VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SPAHIU SULMON BERISHËN: PD PARTIÇKË, DO TË MBETENI NË MINORANCË

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 12:20pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
SPAHIU SULMON BERISHËN: PD PARTIÇKË, DO TË MBETENI NË MINORANCË
E Martë, 02.28.2012, 09:48am (GMT+1)

DURRËS - Kryetari i Lëvizjes Aleanca Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu mesazh për kryeministrin Berisha nga qyteti i Durrësit, ku po mbante një takim me simpatizantët e këtij qyteti. Spahiu e ka sulmuar kryeministrin Berisha gjatë fjalës së tij, ndërsa tha se Partia Demokratike do të mbetet në minorancë, duke lënë të kuptohet se nga mazhoranca do ketë largime.

"Berisha na ka quajtur atavistë dhe kallogjerë, por unë kam një mesazh për partiçkën e Berishës: I nderuar "kallogjer", në partiçkën tënde do të mbeteni në minorancë", është shprehur Kreu i AK.

Spahiu vijoi sulmin e tij dukë thënë se partia e Berisëhs është ajo që tashmë do shndërrohet në një partiçkë. Sipas Spahiut, Aleanca Kuq e Zi do të mbajë në muajin maj Kuvendin Kombëtar, ndërsa u shpreh se 1 milion shqiptarë do t'i bashkohen këtij kuvendi.

"Aleanca Kuq e Zi është një lëvizje mbarëkombëtare dhe mbarëpopullore. Është lëvizje Kuq e Zi që nuk ka lidhje me partickën e vogël të Berishës. Muaji maj është muaji i Kuvendit Kombëtar, por nuk ka sallë të na mbajë neve sepse nuk jemi particka bolshevike e Berishës. Kuvendi i AK do të mbahet në stadiumin kuq e zi të Tiranës, ndërsa ti qendron me partinë tënde bolshevike në pallatin e kongreseve, në pallatin e Ramiz Alisë dhe diktatorëve. Ne nuk jemi as të kuq e as te zinj, por jemi Aleanca Kuq e Zi. Kartën e kësaj aleance po e marrin 1 milion shqiptarë", tha Spahiu më tej.

Kreu i Aleancës Kuq e Zit tha më tej se Berisha është një kryeministër anti-shqiptar. Duke iu drejtuar aktivistëve durrsakë, Spahiu shtoi se edhe Durrësin kryeministria ia ka shitur mafies.

"Ditën e ardhjes në pushtet Berisha hodhi parullën Shqipëria 1 euro, ndërsa në 100 vjetorin e Pavarësisë po e shet pasaportën shqiptare 100 mijë euro. Me Shqipërinë 1 euro ia shiti Durrësin mafies serbe, boshnjake dhe asaj shqiptare", shtoi Spahiu. (bw)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REFORMA ZGJEDHORE DHE SFIDA PËR IMAZH DEMOKRATIKNga ALFRED ÇAKO (02.27.2012)
SIKUR STEVE TË ISH SHTJEFENNga DRITAN HILA (02.27.2012)
"NDARJA NUK MUND TË JETË ZGJIDHJE PËR VERIUN E KOSOVËS" (02.24.2012)
GJENDJA EKONOMIKE NË MAQEDONI NDODHET NË FAZË KRITIKE (02.23.2012)
KOHA E HUMBUR E SHKUPITNga SHABAN MURATI (02.22.2012)
"SHPËRBLIMI" I BEsë PËR FUSNOTËN (02.21.2012)
REZOLUTA 12 44 SI FAKT JURIDIK (02.21.2012)
"KOSOVA KUNDËR KANDIDATURËS SË SERBISË" (02.21.2012)
DEMAÇI: QOSJA T'IA FALË SERBISË TOKAT E VETA, VERIU ËSHTË I KOSOVËS (02.21.2012)
EDI RAMA: NANO, AMBICIE PËR PRESIDENT MBI PALËTNga DESTAN JONUZI (02.21.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]