VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Kosova nderon me Mirënjohje aktoren e shquar britanike Vanesa Redgreiv

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 10:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 

Kosova nderon me Mirënjohje aktoren e shquar britanike Vanesa Redgreiv


E Mërkurë, 09.23.2009, 05:02pm (GMT+1)

 

 

Ministri Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, priti aktoren e shquar britanike, Vanesa Redgrev, e cila, në cilësinë e Presidentes së Bordit, po merr pjesë në edicionin e parë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit "PriFilmFest". Me këtë rast, Ministri Beqiri, pasi i uroi mirëseardhje dhe e falenderoi për angazhimin e saj humanitar dhe artistik gjatë dhe pas luftës në Kosovë, i ndau zonjës Redgrev një Mirënjohje me këtë motivacion: "Për sensibilizimin e çështjes së Kosovës në opinionin botëror, për humanizmin ndaj fëmijëve dhe refugjatëve kosovarë, për mbështetjen dhe miqësinë e madhe në ditët e vështira të Golgotës Shqiptare dhe për inkurajimin e vazhdueshëm të artistëve kosovarë". Aktorja Vanesa Redgrev e përjetoi me emocion të veçantë nderimin me këtë mirënjohje, përmes të cilës MKRS dhe Ministri Beqiri kanë shprehur respektin dhe konsideratën e veçantë të insititucioneve shtetërore, të komunitetit artistik dhe të popullit të Kosovës ndaj rolit dhe angazhimit humanist të zonjës Redgrev në shërbim të çështjes së Kosovës. Edhe Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, kishte rezervuar dje pritje për aktoren britanike Vanesa Redgrev. "Është privilegj të takoj në zyrën time një aktore të madhe e cila ka pas vetës një karrierë të shkëlqyer në teatër, film dhe televizion, ku dhe ka fituar çmimet më prestigjioze në këto fusha", tha kreu i kryeqytetit Mustafa. "Prishtina ka një mysafire të veçantë e cila do të bëjë edhe hapjen e edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit të Metrazhit të gjatë PriFilmFest", tha Kryetari Mustafa, duke e falënderuar aktoren britanike Redgrev, për vizitë. Ndërkaq, aktorja Redgrev falënderoi kreun e Prishtinës për pritje duke u shprehur se në Prishtinës ndjehet shumë e lumtur. Redgreve e falënderoi të parin e kryeqytetit për mbështetjen që i ka dhënë Komuna e Prishtinës këtij Festivali. Po ashtu Redgrave u interesua për çështje që kanë të bëjnë me Prishtinën, si në rrafshin e kulturës, arsimit, ekonomisë , infrastrukturë dhe zhvillimit, ku për të arriturat dhe sfidat e qytetit u informua nga kryetari i Prishtinës. Kryetari Mustafa aktores britanike, fituese e çmimit ?Oscar?, Vanessa Redgrave, i dhuroi simbolin e Prishtinë, "Hyjneshën në Fron".

(http://www.kosova.com)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Gorbaçov iu qëndron vendimeve të 1989ës (09.22.2009)
Ahtisari u bashkëngjitet liderëve botërorë (09.21.2009)
Diva e Bollivudit: Sensualiteti është në sytë (09.20.2009)
Alejandro Finisterre, autori i futbollit në tavolinë (09.18.2009)
Norman Bolog njeriu që njihet si "Babai i Revolucionit të Gjelbër" në bujqësi (09.17.2009)
Xhenifer Grei: E mbaj mend veten në krahët e Patrik Sueizit (09.15.2009)
Mimika dhe gjestet e moderatorit Gynter Jauh (09.13.2009)
Njeriu që vazhdon të shkundë botën psikologjikeNga Peter Gay (09.13.2009)
Paris Hilton në Fjalorin e Oksfordit të Citateve (09.11.2009)
Inva do vendosë jashtë gjykatës për kujdestarinë e djalit (09.11.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]