VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Buçkovski: Politika ndaj Kosovës - lojë pas kuintave të Maqedonisë e Serbisë

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 02:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Buçkovski: Politika ndaj Kosovës - lojë pas kuintave të Maqedonisë e Serbisë
E Martë, 08.25.2009, 10:23am (GMT+1)

 

 

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski, e ka kritikuar qëndrimin e presidentit dhe qeverisë së vendit të tij lidhur me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën. Ai e ka cilësuar politikën e Shkupit si "një lojë që po zhvillohet prapa kuintave mes Maqedonisë e Serbisë".
"Unë nuk mund të kuptoj cila është politika e Maqedonisë ndaj shtetit të Kosovës. Përmirësimi i marrëdhënieve me Beogradin më bën të mendoj se në prapaskenë zhvillohen disa lojëra serbo-maqedonas", ka thënë Buçkovski.
Ky reagim i ish-kryeministrit maqedonas vjen pas deklaratës së presidencës së Maqedonisë se marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën nuk do të vendosen para përfundimit të procesit të demarkacionit të kufirit midis dy vendeve.
Kjo deklaratë bie ndesh me pohimet e një jave më parë të qeverisë së Maqedonisë, e cila pati kumtuar se Kombet e Bashkuara kanë verifikuar vijën kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës.
Sipas qeverisë maqedonase "demarkacioni i kufirit ka përfunduar me sukses. Të gjitha shtyllat kufitare janë nënshkruar nga komisioni maqedono-kosovar për demarkacionin e kufirit, kurse i gjithë procesi është realizuar në bazë të Planit të Martti Ahtisaarit".
/NOA

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PSV 91, Komiteti Drejtues sot mbledhje për vendime të rëndësishme (08.25.2009)
Ben Blushi: S'mund të fitosh duke humbur (08.23.2009)
Negociatat Meta-Berisha nisin më 2 shtator (08.22.2009)
Grosryk: Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri më të mirat që ndonjëherë ka zhvilluar ky vend (08.22.2009)
Objektivi i PS janë zgjedhjet e parakohëshme (08.21.2009)
Idrizi përgënjeshtron PDI: Çështjen Çame e mbroj në PS (08.20.2009)
Veton Surroi viziton Vitorian (kryeqyteti i rajonit bask të Spanjës) (08.20.2009)
PDI, Muhedini: Do të kërkojmë rezolutën Çame në Parlament (08.20.2009)
Haradinaj: Marrëveshja e EULEX me Serbinë pasojë e mungesës së planit strategjik të qeverisë (08.19.2009)
Edi Rama intervistë: Pse do të jem kryetar i Partisë Socialiste (08.17.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]