VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Angeline Jolie viziton Haitin e rrënuar nga tërmeti

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 06:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Angeline Jolie viziton Haitin e rrënuar nga tërmeti
E Martë, 02.09.2010, 10:15pm (GMT+1)

 

 

 

Voal-online -Angelina Jolie vizitoi të mbijetuarit e tërmetit në Haiti të martën (sot) në udhëtimin e saj të radhës për t'i ndihmuar haitianët në cilësinë e ambasadores së vullnetit të mirë të agjencisë së OKB për refugjatët.

 

Aktorja, e cila ka qenë në misione të panumërta humantirare të OKB-së për t'i ndihmuar refugjatë në më shumë se 20 vende, vizitoi një spital dhe qendra të tjera ku trajtohen me qindra mijë të plagosur dhe të pastrehë.

 

Hollivudiania e famshme, veshur në xhaketë të zezë dhe duke mbajtur syze aviatorësh, i përshëndeti reporterët kur po vizitonte bazën e OKB-së afër aeroportit të Port-au-Prince, para se të largohej që andej në një veturë të bardhë të OKB-së.

 

Në Gjenevë, zëdhënësi i UNHCR, Andrej Mahecic, nuk pranoi të jepte të dhëna të veçanta lidhur me itinerarin e Jolie-s në Haiti, duke përmendur arsyet e sigurisë, çka është në politikën e institucionit që të mos japë hollësi rreth udhëtimeve të ambasadorëve të vullnetit të mirë.

 

Të hënën në Republikën Dominikane aktorja vizitoi spitalin në Santo Domingo ku me dhjetëra haitianë të plagosur, kryesisht fëmijë, po trajtohen që prej tërmetit shkatërrues të 12 janarit në Haitit që mbyti më shumë se 200 000 veta.

 

"Ajo foli me disa fëmijë dhe gra haitiane, të cilët e falënderuan atë për ndihmën," tha

Dario Manon, një mjek që e shoqëroi Jolie- në turin e saj të spitalit të traumave Dario Contreras.

 

Jolie takoi Presidentin e Republikës Dominikane Leonel Fernandez të hënën në mbremje për të diskutuar ndihmat urgjente që duhen për Haitin, tha një zëdhënës qeveritar. Presidenti e uroi Jolie-n për punën humanitare si ambasadore e vullnetit të mirë, tha zëdhënësi.

 

Jolie, partneri i saj aktor Brad Pitt, dhe një varg hollivudianësh të tjerë si dhe yje të muzikës dhuruan para për të mbijetuarit e Haiti, e në disa raste udhëhoqën përpjekjet bamirëse për Haitin.

 

Pitt e Jolie ishin ndër të parët që ndihmonin Haitin tek dhuronin $1 milion nga fondacioni i tyre shoqatës Mjekët Pa Kufij, e cila mori gjithashtu $1 milion nga aktorja Sandra Bullock. Sean Penn e vizitoi Haiti, fill pas tërmetur dhe Madonna dhuroi $250 000 nëpërmjet Partners in Health.

(http://www.reuters.com)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Bien kambanat e dasmës për Chelsea Clinton (02.08.2010)
Arrin Simenon junior: 'por mos më ngatërroni me babain' (02.06.2010)
Emma Watson është aktorja më e paguar e Hollivudit (02.05.2010)
Cristiano Ronaldo ose i peshuari me flori (02.03.2010)
Puroja e lënë përgjysmë e Uinston Churchill blerë në ankand 5 000 euro (02.01.2010)
Sekreti i Margret Theçer: 28 vezë në javë (01.30.2010)
John Travolta: Bëjmë përpjekje mbinjerëzore përditë që ta marrim veten nga vdekja e djalit (01.29.2010)
Fotografi i Ausshvicit - Wilhelm Brasse i mbijetoi kampit (01.27.2010)
Haiti: John Travolta në Port-au-Prince (01.26.2010)
Scarlett Johansson mahnitëse në Broadway (01.25.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]