VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FRANCEZI I MARRË PENG NGA AL QAIDA MBËRRIN NË PARIS

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 09:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
FRANCEZI I MARRË PENG NGA AL QAIDA MBËRRIN NË PARIS

E Enjte, 12.11.2014, 09:42am (GMT+1)



Sergei Lazareviç, francezi i fundit i marrë peng, u lirua. Ai u mbajt i rrëmbyer për rreth tre vjet nga një degë e al-Qaidës në Afrikën veriore.

50-vjeçarin Lazareviç e priti Presidenti Francois Hollande. Ai mbërriti në Paris dje në mëngjes, disa orë pas lirimit të tij.  

Serge Lazareviç, i cilin u rrëmbye tre vjet më pare në Malin verior, foli me gazetarët në ambasadën franceze në kryeqytetin Niamey të Nigerit.

"Do të doja të falenderoja presidentin e Nigerit, që ndodhet këtu tani, si dhe popullin Nigerian, që bashkëpunoi me Francën për lirimin tim. Ju falenderoj të gjithëve."

Ai u lirua disa ditë pasi u liruan dy luftëtarë të al-Qaidës të burgosur në Mali për rrëmbimin e tij dhe të kolegut të tij, Philippe Verdon. Verdon u gjend i vrarë në korrik të vitit 2013.

Dy të ndaluarit e al-Qaidës iu transferuan të shtunën ndërmjetësuesve në Niger, që më pas ja dorëzuan ata al-Qaidës.

Lirimi i  Lazareviçit shtroi pikëpyetje lidhur me lëshimet që mund të ketë bërë qeveria franceze, me qëllim që të realizonte lirimin e tij nga  dega e al-Qaidës në vendet e Magrebit islamik.

Franca këmbëngul që nuk paguan para për lirimin e pengjeve, por në shtator pranoi se "vende të tjera e kanë bërë një gjë të tillë për interes të Francës". 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KREMLINI URDHËROI SPIUNEN RUSE ANNA CHAPMAN TË JOSHTE EDWARD SNOWDENIN (12.11.2014)
PRESIDENTI OBAMA TAKON PRINCIN WILLIAM (12.09.2014)
PRESIDENTI OBAMA DËRGOHET NË SPITAL PËR NJË KONTROLL (12.07.2014)
CHARLES V - MONARKU I PARË I EVROPËS (12.06.2014)
(UPDATED) OSBE DËNON ARRESTIMIN E GAZETARES SË REL-it - HUMAN RIGHTS WATCH: LIRONI MENJËHERË GAZETAREN! (12.05.2014)
TITO KISHTE ORIGJINË SHQIPTARE? (12.03.2014)
COCO CHANEL - AGJENTE E HITLERIT (12.03.2014)
ÇIFTI AMERIKAN ENDE I BLLOKUAR NË KATAR (12.02.2014)
RUSI - URDHËROHET ARRESTIMI I AVOKATIT QË SYNON AZIL NË SHBA (12.01.2014)
KËRKOHET SHKARKIMI I REPUBLIKANES QË KRITIKOI VESHJEN E VAJZAVE TË OBAMËS (12.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]