E Djelë, 04.28.2024, 11:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Mishelë Obama, Zonja e re e Parë e Amerikës
E Martë, 01.20.2009, 03:22pm (GMT+1)

Michelle LaVaughn Robinson Obama lindi më 17 janar 1964 në South Side të Chicago dhe u diplomua në Universitetin Princeton dhe në Harvard Law School (Fakultetin e Drejtësisë). Pas plotësimit të shkollimit, ajo u kthye në Çikago dhe pranoi një pozitë në firmën e avokatëbe Sidley Austin dhe më vonë punoi si pjesëtare e stafit të kryetarit të bashkisë Richard M. Daley dhe e Qendrës Mjekësore të Universitetit të Çikagos. 


Michelle Obama është motër e Craig Robinson, trainerit të meshkujve në basketboll në Universitetin Shtetëror të Oregonit. Ajo u njoh me Barack Obamën kur edhe ai shkoi në firmën Sidley Austin. Pas zgjedhjes së tij në Senatin e SHBA, familja e Obamës vazhdoi të jetojë në South Side të Çikagos, duke zgjedhur të qëndrojë më mirë atje se të vendoset në Washington D C.


Michelle Robinson është bijë e Fraser Robinson, i punësuar në ujësjellësin e qytetit, demokrat i bindur, dhe e Marian Shields Robinson, sekretare në magazinën e katalogeve Spiegel. Të parët e Michelle erdhën nga jugu i Amerikës. Stërgjyshi nga babai, Jim Robinson, ishte një skllav amerikan në shtetin e Karolinës Jugore, ku ende banojnë disa anëtarë të familjes së saj.


Ajo u rrit në Euclid Avenue në zonën e Bregut Jugor të Çikagos (South Shore) në familje me dy prindërit e saj. Nga klasa e gjashtë ajo vazhdoi mësimet në Bryn Mawr Elementary School (më vonë quajtur Bouchet Academy). Shkollën e mesme e vazhdoi në Whitney Young High School, ku ishte edhe anëtare e National Honor Society dhe shërbeu si arkëtare e këshillit të nxënësve. Për të shkuar në shkollë dhe kthyer në shtëpi i duhej të udhëtonte tri orë në ditë. Në klasën e saj kishte Santita Jackson, vajzën e Jesse Jackson dhe motër e Jesse Jackson Junior.


Shkollën e mesme e mbaroi shkëlqyeshëm më 1981. Studimet e larta në Universitetin Princeton i përfundoi po ashtu shkëlqyeshëm më 1985. Në universitet ajo mbrojti temën "Shkollarët zezakë të Princeton dhe popullsia zezake". Ajo mori gradën e doktorit të shkencave juridike në Fakultetin e Drejtësisë në Harvard më 1988. Kur ishte në Hwrvard ajo mori pjesë në demonstrata politike duke kërkuar të merren në punë profesora të cilët janë pjesë e pakicave. Ajo do të jetë e treta Zonjë e Parë Amerikane me doktoratë, pas Hillary Clinton dhe Laura Bush.


Mishelle u ngarkua udhëheqese e praktikantit Barack Obama kur ai shkoi në firmën e avokatëve ku punonte ajo. Ata u martuan në tetor 1992 dhe kanë dy vajza Malia Ann, lindur më 1998, dhe Natasha (njohur Sasha), lindur më 2001. Gjatë fushatës së të shoqit më 2008 ajo tha se do t'ia lejojë vetes të jetë larg shtëpisë vetëm një natë në javë për të qëndruar gjithnjë me të bijat.


Martesa u përball me sfidën e karrierës. Ajo kujton se Barack, kur ata ishin ende të fejuar, u takua me shefin e saj të ardhshëm, Valerie Jarrett, çka ajo e konsideron hapin e parë në karrierën e saj. Tani Jarrett është një nga këshilltarët më të afërt të të shoqit. Në fillim të fushatës, Mishelle është cituar të ketë thënë: "Nuk do të jem unë këshilltare e lartë." Të bijat e Obamës ishin në një shkollë private në Çikago, tani shkojnë në Sidwell Frinends School në Washington.


Sipas intervistës së Obamës të thënë më 2008 në The Ellen DeGeneres Show, çifti nuk ka ndërmend të lindë fëmijë të tjerë. Ata kanë marrë këshilla nga Laura Bush, Rosalyn Charter dhe Hillary Cliton si t'i rritin fëmijët në Shtëpinë e Bardhë. Marian Robinson, nëna e Mishelle, do të banojë në Shtëpinë e Bardhë për t'i ndihmuar në rritjen e fëmijëve. Emri i koduar i Mishelle, caktuar nga shërbimet sekrete, është "Renaissance" (Rilindja).


Edhe pse Michelle Obama ka qenë pjesë e fushatave të të shoqit, ajo nuk iu bashkua gjithnjë atyre. Kur ajo bëri fushatë për Obamën më 200 për në Dhomën e Përfaqësuesve, shefi i saj në Universitetin e Çikagos, nëse fushatat i jepnin asaj ndonjë kënaqësi, pasi u mendua ajo tha se i kishin lindur një mori idesh. Në maj 2007, tre muaj pasi i shoqi shpalli kandidaturën për President, ajo i reduktoi përgjegjësitë e saj profesionale me tetëdhjetë për qind që të mbështeste fushatën.


Në fillim ajo merrte pjesë në udhëtimet vetëm dy ditë në javë, udhëtonte vetëm natën, sepse donte të ishte pranë të të bijave. Në shkurt 2008 ajo mori pjesë në tridhjetë e tri veprimtari në tetë ditë. Së paku dy herë ajo u shfaq në fushata me Oprah Winfrey. Ajo i përgatiste vetë fjalimet dhe fliste pa letër. Ajo shkëlqente me fjalimet e saj qysh në vitin 2007.


Jennifer Hunter e Chicago Sun-Times shkroi për një fjalim të saj në Aiova (Iowa): "Michelle ishte një pishtar, duke shprehur një pasion të vendosur për fushatën e të shoqit, duke folur drejtpërdrejt nga zemra me gojëtari dhe zgjuarsi." Ajo shkruante se Michelle shkroi një marrëveshje në të cilën i shoqi hoqi dorë nga duhani në shkëmbim të përkrahjes së saj për kandidimin presidencial.


Gjatë fushatës ajo ka folur për racat dhe shkollimin, duke e përdorur si kuadër përkatësinë e saj si nënë. Në fillim të fushatës ajo konisderohej më pak famozja e grave të kandidatëve presidencialë demokratë. Por që atëherë ajo dëshmoi një hurmor ironik dhe tregonte bukur për jetën e familjes Obama. Por, meqë mediat po e theksonin tepër sarkazëm e saj, ajo i ulit tonet.


Në shkurt 2008, e pyetur nëse ajo e përfytyronte veteb si përkrahëse të Hillary Clinton, Michelle Obama tha. "Unë duhet të mendoj për këtë gjë. Duhet të mendoj për politikën e saj, për qëndrimin e saj, për tonin e saj." Duke qenë te kjo temë, ajo tha: "Të gjithë në parti duhet të punojnë me përkushtim për cilindo që të jetë i kandiduari për President." E pyetur më 2004 se cilën nga gratë e preidentëve i admironte, Mishelle Obama ishte përgjigjur se e pëlqente Hillary Clintonin, duke deklaruar: "Ajo është e zgjuar dhe e hirshme dhe ka çdo cilësi për t'u paraqitur në publik."


Me rritjen e figurës së të shoqit në sytë e publikut, ajo u bë pjesë e pop culture. Në maj 2006, revista Magazine, e renditi atë mes "25 of the World's Most Inspiring Women" (25 grave më frymëzuese të botës). Në korrik 2007, revista Vanity Fair, e renditi mes "10 of the World's Best Dressed People" (10 njerëzit më mirë të veshur të botës).


Ajo ishte mysafire nderi në Oprah Winfrey's Legende Ball, si një "jang'un" ku iu shprehej nderim "Legjendave" që ua hapën rrugën grave afrikano-amerikane. Në shtator 2007, revista 02138 e renditi atë në vendin e 58 të 100-ve të Hrvardit ("The Harvard 100"), një listë e përbërë nga studentët më me ndikim që kanë mbaruar Harvardin. I shoqi i saj u rendit në vendin e katërt. Në korrik 2008, ajo u rendit sërish në listën e Vanity Fair. Ajo u rendit edhe në listën e grave më bukur të veshura të botës, në revistën People më 2008. Kjo revistë e vlerësonte për "pamjen kalsike dhe konfidente".


Obama duket se do të jetë tejet e mirëpritur në rolin e saj të ri si Zonjë e Parë. Si një grua me personalitet të plotë dhe me një martesë solide, ajo pritet të ketë një rol model pozitiv për ata tek të cilët ka ndikim, sidomos do të ndikojë në pikëpamjen e njerëzve në botë rreth grave afrikano-amerikane. Ajo është krahasuar me Jacqueline Kennedy për shkak të stilit të saj tejet të përkryer të jetesës, është krahasuar me Barbara Bushin për disiplinën dhe për qëndrimin serioz.


Ndërkohë analistët përcaktojnë edhe ndryshimet midis saj dhe Jacqueline Kennedy, duke thënë se zonja Kennedy kishte një stil më klasik, ndërsa zonja Obama ka një stil më populist. Magjepsja e saj ka triumfuar përballë asaj të Cindy McCain dhe të Sarah Palin gjatë fushatës së vitit 2008. Ajo shpesh vishte rroba të stilistëve si Calvin Klein, Oscar de la Renta, Isabel Toledo, Narciso Rodriguez, Donna Ricco dhe Maria Pinto, duke u bërë mishërim i prirjeve të stilit./

Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Martin Luther King vizionari gjenial i paqes (01.17.2009)
Xhulio Anderoti: kam ndonjë sekret shtetëror që do ta marr me vete në parajsë (01.14.2009)
Tina Fey një Primadona e komedisë televizive në SHBA (01.12.2009)
Me rastin e 100 vjetori (01.07.2009)
525 Vjetori i Huldryh Zvinglit, reformatorit të madh zviceran, i treti pas Martin Luterit dhe Kalvinit (01.01.2009)
Zherar Depardjë është 60 vjeç (12.27.2008)
Helmut Shmit bëhet 90 vjeç (12.24.2008)
Tenori i ri shqiptar Saimir Pirgu duartrokitet me ovacione në sallën “Metropol” të operës së Lozanës (12.15.2008)
MADONA E ÇMENDI PUBLIKUN E STADIUMIT TË FAMSHËM MARAKANA NË BRAZIL (12.15.2008)
Nostradamus sot do të ishte 415 vjeç (12.14.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lart]