VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ORIENTIM I RI I KONFERENCËS SË ISLAMIT NË GJERMANI

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 07:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
ORIENTIM I RI I KONFERENCËS SË ISLAMIT NË GJERMANI

E Martë, 03.25.2014, 07:21pm (GMT+1)


Ministria e Brendshme Gjermane dhe përfaqësues të organizatave më të mëdha myslimane kanë rënë dakord për një riorientim të Konferencës Gjermane të Islamit në Gjermani: Në qendër të programit - Kujdesi social.

Në Konferencën e Islamit të zhvilluar të hënën (24.03) në Berlin sundoi mirëkuptimi për programin e ri që do të jetësojë riorientimin e saj. Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maizière deklaroi: "Konferenca Gjermane e Islamit do të jetë një forum shkëmbimi me islamin dhe për islamin në shoqërinë tonë." Në krah të de Maizière tundnin kokën dhe buzëqeshnin në shenjë miratimi Bekir Alboga nga Unioni Turko-Islam i Qendrës së Religionit (DITIB) dhe Aiman Mazyek, kryetar i Këshillit Qendror të Myslimanëve në Gjermani (ZMD).

Si pikërëndesë të parë Konferenca e Islamit do të merret me kujdesin social për myslimanët, deklaroi de Maizière. Shtresa e nën 65 vjeçarëve është shtresa që po rritet më së shumti mes myslimanëve në Gjermani. Po shqyrtohen mënyrat se si shoqatat me frymë fetare, por me orientim themelor punën sociale, të funksionojnë sipas modelit të shoqatave sociale të krishtera si "Diakonie" apo "Caritas". Por i gjithë ky projekt ende është në fillim. "Kjo është një nismë shumë ambicioze", deklaroi ministri i Brendshëm gjerman, pas konferencës. Konferenca si temë tjetër do të ketë edhe përkujdesin shpirtëror në institucionet e shtetit si policia, burgjet, ushtria.

Më pak reklamë, më shumë punë

Organizatat myslimane në Gjermani prej vitesh angazhohen në anën sociale dhe kujdesin shpirtëror për myslimanët, thekson Alboga na DITIB. Konferenca për Islamin ofron tani shansin që të punohet në partneritet me shtetin. Edhe Mayzek u shpreh optimist për orientimin e ri. "Me këtë axhendë të re, islami në Gjermani nuk do të lidhet më me kategori si "imigrim", teste gjuhësore, apo me nocionin e stërlodhur të integrimit." Në vend të këtyre kategorive tani bëhet fjalë për pjesë-marrje, u shpreh kreu i Këshillit Qendror Mysliman. Tani bëhet fjalë për të shtruar çështjen: "Çfarë bëjnë myslimanët për vendin e tyre dhe çfarë mund të bëjë shteti për ta shoqëruar në mënyrë konstruktive këtë proces."
Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere

Më parë ka pasur kritika për orientimin e madh të kësaj konference në çështjet e sigurisë, kjo sidomos në kohën e paraardhësit të de Maizière, ish-ministrit të Hans-Peter Freidrich.

Konferenca e Islamit sipas ministrit të Brendshëm do të përqëndrohet më shumë në punë konkrete dhe jo në prezantimin publik, por ajo nuk do të depolitizohet. Konferenca e Islamit në Gjermani e themeluar në vitin 2006 është kritikuar ashpër nga organizata të ndryshme myslimane, dhe herë pas here ka pasur largim të këtyre organizatave apo personave të caktuar prej saj.

Në të ardhmen në këtë Konferencë do të jenë të përfaqësuar Ministria e Brendshme, e ngarkuara për integrimin e federatës, organizatat myslimane, por edhe komunat në një komision pune, deklaroi de Maizière. Në një instancë tjetër do të nxitet dialogu edhe me organizatat sociale të krishtera. Qëllimi është shkëmbimi i përvojave në vatra problematike sociale. Ndoshta "është mirë që të nxitet kështu edhe dialogu mes feve, asaj myslimane dhe të krishtere", tha de Maizière. Megjithatë planifikohet një takim i hapur i konferencës në vjeshtën e këtij viti për të marrë impulse nga shoqëria. (za)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KRIMEJA, TEST PËR SERBINË - ME EVROPËN APO ME RUSINË?Nga ROBERT COALSON dhe BRANKA MIHAJLLOVIQ, Radio Evropa e Lirë (03.25.2014)
ZGJERIMI I NATOs, NJË NGA RRUGËT PËR PËRGJIGJE NDAJ RUSISËNjë kongresmen amerikan propozon Plan Aksioni për Gjeorgjinë, zgjidhjen e mosmarrëveshjes Greqi-Maqedoni, Dejton 2 për Bosnjën dhe anëtarësim për Malin e Zi (03.24.2014)
NË PRAG TË TAKIMIT TË G-7ës MBI RUSINËUdhëheqësit do të diskutojnë përgjigje të mundshme shtesë ndaj Rusisë për aneksimin e Krimesë (03.24.2014)
TURQIT SFIDOJNË NDALIMIN E TWITTERIT NGA QEVERIA (03.22.2014)
Washington Post - KOHA PËR TË NDALUAR PUTININ (03.21.2014)
DUHET NJË PËRGJIGJE PËR KUMBARIN E RUSISËNga ADAM MICHNIK (03.21.2014)
EVROPA PËRPIQET PËR PAVARËSI ENERGJITIKE NGA MOSKA (03.21.2014)
MERKEL PARALAJMËRON ASHPËR RUSINË - JEMI GATI TË MARRIM EDHE MASAT E FAZËS SË TRETË (03.20.2014)
Radio Evropa e Lirë, MANUALI I DIKTATORIT - GJASHTË MËSIME NGA KRIMEJA (03.20.2014)
KONFRONTIM I PASHMANGSHËM MIDIS RUSISË DHE PERËNDIMITKoment nga INGO MANNTEUFEL, Deutsche Welle (03.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]