E Premte, 04.26.2024, 04:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Gjendet vajza amerikane pas 18 vjet rrëmbimi
E Shtunë, 08.29.2009, 09:46am
Në Shtetet e Bashkuara një grua që ishte kidnapuar 18 vjet më parë, kur ishte vetëm 11 vjec, është gjetur, siç raportohet, në gjendje të mirë shëndetësore.

Dy persona, një i dënuar për abuzim seksual dhe gruaja e tij janë arrestuar nën dyshimin se e kanë rrëmbyer atë si dhe për akuza tjera.

Autoritetet thonë se gruaja, tani 29 vjeçare, është paraqitur në stacionin policor në Gjirin e San Franciskos dhe e ka identifikuar veten si Xhejsi Li Dagërd, e cila qe rrëmbyer më 1991, jashtë shtëpisë së saj në qytetin Sauth Lejk Taho.
 
Policia tha se një nga rrëmbyesit e dyshuar, një burrë 58 vjeçar, kishte bërë dy fëmijë me të gjersa ishte e mbyllur.
 
Policia beson se gjatë 18 vjetëve të kluar, Dagërd ka kaluar kohën në kopshtin e familjes së të dyshuarit, e izoluar nga pjesa tjetër e botës, ndërsa ajo dhe fëmijët e saj nuk kanë qenë në shkollë apo te mjeku.

Burri i dyshuar është arrestuar nën dyshimin për rrëmbim, dhunim dhe akuza tjera, ndërsa edhe gruaja e tij 54 vjeçare është akuzuar në lidhje me rastin.
Meril Strip donte Princin Çarls për burrë
E Martë, 08.25.2009, 05:26pm

Kur ishte e vogël i pëlqente shumë të bëhej princeshë...

Voal-online –Një rrëfim i freskët i Zonjës së Madhe të Hollivudit Meryl Streep (60 vjeçe): Aktorja legjendë ëndërronte kur ishte e vogël të merrte burrë Princin Charles (60 vjeç)!

 

„Kur unë e vogël isha, doja të bëhesha princeshë dhe të merrja burrë Princin Charles,“ rrëfen Streep për revistën „Femalefirst“. Ajo ka një jetë të tërë aktore, me një karrierë të pashembullt kinematografike. Por ëndërrën e vegjëlisë nuk e harron kurrë.

 

„Shumë kohë më vonë e takova Princin Charles dhe ia tregova ëndërrën time të fëmijërisë,“ kujton Streep. Reagimi i tij qe i mrekullueshëm. “Ai më tha se , i vinte shumë keq, por martesa midis nesh nuk do të kishte funksionuar,” thotë aktorja.

SHBA: Sandra Dej O'Kanër, gruaja e parë anëtare e Gjykatës së Lartë


E Martë, 08.25.2009, 08:57am

Kur në 2005 Sandra Dej O’Konor deklaroi se do të dilte në pension pas njëzetë e tetë vjetësh në Gjykatën e Lartë, për t’u kujdesur për bashkëshortin e saj të sëmurë, senatori demokrat Ted Kenedi e vlerësoi  atë për shërbimin në gjykatën më të lartë të vendit:

“Ajo ishte anëtare e kujdesshme, e menduar dhe shumë e respektuar e gjykatës, një gjykatëse e mençur e cila denjësisht i ka shërbyer vendit dhe kushtetutës. Unë shpresoj që presidenti do të zgjedhë dikë me standardet e larta që ajo ka vendosur”.

Dikur Gabriel Garsia Markezi mori një grusht në fytyrë nga Mario Vargas Llosa
E Hënë, 08.24.2009, 03:50pm
Ishte një grusht i fortë, i cili la shenja tepër të qarta në fytyrën e Gabriel García Márquez: një nxirje e madhe nën syrin e majtë, një plagë në hundë. Që miqësia midis Gabos dhe Mario Vargas Llosa kishte përfunduar keq, më shumë se tridhjetë vjet më parë, kjo gjë dihej mirë. Tani, pikërisht në tetëdhjetëvjetorin e lindjes së kolombianit Nobel, publikohet edhe prova grafike e kësaj ngjarjeje. Bëhet fjalë për dy fotografi të shkrepura më 14 shkurt 1976 nga Rodrigo Moya e botuar në spikamë të fortë nga e përditshmja meksikane La Jornada. Fotografi kolombian, i naturalizuar si meksikan, mik i një kohe të gjatë i García Márquez, Moya tregon me hollësi në një artikull atë që e përcakton si “historia e tmerrëshme e një syri të nxirë”.
Helga Dinë një tjetër Ana Frank
E Shtunë, 08.22.2009, 01:09pm
Helga Deen ishte një vajzë hebreje hollandese 18-vjeçare, vrarë në kampin e Sobiborit, konsideruar “Anna Frank e dytë”. Ditari, letrat dhe një fill flokësh të vajzës u gjetën në vjeshtën e vitit 2004 në një çantë të vogël gruaje fshehur në studion e piktorit Kees van den Berg, i cili kur ishte djalë pati një histori dashurie me Helgën. Çantën e vogël dhe ditarin i ka zbuluar pas vdekjes së artistit, biri i Van den Berg, Conrad. Helga Deen, lindur në Tilburg, Hollandë, u internua më 1 qershor 1943 në kampin e përqëndrimit të Vught, ku për një muaj mbajti një ditar të cilin arriti t’ia dorëzojë në mënyrë shumë të guximshme të dashurit të saj, para se ajo të transferohej në kampin e përqëndrimit në Westerbork, më 2 korrik 1943. Prej këtu vajza u rikthye më vonë në Sobibor, ku u vra nga nazistët më 16 korrik të atij viti.
Babai Riki Martin i tregon fëmijët e tij
E Enjte, 08.20.2009, 02:48pm

 

Voal-online –Si çdo baba krenar edhe Ricky Martin publikon në Internet pamjet e djemve të tij Valentino e Matteo.

 

Të dy vogëlushët, lindur në fund të vitit 2008, janë paraqitur më parë në revistën Hola. Tani në uebsajtin e këngëtarit amerikan janë dukur këtë pamje që e tregojnë atë me dy djemtë e tij binjakë. Zgjedhja e emrave ka qenë e qëllimshme: Valentino do të thotë trim dhe Matteo do të thotë dhuratë e Zotit.

Kenet Bejkën humanisti që kontribuoi në luftën e Kosovës
E Enjte, 08.20.2009, 10:07am

Para pak ditësh vdiq Kenneth Bacon, gazetar amerikan me përvojë dhe zyrtar i lartë qeveritar gjatë konfliktit të vitit 1999 në Kosovë, i cili ia përkushtoi veten ndihmës për refugjatët dhe viktimat e tjera të konflikteve. Vdekja e tij bëri që të prehej një zë i cili fliste për miliona njerëz të zhvendosur kudo në botë, një zë i cili do të na mungojë shumë.

Ai ishte një figurë e njohur në Uashington, njihej gjithashtu edhe për papijonet që mbante, sjelljen e butë dhe për faktin se qarkullonte me biçikletë nëpër rrugët plot të trafik të qytetit.

SHBA: Vdes komentatori politik konservator Robert Novak
E Mërkurë, 08.19.2009, 01:26pm

Komentatori politik konservator Robert Novak vdiq pas një beteje të gjatë me kancerin në tru në moshën 78 vjeçare.

Familja e tij njofton se ai vdiq sot në banesën e tij në Uashington. Vitin e kaluar ai e la punën në gazetën Chicago Sun-Times pasi duhet t’i nënshtrohej rrezeve dhe kimoterapisë.
Mozarti vdiq nga një infeksion bakterial
E Martë, 08.18.2009, 03:17pm

Teza e re mbi vdekjen e gjeiniut të muzikës bazohet në shkaqet e vdekjeve më të shpeshta të asaj periudhe në kryeqytetin vjenez

Mozart mund të ketë vdekur nga një infeksion i streptokokut, i cili sot mund të shërohet brenda pak ditësh me përdorimin e një antibiotiku. Teza është mbështetur nga një studim i publikuar nga revista Annals of Internal Medicine.

Xhoan Herring siguron ndihma humanitare për Afganistanin
E Hënë, 08.17.2009, 10:07am
Disa vjet më parë, njerëzit mësuan lidhur me një kapitull jo shumë të njohur të ndërhyrjes së vitit 1979 në Afganistan nga ish Bashkimi Sovjetik përmes një libri dhe më vonë, një filmi, të titulluar “Charlie Wilson’s War”. Charlie Wilson ishte një kongresmen nga Teksasi, i cili gjeti mënyra për financimin e kryengritësve afganë, me ndihmën e të dashurës së tij Joanne Herrings.
  » Happy birthday, Madona!
  » Xhorxha Xheger alla Brizhitë Bardo
  » I pamposhturi Magjik Xhonson
  » Diplomatja amerikane për EuroazinëNga Andrew F. Tully
  » Ndërroi jetë Les Paul, shpikës i kitarës elektrike
  » Gjeniu i regjisë së kinematografisë botërore Alfred Hiçkok
  » Putin: Një dekadë në pushtetNga Robert Coalson
  » Sara Karbonero shpallet gazetarja sportive më tunduese e botës
  » Menaxheri i Paris Hiltonit zbraz barkun
  » Ulla Schimdt mungon në ekipin elektoral të PSD Gjermane



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lart]