VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Scarlett Johansson mahnitëse në Broadway

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 08:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Scarlett Johansson mahnitëse në Broadway
E Hënë, 01.25.2010, 07:02pm (GMT+1)

 

 

 

 

 

Voal-online -Scarlett Johannson bëhet brune për hir të Arthur Miller-it: aktorja yll tejet bjonde i ka nxirë flokët për dramën A View From The Bridge ("Një shikim nga ura").

 

Johansson ka debutuar me Liv Schreiber a Broadway, në dramën e komediografit amerikan mbi një familje të Brooklyn-it në vitet 1950, midis duartrokitjeve dhe kritikës: 'Duke qenë një famoza ajo është shkrirë me rolin e saj aq shumë sa askush të mos kujtohet për famën e saj, por vetëm për lojën e saj. "Një shikim nga ura" është luajtur për herë të parë në Broadway në vitin 1956.

 

Kështu hollivudiania e famshme i ka mahnitur kritikët e teatrit, analistët e kanë quajtur lojën e saj në teatër të "përkryer"

 

Bukuroshja e filmit Lost In Translation (Humbur në përkthim) përballë personazhit të Liev Schreiber, ka arritur të hyjë plotësisht nën petkun e një vajze 17 vjeçare të viteve 1950 në Nju Jork.

 

Nata e hapjes në Cort Theatre të dielën (24 janar 2010) ishte një manifesim yjesh përfshirë Hugh Jackman, Naomi Watts dhe aktorin e filmit Heroes, Zachary Quinto duke mbushur radhët e shikuesve.

 

 

Dhe Johansson ka dalë triumfuese, duke grumbulluar vetëm vlerësime nga të katër anët.

 

Kritikja teatrore e USA Today, Elysa Gardner, shkruan: "Johansson në një pamje brunete bëri një debut mahnitës në Broadway me dramën kryevepër të Arthur Miller... Vetëm në teatër ne patëm mundësinë të zbulojmë se sensualiteti dhe aftësia për të mishëruar mirësinë mund të çojnë në një realizim të përkryer të rolit."

 

Kritiku i New York Times, Ben Brantley, e krahasoi lojën e Johansson me atë të yjeve të tjerë që janë shfaqur në skenën e Broadway-t në vitet e fundit, duke këmbëngulur se bukuroshja 25 vjeçare i ka vënë nën hije bashkëkohëset. Dhe e ka fjalën jo për aktore dosido, por për Julia Roberts-in dhe Katie Holmes-in e të tjera...

 

Ndërsa Peter Marks i Washington Post' shton: "Arritja befasuese i përket Johansson-it, e cila tregon sa e zonja është ajo të luajë edhe drejtpërdrejt në skenë në komunikim me publikun, larg shesheve të xhirimit dhe trukeve kinematografike."

(http://www.express.co.uk) (http://www.ansa.it)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Violante Placido bukuri e kulluar e artit (01.25.2010)
Chelsea Clinton përpiqet për Haitin (01.23.2010)
Jezui i Nazaretit sa qiellor dhe tokësor (01.22.2010)
Ka vdekur Erich Segal, autori i Love Story (01.20.2010)
Winie dhe Annaika (01.19.2010)
SHBA: Në gjithë vendin u festua Dita e Martin Luther King-ut (01.19.2010)
Obama festë surprizë për Mishelën (01.17.2010)
Henckel do të jetë regjisor i Depp dhe Jolie në filmin The Tourist (01.14.2010)
Princesha Karolinë e Monakos mbron të shoqin para trupit gjykues (01.13.2010)
Kryeministri irlandezoverior vetëpezullohet pas skandalit të gruas, ia hap rrugën hetimit (01.11.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]