VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Fotografi i Ausshvicit - Wilhelm Brasse i mbijetoi kampit

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 01:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Fotografi i Ausshvicit - Wilhelm Brasse i mbijetoi kampit
E Mërkurë, 01.27.2010, 05:01pm (GMT+1)

 

 

Ai ishte i burgosuri me numrin 3444. 92-vjeçari Wilhelm Brasse është një prej atyre që e mbijetuan Ausshvicin, meqenëse dinte të fotografonte.

 

Para njërit prej blloqeve me tulla të kuqe të kampit të parë të Ausshvicit I, ndodhen dy shkëmbinj të mëdhenj. Të burgosurit që ishin ngarkuar me ndërtimin e rrugës, duhet t'i tërhiqnin këta shkëmbinj për të shtruar rrugët, kujton Wilhelm Brasse, njëri prej atyre që e mbijetoi kampin e Ausshvicit. "Në atë kohë, të burgosurit polakë duhet t'i tërhiqnin këta shkëmbinj, në vend të kuajve. Para luftës, një shkëmb i tillë tërhiqej nga katër kuaj, kurse më vonë 20 të burgosur polakë duhet t'i tërhiqnin ato gjithë ditën një herë këndej, një herë andej. Nëse dikush rrëzohej përtokë, atëherë shkëmbi kalonte sipër tij, dhe kështu vdiste."

 

 

Kullë vrojtimi në Ausshvic

 

Wilhelm Brasse u arrestua në verën e vitit 1940 dhe u dërgua në Ausshvic, pasi u kap duke u arratisur për në Hungari për t'u shpëtuar nazistëve. 92-vjeçarit i kujtohen edhe sot fjalët cinike të komandandit të  kampit, Karl Fritzsch. "Ky këtu nuk është sanatorium. Po e përsëris edhe një herë. Ky nuk është sanatorium. Ky është kamp përqëndrimi. Çifuti ka këtu dy javë jetë, prifti tri javë dhe një i burgosur i zakonshëm tre muaj."

 

I mbijetoi ferrit, sepse dinte të fotografonte.

 

Brasse  u bë fotografi i kampit të Aushvicit. Portretet e të burgosurve që prezantohen sot në ish-fjetoret e të burgosurve, i ka bërë ai. Brasse e shihte vdekjen me sy 100 deri 150 herë në ditë, sa herë që shkrepte aparatin. "E kam gjithnjë para syve momentin [...] frikën e tmerrshme në sytë e njerëzve."

 

Blloku i grave numër 10, ku mjeku i kampit Dr. Josef Mengele kryente eksperimentet e veta pseudo-shkencore

 

Një mjeku me emrin Dr. Josef Mengele, i cili u bë në maj të vitit 1943, mjek i kampit të Ausshvicit iu zgjua interesi për fotografin e ri. Ai e thërriste rregullisht fotografin 25-vjeçar në të ashtuquajtur bllok i grave numër 10, ku Brasse-s i duhej të dokumentonte eksperimentet pseudo - mjekësore të mjekut të kampit.  "Mjeku i kampit vinte për shembull me nënkolonelin e kampit, Krämer së bashku me dy të burgosura. Dhe unë u bëja fotografi të burgosurve, krejt lakuriq. Pas fotografimit, Prof. Dr. Krämer u bënte një gjilpërë që shkaktonte vdekjen e tyre. Pas vdekjes, dy mjekët polakë duhet të nxirrnin mëlçitë nga të sapovdekurit. Dhe Prof. Dr Krämer bënte kërkime, për gjendjen e mëlçisë së një njeriu që ka vuajtur nga uria."

 

Pas luftës nuk e kapi më kurrë me dorë aparatin fotografik

 

Në këtë mënyrë Wilhelm Brasse është dëshmitar i mizorive të paimagjinueshme. Pas luftës ai u përpoq të vazhdonte të punonte si fotograf, por në çdo portret gruaje që duhet të bënte, i shfaqeshin para syve pamjet e çifuteve të trembura nga kampi i përqëndrimit. Ai mësoi një profesion tjetër dhe nuk e kapi më kurrë me dorë aparatin fotografik. Në 62 vitet e jetës së përbashkët me gruan e tij Stanislava ai nuk ka folur me të kurrë për Ausshvicin.

 

Për 65-vjetorin e çlirimit të kampit Wilhelm Brasse do të shkojë edhe një herë në Aushvic. Sepse dëshiron të shohë edhe një herë të burgosurit e tjerë, me të cilët ka vuajtur së bashku në atë kamp. Vit për vit, numri i të mbijetuarve pakësohet, duke ulur dhe numrin e atyre që mund të tregojnë çfarë ka ndodhur vërtet në atë kohë pas këtyre mureve dhe telave me gjemba të kampit të shfarosjes. Brasse mendon se është e rëndësishme që historitë të tregohen, por po dhe aq i rëndësishme është edhe pajtimi. "Unë nuk kam urrejtje. Mua më vjen keq që gjermanët mund të bënin gjëra të tilla të tmerrshme, sepse unë kisha njohur edhe më parë gjermanë, fqinjët e mi ishin gjermanë, aty ku kam qenë në atë kohë në Zywiec (Zhivjec). Kurse SS-ët ishin njerëz të tmerrshëm. Prandaj , mua më vinte keq".

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Haiti: John Travolta në Port-au-Prince (01.26.2010)
Scarlett Johansson mahnitëse në Broadway (01.25.2010)
Violante Placido bukuri e kulluar e artit (01.25.2010)
Chelsea Clinton përpiqet për Haitin (01.23.2010)
Jezui i Nazaretit sa qiellor dhe tokësor (01.22.2010)
Ka vdekur Erich Segal, autori i Love Story (01.20.2010)
Winie dhe Annaika (01.19.2010)
SHBA: Në gjithë vendin u festua Dita e Martin Luther King-ut (01.19.2010)
Obama festë surprizë për Mishelën (01.17.2010)
Henckel do të jetë regjisor i Depp dhe Jolie në filmin The Tourist (01.14.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]