E Mërkurë, 07.24.2019, 03:04am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Djelë, 10.31.2010, 05:39pm (GMT+1)

"Gjënë e cofur hidhe në përrua," thotë urtësia popullore.

Këtë donte të bënte Aleanca e Kosovës së Re kur merrte iniciativën për të paraqitur mocionin e votbesimit ndaj qeverisë. Diçka e menduar si e lehtë, megjithatë, kërkoi javë për t'ia arritur.

Së paku në dukje, iniciativa për mocionin kishte një rëndësi të veçantë. Për të parën herë kishte një përpjekje që opozita të dilte në një veprim të përbashkët, të kishte firmat në një inciativë të përbashkët, më në fund, të fuste në rendin e ditës një temë të inicuar prej saj, çka nuk kishte ndodhur gjatë krejt këtij sesioni parlamentar.

Iniciativa nuk u përkrah nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës as nga Lidhja Demokratike e Dardanisë. Ato në deklaratat publike e paragjykonin Aleancën për Kosovën e Re për shërbesa ndaj partneres kryesore qeveritare të mbetur vetme dhe pa ligjshmëri të qeverisjes. Një votëbesim në Kuvendin e Kosovës ia jep qeverisë ligjshmërinë të vazhdojë të qeverisë deri në krizën tjetër qeveritare, në rastin konkret i jep asaj hapësirë deri në zgjedhjet e parakohshme, të dekretuara nga Jakup Krasniqi për datën 13 shkurt, datë e zhvlerësuar pastaj po nga LDK.ja me largimin përfundimtar nga koalicioni qeveritar. Ose e rrëzon qeverinë, duke çuar në shpërndarjen e Kuvendit dhe në zgjedhjet e menjëhershme të reja parlamentare në afat 30 ditor.

Lidhja Demokratike e Kosovës, për t'ia dëshmuar ish partneres së madhe sa e rëndësishme ka qenë për të deri ditën e ikjes, nuk do që laku në qafën e Partisë Demokratike të Kosovës të lirohet. Asgjë më pak se PDK-ja, LDK-ja kërkon të përfitojë sa më shumë elektorat nga mënyra e ikjes së saj prej koalicionit dhe nga komforti përkatës për ta lënë fajin në prehrin e partneres së deri para zgjedhjeve, pse jo edhe partneres së pas zgjedhjeve.

Kjo gjithsesi nuk ka qysh të mos tingëllojë absurde. Sepse në praktikat e çdo vendi tjetër ish partnerët e dështuar qeverisës ndëshkohen, madje në mënyrë shembullore, nga elektorati. Dy ish partneret qeveritare të Kosovës llogaritin ndërkaq që t'ia bëjnë me dinakëri elektoratit të Kosovës, të dalin fare pa u lagur, t'ia marrin votat dhe të përsëritin skemën qeverisës të ri viteve të shkuara.

Aleanca për Kosovën e Re bëri diçka të panjohur për praktikën e shtetit më të ri të botës, duke e pasuruar kështu jetën parlamentare të vendit dhe jetën politike të shtetit. Edhe sikur vetëm për kaq gjë të vlerësohej, mjaftonte që dy partitë e tjera ta merrnin seriozisht iniciativën e AKR-së. Por ato e paragjykuan AKR-në si partneren paszgjedhore të PDK-së. Në të njëjtën mënyrë, në fakt, po paragjykohet këto ditë vetë AAK-ja, për kë po thuhet se fshehtas është duke mbajtur bisedime me PDK-në, që të jenë në aleancë partiake.

As LDK-ja, as AAK-ja, as AKR-ja nuk janë jo të paragjykueshme për aleancë të mundshme parazgjedhore apo paszgjedhore me PDK-në. Vetëm për LDD-në interesimet pothuajse mungojnë, ngaqë nuk i duket askujt një aleate me peshë të veçantë. Kjo sa iu përket partive parlamentare. Asnjë nga formacionet e reja politike, qoftë Vetëvendosja, qoftë Fryma e Re, qoftë të tjerat, po ashtu, nuk janë jo të paragjykueshme. Secili nga faktorët politikë pjesëmarrës në zgjedhjet e reja parlamentare të Kosovës është plotësisht i parashikueshëm si aleat i ri apo i vjetër i PDK-së. Vetëm varet si e pret elektorati i tyre i hamendur një aleancë parazgjedhore, çka vendos që kjo të mos shpallet tash por pas zgjedhjeve.

Asnjë analist nuk mund të dalë me recetë të gatshme se çfarë përbërësish do të hyjnë në epruvetën zgjedhore, çfarë komponimesh kimike do të dalin, kush do të hyjë në bashkëveprim dhe kush do të dalë lëndë e tepërt në përfundim të provës zgjedhore, garës zgjedhore. Vetëm zgjedhësi është ai që do ta japë zgjedhjen më të mençur dhe detyrë e të gjithë të interesuarve për zgjedhjen më të mençur të mundshme, duhet të krijojë kushte sa më optimale për zgjedhje sa më të ndershme, sa më të drejta, nga ato që japin qeverisje pa pikëpyetje dhe pa pikëdyshime për katër vitet e ardhshme. Zgjidhja e florinjë pra është vetëm në trurin e votuesit.

(Botuar në Bota Sot më 30 tetor 2010)

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ËSHTË MËNGJES NË INDINga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (10.31.2010)
PSE TREMBET PERANDORIA KOMUNISTE KINEZE NGA NJË INDIVID I VETËM?Nga FRANK SHKRELI (10.30.2010)
T'i themi jo izolimit të KosovësSHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIANGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.30.2010)
FRANK SHKRELI: NE SHQIPTARËT JEMI MIRËNJOHËS PËR ROLIN E SHBA NË MBROJTJE TË INTERESAVE TË KOMBIT TONËIntervista që boton Voal-online i është dhënë gazetës TELEGRAF të Tiranës e do të botohet nesër e pasneser (10.28.2010)
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVËNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.28.2010)
EXPRESS - GAZETARIA E POLITIKËS Nga Bajrush MORINA (10.28.2010)
PDK DHE LDK, NJË PANGJASHMËRI - E VOGËL SA E MADHENga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.27.2010)
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.26.2010)
TURQIA LARGOHETNga ROGER COHEN, New York Times (10.26.2010)
Privilegjet e pluralizmit partiakHASHIM THAÇIN ZGJEDHJET E REJA KA GJASA TA KTHEJNË NË LIDER TË OPOZITËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.25.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]