VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - John Travolta: Bëjmë përpjekje mbinjerëzore përditë që ta marrim veten nga vdekja e djalit

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 03:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
John Travolta: Bëjmë përpjekje mbinjerëzore përditë që ta marrim veten nga vdekja e djalit
E Premte, 01.29.2010, 05:58pm (GMT+1)

 

 

Një vit pas vdekjes tragjike të djalit të tyre 16 vjeçar Jett, John Travolta dhe e shoqja Kelly Preston thonë se ata bëjnë "përpjekje mbinjerëzore përditë" për ta marrë veten ndër të tjera edhe me udhëtimin e tyre të fundit në Haiti për të dërguar barna medicinale dhe furnizime të tjera të mbijetuarve nga tërmeti.


"Sapo ta marrim veten, ne do të jemi në gjendje ta nisim jetën nga e para," tha Travolta, 55 vjeç, për revistën People. "Dhe mendoj se gjithë këtë viti, ditë për ditë ne kemi bërë përpjekje mbinjerëzore për ta stabilizuar veten tonë.
Dhe ia kemi dalë deri tani."

Shton Kelly Preston: "Kur iu ndihmon të tjerëve, kjo të ndihmon edhe ty...vërtet kjo të ndihmon."

Të entjen çifti ishte në Ziegfeld Theatre të Nju Jorkut për premieren From Paris With Love, (Nga Parisi me dashuri), një triller ku Travolta luan një agjent sekret që punon për parandalimin e një sulmi terrorist.

 

Dalja e tij në qilimin e kuq ndodhte në kuadrin e vizitës së tyre në Haiti, të cilën ata e bashkërenduan me
Kishën e Shentologjisë (Church of Scientology) ku janë të dy anëtarë, për të dërguar në Haiti një personel mjekësor prej 80 vetash, 33 vullnetare, barna mjekësore dhe shtatë tonë ushqime, përfshirë 4000 racione të gatshme ushqimore.

 

Çifti flet për momente personale për gjëra prekëse si takimin me një djalë 7 vjeçar që humbi krejt familjen. "E gjitha çfarë ai kërkonte nga ne ishte ta shihte avionin nga brenda," tha Travolta.

Travolta e pilotoi avionin e tij dhe tha se i inkurajon të tjerët, sidomos ata që kanë avionë privatë, të ofrojnë ndihmat e tyre për Haitin. "Unë jam duke hulumtuar të gjitha burimet që kam për të dërguar vazhdimisht ndihma," tha ai. "Duhet të merrem vetë me këtë për t'i nxitur njerëzit të japin çfarë kanë mundësi për t'i ndihmuar këta njerëz."

 

Duke folur për përpjeket e John Travolta-s që të ndihmojnë Haitin dhe aktet e tij të tjera të bamirësisë, regjisori i filmit From Paris With Love, Pierre Morel, e përshkroi aktorin Travolta si një "qenie të mrekullueshme njerëzore. Tejet, tejet i duruar...Javën e parë të xhirimeve, ai njihte çdo pjesëtar të trupës me emër. Ai ishte i mrekullueshëm."

 

Partneri në film, Jonathan Rhys-Meyers, shtoi se ai në fillim e ndjente të vështirë me një aktor që e kishte idhull nga Saturday Night Fever dhe Pulp Fiction, por pastaj ai u bë tejet i afërt me të: "Ai është një njei kaq i mrekullueshëm, kaq I ëmbël, saqë ju e harroni se jeni duke punuar me një John Travolta."/Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Fotografi i Ausshvicit - Wilhelm Brasse i mbijetoi kampit (01.27.2010)
Haiti: John Travolta në Port-au-Prince (01.26.2010)
Scarlett Johansson mahnitëse në Broadway (01.25.2010)
Violante Placido bukuri e kulluar e artit (01.25.2010)
Chelsea Clinton përpiqet për Haitin (01.23.2010)
Jezui i Nazaretit sa qiellor dhe tokësor (01.22.2010)
Ka vdekur Erich Segal, autori i Love Story (01.20.2010)
Winie dhe Annaika (01.19.2010)
SHBA: Në gjithë vendin u festua Dita e Martin Luther King-ut (01.19.2010)
Obama festë surprizë për Mishelën (01.17.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]