VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NANCIE ATWELL - MËSUESJA MË E MIRË NË BOTËMësuesja amerikane Nancie Atwell fiton çmimin Global Teacher. 1 milion dollarët që shoqërojnë çmimin ajo ia dhuron shkollës së saj

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 12:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
NANCIE ATWELL - MËSUESJA MË E MIRË NË BOTË
Mësuesja amerikane Nancie Atwell fiton çmimin Global Teacher. 1 milion dollarët që shoqërojnë çmimin ajo ia dhuron shkollës së saj


E Enjte, 04.02.2015, 08:01am (GMT+1)


Nensi Atuell (Nancie Atwell), mësuese e gjuhës angleze, nga shteti Mejn(Maine) i Amerikës, pas 42 vjet pune, u vlerësua si mësuesja më e mirë në botë, dhe u shpërblye me një shumë prej 1milion dollarësh, barabar me atë të çmimit Nobel.

Një mësuese e jashtëzakonshme ! Në vend që t'i përdorte të hollat e çmimit për pencionin ajo ia dhuroi ato shkollës së saj. "Pas 20 vjetësh funksionimi shkolla ka nevojë për rinovimin e kabineteve dhe paisjeve, unë nuk kam," - tha ajo në një intervistë televizive, kur në fakt dihet që mësuesit edhe në SHBA janë të nënpaguar..

Dhurimi i të hollave prej 1milion dollarësh shkollës, nuk dëshmon thjesht për gjenerozitetin e saj, por mbi të gjitha për përkushtimin ndaj mësuesisë si shërbim ndaj brezit të ri.

Prezantimi këtij çmimi synon t'u japë mësuesve vendin që u takon në mes të profesioneve më të respektuara të shoqërisë.

Në vitin1990, mësuesja amerikane Nancie Atwell krijoi shkollën e saj eksperimentale në Edgecomb, Maine, që u quajt "Qendër e mësimdhënies dhe nxënies". Shkolla ka demonstruar mësimdhënien duke zhvilluar metoda të reja efektive. Këto ide për përmirësimin e mësimdhënies u provuan në praktikë me qëllim për t'u ndarë në mes të gjithë mësuesve. Nensi doli e suksesshme në eksperimentimin që bëri dhe 97% e nxënësve të shkollës ndoqën universitetet. Nensi Atuell është njëkohësisht edhe autore e 9 librave për mësimdhënien , njëri prej të cilëve " (In the Middle) u shit në gjysmë milioni kopje.

Në ceremoninë e marrjes së çmimit që u zhvillua në Dubai merrte pjesë edhe ish presidenti Klinton i cili tha ndër të tjera se, ai ende i mban mend pothuaj të gjithë emrat e mësuesve të tij dhe ky çmim do t'i kujtojë publikut se sa i rëndësishëm është profesioni i mësuesit.

Duke marrë çmimin si 'Mësuesja më e mirë në botë', Nensi Atuell e quajti "privilegj" punën e mësueses.

"Është shumë e rëndësishme që në arsim të tërheqim njerëzit më të mirë," - tha ish presidenti Klinton, "dhe ne duhet t'u japim atyre respektin më të lartë".

Dhënia e një çmimi në rang botëror tregon që mësimdhënia duhet të njihet e vlerësohet njëlloj si ato karriera që shpërblehen me pagesa të larta, siç janë financat apo sporti.
Midis atyre që e mbështetën projektin kanë qenë Bill Gates, kryeministri i Anglisë David Cameron, Sekretari gjeneral i OKB Ban Ki-Moon si edhe Sheikh Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, zevendës president dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Përgatiti: ALBANA LIFSCHIN


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KËRCËNOHET DREJTORI I BBC - TONY HALL (03.29.2015)
POLICI QË VRAU FOTOGRAFEN E ASSOCIATED PRESS, DËNOHET ME 20 VJET BURG (03.29.2015)
VAJZA E PRESIDENTIT TË UZBEKISTANIT - SHANTAZH MILIARDIER KOMPANIVE TË TELEKOMUNIKACIONIT (03.25.2015)
VDIQ THEMELUESI I SINGAPORIT (03.23.2015)
TED CRUZ SHPALLI KANDIDATURËN PËR PRESIDENT TË SHBA (03.23.2015)
SERGIO MATTARELLA - VRASJA E VËLLAIT MË SHTYU DREJT POLITIKËS  Presidenti italian rrëfen për herë të parë vrasjen e vëllait të tij nga mafia dhe vendimin për t'iu futur politikës (03.21.2015)
MICHELLE OBAMA EDHE NË KAMBOXHIA PËR TË PROMOVUAR SHKOLLIMIN (03.20.2015)
FBI NIS HETIMET KUNDËR KONGRESISTIT AARON SHOCK (03.20.2015)
ZONJA E PARË AMERIKANE NË JAPONI - NISMA PËR ARSIMIMIN E GRAVE (03.19.2015)
PUTINI - KRIMEA ËSHTË ORIGJINA E HISTORISË RUSE (03.19.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]