqipërisë. Albana Vokshi është motra e Mimoza Vokshit, këshilltare e Berishës në kohën kur ishte president dhe Vjollca Vokshit gazetare e suksesëshme e RTSH prej 1992-1997.

PS e sulmon Albana Vokshin, sikur kjo të ketë shpërdorur postin duke ndërhyrë që bashkëjetuesi i saj një milioner i njohur të përfitojë në mënyrë të padrejtë supermiliona të tjera. PS e akuzon Vokshin se kjo në konflikt të hapur interesi ka favorizuar kompaninë e biznesit të Arjan Tartarit me të cilin nuk ka kurorë, por bashkëjeton. PS për ditë të tëra ka ekspozuar dokumenta nëpër TV që i ka nën ndikimin e vet si për të vërtetuar korrupsionin në flagrancë të zonjës Vokshi, e cila më në fund për të kompensuar kohën që kishte heshtur kundërsulmoi edhe kjo me dokumenta korrupsionin e kryetarit të bashkisë, kryetarit të PS dhe opozitës të Shqipërisë, korrupsion që arrinte shifra marramendëse deri në 100 milionë Euro.

Kur e pashë këtë shifër, fillova ta konfrontoj nga burime të ndryshme, sepse m'u duk një shifër e jashtëzakonshme për xhepat e shqiptarëve, rrogat e të cilëve, edhe kur janë në majat më të larta të administratës publike janë shumë inferiore krahasuar me rrogat që ka administrata publike në Perëndim. Por pas disa konfrontimesh vura re se shifra ishte e saktë, një shifër stratosferike që mban vulën e korrupsioni dhe që është vetëm një pjesë e vogël e krimit ekonomik. Dhe përpara më dolën politikanët e shtetit amë që i kisha lënë 15 vite më parë me shtëpitë e falura nga qeveria e parë demokratike, që sot akuzojnë njëri-tjetrin me shifra që kanë përmasa në dukje hiperbolike. Në Perëndim paraja fitohet me djersën e ballit, i pasur bëhet ai që konkuron në mënyrë të ndershme, në tregun e lirë, ndërsa të ardhurat e politikanëve dhe administratës publike janë transparente në dritë të diellit, ndryshe nga si pasurohen një dorë në Shqipëri, brënda një nate, duke përdorur dhe abuzuar me pushtetin politik. Deri më sot në Shqipëri nga drejtesia janë kapur harenga të vogla, të parëndësishme, por kurrë ndonjë zyrtar i lartë.

Sa kohë që zonja Vokshi nuk ishte e përfshirë në debat, ishte më e fituar, sepse dukej se PS kishte hyrë në një fushatë shpifjesh, që e përdor rëndom, sipas mësimeve të Partisë së Punës, për të dikskredituar e demonizuar kundërshtarin. Por kur u fut në konfrontim krijoi një përshtypje tjetër.

Në  konfrontimin e akuzave midis zonjës Vokshi dhe opozitës të Shqipërisë, midis shkëmbimeve të sharjeve të njërës palë kundër tjetrës palë, dhe anasjelltas, ku njëra palë akuzon për hajdutëri, e tjetra për korrupsion, njëra për shpifje dhe tjetra për shpifës, opinionit publik i mbetet të bëjë një pyetje të thjeshtë, e përse kaq vonë. Deputetja e Partisë Demokratike u paraqit e gatëshme për të dalë në një konfrontim publik televiziv me Ed Ramën, me qëllim që t'i faktojë këtij të fundit korrupsionin 12 vjeçar të tij; për t'i faktuar opinionit publik se si Ed Rama përmes një personi të tretë ka përfituar 20 % të lejeve të ndërtimeve; se si Ed Rama ka përfituar një pasuri qindra milionë dollarësh nga korrupsioni; fakte që zonja Vokshi do t'ia përplasë në fytyrë kreut të opozitës, nëse ky do të guxojë e do të përballet me të, ashtu si po guxon ajo, sot, tepër vonë.
ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (2)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.24.2010)
GRATË MARRIN NË DORË FUQINË BËRTHAMORENga MARY BETH SHERIDAN, Washington Post (08.23.2010)
SURPRIZË, SURPRIZË, SURPRIZËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (08.22.2010)
E PARA VJEN KOSOVANga ELIDA BUÇPAPAJ (08.22.2010)
KOSOVA NË MESIN E KOMBEVE TË LIRANga HASHIM THAÇI, shkrim autorial i Kryeministrit të Republikës së Kosovës botuar në "EUObserver" (08.19.2010)
EDHE DIELLI NA BEFASONNga LAWRENCE E. JOSEPH, New York Times (08.19.2010)
ISLAMI NË DY AMERIKATNga ROSS DOUTHAT, New York Times (08.16.2010)
PO PSE HIMARA? Nga ALEKO LIKAJ (08.15.2010)
KUSHTET PËR TË DALË NGA KRIZA - PUSHTIMI I POLITIKËSNga FRANCESCO GIAVAZZI, Corriere della Sera (08.14.2010)
FUQIA RUSE ËSHTË E KUFIZUARNga MELIK KAYLAN, Wall Street Journal (08.13.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]