VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Avril Lavinje, vajza kanadeze që i çmend adoleshentët e pesë kontinenteve

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 01:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Avril Lavinje, vajza kanadeze që i çmend adoleshentët e pesë kontinenteve
E Djelë, 09.27.2009, 05:13pm (GMT+1)

 

 

 

Lindur në Belleville të Ontarios, Kanada, rritur në qytezën Napanee, më 27 shtator 1984, Avril Ramona Lavigne është tani një prej rokstareve më të adhuruara nga publiku i adoleshentëve për karakterin e pavarur, ndoshta paksa kryengritës, por në të njëjtën kohë mjaftueshëm të përmbajtur.

Asgjë e zakonshme tek ajo. Kjo është karakteristika që duhet mbajtur në mendje kur portretizon Avril Lavigne-n. Një shpirt i lirë, një vajzë e pagdhendur, Avril është një prej atyre krijesave të rralla që bëjnë zërin e tyre dhe personalitetin e tyre të dëgjohet brenda jo më shumë se dy vjetësh. Një vajzë e thjeshtë e një qendre të vogël banimi që në klasë është gati e padurueshme, e vendosur deri në pikë të fundit që të dalë në pah, madje me vetë forcat e saj, niset për në Qytetin e Nju Jorkut dhe për në Los Anxhelos që të provojë talentin e saj muzikor. Një shtatëmbëdhjetëvjeçare luftarake e armatosur me plot dhunti për të arritur suksesin.

 

"Dua të jem vetvetja dhe me këtë bindje të kem rrugën time, të shkruaj atë që ndjej dhe të mos ia di se çfarë thonë të tjerët. Duhet të vesh çfarë më pëlqen mua, të këndoj këngët që më shkojnë për shtat dhe ato që janë më pranë ndjeshmërisë sime."


Avril Lavigne i ka vënë vërtetë në jetë këto përcaktime të saj në albumin e parë të saj, "Let Go" (2002), album që i nxjerr bukur në pah cilësitë e saj zanore, zërin e saj kristalin dhe shijet e saj, pasqyrë e breznisë së saj dhe e shpirtit të saj të vërtetë. "Anything But Ordinary" është një ode individualitetit, ndërsa albumi i parë singël "Complicated", është një këngë që i shtrin përdhè ligësitë e qëllimshme. "I'm With You" arrin ndërkaq pikëlidhjen me anën më të ëmbël të Avril Lavigne-s, por pjesë si "Losing Grip" e "Unwanted", guximshëm përballin tema si refuzimi dhe tradhtia, me tërësinë e reaksioneve që ngjallin këto tema në vetvete. Pastaj janë "My World" e metaforikja "Mobile", që përkryer sjellin përvojën e Avril Lavigne-s.

"Kam mundësinë e madhe të realizoj ëndërrat e mia: të jem kudo, të fluturoj nga një vend në tjetrin, duke bërë mijëra gjëra të ndryshme çdo ditë. Ky është sili im i jetës dhe nuk do të pranoja të mërzitesha apo të isha "normale".

Siç duket Avril ka lindur për halle të tilla. Një vogëlushe që "donte të ishte gjithmonë në qendër të vëmendjes" dhe që fati ia sillte të largohej nga vendlindja Napanee, qyteza me pesë mijë frymë. "E kam ditur gjithmonë cila do të bëhem", tregon. "Më kujtohet se kur isha e vogël rrija në këmbë mbi shtratin e përdorur si skenë, duke kënduar me gjithë gurmaz dhe duke përfytyruar mijëra veta të çmendur për muzikën time." Duke filluar rrugën nga dhomëza e saj Avril ua mësyn të gjitha rrugëve të mundshme për t'iu afruar këngës së vërtetë e të mirëfilltë, - duke nisur me korin në Kishë, tek këndonte muzikë gospel, duke kaluar nëpër festivale e duke kënduar muzikë kantri në konkurse për talente të reja derisa arrin studioja muzikore Arista Records.

Në një udhëtim në Nju Jork Avril Lavigne ia tërheq vëmendjn Antonio "LA" Reid-it, i cili e nuhat menjëherë talentin e saj të jashtëzakonshëm dhe i bën asaj kontratë me Arista. Kur ishte 16 vjeçe vendoset në Manhattan e nis të punojë për CD-në e saj të parë, duke u përfshirë pa kurrfarë droje në procesin krijues. "Adhuroj të shkruarit. Kur jamë e trishtuar dhe dua të dal nga kjo gjendje shpirtërore, hedh kraheqafë kitarën time. Nganjëherë mendoj se kitarra ime është paksa terapistja ime."

 

Pavarësisht përkushtimit të madh, gjatë qëndrimit të saj në Nju Jork, përpjekjet e stërmundimshme të Avrilës në studio të regjistrimit nuk dukej se po jepnin rezultatet e dëshiruara. "Kam filluar të punoj me njerëz vërtetë të jashtëzakonshëm, por nuk ndihesha ende mirë. Më dukej se këngët nuk më përfaqësonin plotësisht," pranon ajo. "E kam kuptuar sa rëndësi vendimtare ka për mua të shkruaj këngët e mia, të bëj muzikën time. Ka qenë një periudhë gjithsesi stresuese, por nuk kam dashur të heq dorë asnjë çast." E mbushur me ndjenjën e domosdoshmërisë së shprehjes së vetvetes në muzikë Avril ndërron bregun lindor me atë perëndimor dhe fluturon në Los Anxhelos ku gjen atë freski dhe përqëndrim për të cilin kishte nevojë.

Në Los Anxhelos takon autorin e producentin Cliff Magness dhe... "I kam thënë vetes...po, e kam gjetur njeriun e duhur! Jemi kuptuar menjëherë, sepse ka qenë për mua lider i vërtetë; e ka kuptuar vërtetë çfarë doja unë të bëja dhe më ka lejuar ta shpreh vetveten lirisht." Këngët e "Let Go" (Le të nisem) filluan të vërshojnë, me Magness-in në timon dhe me ekipin që sapo kishte relizuar "The Matrix", të cilët më parë kishin realizuar këngë për Sheena Easton e Christina Aguileran. Avril përfshihet në Nettwerk Management, që kishte prirë karrierën e Sarah McLachlan, Dido, Coldplay, Barenaked Ladies e Sum 41.

Vepra e saj e dytë del pas dy vjetësh dhe duket se e konfirmon talentin e vajzës kanadeze që i bën adoleshentët e të gjitha kontinteve të çmenden: titulli i albumit është "Under My Skin" (Nën lëkurën time) dhe singli "Don't Tell Me" (Mos më trego mua) duket se do të linte gjurmë si rrallë këngë të tjera në panoramën e popit dhe rokut ndërkombëtar të periudhës.

Avril Lavigne sa herë mundet nuk e lë pa kënduar live. Ajo duke qeshur thotë se të shkojë në tur me grupin e saj të çakërdisur nuk është diçka më ndryshe nga çfarë bënte ajo kur ishte e vogël. "Kam qenë gjithmonë një "trazovaçe" dhe besoj se ende jam. Luaja koej në stinët e ftohta dhe beisboll në verë. Adhuroja sportet e djemve."

Por muzika e Avril Lavignes është në gjendje të arrijë pa dallim tek djemtë dhe tek vajzat, natyrisht edhe tek të gjithë të rriturit me shpirt aventure. Madje pikërisht aventurën do të donte ajo ta provokonte, duke zgjuar tek ata shpirtin dëfryes. "Mezi pres të këndoj live (drejtpërdrejt) nëpër botë! Dua që njerëzit ta dinë se muzika ime është e vërtetë, e ndershme, që vjen drejt e nga zemra. Për mua është themelore të jem vetvetja në gjithçka."


Në fund të shtatorit 2004 nis me koncert në Mynih të Bavarisë pjesën e parë të turit botëror me 32 etapa quajtur "Bonez Tour", që mbyllet më 25 nëntor në Kelowna, Kanada. Në fund të 2004 albumi do të numëronte më shumë se 7 milionë kopje të shitura.

Më 12 mars 2005 në Kobe të Japonisë nis turin e dytë botëror, me plot 99 data, që mbyllet më 25 shtator në San Paolo të Brazilit. Më 2005 Avril shfaqet edhe në kinemanë e animacionit: më parë në kolonën zanore të filmit "Spongebob", pastaj duke ia dhënë zërin personazhes Heather, të filmit "Over the Hedge". Lavigne luajti në filmin e Richard Gere, The Flock si e fejuari e një të dyshuari për krime. Lavigne luan edhe në filmin Fast Food Nation. Aktualisht po luan një rol kryesor në një film në Britani.

 

Në vjeshtë regjistron këngën që ia jep titullin albumit "Imagine" të John Lennon për një iniciativë të Amnesty International. Në koncertin në nderim të Metallica Avril thirret për të interpretuar "Fuel", pjesën e famshme të grupit të James Hetfield që, i pranishëm në koncert, e ka quajtur interpretimin e saj nga më të mirët.

Më 21 shkurt 2006 në Torino jep një koncert akustik me kitarristin e saj historik Evan Taubenfeld gjatë dorëzimit të çmimeve të garave olimpike dimërore.
Edhe më 26 shkurt do të luante me rastin e ceremonisë së mbylljes, me këngën "Who knows" (kush e di).

Më 15 korrik 2006 Avril martohet me të fejuarinDeryck Whibley, këngëtar i "Sum 41", në një festë private në Fresno, Kalifornia.
Muajin e mjaltit do ta bënte në Itali. Pas dy vjet martese ata ndahen. Avril e kupton se kishte qenë një martesë tepër e hershme. Dge vendosin të mbeten miq të mirë.

 

Pastaj Avril nxjerr albumin "The Best Damn Thing" (2007). Albumi debutoi në vendin e parë të Billboard 200. Singli "Girlfriend" u bë hit botëror. Do të ishte kënga e shitur atë vit me 7,5 milionë kopje. Do të merrte një mori çmimesh prestigjioze. Më 2008 ndërmori një tur botëror për albumin e ri. Aktualisht po punon me albumin e ri që del më 2010, tetë këngë të të cilit tashmë janë regjistruar./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Roman Polanski ndalohet sot në Zürich nga policia për dënimin e vjetër në SHBA (09.27.2009)
Redgrejv në Kosovë (09.24.2009)
Kosova nderon me Mirënjohje aktoren e shquar britanike Vanesa Redgreiv (09.23.2009)
Gorbaçov iu qëndron vendimeve të 1989ës (09.22.2009)
Ahtisari u bashkëngjitet liderëve botërorë (09.21.2009)
Diva e Bollivudit: Sensualiteti është në sytë (09.20.2009)
Alejandro Finisterre, autori i futbollit në tavolinë (09.18.2009)
Norman Bolog njeriu që njihet si "Babai i Revolucionit të Gjelbër" në bujqësi (09.17.2009)
Xhenifer Grei: E mbaj mend veten në krahët e Patrik Sueizit (09.15.2009)
Mimika dhe gjestet e moderatorit Gynter Jauh (09.13.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]