VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FATMIR SEJDIU TREGON BARCELETA Nga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 11:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
FATMIR SEJDIU TREGON BARCELETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 10.20.2010, 08:43am (GMT+1)


Fatmir Sejdiu pas dorëheqjes nga posti i Presidentit të Republikës së Kosovës kishte rastin t'i përkushtohej partisë që drejton, për një reformim të saj të plotë, në fund të fundit, për të ndrequr gabimet e bëra nga vetë ai. Për të pasur sa më tepër kohë fizike në dorë, Fatmir Sejdiu kishte shansin të propozonte një president nga LDK-ja, dhe qevera e dalë nga koalicioni  të vazhdonte deri në zgjedhjet e ardhshme të cilat do të duhej të mbaheshin nga vjeshta e vitit që vjen. Por Fatmir Sejdiu nuk e gjeti të udhës këtë variant duke u friksuar se një president nga ana e LDK-së, do t'ja zbehte apo do t'ia rrëmbente atij pushtetin. Pretendimi  i Sejdiut për të pasur LDK-ja president me mandat të plotë ishte një fishekzjarre e rradhës.

Në këto kushte, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës, ushtruesi i detyrës të presidentit të Republikës shpalli datën e zgjedhjeve të parakohëshme 13 shkurtin 2011.

Edhe në këtë rast, për Fatmir Sejdiun tre-katër muaj do të ishin një kohë e artë për ringjalljen e partisë së Rugovës, për t'i ridhënë partisë atë frymëmarrje të gjerë që ia jepte lideri indipendentist, ku kishte vend për të gjithë dhe askush nuk ndihej i tepërt. Fatmir Sejdiu për tre-katër muaj kishte kohë të mjaftueshme për të rikontaktuar me miqtë e vjetër apo për të krijuar lidhje të reja me figura të reja; për të sheshuar keqkuptimet, për të sqaruar mosmarrëveshjet, për të hapur derën e mikpritjes me bashkëpunëtorët e kahershëm të Ibrahim Rugovës, të cilëve në nëntorin e 2006 u ishte përplasur dera për fytyrë. Këta tre-katër muaj do të ishin kohë e artë edhe për vetë imazhin e Fatmir Sejdiut, larg intrigave dhe kuluareve në favor të transparencës dhe shëndoshjes së LDK-së. Fatmir Sejdiu nuk e preferoi këtë rrugë në dritë të diellit, që mund të ishte e vështirë por frutdhënëse. Ai preferoi labirintet. Nuk preferoi skenën e hapur për një komunikim të drejtpërdrejtë, por zgjodhi të veprojë nga paskuintave, që prapa skenës.

Ndërsa ishte njoftuar zyrtarisht data e zgjedhjeve të parakohëshme, Fatmir Sejdiu,  papritmas shpalli daljen e LDK-së nga koalicioni qeverisës, duke e futur Kosovën në krizë institucionale dhe në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Por më e bukura është se nëpër intervista deklaron se "prishja e koalicionit LDK-PDK nuk i ka vënë në krizë institucionet", kur de facto e de jure gjithçka është në krizë.

Megjithëse zëra brënda partisë kërkonin me kohë largimin e LDK-së nga koalicioni qeverisës, Fatmir Sejdiu i largoi ministrat e tij nga qeveria vetëm kur ai ka humbur postin e presidentit, sipas tezës "Après moi le déluge"  që do të thotë se "pas meje le t'i bjerë zjarri gjithçkaje". Isa Mustafa njëri prej zërave që ka kërkuar me kohë prishjen e koalicionit, deklaron se "është kundër prishjes të koalicionit në këtë moment". Sepse krizat institucionale nuk janë në të mirë të interesave të Kosovës.

Dhe ashtu siç thotë Shekspiri "çdo gjë e nisur keq forcohet me të keq edhe për dreq", Fatmir Sejdiun nuk e ndal më asgjë në rrugën që ka nisur, duke i bërë vetes reklamën më të keqe të mundëshme, pasi nuk rresht së thënuri broçkulla nga njëra intervistë tek tjetra, broçkulla që u ngjajnë barceletave, por kurrsesi një qëndrim të përgjegjshëm të kreut të një partie që synon të jetë kryeministër i Kosovës nga zgjedhjet e ardhme. Dhe barceleta më e fundit e Fatmir Sejdiu është ajo që ka thënë se pas mbajtjes së zgjedhjeve  të parakohëshme apo të jashtëzakonshme, "LDK-ja nuk do të ketë më koalicion me PDK-në", kur opinioni kujton se, kur i humbi zgjedhjet e 2007, Fatmir Sejdiu në vend që të jepte dorëheqjen, hyri në aleancë me PDK-në.

Kjo barceletë e rradhës e Fatmir Sejdiut për koaliconin pa ardhmëri nuk tingëllon mirë në veshin e elektoratit, i cili e di mirë se Fatmir Sejdiu filloi që të qahet prej kësaj aleance shumë vonë, vetëm kur humbi kolltukun e presidentit të Republikës, dhe është e sigurt se për hir të një kolltuku të ri ai do të jetë i gatshëm për një akrobaci të re.

(Ky opinion është botuar sot tek Bota Sot)

FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ





ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NGA NGURIMET NË NGUTJE?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.19.2010)
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.19.2010)
QËLLIMET E SEKRETARES CLINTON PËR BALLKANINNga JANUSZ BUGAJSKI (10.19.2010)
KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT  TË LDK-SËNGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.18.2010)
PA E BËRË REGJISTRIMIN E SHQIPTARËVE, MAQEDONIA NUK E KAPËRCEN YLBERINNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.17.2010)
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT NGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.16.2010)
NJË BOTIM I RI KUSHTUAR BALLKANIT PERËNDIMORVëllimi i parë i botimit "Western Balkans Polici Review 2010"Nga FRANK SHKRELI (10.16.2010)
OBAMA ZBUT FJALORINNga STUART GOTLIEB, "Christian Science Monitor" (10.15.2010)
HILLARY CLINTON NË KOSOVË ËSHTË SI NË SHTËPINGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.13.2010)
Shqetësimi i Hillarit për Kosovën:MË 21 MARS HILLARI TELEFONONTE: "UNË JAM PËR BOMBARDIMIN"Nga ALBANA MELYSHI LIFSCHIN (10.12.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]