VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 'HAKMARRJA' E VALERISË - HOLLANDE MË MBYT ME MESAZHE DASHURIEFragmentet e para të nxjerra nga libri-shock i ish premiere damë, prej nesër në qarkullim

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 07:15am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
'HAKMARRJA' E VALERISË - HOLLANDE MË MBYT ME MESAZHE DASHURIE
Fragmentet e para të nxjerra nga libri-shock i ish premiere damë, prej nesër në qarkullim

E Mërkurë, 09.03.2014, 03:14pm (GMT+1)


   

 "Më dërgon mesazhe dashurie. Më shkruan se jam e gjithë jeta e tij, se nuk mund të bëjë asgjë pa mua": Francois Hollande, sipas Valerie Trierweiler, ia dërgon ish bashkëjetueses së tradhtuar "deri 29 sms në ditë". "Dëshiron të kthehet tek unë - shkruan gazetarja në libër  - cilido që të jetë çmimi për të paguar. Më thotë se ka nevojë për mua, çdo mbrëmje më kërkon të darkojmë bashkë." Kur sms dynden, tregon Valérie, ajo fillon të pyesë veten: "i beson ai ato që i shkruan? Apo janë kapriçiot e fundit të një burri që nuk e duron humbjen?"

"Më thotë se do të më rifitojë, a thua se jam një garë zgjedhore," shkruan Trierweiler për ngulmimin e pareshtur të presidentit që ata të rifillojnë raportin. Sipas Catherine Schwaab, kryeredakore e Paris Match që e ka lexuar librin dhe që sot e paraprin, "ndërmjet një takimi me Obama-t e një tjetri me Putinin, presidenti dërgon sms shfrenueshëm, gjen kohën të dërgojë tufa lulesh në dhomën e saj në hotel ndonëse ajo nuk i ka treguar ku është!"

"E vëzhgoj fytyrën e Michelles" e "ngushëllohem që nuk jam e vetmja xheloze", pohon Valerie duke përshkruar episodion e selfies të Obamës me kryeministren daneze gjatë funeralit të Mandelës. "Gjatë ceremonisë - shkruhet në libër - pamja e presidentit Obama që bën një selfie me kryeministren bionde daneze qarkullon në krejt botën. Unë shikoj fytyrën e ngrysur të Michelles, pranë tij, dhe më pëlqen edhe më shumë. Ngushëllohem që nuk jam e vetmja xheloze. Po, xheloze, jam xheloze, kur jam e dashuruar."

Në fund një nga pikët më të forta të librit flet për një takim të ftohtë në tre rreth tavolinës - Francois Hollande, Ségolène Royal e ajo. "Isha me atë - shkruan Trierweiler - po flisnim për gjithçka, po qeshnim. Papritur kam parë tek vinte Ségolène Royal (ish bashkëjetuesja dhe nënë e 4 fëmijëve të Hollande, shënim), që vinte drejt nesh. E kam lajmëruar Françoisin që po shikonte nga ana tjetër. Ai mendoj se po tallesha gjersa e pa atë të ulur pranë nesh. Është e ftohtë: 'ja ku jam, shpresoj të mos ju shqetësoj'. François nuk arrin të shqiptojë asnjë fjalë. I përgjigjem unë: 'po flisnim për Tour de France'. E ajo: 'mos u tallni me mua!" ansa



Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË TJETËR GAZETAR I VRARË (09.03.2014)
ERDOGAN - TURQIA I VAZHDON REFORMAT PËRGJATË LINJAVE TË BE-së (08.28.2014)
MARRËDHËNIET OBAMA-CLINTON (08.28.2014)
VRITET NJË AMERIKAN QË LUFTONTE PËRKRAH MILITANTËVE NË SIRI (08.28.2014)
VRASËSI I PABLO ESCOBARIT LIROHET PAS 22 VJETËSH (08.28.2014)
LAGARDE - NUK DORËHIQEM (08.28.2014)
CHRISTIE BRINKLEY - 60 VJEÇARJA MË TUNDUESE NË BOTË (08.26.2014)
SOT TAKOHEN POROSHENKO E PUTIN (08.26.2014)
KUSH DO TA ZËVENDËSOJË CATHERINE ASHTONIN? (08.26.2014)
LIRIMI I GAZETARIT DHE GRUPET TERRORISTE (08.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]