VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Arrin Simenon junior: 'por mos më ngatërroni me babain'

                                                                                      

E Martë, 04.30.2024, 08:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Arrin Simenon junior: 'por mos më ngatërroni me babain'
E Shtunë, 02.06.2010, 05:18pm (GMT+1)

 

 

 

 

Voal-online Babai i tij ishte Georges Simenon, ideatori të komisarit Maigret (Megré), njëri prej shkrimtarëve më të famshëm të Shekullit XX, nga më të përkthyerit në botë. E padobishme që prindërit të përpiqen ta kalojnë: ishte ai vetë që ua kujtonte atyre se në profesionin e tij, "përveç Alexandre Dumas baba e bir, kurrë një fëmijë nuk i kishte pasuar me sukses prindërit e tij". Fjalë të cilat megjithatë nuk e kanë trembur Pierre Simenon, më të voglin e katër fëmijëve.

 

Pasi e kishte reflektuar gjatë dhe ngeshëm Pierre ka botuar këto ditë librin e tij të parë, 'Au nom du sang verse'', (botuesi Flammarion), në moshën 50 vjeçare dhe pasi e kishte mbajtur në arkë plot 12 vjet. "Krahasimi me babain tim do të ishte absurd paralajmëron ai që në Francë është thirrur tashmë Simenon junior -: ai kishte arritur përkryerjen ndërsa unë jam vetëm një debutues". Para se të ndiqte gjurmët e babait, Pierre është bërë avokat, ka stidiuar ekonomi në Gjenevë e pastaj drejtësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 1995, vdekja e nënës së tij, gruas së dytë të Georges Simenon, Denyse Ouimet, e divorci i tij, e kanë bindur të marrë "një pushim reflektimi" dhe të niset për në Amerikë.

 

Një vit ka udhëtuar me veturën e tij në Vermont, pa pushim, e në atë periudhë ka lindur skica e librit, njëfarë ditari udhëtimi. Ndërkaq është vendosur në Los Anxhelos, mbi plazhin e Malibùsë, për t'iu kushtuar pasionit të tij të madh, detit, duke u bërë zhytës profesionist. Ka krijuar edhe familjen: më 2001 ka takuar Adelinen, një avokate franko-finlandeze: janë martuar dhe kanë pasur një djalë. "Ajo tregon Simenon më ka shtyrë ta përfundoj romanin tim." Një triller alla amerikan, me temë të rëndësishme. Flet për një avokat që zbulon që babai i tij kishte bashkëpunuar me nazistët dhe që vendos të hetojë mbi këtë sekret të familjes.

 

Ndoshta një referim autobiografik ndaj akuzës, më vonë e gjetur pa bazë -  të kolaboracionizmit, viktimë e së cillës ka qenë Georges Simenon? "Ka elemtente autobiografike - pranon Pierre por në këtë roman nuk kam dashur aspak të hakmerrem për babain tim, siç mendojnë shumë, thjesht sepse është provuar se akuza ishte e rreme." Në rini e adhuroja Homerin dhe Herodotin, por modelet e tyre sot janë John Steinbeck, James Jones, Michael Crichton, John Le Carré, Conrad e Frederick Foryth. Lexon rregullisht Biblën: "babai im ishte atesit, por më thoshte se ky libër është një themel i kulturës sonë".

 

Kur të 'rritet' Pierre Simenon e shikon veten shkrimtar, si babai: "I kam dy romane në përgatitje thotë. Njëri është vazhdim i 'Au nom du sang verse'', tjetri, më personal, i përket botës së zhytjes nënujore". Një bulimi e shkrimit që të kujton, ndonëse nga larg, Simenonin senjor, 'njeriun e 500 romaneve, i njohur për faktin se i shkruante romanet e tij të verdha në më pak se një javë./Elida Buçpapaj

 

(http://www.ansa.it)

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Emma Watson është aktorja më e paguar e Hollivudit (02.05.2010)
Cristiano Ronaldo ose i peshuari me flori (02.03.2010)
Puroja e lënë përgjysmë e Uinston Churchill blerë në ankand 5 000 euro (02.01.2010)
Sekreti i Margret Theçer: 28 vezë në javë (01.30.2010)
John Travolta: Bëjmë përpjekje mbinjerëzore përditë që ta marrim veten nga vdekja e djalit (01.29.2010)
Fotografi i Ausshvicit - Wilhelm Brasse i mbijetoi kampit (01.27.2010)
Haiti: John Travolta në Port-au-Prince (01.26.2010)
Scarlett Johansson mahnitëse në Broadway (01.25.2010)
Violante Placido bukuri e kulluar e artit (01.25.2010)
Chelsea Clinton përpiqet për Haitin (01.23.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]