VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - POLITIKAT E PRESIDENTIT OBAMA

                                                                                      

E Mërkurë, 05.08.2024, 11:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
POLITIKAT E PRESIDENTIT OBAMA

E Djelë, 03.30.2014, 08:32am (GMT+1)


Mënyra se si Presidenti Barak Obama po e trajton krizën e Ukrainës, pa dyshim, që do të ndikojë tek mënyra se si e sheh publiku udhëheqjen e vet kur është fjala për trajtimin e çështjeve të rëndësishme të politikës së jashtme amerikane. Disa anketa të opinionit publik tregojnë se niveli i miratimit për presidentin ka rënë në nivelet më të ulëta ndonjëherë dhe kjo mund të ketë një ndikim të rëndësishëm tek zgjedhjet për në Kongres në nëntor.
 
Ndërsa Rusia e ka marrë nën kontroll Krimenë, presidenti Barak Obama po vihet përballë proves më të vështirë të politikës së jashtme për të si president.
 
"Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah me popullin e Ukrainës dhe me të drejtën për të vendosur për fatin e tyre," ka deklaruar Presidenti.
 
Ashtu sikurse të gjithë presidentët amerikanë, zoti Obama është duke u marrë njëkohësisht me shumë sfida.
 
Për ekonominë, Presidenti Obama kohët e fundit nënshkroi një urdhër ekzekutiv që zgjeron numrin e punonjësve që u takon të marin pagesë shtesë në se punojnë me orar të zgjatur.
 
Në fushën e politikës së jashtme, mes vizitorëve të kohëve të fundit në Shtëpinë e Bardhë, ishte edhe presidenti palestinez dhe kryeministri i Irlandës.
 
"Ka shumë pak vende të botës, ku lidhjet  mes popujve janë kaq të forta," tha zoti Obama.
 
Ai gjithashtu po vazhdon mbështetjen e ligjit për sigurimin shëndetësor. Kohët e fundit Presidenti mori pjesë në një emision komik me aktorin Zach Galifianakis, siç mund të shihet edhe në videon në YouTube.

Kriza e Ukrainës ndodh në një kohë kur niveli i miratimit për presidentin po shënon nivele të reja të ulëta, thotë  Carroll Doherty e qendrës së anketimeve "Pew Research".
 
"Niveli i miratimit për punën e presidentit ka rënë në 40 për qind, jo një shenjë e mirë për një president në vitin e 6-të në pushtet, i cili do që partia e tij të fitojë vende në Kongres."
 
Presidenti, po ashtu ndeshet me kritikat e republikanëve në Kongres, të cilët duan të mbahet një qëndrim më i ashpër ndaj Rusisë, si senatori Bob Corker:
 
"Është një moment përcaktues për ne dhe për Evropën dhe ne duhet të jemi të fortë".
 
.. Dhe për republikanët, të cilët mund të duan ta pasojnë presidentin në vitin 2016, si për shembull senatori i Floridës Marco Rubio:
 
"Ne nuk mund ta injorojmë faktin se politika e jashtme me të meta e viteve të fundit na ka sjellë këtu ku jemi sot, sepse ne kemi një president, i cili beson se përmes forcës së dukshme të personalitetit të tij, ai do të jetë i aftë të ketë ndikim tek ngjarjet globale."
 
Zgjedhjet posaçme për në Kongres në Florida i dhanë fitoren republikanëve, duke nxitur përsëri frikën mes demokratëve, se mungesa e popullaritetit të presidentit do t'i dëmtonte ata në zgjedhjet e nëntorit.
 
Analisti John Fortier:
 
"Zgjedhjet për në Kongres në mesin e mandatit i shqetësojnë presidentët, nga fakti se popullariteti i tyre ka ndikim tek partia dhe në fund, do ta dëmtojë shumicën e tij në Kongres."
 
Shumica e ekspertëve parashikojnë se republikanët do ta ruajnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe besojnë se demokratët do të përpiqen shumë për të ruajtur shumicën në Senat.
 
Zoti Obama shpreson ta sfidojë prirjen historike, sipas së cilës në mandatin e dytë presidentët zakonisht humbasin vende në Kongres gjatë zgjedhjeve të mesit të mandatit. (za)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LAVROV DHE KERRY FLASIN PËR UKRAINËN (03.29.2014)
SHQETËSIME PËR ELEMENTËT NACIONALISTË NË UKRAINË (03.29.2014)
KRIZA E UKRAINËS SI SHANS PËR DIALOGUN ME KINËNKryetari i shtetit kinez Xi Jinping në udhëtimin e tij në Europë bën një ndalesë në Berlin (03.28.2014)
EKSPERTËT - SANKSIONET PERËNDIMORE DËMTOJNË EKONOMINË RUSE (03.26.2014)
BANKA BOTËRORE - KRIZA MBI KRIMENË MUND TA TKURRË EKONOMINË RUSE (03.26.2014)
SHBA REAGON PAS DËNIMIT ME VDEKJE PËR 529 PERSONA NË EGJIPT (03.26.2014)
ORIENTIM I RI I KONFERENCËS SË ISLAMIT NË GJERMANI (03.25.2014)
KRIMEJA, TEST PËR SERBINË - ME EVROPËN APO ME RUSINË?Nga ROBERT COALSON dhe BRANKA MIHAJLLOVIQ, Radio Evropa e Lirë (03.25.2014)
ZGJERIMI I NATOs, NJË NGA RRUGËT PËR PËRGJIGJE NDAJ RUSISËNjë kongresmen amerikan propozon Plan Aksioni për Gjeorgjinë, zgjidhjen e mosmarrëveshjes Greqi-Maqedoni, Dejton 2 për Bosnjën dhe anëtarësim për Malin e Zi (03.24.2014)
NË PRAG TË TAKIMIT TË G-7ës MBI RUSINËUdhëheqësit do të diskutojnë përgjigje të mundshme shtesë ndaj Rusisë për aneksimin e Krimesë (03.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]